December 31, 2017

I PAHARRUARI RASIM BEBO

AGIM SHEHU 

Ka dy javë që na ka lënë pa praninë e tij, po për të mund të shkruash në çdo kohë, pasi ai hyn në njerëzit e shquar që duke u ndarë nga jeta mbi tokë, ka hyrë brënda kohës. Dhe koha do flasë për të, duke thënë dhe vlerësimet më të çmuara që jeta e gjallë ia kurseu. Por ai nuk pyeti kurrë për to, pasi ishte figurë e veçantë me një modesti dhe thjeshtësi që të habiste. Nëse kish gjë që atë e shqetsonte dhe e trondiste, ishte fati i Camërisë. Kur i kujtoje vëndlindjen - Camërinë, qënia e tij merrte psikologjinë e dhëmshur të fëmijës para lodrave të moshës. Në raste të tjera me dhimbje shpirti për vëndlindjen, tragjedia e Camërisë ushqente dramën e shpirtit të tij. Ia njoh mirë këtë gjëndje të dyzuar, pasi me të kam pasur letër këmbim e mesazhe të vazhdueshme herë të fuqishme me tronditje Atdheu, herë të gëzueshme me butësi miku. Flisnim dhe nga një kënd tjetër si përfaqësues, sado modest, të dy krahinave me jetë të madhe në historinë e kombit shqiptar, - njëri nga Camëria tjetri nga Labëria. Ia kujtoja këtë me gjysëm humori të çiltër, e Rasimi qeshte nga larg si fëmijë prej ëngjëlli. Pastaj më kujtonte me adhurim se për Camërinë janë vrarë qindra lebër kundër armikut të përbashkët e të pabesë, grekut shovenist. (për saktësim bindës, i kujtoja se në fshatin tim Progonat, kish fëmijë me emrin Mecovite - në Gugaj apo Lelaj- e më tej, Bezhani...Qenë vëndemrat shqiptare të cilat i mori dhunshëm Greqia, e që luftëtarët e fshatit si betim se ato qenë tonat dhe do t'i merrnim përsëri kur ta binte koha, ua ngjitën emërtim fëmijve si betim, apo ua lanë detyrë atyre kur të rriteshin)...Ne jemi një valle dyshe, apo një ylber me dy skaje - më thoshte nga larg Rasimi, dhe priste përgjigjen time. Unë shtoja - jemi gjithashtu dhe një vetëtimë me dy skaje të mprehta drite që sa të jetë gjallë do kërkojë të drejtën. - E ndjeja se ai, matanë Oqeanit, më përgëzonte me gjithë fuqinë e shpirtit. 

   Herët, kisha lexuar rastësisht diçka të tij, dhe më kish befasuar gjer në adhurim. Por njohjen e plotë e bëra pas takimit me të në Cikago, Me interesimin e poetit Dalan Luzi u bë aty një takim i gjerë letrar e artistik. Në krye, te krahu im u ul qerësisht një njeri i moshuar. U përshëndetëm e këmbyem emrat. Ishte Rasimi. Fytyrën ia lezetonte një gëzim i brendshëm, gati me ëmbëlsim fëmie. Iu përgjigja po ashtu gjëndjes së tij shpirtërore e i fola për pjekurinë dhe bukurinë e shkrimeve të tij, aq sa më kujtoheshin...Befas, me zë të çiltër e të përzemërt më tha ngadalë - jam shumë i lumtur, që këtu Camëria me Labërinë janë ulur krah më krah! - Nuk gjeta fjalë më të mira për t'iu përgjigjur, dhe buzëqesha si miratim...Në fund në mbyllje të tubimit, më futi dorën në xhep dhe më la një tufë dollarësh. Kundërshtova dhe u përpoqa t'ia ktheja. Ai ma preu - janë me urdhër, jo vetëm nga unë e do fyhen, Udhë e gjatë që nga Zvicra, e ke shumë harxhime...- U ulëm për kafe. Biseda e ngjarje të çdo lloji po ngjallnin të kaluarën me bukuri te veçantë historie. Rasimi shkruante në një fletorkë ato tregime që i uleshin në zemër. Sigurisht të Camërisë përpara. Dhe unë atje përqëndrohesha. Tregova sesi një i moshuar çam po përcillej  në banesën e fundit, dhe fytyrën e kish të qeshur. Pandehte se po e çonin në Camëri...-Rasimi buzëqeshi me zemër, pastaj fytyrën ia mbuloi një hije trishtimi për dramën e pazgjidhur ende të vëndlindjes. Pastaj e zbuta rrëfimin. Tregova ngjarjen që ma kish thënë im atë e që e kish parë me sy vetë në fshat kur qe 14 vjeç: Heroi Ismail Lesko Progonati vjen në vëndlindje nga Janina ku qe drejtues garnizoni. Bandat greke sulmojnë si ujqër një grup dasmorësh çamë, u marrin dhe kalin e grivër të nuses për t'i fyer. ...Kalon Ismail Leskua me trimat dhe shpartallon bandën që merr arratinë. Dasmorët përgëzojnë me të gjitha urimet kryetrimin progonatas, dhe i japin si dhuratë kalin e nuses. Bashkëfshatarët u habitën kur e panë me këtë kalë që nuk ia njihnin. Ai u tregoi ngjarjen, që im atë i vogël s'e ndau nga kujtesa. Sigurisht as unë. Rasimi po se po!

