January 28, 2011

20 VJETORI I SH.P.A ÇAMËRIA


PËRSHËNDETJE 20 VJETORIT TË SH.P.A  ÇAMËRIA


Me shumë mall e dashuri ju përshëndesim vëllezër e motra, nipër e mbesa e bashkëatdhetarë të dashur nga të gjitha trojet etnike Shqiptare!

20 vjetë janë shumë pak për Çamërinë Tonë mijëra-vjeçare që fliste “gluhën e Perëndisë” sipas Naimit të Madh dhe ashtu siç shkruante Fan Noli:
                        Në do Besë e Trimëri
                        Në do Bukë e Bujari
                        Shko në ÇAMËRI!

Gjuha, Besa, Trimëria, Mikëpritja dhe veshjet e zakonet janë karakteristikat që e dallojnë KOMBIN.
Dhe Çamëria si pjesë e pandarë e Kombit Shqiptar i ruajti dhe i zhvilloi këto karakteristika. Por politikat antishqiptare të Europës bënë që më 1913 Çamëria ashtu si edhe Kosova të ndahen nga Trungu Mëmë, pavarësisht nga lufta që bënë trimat e Çamërisë e të Labërisë.

Me pushtimin grek, shqiptarëve të Çamërisë iu mohuan të gjitha të drejtat njerëzore që nga gjuha e deri te pronat. Dhe me genocidin e viteve 1944-45 përzunë nga trojet tona etnike mbi 30.000 shqiptarë të besimit musliman, ndërsa gjysmës tjetër të shqiptarëve të Çamërisë, atyre të besimit të krishterë ju privua e drejta e gjuhës me qëllim që të greqizoheshin.

Rifitimi i të drejtave të mohuara Shqiptarëve të Çamërisë Martire ishte qëllimi që në një grup intelektualësh mbas diskutimesh të zjarrta vendosëm të krijonim SH.P.A. ÇAMËRIA më 10/1/1991. Fatkeqësisht dy nga udhëheqësit e parë Kryetari Abas Dojaka dhe Kryetari i Këshillit Përgjithshëm Fadil Zeqiri nuk janë sot midis nesh. Poeti atdhetar Fadil Zeqiri në poezinë e tij na la amanet:

                             PA LIRINË ÇAME S'KA QETËSI BALLKANI!

SH.P.A. ÇAMËRIA filloi veprimtarinë e saj duke i parashtruar Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia Problemin Çam si Problem mbarëkombëtar dhe Kryeministrit grek K. Miçotaqis që do vinte për vizitë në Shqiperi si shtetas grek, të masakruar e të përzënë me dhunë nga trojet tona etnike mijëra vjeçare, të njihte padrejtësitë që kemi vuajtur dhe të ktheheshim në shtëpitë tona me të gjitha të drejtat ligjore të njohura ndërkombëtarisht si minoritet shqiptar në Çamëri.

Por fatkeqësisht deri më sot qeveritë e Shqipërisë nuk duan të ndihmojnë për zgjidhjen e Problemit Çam, kështu qeveritarët grekë e kanë më të lehtë për ta mohuar.

SH.P.A. ÇAMËRIA dhe nëpërmjet gazetës “ÇAMERIA-VATRA AMTARE” (çuditërisht pse botimi është ndërprerë?!) e bëri të njohur si brenda vendit si edhe duke marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Me përpjekjet këmbëngulëse të drejtuesve të saj ka bërë një punë të madhe si për bashkimin e gjithë atdhetarëve çamë ashtu edhe për ndërgjegjësimin e atdhetarëve të vërtetë nga të gjitha trojet shqiptare.

Me krijimin e PDI nën udhëheqjen e z. Muhedini, problemi Çam filloi të bëhet i njohur edhe nga KE. Me zgjedhjet e 2009, deputetit të kesaj partie z. Tahiri iu bashkua edhe veprimtari tjeter çam z. Idrizi. Dhe këta dy deputetë, sot te PDU me shumë përkushtim dhe këmbëngulje po e ngrejnë Problemin Tonë si në Parlamentin Shqiptar ashtu edhe në KE dhe në SHBA.

Kështu që sot, mbas 20 vjetësh, mund të themi që themelimi i SH.P.A. ÇAMËRIA solli krijimin e dy partive politike duke pasur dy djem të përkushtuar  për zgjidhjen e Problemit Çam konform me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi.

