March 29, 2011

Çështja çame po merr hov në SHBA

Çështja e Çamërisë ishte tema e një tribune të organizuar nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria në Çikago të Illinoisit. 

Kryetari i OSHAÇ në Illinois, Safet Rojba në fjalimin e hapjes së tubimit theksoi se kjo organizatë do të jetë zëri i fuqishëm i alarmimit dhe zgjidhjes së çështjes çame në SHBA.
Nënkryetari i OSHAÇ, Ilir Ademi paraqitur programin e takimit dhe vizionin e organizatës e cila do të bashkërendoj aktivitetet në SHBA për çështjen çame. 

Veprimtari nga Tetova Jusuf Azemi midis të tjerave tregoi se si më 1963 vizitoi Çamërinë dhe bisedoi edhe me priftin e Gumenicës në gjuhën shqipe dhe e ndihmoi atë për të zëvendësuar veladonin e grisur që mbante në trup duke i blerë një të ri (tradita e mirëkuptimit ndërfetar dhe bujaria e shqiptarit). Ai dhe Iljaz Kadriu folën edhe për padrejtësitë dhe diskriminimin e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve dhe për masat e Komunitetit për zgjidhjen e çështjes kombëtare. 

Shkrimtari veprimtar i dalluar çam dhe kronist i kohës shqiptare Rasim Bebo tregoi për masakrat e Filatit dhe Tivarit ndaj shqiptarëve të Çamërisë e Kosovës që kërkojnë drejtësinë e munguar deri më sot dhe qe pas 65 vjetëve heshtjeje, përkujtimi i Masakrës së Tivarit nga veprimtarët çamë (në 2010) bëri jehonë deri në atdhe pasi qeveria shqiptare nisi të bëjë hetime rreth kësaj ngjarjeje. Konsulli i Republikës së Maqedonisë në Çikago Muhamed Rakipi përshëndeti e foli për traditat dhe gjuhën e përbashkët që trashëgojmë ne shqiptarët kudo që ndodhemi si edhe për ndihmën e mbështetjen që duhet ti japim njëri tjetrit.

Sekretari i Përgjithshëm i OSHAÇ, Sali Bollati shprehu shqetësimin rreth situatës aktuale në atdhe, me ç`rast sipas tij, fatkeqësisht kohët e fundit ka shqetësime nga manovrat antishqiptare që po kryejnë në Shqipëri nacionalistët grekë si me formularin e regjistrimit ku kërkesa për deklarimin e besimit fetar dhe etnisë është antikushtetuese dhe për më tepër një farë konsulli grek ne Korçë flet për fantazmën “vorioepir”.
“Jemi të preokupuar edhe pse disa grekoamerikanë me dinakërinë e pabesinë karakteristike greke si N. Gaxojanis dhe Xh. Tenet, e në kundërshtim të plotë me ligjet dhe edukatën amerikane, vizitojnë Shqipërinë me qëllime shoviniste mesjetare”, theksoi ai.

Drejtori i SHSHA-së, Skënder Karaçica tha se këto kohë nuk është e qartë pse po qëndron kaq ftohtë subjekti politik shqiptar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, kur nga fqinjët “përditë po gjuhen gurë dhe po rrënohet e drejta natyrore dhe kushtetuese e rregullimit tonë të brendshëm”.
“Përditë dëgjojmë zëra që vijnë nga qarqet shoviniste greke për gjoja ekzistimin, e popullit grek në jug të Shqipërisë dhe apetitet tashmë të njohura të tyre. Për këto orë ogurzeza, për çudi, asnjë institucion yni nuk flet”, theksoi ai.

Komuniteti Shqiptar në Amerikë i bashkohet programit kombëtar të PDIU-së dhe nismën e dy deputetëve çamë në Parlamentin Shqiptar që përmes një rezolute çështja e Çamërisë duhet të zgjidhet në Tiranë por edhe me ndihmën e SHBA-ve si ndërmjetës i të drejtave të shqiptarëve.
Në kuadër të këtij takimi u shfaq edhe filmi dokumentar i regjisorit Kujtim Gjonaj me skenarist Enver Kushe “Ëndrra e Çamërisë”. Mbas një kokteji të përgatitur nga dega e organizatës në Illinois, u ngrit një grup pune për një letër drejtuar qeveritarëve në Shqipëri.