    Me Rasimin kam mbajtur vazhdimisht një lidhje të përzemërt. Aq sa i thjeshtë e i ndershëm, në përfytyrimin tim ai ngrihej gjithnjë e më i plotë një figurë personaliteti. Këmbenim krijimet tona. Ai shfaqej denjësisht dhe publicist, dhe studjues, dhe shkrimtar, dhe polemist, dhe historian. M'i dërgonte tërë kënaqësi botimet e tij. Më pëlqyen sidomos ZEUSI dhe DODONA. Më befasoi kultura e tij historike, thellimi në mitologjinë pelazgo-ilire që me Camërinë i lidhin fije ari. Në një rast më shprehu pikëllimin që botuesi çam ia kish nxjerrë librin e dashur të tij me gabime të pafalshme, me mospërfillje, thua ia kish botuar greku! Qesha miqësisht nga larg, duke e ngushëlluar se kjo është dëshmi e bukurisë së veprës. Më tej, shtypi publikoi thëniet e figurave të shquara të BE-së, Hahn e Flekenstajn, thënë veç e veç, se duhet zgjidhur më në fund çështja çame! I shkruaj nga larg Rasimit, të bëjmë gati kostumin e ri shqiptar se do vemi më në fund në Camëri. Ai qeshi me zemër. Jam gati, u përgjegj, do djeg shtëpinë për atë kostum. - Pas ca kohe, i them se ç'bëri me kostumin! Ma ktheu - e porosita, të zezë si shqiponja...Kam dhe këmishën e kuqe. Do vemi si dy flamurë...Po ç'e do! Të keqen e kemi brënda - shtoi me një trishtim të lodhur që na ka zënë për gryke. - E more vesh...Shqipëri zeza! Drejtuesi i Partisë udhëzon publikisht në Dibër, që votën më mirë ta hedhin në Drin se t'ia japin çamëve! Kuje e zezë. Athina udhëzon me gojën e tyre...Me kurthet nga "lart" kryesia e Partisë çame ikën nga Kuvëndi, dhe aty shtohen grekomanët! - Më tej shtoi: - Kryetari ynë, që mos qoftë, ka vetëm një "meritë", flet e flet llafe pa bukë, por asnjë veprim. Heshtje siç do Athina, sikur bën planin e saj...Ajo që s'i falet, u bashkua me kreun grek në Kuvënd, Dulen, që të bënin Fatos Nanon President, armikun e hapur të Camërisë...Ditë e zezë me fat të zi, e mjera Camëri! 25 vjet, dhe nuk u bë një revoltë çame sa të dridhej së pari Tirana...Ku vanë të parët tanë luanë...A do dalë një burrë i gjakut të tyre që të na prijë!...Por doemos do dalë. Camëria ka qënë dhe do mbetet Shqipëri!.. Nuk kam fuqi të shtoj më tej, miku im i dashur, se jam në fund të jetës. Besoj, ç'kam në mëndje e në zemër t'i kam thënë..." 

