October 22, 2010

ÇAMJA E BUKUR by Traboini Studio

ÇAMJA E BUKUR by Traboini Studio

BRENGË DHE MALL PËR ÇAMËRINË

U nevojiten mbi 66 vjete per tu kthyer ne vendlindje, ne Paramithi te Camerise. Atehere une isha vetem 7 vjec, ndersa bashkeshortja ime Bule Pronjo, 6 muajshe dhe djali i tezes Dr. Tahsin Demi ishte vetem 3 muajsh, kur humben baballaret e tyre. Pra une si me i madhi, qe ende kam te pashuar ne mendje vrasjet, masakrat dhe vuajtjet qe shovinistat greke ushtruan mbi gjyshin Muharrem 82 vjecar, gjyshen-Rukije 72, babain Ibrahim 52, nenen-Betulla 36, vellezerit-Ferhatin 13 dhe Farukun 5, dhe motren Makbule 2 vjece. Bashke me mbi  600 paramithiote te tjere humben jeten se ishin Shqiptare; ndersa une me motren Qerimene 10 vjecare vuajtem burgun deri ne dhjetor te 1944, kur na perzune me dhune dhe ushtaret angleze na transportuan per ne Shqiperin Nene. Keshtu do te perpiqem tu tregoje se ku jane tokat ku prinderit tane kishin ngritur kullat e sarajet e ku kishin lindur.

Dhe sot, ne shtator te 2010, vetem ne saje te pasaportes Amerikane, (se autoritetet greke nuk lejojne te marrin viza hyrje ata shqiptare qe kane lindur atje?! Po ende sot!!), na u be e mundur te vizitojme Camerine tone.

Me te kaluar Qafen e Botes, me lote ne sy, hyme ne Token e Bekuar. Pershtypja qe te bie menjehere atje jane ullinjte e pafund dhe per cudi mbanin me shume kokrra ulliri se sa gjethe. Cameria eshte nje krahine aq e pasur dhe bukur sa vetem kodra jeshile me ullinj e peme frutore, livadhe ku kullosin bagetia dhe det me uje te paster si kristali te ze syri si ne Filat, Paramthi, Preveze, Margellic, Parge e Gumenice ngado te shkosh.

Pushimin e pare e beme ne Filat. Midis shume shtepive te porsa ndertuara, sheh shtepi te vjetra, gjysem te rrenuara. Aty ne qender, para gjimnazit ne nje lulishte te bukur ishte nje kafene. U perpoqa te flas shqip, por kamarieri na thote se nuk eshte vendas.

Pastaj ne Paramithi. Shtepi shume ishin ndertuar, por Kulla e Bollatateve qendronte ne krye te qytetit. Kjo Kulle mesjetare, jo vetem se ishte rimbekembur, por eshte kthyer ne Muze te Paramithise. Fatkeqesisht ate dite ishte e mbyllur. Prane saj shtepia ku kam lindur, ende sot e banuar (vetekuptohet nga banore te paligjshem). Portali i larte prej guri i deres se oborrit nuk ekzistonte me. Ne vend te tij nje dere hekuri e mbyllur me celes. Asnjeri nuk duket. Ne livadhin ku luanim bashke me moshataret Rexhepin, Mitatin, Mihalin e Janin kane mbire shkurre. Ndersa ullinjve dhe fiqve te shumte bashke me kopshtin e zarzavateve qe rrethonin shtepine tone ju mungon kujdesi dhe duart e ngrohta te dikurshme. Jane kthyer ne shkurre dhe ndertesa.

Me Tahsinin shkuam te vendi qe ishte shtepia e lindjes se tije. E mbaj mend se ishte prane konviktit te gjimnazit . Aty dukeshin disa rrenoja muri te trashe, por ishte ngritur nje shtepi e re qe e zonja e saje na tha se ishte e ardhur ne Paramithi e nuk dinte se e kujt ishte toka.
Pyeta nje plake se ku banon Lefteri, djali i Spiro Muselimit qe ne librin e botuar me 1974 “Istoriko peripato ana tis Thesprotia” nenvizon e shkruan se Dinejte, Pronjatet, Bollatatet, Manopullejte dhe Kasimatet ne Paramithi, ashtu si edhe Caparejte e Rojbatet ne Margellic jane familjet me te degjuara te bejlereve dhe agallareve ne Cameri. Fatkeqesisht edhe ajo plake e zbritur nga fshatrat malore nuk pranoi te tregonte.