Muharrem Mustafaraj/INA

March 23, 2011

PËRKUSHTIME PËRJETËSIE

ÇAMËRI

Nuk e di as gjallë si mbete,
e shumvuajtura Çamëri.
Oj zemra jonë plot derte,
Lirinë ke ardhmëri.

Dita jote ka me ardhë,
bijtë e tu të të dalin zot.
Oj Çamëria zemërbardhë,
një ardhmëri për ty pa lot.

Mjaft ne po vajtojmë,
për Çamërinë tonë pa faj.
Të bashkuar ta shpëtojmë,
s'fitohet gjë me vaj.

Se zemra e Shqipërisë,
copë-copë u bë shumë herë.
Do t'gëzojë rrezet e lirisë,
kjo Nëna jonë me vlerë.

Kush s'ka për t'na ndaluar,
që t'jetojme bashkë e në liri.
Edhe ty kemi me të çliruar,
e përvuajtura ÇAMËRI.

Refreni i vjetër e i harruar,
do të ripërtërihet përseri.
Bekim i Rilindasve të uruar:
"Pa Kosovë e Çamëri,s'ka Shqipëri".

Falenderojme Dr. Xhabir Alili per kete poezi, ky krijim buron nga zemra atdhetare e Uskanes legjendare. Marre nga Sofrakercovare.com

March 17, 2011

Greqia nuk lejon çamët të rikthehen në vendlindjen e tyre - Çamëri

Vendlindja "Çamëri", grekët i kthejnë në kufi

Kanë zgjedhur ditën e verës të takojnë djemtë e tyre, nuset, nipërit e mbesat, që prej 20 vjetësh ndodhen në Athinë, por nuk kanë qenë të mirëpritur në kufirin grek. Dy të moshuarit kanë pritur në kufi orë të tëra, por refuzimi ka qenë i prerë "Çamëria, jo!". Edhe kompromisi me veten për të hequr pranë kufirit shaminë tradicionale të çames, nuk e ka ndihmuar 66-vjeçaren. Historia ka nisur teksa nëpunësi i vendit fqinj ka dalluar vendlindjen në pasaportën e saj: Margëlliç, Çamëri.

"Shyqyr që erdhi kjo ditë të shikojmë dhe ne ku jetojnë fëmijët tanë. Thamë të shkonim me plakun tek djemtë në Athinë dhe bëmë gati gjithçka duhej",- tregon Marie Bajrami. Njëri nga djemtë na dërgoi sipas rregullave që kanë vendosur një garanci, si dhe ne këtej së bashku me plakun paguam detyrimet që duheshin si dhe premë biletat për të udhëtuar drejt Greqisë. Në doganën shqiptare në Kakavijë na panë dokumentet dhe pasaportat dhe pasi morëm vulën e daljes nga pala shqiptare, iu drejtuam kufirit grek.

I pari kaloi bashkëshorti im, ku pala greke i vendosi dhe vulën e hyrjes për në tokën greke e pas tij shkova e dorëzova unë pasaportën time. Sapo pa pasaportën, ku shkruhej vendlindja, m'u drejtua tërë inat "oqi Çamëria". Si tigër m'u drejtua, aq me inat më foli. Menjëherë thirrën dhe burrin dhe i morën sërish pasaportën, duke na lënë në pritje dhe pa na dhënë asnjë shpjegim"

75-vjeçari tregon pasaportën ku ka vulën e hyrjes shënuar me dy viza kryq sipër, të cilat e bëjnë atë të pavlefshme. "E morën pasaportën për shkak të vendlindjes sonë. Na lanë të prisnim pa asnjë shpjegim, ndërsa ndër fjalët që thoshin, dalluam "oqi Çamëria". Shoferi i autobusit që u sqarua me ta greqisht na tha se penalizimi ka ardhur nga vendlindja. "Duket se kanë urdhër që ata që kanë lindur në Çamëri, të mos kalojnë në territorin grek".

