December 23, 2011

Trimëreshat suljote

Nga Sajmir Lolja

Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai që u bë i njohur për një degë të popullit shqiptar të përfaqësuar prej suljotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suljotët formonin një bashkim gjysmë të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t‘i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suljotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm.Me anë të lojërave të dyfishta,për të cilat ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e suljotëve dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhtonte Sulin.

Këtu mashtrimi u çiftëzua: Suljoti i zgjuar u duk se pranonte t‘i bindej Pashait dhe madje la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhtonte atë, por pa arritur akoma atje, ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait. Atëherë, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saj gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekësh, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t‘i shpërndarë ato te suljotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhtonte vendin e saj.

("Blackwood‘s Magazine") "The New York Times" 8 shkurt 1880

Shënim shoqërues dhe lindja e shtetit shqiptarRevista "Blackwood‘s Magazine" ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut ("Edinburgh Monthly Magazine"). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën "The New York Times", qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu siç pohon edhe revista amerikane TIME, e datës 26 gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrisë greke më 6 mars 1913. Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftëra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore.Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 - 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912, duke pasur si shkak shpalljen e Pavarësisë shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 - 10 Gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saj, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike.Kufijtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913. Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet europiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin gjerman, William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arsye për këtë mund të gjendet te fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: "Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut ku raca shqiptare është shumicë absolute".

Në shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t‘i jepeshin asaj me kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit mars 1914 dhe ta respektonte shtetin shqiptar. Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekët në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjtë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur "Republikë Autonome të Epirit të Veriut, e cila përmblidhte Himarën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Delvinën". Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjirokastër ligjëroi se "është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar...". Në fund të marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë të t‘i jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se, ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo edhe po linte mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj edhe po ua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t‘i rreshtuar me "ushtrinë e Epirit të Veriut". Me qëllim që t‘i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me grekët e "Epirit të Veriut". Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave italiane dhe austro-hungareze, bëri që një marrëveshje (që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit) të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë iu jepej garanci grekëve të "Epirit të Veriut" se "kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekët të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta", por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.

Lufta e Parë Botërore (28 Qershor 1914 - 11 Nëntor 1918) filloi me vrasjen në Sarajevë të nënmbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armëpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri qendrore dhe princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në shtator 1914. Ushtria greke pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 Tetor 1914 dhe "qeveria e përkohshme e së ashtuquajturës republikë autonome të Epirit të Veriut" bëri të ditur se nuk do ekzistonte më sepse kështu qëllimet e vërteta të saj ishin arritur. Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915, kur u shtynë prej ushtrisë italiane.

Perandoria austro-hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnjë-Hercegovinën, të cilën e pat pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhegarantore e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftërave ballkanike dhe me ëndrrën për një Serbi të Madhe ku të përfshihej edhe Bosnjë-Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nënmbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhe njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentatin e kryer. Kjo përplasje, në dukje diplomatike, midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia, ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja.Konferenca e Paqes në Paris (18 Janar 1919 - 21 Janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konferencë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e Presidentit amerikan Woodrow Wilson (1856-1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtuquajturi "Protokolli i Korfuzit" i vetëzhvlerësuar më parë u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).

December 12, 2011

AAOC Letter to Greek authorities for International Human Rights Day

We are representatives of the Albanian American Organization Chameria (AAOC) - a NGO established in the United States conform all applicable laws of the land. Chameria is a name inherited centuries ago by our ancestors and the birthplace of thousands of our members. The current Greek administration calls Chameria Thesprotia, a region in northwestern Greece. We have undertaken a duty as citizens of the United States of America, a place of true democracy, to promote human rights and preserve our Albanian language and traditions. On the occasion of the World Human Rights Day, we resort to the country where democracy was born, the cradle of democracy, ancient Greece, for the redress of certain abuses committed by the Greek administration against Albanians in Greece.