Ndersa me Bulin kaluam ne rrugen qe ishin Sarajet e Pronjateve, ato te Islam Pronjos qe kishte luftuar bashke me Gjo-Leken ne malin e Melesinit kunder turqeve duke qene vellame dhe mbrojtes i Cameve Suliote. Ne muret e shtepive te vjetra qe ende qendrojne, jane te mbeshtetura ndertime te reja, por asnjenjeri nuk doli per ta pyetur.
Ne British Museum te Londres, para disa vjetesh, gjetem te ekspozuara 19 skulptura bronzi te shekullit 4 te eres se re. Shoqeroheshin me fjalet: “Ne vitin 1792, disa fshatare Shqiptare prane Paramithise, zbuluan keto skulptura te mahnitshme” U perpoqem te gjejme ne tokat e Pronjateve ne Libon, vendin e quajtur “Gropa” ku ishin zbuluar ato skulptura, por pa rezultat.

Kryexhelati i masakrave te Camerise, N. Zerva, kapardiset duke i shkruar me 1953 nje bashkebanditi te tij N. Danit: “Duhet te krenohemi qe zhdukem nga qafa e helenizmoit Shqiptaret musulmane te Camerise”
Vazhda e kesaj “krenarie” eshte zhdukja e gjurmeve dhe heshtja ndaj atij barbarizmit mesjetar. Te gjitha varrezat e vjetra, prane ish 9 xhamive te Paramithise (xhamia e fundit, ajo e Bollatateve eshte prishur me 1952 sic verteton S. Muselimi), jane shkaterruar duke ndertuar shtepi dhe rruge. Ndersa mbi gropen ku ishin hedhur trupat e mbi 600 viktimave te Genocidit zervist te qershorit 1944, eshte shtruar nje fushe basketbolli??!!

Hidherimi me i madh per njeriun e gjalle eshte kur nuk gjen vendin e prehjes se te pareve te tij, duke mos patur mundesi te veje nje tufe lule per prinderit e te dashurit qe megjithese te lindur e rritur ne shtepijat dhe pronat e tyre mijeravjecare nuk u lejohet nje varr per pushim te perjetshem.!!

Me kete brenge te madhe, plage te pasheruar, u larguam per se dyti here nga Paramthia jone!

U nisem per Parge. Parga si qytet bregdetar ka nje pamje te hatashme, me shtepite ngjitur me njera tjetren dhe me rrugicat me kalldrem nen kalane e bukur mesjetare eshte mbushur me njerez, vendalinj e turista. Darkuam ne restorantin e Grigorit qe bashke me vellain e tije Thimion na flisnin shqip. Ashtu si gjuha qe bisedonim edhe ushqimet e pijet qe na servirnin na bene te harrojme sado pak Paramithine e heshtur Martire. Jane nga Rrapeza, fshat afer Parges. Ketu jeta nuk pushon deri oret e para te mengjesit.

Te nesermen u ngjitem prane Kalase ne te ashtuquajturin Pazari Turk, aty nuk dallohen mire dyqanet nga shtepite dhe njerezit jane shume te dashur e mikeprites. Duke ecur e biseduar na afrohet nje burre i moshuar. Une jam Panua nga Shen-e-Djella (sot e quajne Aja Qirjaqi), fshat ketu afer Parges. U degjova qe flisni gluhen tene, e mire se na keni ardhur. Ne ne fshat te gjithe kete gluhe flasem, bile edhe me priftin ashtu meremi vesh. (Ketu mu kujtua se Peshkopi i Camerise qe me 1877 kishte perkthyer Dhjaten e Re ne shqip, meqenese te krishteret came nuk e kuptonin meshen ne greqisht). Faktikisht ne Cameri, ashtu si edhe ne krahinat e tjera si musulmanet dhe te krishteret ishim te gjithe shqiptare. Bile jo vetem qe ishin shpesh here vellame me njeri tjetrin por edhe martoheshin.

Kur e pyetem z.Pano nese e kishte njohur nje Veli Manzurana ketu ne Parge, ai iu drejtua nje gruaje edhe ajo e moshuar, ne shqip. Moj Vasilike pa fole me keta se dicka duan te dijne. U afrua Vasilika dhe na pershendeti. Kur e pyetem ajo me mallengjim te madh na u pergjegje, c’me piesni, une me Hysnijen motren e Qamilese-gruas se Veliut kemi qene shoqe te ngushta. Dhe Vasilika na tregoi se si me 1944, Qamileja kishte vajtur dhe nxorri nga burgu i Paramithise, dy motrat e saja me te vogla Feton e Dilen, te cilat me vone u martuan me shqiptare nga Korca, te ardhur enkas nga Australia. Por Qamileja e varfer, vazhdoi Vasilika, kujtonte gjithemone vellain e shkrete Nelon, qe e kishin vrare zervistat ne Paramthi dhe pati lene nje djale 3 muajsh.
Duke e degjuar rrefimin e Vasilikes, mu rrenqethen mishte dhe i tregova asaj se ky doktori i pashem prane eshte ai djali 3 muajsh qe e rruajti dhe e rriti nena e tij shume e dashur dhe e nderuar, tezja ime Zybideja. U perqafua Tasini me Vasiliken dhe u shternguan fort, dhe ne me syte plot me lote veshtronim ata te mallengjyer. Dhe kjo nuk eshte pralle, por nje e vertete qe nuk mund te harrohet, por as te neglizhohet asnjehere.

