July 3, 2013

Në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Çamëria

Nga Arben Llalla

Në vitin 1994, 27 qershori është shpallur si dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi i tmerrshëm, i filluar më 27 qershor 1944, ka rezultuar me 10.000 mijë të vrarë (8.000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3.000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50.000 mijë të dëbuar, të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufijtë e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet.

 Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945

Me një mjeshtëri raciste shteti grek, nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 19913, ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptarë ortodoksë që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë, për t’u asimiluar më shpejtë. Shqiptarëve që u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin shtetas grekë në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve. Një pjesë e mirë e kësaj pasurie u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:

a) Shqiptarët që ju përvetësuar pasuria me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.

b) Popullsia shqiptare nga Çamëria që u quajt nga grekët “bashkëpunëtore e pushtuesve gjermanë”.

Me dekret – ligj të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve myslimanë me pretekstin e Marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve myslimanë dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5  (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margëlliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923).

Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët myslimanë  që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statukuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan…Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.

Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohë që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.

Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke. Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grekë premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Shqiptarët çamë që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti “bashkëpunëtorë të gjermanëve” dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësoi dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoi çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.

Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949 midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentat historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroi midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët. Në 24.09.194, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve greke…

Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideronte që tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. Shqiptarët nga Çamëria nuk donin të shkonin në luftë.

Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat e Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili, pasi jetoi rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik, u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.

Në vitet 1972- 1982, qeveritë greke nxorën ligje që u lejonin çdo shtetasi grek të përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për t’u rikthyer u përjashtuan shqiptarët çamë edhe maqedonasit e Egjeut, pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.

 A ka ende në Çamëri shqiptarë, shtetas të Greqisë?

Mendoj që nuk duhet të lindë pyetja a ka çamë në Çamëri, sepse pas masakrave të vitit 19945, shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për t’i shpëtuar njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptarë autoktonë që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri, por edhe në të tërë Greqinë.

Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës, të cilën e kam vizituar disa here, kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grekë me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare. Fshati Aidonata dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Niko Stylos, i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.

Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë.

Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.

Përvjetori i masakrës së çamëve - Chameria Genocide Commemoration

Frank Shkreli

Muaji i qershorit është muaji që çamët dhe të gjithë shqiptarët kudo, kujtojnë viktimat e masakrës të vitit 1944, kur forcat e gjeneralit grek Zervës ekzekutuan barbarisht mijëra shqiptarë, kryesisht gra pleq e fëmij, nga Çamëria, pikërisht në qytetin e Paramithisë.
Kjo ishte një prej masakrave më të mëdha dhe më të egra të Luftës së Dytë Botërore, kur forcat greke të gjeneralit Zerva, vetëm brenda një nate, vranë pamëshirshëm shqiptarë të pafajshëm çamë në qytetin e Paramithisë.

A ishte kjo një masakër apo një përpjekje gjenocidi kundër popullësisë shqiptare autoktone çame, është diçka që historianët shqiptarë dhe evropianë duhet të vendosin. Por, ajo që bie në sy, vit pas viti, në lidhje me këtë masakër, është hipokrizia e shtetit grek që mohon si gjithmonë të ketë ndodhur një gjë e tillë, si dhe heshtja e autoriteteve zyrtare shqiptare në lidhje me këtë tragjedi, gjoja për të mos trazuar marrëdhënjet shqiptaro-greke.

Por kujtimi i kësaj masakre, si edhe masakrave të tjera, siç është ajo e Tivarit — është i gjallë anembanë trojeve shqiptare. Këto krime, qartë, janë krime kundër njerëzimit. Si të tilla, ato nuk mund të konsiderohen dhe të harrohen, thjeshtë, vetëm si padrejtësi historike kundër shqiptarëve. Në Evropën e sotme, përgënjeshtrimi i këtyre masakrave dhe mosballafaqimi me të kaluarën, sado e tmershme që të jetë ajo, jo vetëm që pengon demokratizimin e rajonit të Ballkanit, por kërcënon sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe njëkohësisht kërcënon zhvillimin normal të marrëdhënjeve midis shteteve dhe grupeve të ndryshme etnike të rajonit.

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, zoti Edi Rama, në një intervistë me të përditshmen greke “Kathimerini”, tha se “acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe “vera” do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke… Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”.

Marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të bazohen në pranimin e plotë nga ana e Greqisë, të fakteve dhe të pasojave të masakrimit dhe të shpërnguljes me forcë të çamëve nga trojet e tyre autoktone, gjë që do të çonte në një zgjidhje të drejtë dhe të gjithanshme të çështjes çame midis dy vendeve. Kjo duhet të bëhet për hir të marrëdhënjeve të mira fqinjësore dhe duke u bazuar në vlerat dhe marrveshjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi masakra kundër çamëve ishte një përpjekje e tmershme për t’i zhdukur ata nga faqja e dheut, si individë dhe si popull. Kjo është një detyrë solemne e qeverisë së re shqiptare, e të gjithë shqiptarëve kudo, dhe të gjithë atyre që mbështesin drejtësinë dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Do apo nuk do Tirana zyrtare, shqiptarët kudo në trojet e tyre, jashtë kufijve të Shqipërisë londineze dhe në diasporë, shikojnë tek Tirana zyrtare për mbështetje, si dhe për zbardhjen e masakrave siç është ajo e Çamërisë dhe e Tivarit.

Faktet e kësaj historie, megjithëse të shtrembëruara dhe të mohuara, dihen mirë. Por fatkeqësisht, koha kalon dhe numri i të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të kësaj masakre po pakësohet nga dita në ditë. Prandaj, zgjidhja e kësaj çështjeje nevojitë një ndjenjë të fortë urgjence, si dhe një thirrje të fortë morale për të njohur këtë masakër, pa vonesë.