As you may know, in 1940 hundreds of innocent male Chams from the ages of 15 to 70 were interned on the islands of the Aegean Sea. Also Joseph Jacobs, director of the US mission in Albania (1945-1946) states: "Starting in June 27, 1944 in Paramithia and March 1945, units of Zervas's dissolved forces carried out a massacre of Chams in the Filiates area, and practically cleared the district of the Albanian minority. The authorities in north-western Greece perpetrated savage brutality by evicting some 25,000 Chams - residents of Chameria - from their homes, where they had been living for centuries on end. They were chased across the border after having been robbed of their land and property. Most of the young people were killed, because the majority of the refugees were old folk and children." [1]

In 1995, the Organization of States Unrepresented Nations in the Hague condemned the genocide committed against the Albanian population in Chameria by demanding that the Greek government recognize the historical reality of the Chameria problem and work seriously to give it a rightful solution in a democratic way, including:

1.      The repatriation of Cham people to their own homeland;
2.      The right of the Cham people to regain their properties;
3.      Respect all international rights which are derived from international charters and conventions.[4]

Today Greece does not recognize the Albanian minority living in Greece and denies the fact that the Chameria genocide ever took place.  We believe that the denial of genocide is a form of aggression and it prolongs the process of genocide. According to genocide scholar Israel Charny, editor of the Encyclopedia of Genocide, “the denial of genocide strives to reshape history in order to rehabilitate the perpetrators and demonize the victims. It prevents healing of the wounds inflicted by genocide. Denying genocide is the final stage of genocide—it murders the dignity of the survivors and destroys the remembrance of the crime.” We will not let the dignity of our survivors be murdered; we collectively remember this genocide every year on June 27th.

The latest report by the UNHRC Independent Expert on Minority Issues, Ms. Gay MacDougall cites that Greece is a state party to the major international human rights instruments of particular relevance to the rights of minorities including the International Convention on the Elimination of all Forms of Racial Discrimination and the Convention on the Prevention of Genocide. Also, article 28.1 of the Greek Constitution provides that international treaties ratified by Greece have supra-statutory force and take precedence over other Greek laws. [2]

Furthermore, State Department Human Rights reports on Greece indicate that Greece has an Albanian population who are called Arvanites. [3] In an OSCE hearing for the US Congress about Greek terrorism on June 2, 2002, Congressman Christopher Smith stated that in Greece exist Albanian, Macedonian, Aromanian, and Turkish minorities, and Greek Helsinki Committee president Mr. Panagiotes Dimitras confirmed this fact by adding that the Albanian government brings up this matter occasionally. Similarly, in October 11, 2006, US Ambassador to the OSCE, Clifford Bond in a Human Dimension Implementation meeting in Warsaw stated that “the treatment of persons belonging to ethnic Albanian, Macedonian and Turkish minority groups in Greece remains a matter of concern”.
Today, we as American citizens demand the Greek government to recognize the genocide of the years 1944-45, against an innocent population. Also, since Greece decided this year to grant Greek citizenship to Jews expelled from Greece before 1945[5], we suggest it should also restore Greek citizenship rights to many of our organization’s members born in Greece before 1945.

We are confident that the Greek government and Greek Parliament will remedy an undeniable right of American citizens born in Greece in accordance with all applicable international legislation.
  
Respectfully submitted,


Albanian American Organization Chameria



[1] Documents of the US Department of State, No. 84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646
[2] A/HRC/10/11/Add.3. 18 February 2009 
http://daccess-dds-ny.un.org/doc/UNDOC/GEN/G09/111/98/PDF/G0911198.pdf?OpenElement
[3] Department of State Human Rights Report 2010: http://www.state.gov/g/drl/rls/hrrpt/2010/eur/154427.htm 
[4] UN Resolution: UNPO UNPOGA4/1995/12 Unrepresented Nations and Peoples Organization
[5] Greek Jews’ Citizenship Reinstated: http://greece.greekreporter.com/2011/09/04/greek-jews%E2%80%99-citizenship-reinstated/