Vetë gjuhën nuk e dinim dhe kemi pritur aty derisa na dhanë disa fleta të firmosnim për refuzimin që na bënë dhe siç na tha dikush nga ta, duhej të ndërronim vendlindjen për të hyrë në Greqi. Por, a mund të ndërrohet vendi ku ke lindur? Edhe të dimë të vdesim, këtë nuk e bëjmë. Kam eshtrat e prindërve dhe motrës aty. Është vendi ynë, sado të na e mohojnë".

Pasi kanë marrë në dorë pasaportat, të dy të moshuarit i janë drejtuar sërish palës shqiptare. 75-vjeçari tregon se aty pala shqiptare i mori sërish pasaportat e pasi i verifikoi në kompjuter u është drejtuar "ju jeni në rregull me dokumentet dhe nuk e dimë pse ata ju kanë kthyer pas. Nuk dimë të merremi me ta, nuk kemi ç't'i bëjmë palës greke". Me këtë të përgjigje të marrë nga policia kufitare shqiptare, çifti i moshuar është kthyer drejt Vlorës. Ndërkohë, në dokumentet që kanë firmosur për refuzimin, sipër është shkruar edhe "vendlindja Çamëri" me gërma greke, ndërkohë që justifikimi i dhënë zyrtarisht është "probleme me dokumentet".

"Lajmëruam djalin të mos dilte të na priste dhe gjetëm një taksi e u kthyem në shtëpi", mbyllin rrëfimin bashkëshortët. Në sytë e tyre dallohet dhimbja, por edhe indinjata. "Jam krenar që jam çam dhe këtë e them me zë të lartë",- thotë 75-vjeçari. Ai është larguar nga Çamëria pasi kishte mbushur 6 vjeç, ndërsa gruaja vetëm 16-ditëshe. Një spastrim, që duket se po i përndjek edhe në moshën e tretë.....