Ketu e kuptuam se “harresa” dhe heshtja ne Paramithi nuk mund te jete reale. Kujtesa dashuria dhe respekti popullor, pavaresisht nga zhdukja e varreve, qendron e gjalle dhe nuk ka sesi te harrohet dhe do te vije koha qe nje dite te vendosim edhe ne nje tufe me lule per shpirt te prinderve, qe jo per faj te tyre, na lane jetim rrugeve.

Mikepritja e parganjoteve nuk kishte fund, duke degjuar bisedat, nje grua tjeter hapi deren e na ftoi: hajdeni brena tu jap nje liko qe e kam pergatitur vete me fiq te mire. Hyme dhe duke vazhduar muhabetin se ne fshatin e saje Rrapez flasin te gjithe gluhen shqipe, bile ka edhe te moshuar qe nuk e keptojne mire gerqishten; bie zilja e telefonit, Dhimitra e ngre dhe flet: cu dive moj Parashqevi, a je me mire sot, dhe mbasi perfundoi biseden telefonike, na shpjegon se ishte motra e saje qe fliste nga fshati i tyre. Ajo na tha pak si me ndrojtje se sa mire do ishte sikur te vinin ketu ndonje dite valltare e kengetare came. Se na ka marre shume malli te degjojme kenget tona shume te embela e aq me shume te shihnim ato valle te trimave cam!! Per fat te keq nuk dinim se cfare pergjigje ti jepnim. Biseda e embel ne gluhen e nenes, zgjati edhe ca, mbasi e falenderuam per dashurine dhe respektin qe tregoi ndaj nesh me likon shume te shijshme, u larguam te mallengjyer por edhe disi te turperuar qe nuk mundem ti pergjigjeshim deshires se Dhimitres per kenget e vallet came.

U ngjitem ne Kalane e Ali Pashes, sic emertohet sot. Vec pamjeve mahnitese te bregdetit te Parges ne Muzeun qe kishin ngritur brenda saje lashe shenimin: Ishte nje kenaqesi e vecante te shikoje ketu trashegimine shqiptare, te perfaqesuar edhe nga parganjotja e njohur Elena Gjika ose Dora D’Istria. E nenshkrova S. Bollati-Paramithioti nga New Yorku. Kur Tahsini me tha se mund ta grisin, une iu pergjegja se nje gazetar ne N.Y. me quan Cam Rebel!

Duke zbritur nje burre na ndaloi prane dyqanit te tij. Filloi shqip, por menjehere e ktheu ne greqisht. U perpoq te na bindi se ne te vertete kemi jetuar prane njeri tjetrit miqesisht, si vellezer, vecse disa pak, palo-njerez, per te marre pasurite e te tjereve bene ate kerdi si ne Paramithi edhe ketu ne Parge.

Zbritem poshte dhe  notuam ne ujrat ngohta e te kristalta te plazhit te Parges, bile duke “garuar” me njeri tjetrin se kush do ta prekte i pari me dore gurin e madh te ishullit perballe. U larguam nga Parga mikepritese me pershtypjet me te mira per ne pjesen me jugore te Camerise.

Preveza, ne gjirin e Artes eshte nje qytet sa i bukur ashtu edhe historik. U perpoqem te gjenim Sarajet e Dinejve, aty ku me 1879 Abedin Pashe Dino dhe Abdyl Frasheri ju drejtuan Kongresit te Berlinit qe  vilajeti i Janines, bashke me gjithe Camerine te mos ndaheshin  nga trojet e tjera shqiptare. Dhe kjo kerkese me se e drejte, ne saje edhe te mbeshtetjes se popullit te armatosur, qendroi ne fuqi deri me 1913, kur Krahina Shqiptare e Camerise iu aneksua padrejtesisht Greqise.

Kaluam nga Margellici, shume ndertesa te vjetra te rrenuara, per cudi, qendronte vetem nje minare e nje xhamije dhe shume shtepia te reja prane saje. Ketu, Dr. Ingridi, bashkeshortja e Tahsinit, na tregoi se si gjyshi i saj, atdhetari i mirenjohur Rauf Fico, kishte sherbyer si Kajmekan ne Margellic dhe me vone ne rolin e Ministrit te Jashtem te Mbreterise Shqiptare e kishte ngritur dhe mbrojtur denjesisht Problemin e Camerise.
Mbas Mazrekut plote me ullishta dhe tre fabrika vaji, pime kafe ne Pllatare. Shkuam ne Gumenice e cila shtrihet e gjate ne bregun e detit ku shume tragete e lidhin me boten mbare.