Nga sa po duket në Parlament dy deputetë nuk mund të detyrojnë qeverinë që Problemi ynë të konsiderohet si problem mbarëkombëtar.

Prandaj në këtë përvjetor të shënuar duhet të kuptohet qartë nga të gjithe ne që e duam dhe e nderojmë kujtimin e Çamëve të pafajshëm e të masakruar duke kërkuar me këmbëngulje të drejtat tona të mohuara pa të drejtë, vetëm Bashkimi nën të vetmin përkushtim ÇAMËRI, do i nderojë të gjithë veprimtarët e vërtetë çamë. Vetëm të bashkuar në zgjedhjet e ardhme do të bëhet e mundur zgjedhja e 5-6 deputetëve çame në Parlamentin shqiptar. Dhe me 5-6 deputetë nuk do do të ketë qeveri në Shqipëri që të vazhdojë neglizhimin e PROBLEMIT ÇAM dhe që Greqia ta njohë nëpërmjet KE dhe OKB.

Neve që fati na solli këtu në SHBA-vendi i Demokracisë dhe Miku më i Madh i Shqiptarizmës, kemi besim në Bashkimin e të gjitha forcave politike Çame në Shqipëri dhe duke gëzuar sot edhe shtetësinë e këtij vendi të madh e të fuqishëm, së bashku më pershendetjet tona ju premtojmë se do jemi gjithmonë se bashku me SH.P.A. ÇAMËRIA dhe Partinë e Bashkuar Çame. Të gjitha forcat dhe mundësitë tona do vejnë në shërbim të Çështjes Tonë të Shenjtë të ÇAMËRISË MARTIRE që ENDE KULLON GJAK.
Për Shumë Vjet Gëzuar dhe iu Urojmë Një Vit të Mbarë!

Vëllazërisht,

BORDI DREJTUES I ORGANIZATËS SHQIPTARO AMERIKANE ÇAMËRIA
                         

January 26, 2011

Të barazosh xhelatin me viktimën

Idrizi: Akuzat e Martit, si propaganda greke kundër çamëve


Do të dëshiroja shumë që beteja ime e parë politike këtu të ishte për liritë dhe të drejtat e njeriut në Evropë, për të cilat kam luftuar si student në 1990, duke rrëzuar një nga diktaturat më të egra komuniste të kontinentit. Mjerisht, sot duhet të merrem me diçka tjetër! Z. Reporter, i nisur nga indicet e një libri, me iniciativë ruse, me ndihmën e Serbisë, i etur për publicitet, tenton pa asnjë provë nëpërmjet një raporti, të vendosë në bankën e akuzës: Bashkimin Evropian, SHBA, Kosovën, Shqipërinë, Hashim Thaçin dhe UÇK-në! Bernd Posselt, deputet i Parlamentit Evropian, e quan z. Marty demagog, njeri që keqpërdor postin e tij, duke ngritur akuza pa prova! Denis MacShane, ish-sekretari britanik për Evropën thotë se “që nga koha e diktatorit kamboxhian Pol Pot, nuk janë bërë deklarata kaq sensacionale për një lider në detyrë si Thaçi”.

Të Nderuar Kolegë!