   Fjalë të tilla prej personaliteti me shkëndia martiri i lexoj e i përsëris në kujtesë, dhe ndjej një dhimbje shpirti ndaj figurës së tij. Ai jetoi gjatë, thua nga shpresa që ta shihte me sy gëzimin për t'u kthyer në vatrat e tyre. E gënjeu jeta me njerzit në tokë, dhe shkoi t'u qajë hallin Zotit dhe ëngjëjve - bëni njerzit njerëz dhe ndihmomani Camërinë! Izraeli nuk ka më shumë vlera e shënjtëri se sa "Pelazgët Hyjnorë" , siç i quan Homeri. Për këtë. unë lashë dëshmi mbi tokë , sado modeste, ZEUSIN dhe DODONËN...-

     Rasim Bebo u largua nga jeta mbi tokë, sepse e kërkoi përjetësia. Thuhet bukur, se artisti o njeriu i shquar kur vdes, fillon të jetojë. Jeta e veprës është shumë më e gjatë dhe më e çmuar në bukuri sesa jeta e rëndomtë. Zyrtarët meskinë dhe shpirtzinj me mjeshtëri të vetme hajdutin, që për figura të tilla si Rasim Bebo nuk u kujtuan për asnjë vlerësim, i kanë hedhur baltë me jetëgjatësi fytyrës së tyre. Emri i tij do vijë duke u rritur sipër veprës së tij në përmasat që i takojnë. Figurave të tilla, jeta dhe vepra ua zbukuron dhe vdekjen.

December 26, 2017

Huffington Post: The Chams — Rohingyas of Europe?


Akbar Ahmed, Contributor
12/21/2017 09:11 am ET

Just as the Rohingya are facing extinction or what the UN has called “ethnic cleansing,” the Cham people faced a similar fate a century ago in Europe. Unlike the Rohingya of Myanmar, however, the Chams are Europeans, from a continent that sees itself as representing modernity, human rights and civilization. I studied the community for my upcoming study, Journey into Europe: Islam, Immigration, and Identity (Brookings Institution Press, 2018) and their plight needs to be brought to the attention of the world.

Few have even heard of the Cham Muslims, whose very name, identity, and territory have been taken from them. The Chams are ethnic Albanians who speak their own dialect of Albanian and are indigenous to the area known as Chameria, which is on the Adriatic coast and mostly in the present-day northern Greek province of Epirus. During the Balkan Wars in 1912 and 1913, their region was annexed by Greece, and the Chams found themselves cut off from Albania by the international border. Killings were immediately carried out in villages.

Thousands escaped, many dying of fatigue, starvation, and typhus, and a stream of Chams began to flee to places like the United States.

The Chams were seen by Greeks as Greeks who betrayed them by converting to Islam when Ottomans ruled Greece. Albanian language education was banned, and the speaking of the Albanian language was forbidden in both public and private.

A campaign to drive the Muslim Chams out of Greece and assimilate the Chams who were Orthodox Christians was initiated, with paramilitary groups attacking villages and, as the scholars Robert Elsie and Bejtullah Destani write, “terrorising the population, and hundreds of young men were deported to camps on the islands of the Aegean Sea. Large swathes of land were expropriated under the pretense of an agrarian reform.”

The final push was made by the Greek military in 1944 and 1945, resulting in as many as 25,000 terror-stricken Chams crossing the border into Albania. Massacres by Greeks in one village alone, Filat, killed 1,286 people. A Cham woman who was twelve years old at the time recounted the horrors of what she witnessed in Filat: “They ordered all of us — men, women, girls, and boys, a total of 3,500 persons—to assemble on the main square . . . separating the men on one side from the women on the other. They took the men off somewhere and killed them, some with knives and others with cleavers. . . . I saw the three boys who were all tied up. They sliced off their ears, gouged out their eyes, cut off their feet, skinned them alive and then left them quivering like hens in a sack. . . . The women and girls were stripped, raped, and murdered.”