Greqia dhe Shqipëria janë dy vende me marrëdhënie relativisht të mira. Janë anëtare të NATO-s dhe shpresohet, me anëtarsimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dy vendet do të jenë pjesë e Evropës së bashkuar, me interesa të përbashkëta ekonomike dhe sigurie. Greqia dhe Shqipëria janë gjithashtu dy vende nënshkruese të konventave ndërkombëtare, të dedikuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut dhe ndaj demokracisë dhe stabilitetit rajonal, por mbi të gjitha si anëtare të botës euro-atlantike, Athina dhe Tirana janë gjithashtu të dedikuara ndaj të zbulimit të së vërtetës dhe për të venë në vend të vërtetën.

Ka ardhur koha që Athina të pranojë të vërtetën e masakrës dhe të shpërnguljeve me forcë të popullsisë çame nga trojet e veta. Njohja e së vërtetës çon tek pajtimi dhe së bashku – pajtimi dhe e vërteta – duhet të jenë pjesë integrale e vendosjes së marrëdhënjeve të reja dhe të qendrueshme midis dy vendeve, të bazuara në respektimin e standardeve ndërkombtare për të drejtat e njeriut, si dhe një dinjitetin njerëzor dhe kombëtar, për të cilat u shpreh kryeministri i posa zgjedhur shqiptar.
Pa zgjidhjen dhe përballimin serioz me çështjen çame, deklarata për një gazetë greke e Kryeministrit të ardhëshëm shqiptar Edi Rama — se “acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke…” — nuk besoj se ka ndonjë kuptim. Njohja dhe dënimi zyrtar grek i masakrës kundër çamëve duhet të bëhet me qëllim që të vendoset drejtësia historike, për ata që besojnë në drejtësi dhe për hir të mbarëvajtjes së marrëdhënjeve dy-palëshe. Për më tepër, pasi Shqipëria dhe Greqia janë fqinje dhe dashur pa dashur u duhet të jetojnë së bashku. Ky është realiteti.
Pranimi i masakrës dhe krimeve të tjera kundër popullësisë çame nga ana e Athinës zyrtare, do të ndihmonte në ndërtimin urave të pajtimit midis dy popujve dhe do të forconte paqën, sigurimin dhe begatinë në mbarë rajonin. Angazhimi në një dialog midis dy palëve, mbi këtë çështje, është tepër i rëndësishëm. Mirëpo, që të ndodhë një gjë e tillë, mentaliteti i sotëm grek duhet të ndryshojë, por edhe shqiptarët njëkohsisht duhet të heqin dorë nga amnesia ose humbja e plotë e kujtetesës, me qëllim që harresa të mos bëhet më e keqe se vet krimi.

Në këtë përvjetor të masakrës çame, le të kujtojmë pra kurajon e viktimave si dhe të atyre që mbijetuan atë tragjedi, zëri i të cilëve dëgjohet ende — duke shpresuar që krime të tilla të tmershme kundër njerëzimit të mos ndodhin më kundër shqiptarëve, as nga dora e të huajit, e as nga dora shqiptare, ashtuqë këto krime të tmershme anti-njerzore, racizmi dhe viktimizimi të njerëzve të pafajshëm, të mos harrohen dhe të mos përsëriten më në trojet shqiptare.

July 2, 2013

Le terre Albanesi redente - Ciameria


Circa settanta anni fa, nell'aprile del 1941, in conseguenza dell'occupazione della Grecia e della Jugoslavia da parte delle potenze dell'Asse e degli accordi di Vienna, vennero ridisegnati i confini degli stati balcanici e ampliate le zone sotto il diretto controllo dell'Italia che otteneva, tra le altre cose, il Kosovo e l'Epiro da poter riunificare all'Albania, già sotto il controllo della Casa regnante italiana dal 1939. Per celebrare degnamente la vittoria, la Presidenza del Centro Studi per l'Albania progettò la pubblicazione di un'opera in due volumi dedicati rispettivamente al Kosovo e alla Ciameria. Ciascuno dei volumi avrebbe dovuto raccogliere lavori dei più autorevoli studiosi di problemi albanologici riguardanti studi storici, letterari, linguistici, etnografici e scientifici. Titolo dell'opera sarebbe stato Le terre albanesi redente. Il volume dedicato al Kosovo venne pubblicato nel luglio del 1942, quello dedicato alla Ciameria, che sarebbe dovuto uscire a breve distanza di tempo dal primo, non vide mai la luce.
Oggi, attraverso i documenti custoditi dall'archivio storico dell'Accademia dei Lincei, è stato possibile ricostruire quel volume e capire i motivi che indussero il Centro Studi per l'Albania prima a organizzare la pubblicazione e, successivamente, a rimandarla sine die.
About seventy years ago, in April 1941, as a result of the occupation of Greece and Yugoslavia by the Axis powers and agreements of Vienna, the boundaries of the Balkan states were redrawn and expanded the areas under the direct control of 'Italy and obtained, among other things, Kosovo and Epirus to be able to reunite with Albania, already under the control of the Italian Royal Court since 1939. To celebrate the victory, the Chair of the Research Center for Albania planned the publication of a book in two volumes devoted respectively to Kosovo and Chameria. Each of the volumes would have to collect works of the most influential scholars of albanology issues regarding the historical, literary, linguistic, ethnographic and scientific studies. The title of the work would have been Redeemed Albanian Lands. The volume dedicated to Kosovo was published in July 1942, one dedicated to Chameria, which had been scheduled for a short time from the first, never saw the light.
Today, through the documents kept from the historical archives of the Accademia dei Lincei, it was possible to reconstruct the volume and understand the reasons for having the Study Centre for Albania first to organize the publication and, subsequently, to postpone it indefinitely.