Nëse unë i fshehur pas imunitetit tim do bëja si zoti Marty me romanin e tij, do të mund t’i thosha: Tre dëshmitarë, që kanë frikë të identifikohen, më kanë njoftuar se ai ka marrë para nga Serbia. Por unë s’jam Dick Marty dhe z. Reporter nuk është Dan Brown, ndaj do të them diçka më të arsyeshme: A thua ju z. Reporter i besoni naivisht tregimet e gazetës serbe “Kurir”, që në 2006, akuzonte dhe të nderuarin Kushner se kishte marrë pjesë në trafikun e organeve? E që NATO-n u paskësh ofruar baza?
Në raportin tuaj, nuk ka të paktën një emër të vdekuri që i kanë marrë organet!
Mirë dëshmitarët e gjallë që kanë frikë, po të vdekurit pse mungojnë në raportin tuaj?
Këtu dua t’i them Z.Reporter: Lexoni intervistën e kirurgëve zviceranë apo Goran Kronjës, shef i departamentit të transplanteve të spitalit ushtarak të Beogradit, në revistën serbe “Svjedok” të janarit 2011, i cili thotë: “Nëse doni të turpëroni dikë në Prishtinë, gjeni diçka tjetër dhe mos shpikni se në malet e Shqipërisë e Kosovës mund të bëhen transplante”, organet nuk janë një flash drive, që mund të futen nga një trup në një tjetër.
Të nderuar kolegë, historia është e mbushur plot me përmbysje të të vërtetave, prej shteteve me kapacitete propagandistike të mëdha në rrafsh botëror. Xhelatët falë kësaj teknologjie tentojnë të barazohen me viktimat. Madje janë ndërruar rolet.
Në ndërmarrjen e z. Reporter, që i ka kushtuar dy vjet e gjysmë kohë dhe para KE-së, ka diçka të ngjashme. Unë kam një eksperiencë personale që më bind për këtë.
Unë i përkas popullsisë çame, viktimë e gjenocidit dhe spastrimit etnik, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Evrope, që të dokumentonte gjithë krimet. E vërteta e atij gjenocidi mbi çamët, hebrenjtë e Greqisë, që unë dhe familja ime e dimë mirë, asnjëherë s’është mësuar nga bota. Unë jam shume i ndjeshëm se në atë kalvar biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim 2-vjeçar, që nuk e panë më kurrë vendin ku kishin lindur. 

Të nderuar Kolegë! 

Serbia e Millosheviçit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë! Dua t’u kujtoj se, Kosova prej vitit 1999 është vendi më i monitoruar ndërkombëtarisht prej NATO-s, EULEX-it etj., ndaj një pjesë e krimeve që thotë i nderuari reporter thjesht s’mund të ndodhin.

Të nderuar Kolegë! 

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës duan hetime dhe janë shprehur zyrtarisht për këtë. Kjo projektrezolutë nuk shton asgjë, ngjan e padobishme.Bota sot e ka kuadrin legal për të bërë hetime në Kosovë dhe Shqipëri.
Ajo duhet të ketë vetëm një nen: të kryhen hetime dhe reporteri të paraqesë prova në publik dhe Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Për të plotësuar mungesën e tyre këtu, popullsia e Kosovës ka dërguar, pranë Këshillit të Evropës, një peticion, të firmosur nga më shumë se 260.000 njerëz, që besojnë tek ne dhe demokracia. Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projektrezolutën. Ajo nuk ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, por i përkeqëson ato.
Këshilli i Evropës nëpërmjet projektrezolutës urdhëron EULEX-in, trupën më të specializuar evropiane, d.m.th. urdhëron BE-në të bëjë hetime, ndërsa hetimet për akuzat e tij janë në vazhdim e sipër, pas atyre që janë bërë prej UNMIK-ut, Gjykatës së Hagës, pa rezultat.

*Fjala e mbajtur në seancën plenare të Asamblesë të Përgjithshme të Këshillit të Evropës

GAZETA PANORAMA & STANDARD

January 15, 2011

Athina hedh Berlinin në gjyq për masakrën e Distomës


Jorgos Papandreu
Jorgos Papandreu (Foto: Reuters)





                                  

 Nga gazeta SHQIP 01/13/2011

I kërkon Gjermanisë dëmshpërblime për viktimat naziste Tërësia e tmerrshme e krimeve që nazistët kanë bërë në Greqinë e pushtuar rishfaqet sërish, thuajse 70 vjet më pas dhe këtë herë për të helmuar marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit, marrëdhënie që u bënë problematike gjatë debateve të fillimvitit që shkoi në lidhje me monedhën euro. Qeveria socialiste e Kryeministrit Papandreu i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në lidhje me kërkesën për vendosje të drejtësisë dhe të dëmshpërblimit për familjarët e mbijetuar të viktimave të nazizmit dhe më konkretisht për viktimat e masakrës së Distomës. Zëvendëskancelari gjerman, Guido Westerwelle, e ka refuzuar menjëherë një kërkesë të tillë.