The “cleansing” campaign was successful, and the Cham minority disappeared in Greece. Over a period of less than ten years, as the scholar Lambros Baltsiotis notes, “nearly all mosques and especially minarets, visible symbols of Muslim presence, were demolished.”

The Chams were even purged from Greek documents and public registry rolls. The Cham population in Albania now numbers around 250,000 and they have a further population of 400,000 in other countries. The Chams continue to seek a right of return to their lands and properties in Greece, an acknowledgment of what was done to them, which they have commonly referred to as genocide, and the ability to gain back their Greek citizenship. A memorial to the Chams was constructed in Konispol, Albania, in 1994 and in commemoration of the killings and expulsion, the Cham have annually organized a march from Konispol to the Greek border on June 27. Complicating matters is the fact that Albania and Greece have technically remained in a state of war since 1940. (A law that Greece refuses to remove)

The Chams have a political party in Albania representing them, the Party for Justice, Integration and Unity, which currently has three seats in parliament. The Greek government asserts that the Cham had departed Greece on their own initiative, and elderly Chams born in Greece who wish to visit the land where they were born, as Robert Elsie in forms us, “are regularly turned back at the Greek-Albanian border. On occasion their passports are torn up in front of their eyes out of some irrational fear that these people, little old ladies for the most part, could destabilize the Greek state.”The Cham are referred to by Greek television anchors as “the pseudo-Chams” or “the self-so-called Chams.”The Greek government maintains, as its Foreign Ministry did as recently as September 2016, that “the Cham issue does not exist.”

The tragedy of the Chams and the Rohingya illustrates the dangers of ethnic and religious hatred. We pray that the Rohingya do not meet the same fate as the Cham in Greece. When Pope Francis recently met with some of the more than 600,000 Rohingya refugees who have fled across the border in the last few months in Bangladesh, he and the Rohingya wept. He told them, “In the name of everyone, of those who persecute you, of those who’ve done you wrong, above all, the world’s indifference, I ask you for forgiveness. I now appeal to your big heart, that you’re able to grant us the forgiveness we seek.”

Like the Pope asked the Rohingya, we should also ask the Chams to forgive us as we weep for our common humanity.

December 18, 2017

Albanians of Morea - Peloponnese


SHQIPËTARVET TË MORES!

O, Shqipëtarët e Mores,
Drit e fshehur prapa res,
Ju ndër grekërat ku rrini
Nam e nderë më nkë kini,
Dhe zakonet ju ndërrojen,
Gjak e gjuh ju shkatërrojen.
Atë folën gluh Kanari,
Miauli, Boçari e Sturnari;
Atë folën Kondurioti,
Karaskaqi e Varnaqoti,
E Xhavela e Griva e tjerë,
Të pa-mundurit ksifterë;
Edhe e folën gra të para,
Mosko e Dhespo të pa-klara,
E shpirt-madhia Bobolinë,
Se u-Ien gjith nka gjaku jinë.

O, Shqiptarët e Mores!
Më të fortit të kodhes,
Për me Grekërat kit ishin
Posi vllezër, në tru kishin,
Për lirin me ata luftuam,
Na nka Turqit i shpëtuam,
Derdhëm gjakun më të mirë,
Te gjith jeta bëm mizire,
Forën Turqvet i shuajtim,
Për ata rezik nkë ruajtim;
E të lënët pran na vun,
Mbë nj'an gjithve e nkë na zun,
As te kënka e burrëris,
Muarën hjen e mundësis,
Vet e muartin edhe thanë:
"Arbëresh mbi dhe nkë janë !

O, Shqiptarët e Mores !
Zoq të rritur jasht foles,
Rrini kat, po tue pritur,
Atë herë të ndepitur,
Aqë të lipur mot e monë,
Të në thresnjë mëma jonë;
Të na thet: ,,O bijt' e mi !
Të shpërisur ndë shqeni,
Ndë mes t'jerëvet te jeta,
Paçit embër ju rrameta,
Paçit embërin të ruar,
Edhe jasht të pa-harruar,
Si edhe juve ndër të huaj,
Nkë harrova mëma juaj.
Shpejt, o bij të shtrejtit t'im !
Ju përes te gjiri jim,
Anankasi, fluturoni,
Gjith atë çë riet kujtoni!"