Dr. Tahsini-si shofer i apasionuar nuk i ndahet automjetit qe nga Tirana. E hypem edhe ate ne traget dhe u drejtuam per ne Korfuz. Mbas afro dy oresh, duke soditur me mallengjim nga larg bregdetin e Camerise, zbresim ne Korfuz. Korfuzi me Kalate dhe ndertimet karakteristike i ngjan me shume nje qyteti europian. Ne fakt aty pushojne turiste nga e gjithe Europa dhe bota. Duke shetitur neper rruge, papritmas, takojme artistin e shquar te kinemase dhe theatrit shqiptar, shume te nderuarin R.N. qe me shpirtin dhe talentin e tij te pakrahasueshem ka lene kujtime te paharruara per spektatoret dhe dashamiret e artit skenik shqiptar. Mbas beme nje fotografi se bashku, nxitonte me traste ne dore per ti vajtur ne ndihme gruas se semure?! Ne restorantin qe drekuam na sherbeu me kenaqesi nje djal shqiptar i zgjuar dhe shume i perkushtuar ne punen e tij.

Te nesermen, gjate kthimit per ne Gumenice duke soditur  perseri bregdetin Cam, na afrohen disa turista greke qe kishin ardhur nga Selaniku. Ata me pyesin  nga jemi se nuk e paskan ndegjuar ndonjehere gjuhen qe flasim. Une i them se jam nga Paramithia dhe jemi duke folur shqip, njeri nga ata i cuditur thote se Paramithia ndodhet larg nga kufiri, si eshte e mundur qe flisni gjuhen e Shqiperise. Mbasi u shpjegoj se jo vetem Paramithia por e gjithe Cameria, deri ne Preveze qe ndodhet edhe me ne jug, u aneksua nga Greqia vetem me 1913, po ashtu si edhe Selaniku i juaj me 1919. Ata u larguan menjehere, pa thene asnje fjale.

Zbritem nga trageti dhe morem rrugen e kthimit. Faiku, djali i tetos, na telefonon nga Tirana qe te kemi kujdes se ne Himare ka shkuar Janullatosi me greker te tjere. Ndersa ne Tirane, Janullatosi nuk gjeti kohe te asistoje ne pershpirtjen e mbi 2900 camerve te masakruar nga shovinistet greke. Dhe vertete ate te djele Himara ishte mbushur me automjete greke te ardhur per nje vdekje aksidentale te nje himarioti para 40 ditesh.

Nuk me ndaheshin nga mendja ata parganjote qe kerkonin te shihnin, te takonin dhe te gezoheshin me me shume vellezer shqiptare. tregonin se tani qe kane ardhur per pune ketu e ndjejne vehten me mire. Bile Xha Panua na tha se do ishte shume e mire sikur te hapej edhe ndonje shkolle qe femijte te mos e harronin gluhen e perendise.
Por kjo Himara artificialisht e pretenduar si minoritare, na ndan padrejtesisht nga shqiptaret etnike te Camerise Martire. Dhe jo per cudi, ne informacionet e mbremjes se televizionit ne Tirane, njoftohej se ne Himare nuk ishte lejuar te asistonte asnje nga media shqiptare??!!

Ne shtator pata edhe rastin te takohem mbas 55 vjeteve me shoket e shoqet e matures te gjimnazit te Shkodres. Ishin takime me kujtime rinore shume te sinqerta e te embela. Respekti e dashuria per njeri tjetrin ruhen me nostalgji edhe mbas 55 vjeteve. Midis shoqeve tona ndodhej edhe Liza. Ate e uruam perzemersisht se djali i saje Edmondi e meriton plotesisht emrimin si Minister i Puneve te Jashtme. Si Liza ashtu edhe Llazari jane intelektuale atdhetare te lindur, keshtu qe edhe Mondi do i ngjaje atyre ne mbrojtjen e interesave kombetare. Lizes i lashe si dhurate librin “Gjurme Came” si edhe disa shkrime per Camerine Shqiptare. Po keshtu edhe te dy deputeteve, z. Sh. Idrizi dhe z. D.Tahiri qe perfaqesojne ne Parlament Problemin e Camerise.

Sali Bollati
New York, Tetor 2010.