Anila Dushi - Gazeta Shekulli

March 16, 2011

“Pushtim” çam i Parisit

Reportazh nga Parisi

Ka kohë që kënga e vallja çame ka “pushtuar” Turqinë, Maqedoninë, Italinë Danimarkën, Spanjën, Bullgarinë. E, ja, këto ditë ajo bëri “pushtimin e fundit” atë të Parisit, këtij metropoli botëror edhe të kulturës. Të detyrosh të paktën 2 milionë dëgjues që të ndryshojnë rrjedhën e shijeve të tyre e të ndjekin një program më këngë e valle nga Çamëria që natyrisht shumë prej tyre nuk e dinë se edhe nga bie në këtë kontinent me dhjetëra gjuhë e qindra kultura të ndryshme, nuk është pak. Këta dëgjues e sidomo spektatorët specialistë që e ndoqën drejtpërdrejt nga salla e Radio Francës, panë një muzikë të veçntë, brilante, sa e bukur aq edhe e panjohur për ta. Kur dëgjoja “kapedanët e këtij “pushtimi” këngëtarët e mirënjohur Shaban Zeneli e Refat Sulejmani, m’u kujtua sërish rrëfimi i bashkëkrahinasit tim, piktorit çam Adnan Veseli që ma tregonte para disa vitesh. Një ditë ai kishte dalë në tregun e larmishëm e surprizues të Parisit e kishte gjetur një disk të rrallë më këngë çame që mbante vitin 1935 (70 vjet më parë) të regjistruar nga një Shoqëri Diskografike e Parisit nga më të njohurat e kohës. E mbante si një nga objektet më me vlerë të koleksionit të tij. Në regjistrimin e këtij disku muzikor isos së bukur të burrave i është shtuar  edhe nanurima e detit Jon apo fëshfërima e ullinjve shumëshekullorë. Adnani jeton ende në Paris e, kur të ketë marrë vesh këtë regjistrim të ri, padyshim është gëzuar më tepër. Profesor Bernard Lortat-Jakob që ka qenë nismëtari kyesor i kësaj shfaqjeje është një njohës i shkëlqyer i muzikës botërore e mik i profesorit të nderuar e dashamirësit të kulturës çame Ramadan Sokolit Ai punon si specialist në Muzeun e mirënjohur në shkallë botërore,  atë të Njeriut në Paris e është si i thonë shqiptarçe parizien e shkuar parizienit. Para gati një viti ai kishte ardhur në Tiranë dhe i kishte takuar të dy këngëtarët. Kishte biseduar gjatë edhe për historinë tragjike të Çamërisë që do ta botonte në një buletin special me rastin e vizitës së këtij grupi në Francë në fundshtatorin e vitit 2005. I kishte dëgjuar edhe disa këngë të kënduara drejpërdrejt me orkestrën e zërit të tyre. Kishte marrë edhe një arkiv filmik e disqe që nga ato të vitit 1978 dhe kishte ikur në Francë. Në këto biseda e takime ka qenë edhe një tjetër dashamirës i kulturës çame si Viktor Sharra. Shabani e kishte takimin e parë me një specialist të këtyre përmasave evropiane. Ditën që ai iku ktheu kokën pas e i tha:
-Të pres në Paris, por nuk do të vish pa Refat Sulejmanin.
Në jo pak raste ai kishte dëgjuar fjalë të mira për këngën çame. Këto fjalë të mira natyrisht i përkisnin mbarë Çamërisë që edhe në atë pak truall kishte krijuar e vazhdon të krijojë vlera të pakrahasueshme kulturore. Për të qenë i sinqertë, nuk besoi se kjo punë do të shkonte më tej.
Gati një vit kënga çame shëtiste sa në një studio aq në tjetrën. Sa nga një specialist në tjetrin, për të ndalur të radioja më prestigjioze e Parisit si është Radio Franca. Padyshim duhej një megafon i fuqishëm që kjo këngë të bëhej e njohur në të gjithë Francën. Dhe ja, si befasisht, në muajin korrik të këtij vitit vjen faksi ku tregohej data e vajtjes në Paris, njerëzit, koha, pjesët e tjera të protokollit. Gjithçka që mund të ketë një punë serioze, e saktë, me syrin e prespektivës.
Sezoni koncertor i vjeshtës në Paris është shumë i ngarkuar. E mbase jo më kot u gjet kjo periudhë ku edhe vemendja e dëgjuesit francez është tepër e lartë. Madje kjo shfaqje hapi sezonin artistik. Bashkë me Shaban Zenelin e Refat Sulejmanin në këtë gup bënte pjesë edhe një orkestër e zgjedhur çame me Bexhet Kasëmin, Adrian Mukën, Llazi Poven, Gëzim Muhon e Fatmir Kapllanin.