Kush një shkluh, kush ka një thik,
Shpejt mbi Tyrkun, qen të lik,
U-lëshofshit si petrit,
Edhe u krefshit te një dit "!

Xhuzeppe Sqiro.

(Sofje 1900)

Bërës i kësaj vjersheje Zoti Xh. Sqiro është nga Shqiptarët e Italisë , lindurë në Piana-dei-Albanesi, në Siqeli. Zoti Sqiro është vjershëtor, të cilit gjuha jonë i detyron shumë të bukura, ka bërë „Rapsodie Albanese'' shtypurë 1887 në Palermë, prapë n'ato mot nxori ca numëra të një fletoreje shqipe „Arbri i ri" bashkëpunuarë me Zotin F. Stasi Petta, me 1891 nxori një librë në vjershë te bukura „Milo e Hajdhe", me 1897 „Këngat e Luftësë" plot zjar e shkreptimë, dhe tani afrë një Iibrë tjatrë në vjershë ,,Te dheu i huaj".

Këtu vjershëtori memëdhetar, qërton Shqipëtarët e Moresë që rrinë pa ndjenjë kombiare, dhe jane tue humbur gjuhën e tyre dhe kombësinë, dhe fjalët e fundit të vjershëtorit kërkojnë ndihme nga njëgjakësit tanë që janë në Greqi e jo nga Grekërit vetë se na duketë punë që s’bëhetë, të afëruarët e Shqipëtarëvet ne Greqia, sado që Grekërit e dëshërojnë këtë punë, na e kanë me dhelpëri, pas zakonit të tyre. (Lumo Skëndo)


December 13, 2017

Intelektuali Çam, Rasim Bebo ndërron jetë



Veprimtari e intelektuali z. Rasim Bebo ndërroi jetë më 12/12/2017. Rasim Bebo lindi më 14 prill të vitit 1926 në Shalës të Çamërisë, Shqipëri. Luftëtar trim në Batalionin Çamëria, profesor e prind i përkushtuar, në moshën 91-vjeçare, ky njeri i rrallë, nuk rreshti së shkruari, me një pasion atdhedashurie, për fatet e kombit shqiptar, teksa banon prej vitesh në SHBA, ka në shpirtin e tij të madh, një zjarr të fuqishëm, të pashuar prej vitesh, për Shqipërinë dhe Çamërinë martire. Prej 20 vitesh ai vijoi aktivitetin e tij si historian e studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historiani Rasim Bebo sot rendit disa libra: “DODONA”, “ZEUSI”, “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU” etj dhe arrin të bëjë shtrirjen e plotë të studimeve të tij, mbi të gjithë historinë e Shqipërisë nga lashtësia deri sot. Komuniteti shqiptar në përgjithësi e njeh atë si intelektual që ka shkruar e artikuluar në mënyrë asnjëanëse për problematikën e shqiptarëve të diasporës, çështjes së origjinës pellazgo-ilire dhe në veçanti të kauzës së shqiptarëve të Çamërisë.

December 12, 2017

Mirë se të gjej Çamëri!