October 19, 2010

Riorganizohet Shoqata Çamëria në Michigan

Nga Omer Murati

Me iniciativën e  disa aktivistëve në shtete të ndryshme, degët e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut “Çamëria” po riorganizohen për t’u bërë pjesë e fushatës së gjerë të lobimit për zgjidhjen e çështjes çame në organizmat e SH.B.A., si në Kongres edhe në Departamentin e Shtetit. Të shtunën në ambjentet e qendrës “Balkan American Community Center” në qytetin Troy u mbajt një aktivitet për ristrukturimin e Shoqatës Çamëria për shtetin Michigan.
Në mbledhje morën pjesë shumë aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit çam. Aty u vlerësua rëndësia e mbështetjes së dhënë nga diaspora shqiptare në Amerikë për zgjidhjen e çështjes shqiptare e sidomos atë të Kosovës, ku qeveria e SH.B.A. dha ndihmë tepër të madhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kryetarja Juliana Spiro theksoi se shoqata Çamëria dhe anëtarët e saj kanë fatin që jetojnë në SH.B.A, një vend shembull i të drejtave të njeriut dhe mbrojtës i madh i popullsive të vogla e të persekutuara nëpër botë. Pasi bëri një bilanc të arritjeve dhe mungesave, ajo shprehu dëshirë për të vazhduar të japë kontributin e saj maksimal edhe në të ardhmen.

I ftuar ish dhe prof. Mërgim Korça, i cili u shpreh se pavarësisht se ku kemi lindur “sot të gjithë jemi çamë”. Ai paraqiti një sërë informatash e detajesh në lidhje me çështjen e genocidit ndaj popullsisë çame nga kërkimet e tij historike e arkivore. Më tej ai dha sugjerime se si të përmirësohet më tej puna për arritjen e synimit madhor të zgjidhjes së problemit të të drejtave të njeriut të komunitetit çam nëpërmjet organizimit të dokumentave historik e ligjor. Të ftuar ishin dhe veprimtarë nga dega simotër e shoqatës Çamëria në Illinois të cilët dhanë mbështetjen e tyre morale e materiale në lidhje me riorganizimin dhe rrritjen e bashkëpunimit të degëve. Gjithashtu në këtë takim u shfaq filmi dokumentar “Ëndrra e Çamërisë”  dhe u recituan poezi të poetit çam Namik Selmani.
Zgjedhjet, si veprim i domosdoshëm demokratik u kurorëzuan me sukses me zgjedhjen një kryesie të re të degës, me kryetar zotin Arjan Rexho, z. Gerti Memko - nënkryetar, z. Minush Veliu – sekretar, dhe znj. Juliana Spiro - këshilltare. Sipas rekomandimeve të anëtarit të nderit, juristit Agron Alibali, disa nga synimet kryesore të kryesisë së re ndër të tjera ishin: aktivitete për ndërgjegjësimin e popullit amerikan, përfshirë bashkëqytetarët me prejardhje greke, për shkeljen e pashembullt e të drejtave të njeriut, për masakrat dhe gjenocidin e zhvilluar ndaj një populli të lashtë, autokton dhe paqedashës çam; Ruajtja dhe përcjellja e traditave dhe kulturës çame; Mbledhja e dëshmive të gjalla të gjenocidit dhe masakrave dhe kontakti konstruktiv me përfaqësues të shtetit grek në SHBA, si dhe me zyrtarë grekë që japin leksione publike në universitete e institucione të tjera, në përputhje të plotë me ligjet amerikane.

I urojmë mbarësi kryesisë së re dhe i përgëzojmë vëllezërit e motrat çame për punën e urtë e të mençur që po bëjnë dhe së bashku të vazhdojmë përpjekjet e pandërprera për zgjidhjen e problemit çam. Mjaft pritën gati 70 vjet sepse nuk ka më kohë për të humbur.

Nis organizimi i komunitetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes kombëtare

Çështja çame, lobim i kordinuar nga komuniteti shqiptar në SHBA

Në kuadër të një vizite intensive dy javore në SHBA, deputetët Idrizi dhe Tahiri para disa ditësh u takuan në Chicago me kongresmenin Mark Kirk dhe i dorëzuan atij dosjen me materiale ligjore dhe historike për çështjen çame dhe e familjarizuan me aktivitetin e PDU në lidhje me këtë çështje. Kongresmeni Kirk, një mik i mirë i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, ka qenë pilot dhe ka marrë pjesë aktivisht në konfliktin në Kosovë dhe ish republikat jugosllave. Kështu si një njohës i mirë i situatës politike të Ballkanit, ai diskutoi me z. Idrizi për situatën sot në Ballkan dhe respektimin e të drejtave  të shqiptarëve në Maqedoni me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Në materialet e dorëzuara nga kryetari i PDU-së, ishin një sërë dokumentash ligjorë që faktojnë kërkesat e gjithë komunitetit çam të Shqipërisë. Z. Idrizi e ftoi kongresmenin Kirk në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u prit me shumë kënaqësi.