… Kur notonin në oqeanin me drita të Parisit ku të binte në sy kryemrekullia e Kullës Ejfel, të gjithëve iu duk se kishin hipur në një anije me ëndrra , me këngë që po ia sillnin nga larg, shumë larg këtyre njerëzve. Shabani nisi të merrte disa fragmente këngësh çame pa patur droje se në avionin shumë komod që vinte nga Budapesti kishte edhe shumë pasagjerë të tjerë. Mbase po bënte një tekst të ri kënge “Ulu kullë, të shoh Parisin” në vend të këngës së famshme ‘Ulu mal, të shoh Kastrinë”, me të cilën shpesh edhe njësohet repertori i tij në skena të ndryshme brenda e jasht vendit.
Rruga nga aeroporti deri te studioja e Radio Francës ishte rreth 20 minuta. Profesor Bernardi e miku i tij Zherari i tregonin diçka nga Parisi ku iu dukej se po humbnin. Në Paris humbin edhe vetë parizienët, thonë banorët e tij. Tepër profesionistë, orgnizatorët iu kërkuan artistëve të ftuar që të krijonin vetë një mikromjedis shqiptar, ku të mos mungonte edhe ndonjë pije simbolike. Ata vetë mund t’ua mbushnin tavolinat me verërat më të mekullueshme të Francës, po nuk kishin pak raki shqiptare që djemtë e kishin marrë me vete e që i pëlqeu kaq shumë edhe vendasve. Provat e përgjithshme u bënë pak të shkurtra. Drejtori i Radios tha: “Kemi një vit që jetojmë profesionalisht dhe emocionalisht me këto këngë. Kur u hap sipari, këngëtarët dhe orkestrantët panë në sallën e shfaqjes rreth 250 specialistë muzikologë më të mirë të Parisit e të mbarë Francës. Mes tyre ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Paris Ferit Hoxha. Një emocion e përgjegjësi e madhe. Kamerat e mikrofonët ndienin ‘uri” për të regjistruar.
- Hë, more Refat, a ia marrim një herë si në Çamëri?- e nis Shabani me zë të lartë. Njëra pas tjetrës perlat çame: “Lule moj”, “Ulu mal, të shoh Kastrinë”, “Kënga e Çelo Mezanit”, “Tanë, moj Tanë”.
Dy kapedanë të këngës përballë një “ushtrie” të vërtetë më profesorë, gazetarë, politikanë… Dy burime ujëkristali që merrnin jetë nga i njëjti burim, ai i Çamërisë. Shabani me epizmin e Refatit, me lirizmin karakteristik, e mahnitën sallën që në fillim. Orkestra bënte edhe punën e isos në këngët polifonike çame. Të gjithë specialistët pjesëmarrës mbase nuk e dinin se ç’kishte shkruar për këtë folklor piktori e studiuesi i njohur anglez që më 1815, rreth 200 vjet më parë.
 Unë kurrë nuk kisha parë një shembull kaq pasionant të vlerësimit entuziast të këngës. Kori i tyre mund të thirret këngë, pasi vija melodike kalonte përmes një përsëritjeje të ashpër të korit minor… Çdo strofë e këngës përfundonte duke iu nënështruar ndërthurjes në një zinxhir rrotullues, të shpejtë, duke përforcuar në një kor me Bo,,Bo, Boooooo…
                Herë pas here salla ngrihej në këmbë e thërriste: ”Albanie, Albanie!” Ndërsa Shabani shtonte edhe fjalën “Çamëria!”, që e përsërisnin dhe ata. Jashtë prisnin me dhjetëra e dhjetëra miq të tjerë francezë, por edhe shqiptarë. Asnjë nuk u largua deri sa mbaroi programi. Kur programi do të jepej të nesërmen, u formuluan me dhjetëra e dhjetëra kërkesa, për ritransmetimin e shfaqjes.  Kur mbaroi programi i këngëve, ia filluan me valle. Morën valle nga krahina të ndryshme sidomos të Jugut, që u pëlqyen më shumë kur dolën të kërcenin edhe nga salla mes tyre edhe ambasadori shqiptar. Në fund e mbyllën me një valle dasme çame. Pas koncertit, të dy palët i shprehin mirënjohjen njëri-tjetrit. Përqafime miqsh. Falënderime për ftesën e mikpritjen. Falënderime për grupin që sollën në Paris. E vetëm ditën e parë të transmetimit në Radio Franca dëgjueshmëria ishte rreth 2 milionë dëgjues. Në rrugën e kthimit kënaqësia u bashkua me krenarinë. Ky  “pushtim “  hapi rrugën për bashkëpunime të reja.
      Tek linin Senën, Parisin me atë oqean dritash, tingujsh, befasishë, lulesh, pallatesh, me atë nuse shekullore siç ishte Kulla Ejfel, sërish krenaria për foklorin e mrekullueshëm çam i pushtoi të tërë. Ndoshta në atë moment, vetëm për një moment , ata nuk e kishin zili këtë lartësi para monumentit të tingujve të krahinës që i përkisnin. Për ata tinguj që i kishin lënë në Paris, po që edhe i kishin marrë me vete për të “pushtuar “ të tjera skena të Shqipërisë e të mbarë botës.