Kjo histori e tmerrshme i takon 10 gushtit të vitit 1944, 6 ditë pas zbarkimit të aleatëve në Normandi, që ishte edhe zhvillimi që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore. Forcat SS iu sulën fshatit Distomë me urdhër nga lart për reprezalje kundër çdo veprimi të forcave të armatosura të rezistencës greke. 218 civilë, pjesa më e madhe gra, pleq dhe fëmijë u pushkatuan. Greqia hyri në Luftën e Dytë Botërore, pasi u sulmua nga Musolini. Ushtria dhe aviacioni grek i ndaluan italianët dhe në këtë moment Roma kërkoi ndihmën e gjermanëve. Pushtimi nazist i gadishullit ishte ndër më brutalët e konfl iktit: vdiqën qindra mijëra civilë, shumë prej tyre prej urisë dhe sëmundjeve. Thesari dhe rezervat e tjera shtetërore u plaçkitën. Dhe për këto masakra nuk pati një gjykim të tipit të gjyqit të Nurembergut.

Fshati grek në fjalë u shndërrua në një simbol, në një rast të veçantë. Në vitin 1997, në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe më pas në apel në vitin 2000 drejtësia greke dënoi Gjermaninë me rimbursim të të mbijetuarve të viktimave. Ajo kërkoi 28 milionë euro dëmshpërblim. Gjermanët e refuzuan këtë vendim dhe grekët vendosën që të merrnin me forcë të gjitha materialet që ndodheshin në institutin “Gëte” në Athinë, por qeveria greke e ndaloi këtë gjë pas një ndërhyrjeje të Berlinit. Atëherë avokatët e të afërmve të viktimave iu drejtuan drejtësisë italiane, e cila e vlerësoi vendimin grek si të aplikueshëm. Që nga ajo kohë, ky rast ka vënë në kundërshti Italinë me Gjermaninë.
“I njohim përgjegjësitë tona në lidhje me ngjarjet e së shkuarës, por mbrojmë parimin e imunitetit shtetëror të Gjermanisë”, ka deklaruar dy ditë më parë ministri i Jashtëm gjerman. Berlini ka bërë të ditur se ka derdhur tashmë 67 miliardë euro në Athinë, sipas një marrëveshjeje të vitit 1960. Për sa i përket Papandreut, ai vendosi që të bëjë një hap përpara në këtë drejtim duke thënë se është një detyrë e tij ndaj atyre që ranë për liri.

 ----

Po masakrat ndaj Shqiptareve te Camerise kur do te denohen?!

January 14, 2011

Kryqëzatat e helenizmit vazhdojnë

Kur bëhen vërejtje nga ana e shqiptarëve etnikë dhe nga arvanitasve si Niko Dhimo, Dhimitër Lithoksu, Taki Miha, por edhe sllavomaqedonve si prifti Nikodim Tsarknias ndaj politikës së jashtme greke, ato rrallë shpëtojnë pa u ndëshkuar. Veprat dhe  qëndrimet e tyre dënohen ashpërsisht, madje dhe nga mediat më “liberale” të Greqisë. Në disa rastë kritikët më të ashpër të helenizimit të shqiptarëve dhe pakicave të tjera ndonjëherë dhe gjejnë fate të pazakonta, zëmë shembull të ndjerin Aristidh Kola i cili u kritikua ashpër nga masmediat dhe opinioni publik i mbështetur nga qeveria e Athinës dhe gjeti më pas gjeti një vdekje nën rrethana misterioze. Kritikëve u duhet të kërkojnë paraprakisht ndihmë të veçantë nga Bashkimi Europian për të pasur njëfarë “imuniteti” shoqëror dhe politik ndaj konsekuencave të ushtrimit të lirisë së fjalës e të shtypit.  Por imuniteti nuk i mbron nga sharjet publike dhe humbja e punës dhe turpërimi. Shembuj të tjerë të pasojave fillojnë nga ngritja e akuzave të rreme, burgosja, terrori psikologjik që ushtrohet nga agjentët e shërbimit sekret e deri tek eliminimi fizik.
Por cilat janë vërejtjet?  Qëndrimet ndaj asimilimit me diskriminim dhe dhunë të emigrantëve dhe gjithë popullsisë në një kulturë homogjene neogreke; kërkesat për shkolla ne gjuhët amtare të turqve, vllehëve dhe shqiptarëve janë disa.   