Në takimin me komunitetin shqiptar në Illinois merrnin pjesë shqiptarë nga të gjithë trojet shqiptare. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e të gjitha shoqatave dhe komuniteteve, nga Çamëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.  Të pranishëm ishin edhe veprimtarë te shoqatës Çamëria nga shteti Michigan.  Deputetët pasi parashtruan punën njëvjetore të PDU për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare folën për planin dhe objektivat konkrete që PDU ka. Tek ky takim u paraqit një prezantim historik i rolit të komunitetit çam në SHBA nga nënkryetari i shoqatës “Chameria Human Rights” që nga krijimi i shoqatës “Chameria” në vitin 1918 në Boston e Connecticut, me rolin kyç të qeverive amerikane për zgjidhjen e çështjes kombëtare tek veprimtaria e Bilal Xhaferrit, Lidhjes çame në SHBA, e deri më sot. 


Tek ky takim, kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Skënder Karaçica u shpreh se çështja e dhimbshme kombëtare e çamërisë tashmë e ka rradhën që të lëvizë në të gjitha rrafshet politike, diplomatike edhe nga Tirana zyrtare. Sipas tij, afrimi i dokumentacionit arkivor e historik në Kongresin Amerikan tregon se Çamëria ka marrë pasaportën e vet dhe do të ketë nismat diplomatike në Amerikë dhe në Bashkimin Europian. “Pasaportë” që nënkupton hapjen e çështjes së Çamërisë në hapësirat diplomatike në SHBA e në botë, ndonëse deri tani ajo ka qenë e fshehur dhe mohuar nga qeveritë greke. Z. Isuf Azemi, kryetar i Lidhjes Kosovare në shenjë falenderimi i dhuroi miqve një libër për aktivitetin dhe historinë e Lidhjes  së Kosovës në Amerikë.

Midis të tjerash, z. Idrizi bëri një ekspoze të qartë të punës dhe ecurisë së deritanishme dhe kërkoi të bëhet një kordinim më i mirë nga e gjithë diaspora shqiptare për të lobuar këtë çështje me të gjithë përfaqësuesit në Senat e Kongres. Për të,  mungesa e një ministrie të Diasporës shqiptare është një pengesë e madhe e zgjidhjes së problemeve të mërgimtarëve. Ai shprehu domosdoshmërinë që të krijohet kjo ministri sepse e kërkon koha e sotme integrimin e mërgimtarëve, për t’u kujdesur për potencialin e tyre të madh e për të ndikuar në zhvillimin e vendlindjeve të tyre. Të gjithë të pranishmit shprehën gadishmërinë për t’u mobilizuar edhe njëherë dhe bashkëpunuar për të zgjidhur këtë çështje të fundit të kësaj rëndësie për shqiptarët kudo që janë. Në takim gjithashtu u ra dakord për mbledhje të herë-pas-hershme që do të vijojnë, dhe përgatitjen e një platforme të përbashkët me të gjithë diasporën dhe përfaqësuesit e tyre të të gjitha qyteteve dhe komuniteteve që për herë të parë flasin të gjithë në një zë për këtë çështje.

Partia për Drejtësi dhe Unitet zhvilloi takime me Departamentin e Shtetit, shoqatën Çamëria dhe Komunitetin shqiptar në SHBA