Mirë se të gjej Çamëri!
Bilal,vëllai im, gëzohu,
S’ka më “Lamtumirë Çamëri”,
Jam kthyer në trojet e mia stërgjyshore,
Dhe të tjerët çamë pas më vinë.
Tani ,
Të gjitha udhët tona,
Si krah gëzimi,
Zgjaten në jug,
Rrugën e kthimit na e tregojnë ,
Të vdekurit e pa varr,
Ndërsa varret stërgjyshore,
Sheshuar nga dora e të huajit,
Si barqe grash shtatzënash u frynë,
Ngarkuar nga pritja e malli,
Qajnë, qeshin, ulërinë,
Avllitë e muret e myshkuara nga malli,
Zgjatin krahët, i përqafoj e i puth,
Gurë më gurë, brrinjë më brrinjë,
E u them me lot në sy,
Mirë se të gjej Çamëri!
Pastaj,
Pastroj hirin në vatër,
Ku zjarrin të ndezur lamë,
Shtatëdhjetë e pesë vjet pa u fshirë.
Ndez zjarrin më shpirtin tim,
Bardha, gruaja, mbi pirosti vë kusinë,
Mëngjezin të na përgatisë...
Unë dalë në shkallë e me sy bëj numërimin,
E hipotekimin e ri.
Erën ftoj të më numërojë ullinjtë,
Vet dot si numroj, janë mbi pesëmilë,
Arat në fushën e Kestrinës ,
E kullotat në Malin e Thatë,
Ku kullosja milëra bagët
Të sosur s'kanë...
Në këtë ekstazë gëzimi superior,
Çahet qielli e rrjedhin rrezet,
Nga ku më zbresin e ulen mbi supe,
Dymbëdhjetë perëndi.
Më marrin e shkojmë në Dodonë,
Bëjmë të bekimit ceremoni,
Mos u harrofsh e mos vdeksh kurrë,
E madhërishmja Çamëri!
Me këtë bekim Zoti,
Në Artë e Pargë shkojmë,
Vëmë sinoret e kurora me ulli,
Nga ai që priti Uliksin,
Dhe një kupë me klumësht ,
Nga gjiri i Ambrakisë pimë,
Ngjitemi në Sulin shqiptar,
Nxjerrim Marko Boçarin nga një shkëmb,
E kthehemi, hamë mëngjezin në Lopsin tim...
Bilal, vëllai im,
Hark ylberi i Çamërisë,
Ngrihu,
S'ka kohë për vdekje,
S'ka kohë për t'u dergjur në varr-rënkimë,
Eja me mua në këtë kthim biblik,
Ngarkuar me eshtrat e të pakallurve në shpinë,
T'ju themi këtyre viseve thesprote,
"Det me portokalle e ullinj",
Mirë se të gjejmë Çamëri...!
Nga Hekuran Halili. Bisedë me poetin Bilal Xhaferi, që shkroi në vitet gjashtëdhjetë të famshmen 'Baladë Çame'.

December 6, 2017

Chameria's Human rights are inalienable - Lighting the Way

Lighting the Way for Human Rights
23 Landmarks Around the World to Serve as Beacons of Hope on December 10


(New York, December 6, 2017) – Human Rights Watch has arranged for 23 landmarks across the globe to shine bright blue on December 10, 2017, to celebrate Human Rights Day, the organization announced today. From New York to Sydney, Taipei to Toronto, the world will glow blue in solidarity with the global human rights movement and the principles and values that Human Rights Watch works to defend throughout the year – like human dignity, nondiscrimination, and justice for all.
“This is a crucial time to spotlight the universal principles and values of the human rights movement,” said Kenneth Roth, executive director of Human Rights Watch. “When basic freedoms are under threat, this global expression of solidarity is an act of defiance, a call to action to oppose those who want to turn back the clock on human rights.”
Countries across the globe honor Human Rights Day each year to mark the adoption in 1948 of theUniversal Declaration of Human Rights. Human Rights Watch staff members are engaging the public in many of the more than 90 countries where they work to start meaningful conversations in communities about the importance of human rights, and what we can all do to protect them.
Since 2013, the New York City’s Empire State Building – home to the Human Rights Watch global headquarters – has lit its spire in blue lights to commemorate Human Rights Day. This year, the following landmarks around the world will shine blue:
  • Empire State Building, New York (US)
  • Freedom Tower, Miami (US)
  • John Hancock Tower, Chicago (US)
  • San Francisco City Hall, San Francisco (US)
  • 3D Toronto Sign at Nathan Phillips Square, Toronto (Canada)
  • CN Tower, Toronto (Canada)
  • Jet d’Eau, Geneva (Switzerland)
  • Beirut National Museum, Beirut (Lebanon)
  • Sydney Opera House, Sydney (Australia)
  • Paulskirche, Frankfurt (Germany)
  • Taipei 101 and 12 surrounding buildings, Taipei (Taiwan)
    • TWTC International Trade Building, HOMEHOTEL, NEO 19, Kelit International Co., Ltd., CPC Corporation, Walsin Lihwa Corp., Farglory Financial Center, Uni-Ustyle Department Stores-Taipei, Shin Kong Xinyi Financial Center, President International Development Corporation (PIDC), W Taipei, President Enterprise Corporation Tower
Human Rights Watch, an independent, international organization founded in 1978, is known for its accurate fact-finding, impartial reporting, and targeted advocacy, often in partnership with local human rights groups. The 450 staff members based around the world work to end human rights violations by thoroughly and impartially investigating and exposing abuses, pressing for policy changes to improve human rights, and seeking to bring abusers to justice. Human Rights Watch accepts no government funding.
Traditional on-the-ground fact-finding, combined with new technologies and innovative advocacy, helps keep Human Rights Watch on the cutting edge of promoting respect for human rights worldwide.
“Illuminating these iconic buildings embodies how the human rights movement shines a spotlight of shame on human rights violations wherever they occur,” Roth said. “The lighted buildings are beacons of hope for people around the world who are fighting for their rights.”