Cilat janë çështjet kritike të politikës së jashtme greke sot për sot? Përveç marrëdhënieve të acaruara me Turqinë, çështja e pronave dhe e rikthimit të çamëve dhe e sllavëve të Maqedonisë, ndërtimi i objekteve fetare jo-ortodokse dhe ngritja e shkollave dhe shoqërive kulturore-gjuhësore nga pakicat kombëtare janë disa për t’u përmendur.
Gjithashtu, ajo e pakicave kombëtare dhe gjuhësore, sidomos ajo e Çamëve dhe e Arvanitasve (Arbëreshëve). Në Greqi Arvanitasit humbën gjuhën dhe gradualisht identitetin e tyre por jo trojet, kurse Çamët ruajtën ndërgjegjen kombëtare shqiptare, por humbën trojet e tyre pasi u përzunë me dhunë. Kjo është pasojë e një historie të pamohueshme të asimilimit dhe tretjes sistematike të tërësisë arbërore-shqiptare në Greqi.

Këtë fakt e ilustron edhe një shkrim me titull “Riemërtimet e fshatrave” i publikuar nga gazeta vendase e Filatit (Çamëri) nga drejtori i qendrës së kërkimeve historike. Autori në këtë artikull  jo vetëm përqesh, por edhe kritikon në mënyrë satirike dhe të hidhur, përpjekjet e helenizimit të trojeve shqiptare në Epir. Në trojet çame është folur dhe është dëgjuar shqip nga të katër anët për shumë shekuj me rradhë. Shkruesi me një ndërgjegje fajtore mori shkas nga një mik i tij dhe shkruan për fatet e fshatrave dhe qytezave që jo vetëm u shndërruan nga ana kulturore dhe arkitektonike, por u boshatisën fill pas masakrave të 1944-ës siç na përshkruan edhe Miranda Vickers në shkrimin me titull “Sfida e ruajtjes së trashëgimisë çame”.

Autori M.P. shkruan:   
Dëshmitë me shkrim në këtë vend janë të pakta, dhe emrat e vjetër të fshatrave, toponimet e vendbanimeve, maleve dhe lumenjve, janë dritë nga thellësitë e shekujve siç do thoshte edhe Athinagora. Për prejardhjen e emrave të vendeve nuk mund të jemi kurrë  të  sigurtë, por ajo është një tregues që mund të na udhëzojë në rrugë të reja. Por po e lemë këtë pasuri të madhe që të humbi dalë-nga-dalë, duke u përpjekur ta greqizojmë pas mjaft shekujsh gjeografinë e rajonit tonë.
Shteti grek, ndërsa vihet në rrezik nga….emrat e vendbanimeve, bëri një përpjekje të madhe për të ndryshuar, duke i mposhtur emrat arvanitas, sllavë dhe ato me prejardhje të dyshimtë, duke i zëvendësuar ato me moskokëçarje dhe nganjëherë me emra të rinj rastësor vendesh. Kështu keto vende njohën Mollë, Vajra, Bredhishte dhe Vreshta, (Milees, Elaies, Elataries dhe Ampelones) të cilat vetëm nga imagjinata kapse e nëpunësve publikë do mund të….mbinin! Një shembull i dështimit të plotë të ndryshimeve? Popova.

                               
Rrënojë e banesës së fisit Çapari në Margëlliç.

Shembuj të plotë e ngatërresave të shkaktuara nga ndryshimet? Skupica. Një fshat i vogël (i njohur që në shekullin e 13-të!), e mori emrin Kestrini, një emër i lashtë i një zone të madhe në veri të lumit Kallama që fillontë nga Butrinti dhe arrinte deri në Murganë. Kot u përpoqën disa për ta ndaluar riemërtimin. Ishte si të quaje Koskën….Thesproti!
Por rrëmuja me e madhe ndodhi në Volë. E riemërtuan në Sivota dhe le të këmbëngulin arkeologët për emrin rreth grykëderdhjes së Kalamait. Ai u bë një fshat turistik dhe i erdhi emri përshtat. Dhe shih se mos do  ndryshojë: Mos e ler të vërtëtën t’ju prishi një skenar të mirë!
Sigurisht zona e Thesprotisë pagoi të pamendët, të cilët e transformuan peisazhin, për riemërtimin e Pogdorianit (Kodrinë në sllavisht) në prefekturën e Janinës në…Parakalamos. Por Parakalamos quhej zona e derdhjes se lumit Kalama për shumë shekuj! (Për rekordin: Parakalamai i sapokunguar nuk ndodhet as afër lumit, por diku tjetër.) Sigurisht përveç pemëve, erdhën edhe shenjtorët për të bekuar ndeshjen e kryqtarëve të helenizmit. Kështu aty na qëlluan Shënediela, Shën Donati, Shën Arseni dhe Shën Marina (Agia Kyriaki, Agios Donatos, Agios Arsenios dhe Agia Marina). Agios Vlassios thjesht u pagëzua grek, por mëparë ishtë thjesht Shën Vlashi – Shëvlashi (shqip.) Shën Gjergji e beri një mrekulli, pasi fitoi tri fshatra (Gardhiqin, Rizanin dhe Skupicën), ndërsa shokët e tij vetëm një. Por kishim edhe…dinakëri. Kështu Grikohori (nga shqipja grika - qafë, kalim, andej shkonin shtigjet e lashta, andej shkoi detyrimisht edhe rruga Egnatia e re) Grekohori u emërtua fshati i Grekëve! Përsosmëri! Edhe kryeqyteti i prefekturës me prapashtesë sllave, mori një “I” dhe tani duket pak më i respektuar…dhe Gumenica, që do të thotë lëmë, u emërtua në Igumenicë.