Partia për Drejtësi dhe Unitet (P.D.U.) zhvilloi një vizitë zyrtare në SHBA me çështjen çame në rend të parë të agjendës së saj. Dy deputetët e kësaj force politike, kryetari i PDU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri zhvilluan takime me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kongresit dhe  Senatit, me qëllim prezantimin e çështjes çame dhe kërkesës për të vepruar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. PDU u takua edhe me zyrtarë të Komitetit të Helsinkit, National Democratic Institute dhe kongresmenëve të ndryshëm. Në kuadër të kësaj vizite u zhvilluan edhe takime të shumta me degë të Shoqatës ‘Chameria Human Rights’ dhe organizata shqiptaro-amerikane për të krijuar një rrjet të domosdoshëm mes këtyre, në lidhje me projektin për Këshillin Kombëtar të Diasporës që është në programin e PDU-së. Të gjithë individëve dhe institucioneve iu prezantua dosja informative me dokumenta ligjore dhe historike për ta njohur dhe kuptuar në thelb çështjen çame.
Në ditën e dytë të vizitës në Washington deputetet u takuan edhe me z. Avni Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ky takim ishte i vlefshëm për informimin mbi aktivitetin e PDU, dhe për te kërkuar bashkëpunim me diasporën shqiptare në përpjekjet për sensibilizimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe ne veçanti asaj çame. Deputeti  Shpetim Idrizi theksoi rëndësinë që ka pasur diaspora shqiptare në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe se roli i tyre ka qënë vendosës në sensibilizimin e aktorëve ndërkombëtar. Deputeti Dashamir Tahiri foli rreth punës se PDU-së, aktivitetet dhe arritjet e deritanishme. Drejtori i NAAC siguroi bashkëpunimin e mëtejshëm për koordinimin e të gjithë diasporës shqiptare për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare.
Më tej delegacioni i PDU-së mori pjesë edhe në një takim të rëndësishëm me z.Robert Hand dhe z. Ronald McNamara, anëtarë të grupit këshillor pranë Komisionit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë, pranë Komitetit të Helsinkit. Z. Idrizi i prezantoi aktivitetin e PDU-së, misionin dhe objektivat, dhe i dorëzoi dosjen informative me fakte ligjore mbi genocidin çam dhe të drejtën e mohuar pronësore. Deputeti Dashamir Tahiri kërkoi sygjerime nga ky grup këshillor për rrugën dhe strategjinë që PDU mund të ndjekë në arritjen e objektivave të saj. Të dy deputetët e mundësuan shpjegimin e të gjithë historikut të çështjes çame dhe të sjelljes aktuale të të gjitha shteteve të ndërlidhura në këtë çështje. Në takimin e zhvilluar me kongresmenin Ben Chandler u theksua rëndësia e çështjes çame si nga çështjet e fundit e pazgjidhura të Ballkanit dhe ndërhyrjen e gjithë aktorëve të përgjegjshëm politik për të kërkuar ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të pronës nga çdo shtet europian. Kongresmenit iu kërkua mbështetje dhe këshillim dhe iu kërkuan kontakte të vazhdueshme për të lobuar dhe për ta njohur ndërkombëtarisht këtë çështje.
Në një pritje të veçantë deputetët Idrizi dhe Tahiri u pritën pranë N.D.I., (National Democratic Institute) nga drejtori rajonal për Europën Juglindore, z. Robert Benjamin dhe znj.Catherine Messina Pajic, zëvendës-drejtoreshë për Europën Juglindore. Z. Idrizi falenderoi NDI për presencën e tyre në Shqipëri dhe kërkoi bashkëpunimin në të ardhmen edhe për trajnimin e stafeve politike shqiptare dhe atyre të PDU në veçanti për ndërgjegjësimin e çështjes çame. Edhe në Institutin Amerikan të Paqes, në takimin me z. Daniel Serwer, z. Idrizi theksoi rëndësinë ndërkombëtare që ka ky institut në zgjidhjen dhe promovimin e zgjidhjeve me mjete paqësore.
Ditën e fundit të vizitës në Washington, PDU u takua edhe me kongresmenin Mike Quigley, të cilit iu prezantua historiku i çështjes Çame. Të njëjtën ditë, deputetët morën pjesë në mëngjesin e lutjeve që organizoi kongresmeni Robert B. Aderholt, ku patën mundësinë të njihnim një sërë funksionarësh të niveleve të larta. Edhe në këtë takim PDU pati mundësinë të sensibilizonte të pranishmit për rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare te çështjes çame, në rrugë juridike dhe në respektim të plotë të të gjitha konventave europiane. Z.Idrizi theksoi se nuk tërhiqet pa zgjidhur përfundimisht këtë çështje ndaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.

PDU zhvilloi edhe takime në Chicago dhe në New Jersey e New York me diasporën shqiptare, për t’i njohur ata me projektin e PDU - kryesisht krijimin e një institucioni të veçantë në Shqipëri për njohjen, promovimin dhe zgjidhjen e problemeve të diasporës por edhe për të krijuar një rrjet të mirëfilltë për imazhin e Shqipërisë në botë. Janë këto takime që do ti kërkohet të gjithë qytetarëvë shqipëtarë me shtetësi amerikane të kërkojnë pranë përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet lobimin për çështjen kombëtare dhe në veçanti atë çame.
Me ftesë të Federatës Mbarëshqiptare “Vatra”, kryetari Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri u pritën në një takim të organizuar nga kryetari i “Vatrës” Dr. Gjon Bucaj dhe anëtari i bordit drejtues, z. Zef Balaj. Gjon Bucaj vlerësoi PDU në  bashkërendim për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Në këtë takim me rëndësi të veçantë ishte njohja e PDU me punën dhe kontributin e Vatrës dhe shoqatës Chameria Human Rights në SHBA dhe prezantimi i punës dhe përpjekjeve të PDU për promovimin e çështjes kombëtare. Me këtë rast PDU dorëzoi një sërë materialesh, librash dhe videosh që tregojnë  në mënyrë kronologjike të gjithë aktivitetin e saj deri tani.