Namik Selmani 

Marrë nga Gazeta Lajmëtari No. 119.

March 10, 2011


Greece continues to use secret service agents to stalk and intimidate native Chams from their homeland and any journalists that visits Chameria.

March 9, 2011

VAZHDIMËSIA E PATURPËSISË KOMPLOTISTE GREKE

Greqia vjedh paratë e taksapaguesve europianë dhe ato para i përdor për komplote vendet tjera.

Historikisht është e njohur dinakëria e pabesia greke lashtësi dhe se grekërit e kanë gjak komplotizmin. Këtë e shprehin hapur edhe sot përfaqësuesit e tyre kudo ndodhen. Me ligjin e luftës vitit 1940 e mbajnë ende fuqi grekët duan “riçlirojnë” tokat e pushtuara fantazmës “Vorio Epir”, megjithëse Shqipëria e Greqia janë vende NATO-s. Me një armiqësi hapur, konsulli grek Korçë Ikonomu u shpreh: “Nuk tërheq asgjë nga ato kam thënë për grekët dhe për Vorio Epirin. Unë sbëra shumë sesa detyrën time dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse unë u tërhoqa Athinë, por jam i lumtur se deklaratat e mia ia arritën qëllimit. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për misionin tim. Unë punova Epirin e Veriut”. Dhe mbasi Athina zyrtare e falenderon e ridërgon përsëri për vazhduar detyrën patriotike.
Këtu do ishin me vend fjalët e Kryetares Parlamentit: Kapeni nga zhelet e hidheni jashtë! Por kush e kryen një veprim tillë? E. Rama duhet ti ketë kërkuar falje Papandreut për “gabimin” Marrëveshjen e Detit. Dhe rast se i rijepet karrikja, do ta gradojë edhe Ikonomun “qytetar nderi” si Janullatosin.
Por grekët nuk duhet harrojnë se trashëgimtarët e korçarëve të krishterë-atdhetarëve shqiptarë Themistokli Gërmenjit, Mihal Gramenos, Petro Nini Luarasit, etj. janë gjallë dhe me të drejtë kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij nga toka shqiptare.
vitin 1996 Ministria e Punëve Jashtme Shqipërisë emëron si Konsull Shqipërisë Janinë Petrit Kasemin, por për “çudi” Greqia refuzon pranimin e tij pa ndonjë shkak. Petrit Kasemi ishte profesor universiteti dhe nuk kishte ndonjë deklaratë kundër Greqisë, por megjithatë ai kishte një “njollë faji”, e cila ishte fakti se prinderit e tij ishin dëbuar fëmijë nga shtëpitë e tokat e tyre Çamëri, mbasi u kishin vrarë afermit 1944. Pra Petrit Kasemi nuk lejohej hynte Greqi sepse ishte bir i prindërve lindur shtetas grekë. Arsyen e këtij “qëndrimi miqësor” një miku strategjik vendit tonë mund ta shpjegojë vetëm qeveria shqiptare.
          Kohët e fundit, zëdhënësi i ministrisë jashtme greke e quan shtyrjen e rregjistrimit te popullsisë Shqipëri si reagim qarqeve nacionaliste shqiptare. Ndërhyrja e grekëve i ka kaluar tërë kufinjtë e mirësjelljes midis dy vendeve aq tepër fqinje. Komplotizmi grek vazhdon me “pensionet humanitare” u japin emigrantëve tyre Shqipëri. Do ishte shumë humanitare ti ndihmonin ata e quajne vehten grekër po qe se kishin para. Fjala e urtë e popullit thotë: “Kur s'ke dritë shtëpi, s'ke pse ndez qiri xhami”. Greqia vjedh paratë e taksapaguesve europianë dhe ato para i përdor për komplote vendet tjera.
          Më 1889, Kongresi i Berlinit me anullimin e vendimit tij mëparshëm krahinën shqiptare Çamërisë e la pashkëputur nga trojet e tjera shqiptare. Atëherë autoritetet greke frymëzuara nga mendimet mesjetare bizantine filluan gjithë qytetet e fshatrat e Çamërisv hapin shkolla greke nëpërmjet kishës tyre. këtë mënyre urdhëronte peshkopi grek vajzat futen detyrimisht shkolla se nesër kur bëhen nëna duhet tu flasin fëmijëve greqisht dhe jo shqip si flitej nëpër shtëpitë e tyre. Edhe sot prapë nën urdhërat-porosi peshkopit grek Janullatos u hapën shkolla greke edhe aty ku s'ka asnjë minoritar grek. Për këtë duhet “falenderuar” zëvendës-kryeministri Genc Pollo u kujdes për hapjen e shkollave greke ashtu si edhe tani për formularin e regjistrimit mbi baza etnike e fetare (Pollua mirë nuk është gjerman, se përndryshe duhet kërkonte shkarkim nga detyra se formularin e ka kopjuar nga urdhër-porosia e Janullatosit). Politikanët shqiptarë nuk duan kujtojnë se 60,000 fëmijët shqiptarë Greqi presin tiu hapen shkollat iu mungojnë.
          Çamët e krishterë vazhdojnë jetojnë, megjithëse një pjesë i kanë shpërngulur, tokat e tyre Çamëri iu ndalohet edhe flasin Shqip. Ishte vërtetë shume mallëngjyese kur Shtator 2010, domethënë pas 66 vjetësh i dëbuar, takova dhe bisedova me shumë bashkëvendas mij Paramithi, Filat, Pargë, Gumenicë e Margëlliç. Ata kanë shumë mall e deshirë “fjalosen gluhën e ëmbël shqipe”, por “demokracia greke” prej cilës mësojnë politikanët e Shqipërisë rrugën drejt Europës, iua ndalon dhe njëkohësisht iu “harrohet” nga politikanët shqiptarë. Kjo ndodh kështu edhe pse Greqia e Shqipëria kanë nënshkruar një “Pakt Miqësie” vitin 1966.