                               
                                 Banesë në Vrohona, Çamëri

Ka pasur edhe…dëme kolaterale: Kastria shpëtoi më pak vetëm duke humbur…karakterizimin e lartësisë Dag – mal (turq.) që e veçontë nga Kalaja e sheshtë në Fanar. Veçanërisht të humbur janë ish pronarët e tyre të  vjetër të familjes Zejneli dhe Demi. E pagoi rëndë Povla (edhe kjo e njohur qysh nga shekulli 13-të!) e cila u bë një…Vreshtë (Ambelones). Poashtu edhe Labanica, Galbaqi, Karjani, Kostana dhe Dolani dhe morën emra bimorë nga flora…(Bredhishtë, Ullishtë, Dardhishtë, Mollishtë, dhe Rrapishtë). Arpica dhe Picari u kthyen kot për ndryshim….në fauna (Thëllëza dhe Shqiponja). Kurse fshati Lykou-i Ujkut, u bë më poetik në…Agim. Pastaj erdhën…ujrat: Shumëujrat, Ujrat e Ftohta, Burimi i Ftohtë, Burimi i Kristaltë, Fshati i Ujit, Kroi i Vogël (përkatësisht Polineri, Kriovrisi, Krioneri, Kristallopigji, Nerohori, Vrisopules), dhe në përgjithësi gjërat e lëngëta siç është vaji (Ladhohori-Fshati i Vajit). Me furinë e ndryshimeve të mëdhaja u mor dhe ndryshimi i emrit të bukur të Veljanit, i cili u bë…Hrisavgji - Agim i Artë (kanë dhe damar poetik pale!).  Na doli edhe Argirotopos-Vend i Artë, dhe Polidhroso-Shumë-Vesa! Më së fundi gjetën emër sokolat e riemërtimeve: Glustën në Fshatin Kokë. Çfarë kokash…! Por ka pasur edhe raste ku fshatrat dhe fillimisht i rezistuan emrat e rinj, për t’iu nënshtruar përfundimisht fatit të tyre. Një shembull i pashpjegueshem është rasti i Pleshavicës historike, e cila per ca kohë ishtë Paravriso… dhe përfundimisht zuri vend si në Kornizë (Plesio gr.)
Megjithatë, ka fshatra që as nuk duan ta dëgjojnë emrin e tyre të vjetër. Për shembull, Kestrini. Zonat të cilat u banuan nga banorë nga Azia e Vogël pas vitit 1922, si Selefkia e Re jashtë Gumenicës me të drejtë i dhanë emrin e tyre kësaj zone, (sikur ata të ishin banorët e saj të mëparshëm.) Por ka edhe fshatra që kanë arritur të ribashkohen me historinë e tyre. Agios Giorgos është bërë përsëri Gardhiq për inat të riemërtimeve, dhe loja hapa-dollapa me historinë mori fund.