Deputetët kërkuan nisjen e një bashkëpunimi shumëpalësh për të kordinuar të gjitha shoqatat, grupimet dhe individët me influencë të diasporës, asaj të vjetër dhe asaj të viteve të fundit për të organizuar një aktivitet mbarëshqiptar në Tiranë ku të hidheshin themelet e një politike dhe agjende kombëtare shqiptare. Agjendë kjo ku të gjithë faktorët e rëndësishëm do t’ja imponojnë në vazhdimësi të gjitha qeverive shqiptare. Një diskutim tjetër i rëndësishëm ishte rreth kërkesës së PDU drejtuar qeverisë shqiptare për komitetit shtetëror të Diasporës që të ndihmojë në identifikimin, mbledhjen, promovimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të shqiptarëve kudo që jetojnë. Një sërë temash të tjerash rreth një commonwealth-i ekonomik i zonave shqiptare të Ballkanit, njehsimi i gjuhës shqipe e të tjera ishin pjesë e këtij bashkëbisedimi.
Gjithashtu z. Idrizi theksoi se gjëja me e rëndësishme në statutin e Vatrës të shkruar nga vetë Noli kur fliste për çështje kombëtare i referohej vetëm Shqipërisë. “Jo se ai nuk e dinte se Kosova, Çamëria, shqipëtarët e Malit të zi dhe Maqedonisë po jetonin nën regjimet e egra të shteteve fqinje, por se në mendjen e tij kishte vetëm një Shqipëri. Kështu që edhe për ne të nderuar miq, bashkëkombas ka vetëm një Shqipëri kudo që jetojnë shqiptarët. Ajo është Shqipëria e të gjithë shqiptarëve jashtë kuptimeve administrative dhe Vatra e di më mirë se të tjerët këtë fakt.” Vatra vlerësoi punën e kryer nga PDU dhe siguroi që ky do të ishte fillimi i një bashkëpunimi serioz dhe afatgjatë gjithmonë në promovimin dhe zgjidhjen efikase të çështjes kombëtare shqiptare. Takime të tjera të mirëorganizuara do të vijojnë në një kohë të shkurtër.
Fundimisht, PDU me vlerësimin e kontributit të rëndësishëm të diasporës shqiptare kreu një fushatë të gjerë sensibilizimi pranë kongresit dhe senatit për ta nxjerrë nga sirtarët e historisë çështjen çame. Takimet shërbyen jo vetëm për të sensibilizuar qeverinë amerikane por për të organizuar së shpejti takime të niveleve të larta për të dërguar diskutimin për cështjen Çame në nivele të patjetërsueshme politike por edhe akademike. Deputetët njëzërazi theksuan se janë të bindur që kjo vizitë ishte një hap më afër Çamërisë dhe përfundimisht ishte hapi i parë në rrugën e mbarë.

 Duke ditur që tashmë jemi në  prag të votimeve në Dhomën e Përfaqësuesve, sot shqiptarët ndodhen më afër se kurrë për të realizuar diçka që deri tani ka qenë vetëm një ëndërr. Duke votuar për një shqiptar ose mbështetës të papërkulur në do të ndryshojmë pejsazhin politik në lidhje me çështjet sociale dhe ato kombëtare. Fitoret e shqiptarëve në këtë shekull janë në pjesën më të madhe si rezultat i lobimit në sallat e Kongresit. Prania e një kongresmeni shqiptar në Capitol Hill është  një gjë tepër e çmuar, sidomos për kombe të vogla si jona dhe historikisht pa përfaqësues në Washington. Historia e gjallë e  Çamërisë po shkruan faqe të sakta dhe ndihma e Shteteve te Bashkuara të Amerikës është e domosdoshme dhe e pallogaritshme, kështu vizita e delegatëve shënon një moment historik në rrugën drejt zgjidhjes së çështjes kombëtare.

October 7, 2010

A powerful national movement for a Natural Albania is currently being advocated by Albanian political scientist Koco Danaj. In 2013 there will be exactly 100 years from the fragmentation of Ethnic Albania into smaller states, leaving out a substantial number of people under Slavic occupation. The term 'Greek' in our blog will mean the official government of Greece. The terms Arberesh, Arvanite, Arnavut, Arbanas, will be the medieval and modern Albanians currently living in Italy, Greece, Turkey, Croatia etc. The term shqiptar will refer to Albanians of historic ethnic Albania from Nish to Preveza and from Tivar to Veles. 

If you support this cause, sign the petition here 

Thank you. 
This is the first  blog dedicated to the Chameria issue and all the relevant issues that pertain to Albanians of Epirus and elsewhere. We will try to maintain this blog updated as soon as we learn to use all of its features and updates. Thank you for your patience. 

Staff.