Sali Bollati
New York, mars 2011

March 3, 2011

MASHTRIMI MBI “BASHKËPUNIMIN” E ÇAMËVE ME GJERMANËT - ALIBI PËR TË MBULUAR MASAKRËN


Një ndër “faktet” për justifikimin e genocidit të ushtruar nga shovinistët grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1944-1945, që përfundoi me dëbimin masiv të mbi 30.000 banorëve autoktonë nga vatrat e tyre mijëravjeçare, është dhe ngjarja e shtatorit 1943 në Paramithi.
 
Me pushtimin fashist të  Shqipërisë, për të bërë për vete nacionalistët shqiptarë, Italia propagandoi Shqipërinë Etnike. Për këtë qëllim në Kosovë, Dibër e në  teritoret e tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, u ngritën administrata shqiptare. Në Greqi pushtuesit gjermanë ngritën qeverinë kuislinge të Ralisit e cila vazhdoi të administroi krahinën shqiptare të  Çamërisë.
 
Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, ushtria gjermane u vendos në zonat që më  parë mbaheshin nga italianët.Pikërisht në atë kohë në Paramithi ndodhi një ngjarje, që shkaktoi zemrimin e gjermanëve.Ja se si e ka tregua këtë ngjarje Spiro Muselimi- mësues, historian-kronikan  dhe banor i Paramithisë : “…më 26 shtator, komanda gjermane e Paramithisë dërgon një patrullë prej 5 ushtarësh për të kontrolluar zonën mbi Shkallën e Paramithisë. Gjermanëve, siç duket, u pëlqeu vendi dhe pasi hoqën armët,  u zhveshën dhe u shtrinë për të bërë banjo dielli.  Pikërisht në ato çaste, kaçakë të asaj zone u vërsulën për t’i vjedhur e mbasi u rrëmbyen armët i vranë të 5 gjermanët. Ushtria gjermanët në ato kohra kishte vendosur  ‘ligj’ që për çdo gjerman të vrarë pushkatonte 10 vendas. Kështu ata në bashkëveprim me autoritetet lokale kuislinge, hartuan listat dhe më 29 shtator 1943, me urdhër të komandës gjermane, u pushkatuan në Paramithi 49 veta, kryesisht qytetarë të pafajshëm. Muza popullore me dhimbje e pikëllim vajtoi fatin e të pafajshmëve:
                                  