Nga komentet e bëra rreth këtij artikulli online nga lexuesit e gazetës, ata shkruajnë se riemërtimet u bënë jo vetëm në Epir por edhe në Maqedoni, Trakë dhe Rumeli.  Në rajonin e Maqedonisë greke u bë rrëmujë me emrat maqedonas në fshatrat sllav-folëse, ata u zëvendësuan me emra me terminologji ushtarake greke ose me emra provokues. E njëjta gjë ndodhi edhe me katundet arvanitase të Atikës dhe Beotisë, ku Lopësi u bë Paiania, Kriekuqi Erithres dhe fshatit të Gjin Bue Shpatës i ngeli vetëm gjysma, Spata etj. A duhen shumë fshatra të tjerë të ndjekin të njejtën rrugë apo të merren iniciativa për të rivendosur emrat e vjetër? Përderisa banorët vendas përdorin emrat e vjetër dhe mohojnë emërtimet e reja tregon se këto fushata kanë dështuar me popullin, por jo me turistët e të huajt të cilët ballafaqohen edhe me harta ku shumë emra fshatrash e qytetesh nuk përputhen me hartat e reja…

Përveç fushatave në territoret e pushtuara në 1913, kryqtarët e helenizmit vazhduan edhe përtej kufirit në Shqipëri ku vendosën edhe një kryepeshkop grek sot e 17 vjet përpara, me emrin Anastasios Giannoulatos. Kjo bie ndesh me kanunet e kishës shqiptare dhe me interesat kombëtare, pasi kryepeshkopi i kishës shqiptare doemos duhet të jetë shqiptar. Giannoulatos së bashku me shtetin grek po bëjnë të pamundurën të blejnë toka për kisha dhe të ndërtojnë shkolla greke në Shqipëri për fëmijët shqiptarë. Blerja e pasurisë shpirtërore laike e fetare shqiptare për ta shndërruar atë në ortodokse dhe më pas greke, në pronë të një kishe të pushtuar, është vetëm një shembull i kryqëzatave helene në Ballkanin jugor. Le të dalim jashtë mesjetës dhe të rikthehemi në vitin 2009.

Marrë dhe shqipëruar nga: http://thesprotos-panta.blogspot.com/2009/09/blog-post_06.html

IA Shtator 2009.

January 10, 2011

U.S.-Albanian Relations

After a break of 52 years, ties between the U.S. and Albania have continued to grow and prosper. 


U.S. Secretary of State Hillary Clinton and Albanian Foreign Minister Edmond Haxhinasto
U.S. Secretary of State Hillary Clinton and Albanian Foreign Minister Edmond Haxhinasto


U.S. Secretary of State Hillary Clinton, recently welcomed Albanian Foreign Minister Edmond Haxhinasto to the U.S. Department of State in Washington, D.C. when she declared that Albania is a partner and a friend that the United States values greatly.  Indeed, since diplomatic relations between the two countries were re-established on March 15th, 1991, after a break of 52 years, ties have continued to grow and prosper.  Albania is now one of America’s staunchest allies, particularly in the global fight against terrorism.

The U.S.-Albanian relationship dates back to the early years of the 20th century, when President Woodrow Wilson extended American support for the young Albanian state.  At the 1991 historic signing ceremony of the Memorandum of Understanding re-establishing diplomatic relations between Albania and the United States, then Assistant Secretary of State for European and Canadian Affairs Raymond Seitz said: "The relationship was never forgotten by the many thousands of Americans of Albanian origin . . . who kept contact with their homeland over all these years."

The United States Embassy in Tirana was opened on October 1st, 1991.  U.S. Ambassador to Albania, Alexander Arvizu, who arrived in Tirana recently, said: "I find it especially heartwarming . . . that everyone I have spoken with has said that the Albanian people have a special affinity for the United States and the American people.  And, for the newly arriving American Ambassador, there could be no greater feeling than that."

Since rejoining the international community, Albania has made many valuable contributions to promote international peace and security.  Secretary Clinton, in a statement congratulating the people of Albania on their Independence Day, November 28, 2010, said: "As a North Atlantic Treaty Organization [ally] . . . Albania plays a crucial and proactive role advancing regional integration and stability. The United States also honors Albania’s commitment to the International Security Assistance Force mission in Afghanistan, and its dedication to protecting peace around the world.  Our support for Albania’s entrance to the European Union remains firm. . .  I look forward to continuing our partnership with Albania on issues of regional and global importance as we work together toward a democratic, secure, and prosperous future for both our people."

VOICE OF AMERICA (VOANEWS)