                                  "Paramithi, Paramithi, pse je veshur me të zeza,
                                  Gjermanët më vranë 49 trima,
                                  Pushkatuan 49, bashkë me priftërinjtë,
                                  Qajnë nënat, gratë, motrat  bashkë me fëmijtë”
 
Kështu pra shkruan vetë një nga të mbijetuarit e asaj ngjarje, i cili në kohë e masakrës ishte i moshës 46 vjeçare. Për të realizuar qëllimet shoviniste greke të spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, krimineli Zerva, në bashkëpunim me gjermanët,  që po tërhiqeshin, më 27 qershor 1944 hyri me bandat e tij në Paramithi dhe në kundërshtim me “premtimet” edhe të dhespotit të qytetit, filloi  masakrën e tmershme mbi popullsinë e  pafajshme. Brenda dy ditësh, masakra çnjerëzore mori jetët e mbi 300 qytetarëve  të pafajshëm, kryesisht gra, fëmijë e  pleq. Gjithë kjo tragjedi e gjeti “justifikimin” si hakmarrje  për “bashkëpunimin” në ngjarjen e shtatorit të1943, që treguam më sipër.
 
Mbas Paramithisë, bandat shoviniste zerviste vazhduan vrasjet e përdhunimet e shqiptarëve deri në mars të 1945 u vranë 2900 shqiptarë, kryesisht fëmijë e pleq dhe mbas plaçkitjeve, dëbuan mbi 30.000 nga vatrat e tyre etnike. Ja kështu e kanë “justifikuar” shovinistat grekë genocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare  muslimane të Çamërisë.
 
Por faktikisht, është e vërtetuar se famëkeqi Zerva mbante lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge. Shovinistët e komanduar prej tij hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuar nga gjermanët, shkruan anglezi M. Mazower në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”

Zerva vetë i shkruan një bashkëpuntori të tij: “..dua të falenderoj ata që asnjëherë nuk mund të harrohen, se në ato vite të vështira me besë e fanatizëm  spastruan Çamërinë nga shqiptarët që për 500 vjet i kishin hipur në qafë helenizmit.” Deklarata nuk ka nevojë që të komentohet, ajo përmban thelbin e masakrës; spastrim etnik të përgjakshëm. Qeveritë shqiptare që vijnë dhe ikin nga pushteti, më kot rreken që ta marrin me të mirë Athinën duke e quajtur inegzistente çështjen çame si genocid i pastër e duke e konvertuar problemin vetëm si çështje pronash, që u dashkan kërkuar në rrugë gjyqësore! Nëse qeveria greke nuk e njeh si genocid vrasjen e 2900 të pafajshmëve dhe përzënien e dhunshme të 30 mijë çamëve, plagët e Çamërisë do të vazhdojnë të rrjedhin.
 
Bashkëpunimi i çamëve me pushtuesit është një alibi e sajuar enkas për të përligjur masakrën. Kohët e fundit edhe intelektualë grek, historian të çliruar nga ndjenja e shovinizmit, kanë hedhur dritë mbi të vërtetën. Ata kanë dokumentuar, si me shkrime ashtu edhe nëpërmjet dokumentarëve  historikë të shfaqur në në televionin grek, se çamët nuk kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Përkundrazi popullsia çame ka marrë pjesë aktive në luftë  bashkë me njësitet atdhetare greke kundër pushtuesit.
 
Me gjithë  këto fakte të pakundërshtueshme që sot kanë dalë në publik, qeveritarët grekë jo vetëm që nuk pranojnë ta njohin genocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, por refuzojnë edhe viza hyrje për ata që kanë lindur në Çamëri, me qëllim që të pengojnë edhe përfitimin e pasurive të patundshme të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë.
 
Është absurde që veprime të tilla i mbajnë qeveritë e një shteti “demokratik” që bën pjesë në B.E. dhe ka firmosur marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dhe për fatin tonë të keq, as qeveritë e derisotme të Tiranës, nuk po përpiqen  për zgjidhjen legale të këtij problemi mbarëkombëtar Shqiptar.
 
Deri kur do të “besohen” gënjeshtrat  dhe të drejtat të vihen në jetë?! 

Sali Bollati 
N.Y.