Litari grek, si i Nastradinit jashtë varrit

Nga Hasan LUÇI
Bisedimet treditore në Kretë mes ministrave të Jashtëm, shqiptar e grek, mbaruan me premtime për t’i vazhduar edhe në Tiranë, inshalla jo në kalendat greke, por si duken bathët janë ende disi larg pashkët, se “Kali i Trojës” veproi me dinakëri për të mos dhënë asnjë fjalë të fundit, pra vijon hiq e mos këput, duke kërkuar gjoja me mirësjellje çështjet kryesore t’i fitojë vetë, megjithëse Tirana sikur ka vënë shpresa për ndonjë marrëveshje, që të mos marrë veton greke në bisedimet me BE. Por, asnjëra palë, në fakt, nuk thotë se ku fle lepuri në të vërtetë, megjithëse Shqipëria hodhi problemet në tavolinë për zgjidhje. Po shpjegohem më troç. Pak njerëz e dinë të vërtetën e pamohueshme të skalitur në muret ballorë hyrës të altarit të demokracisë greke, parlamentit helen në Athinë, aty ku bëjnë roje palikarët, që kundrohen nga vizitorët e shumtë nga e gjithë bota, shumica e të cilëve nuk i lexojnë me vëmendje dhe nuk i kuptojnë parullat e gdhendura në shpinën e rojeve që patrullojnë madhërishëm me fustanellën kombëtare shqiptare. Siç dëshmojnë këto parulla shovene, po japim këtu përkthimin e një pjesë të tyre, të miratuara nga Kushtetuta e “Idesë së madhe” greke: 1.“Këlcyra-Përmet-Ostrovica-Pogradec-Rupeh-Perigori-Kreta-El Alamin-Rimini-Rubik-Dodekanezi-Korea-Qipros”; 2. “Pindi-Borova-Korça-Kallamas-Tomori-Trebeshina-Himara-Gjirokastër 731=Bubësi-Kalibaq”! Këto parulla shovene zyrtare të demokracisë greke historike propagandohen edhe në kartolinat për turistët që t’i kushtojnë vëmendjen e tyre vizitës para parlamentit, ku shohin pamjen folklorike të paradës së rojeve dhe të lexojnë parullat e stërmëdha në ato mure ballore. Këto parulla nuk tregojnë as më pak, as më shumë, veç kufijtë e perandorisë bizantine (megjithëse grekët shprehen edhe për atë deri në Hindi të Aleksandrit të Madh), që duan të rindërtojnë sërish grekët e sotëm e të ardhshëm, duke synuar të gllabërojnë edhe më, siç u ndihu fati më 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, troje të kombeve fqinje shekullore dhe në mënyrë të veçantë, siç kërkojnë edhe sot, të ashtuquajturin “Vorio Epir” d.m.th., Shqipërinë e Jugut deri në Shkumbin, si program minimal se oreksi është edhe më i madh deri në Mat të paktën. Këto nuk janë përralla, por plane grekomëdhenj të hartuar.
Pse po hesht ambasada jonë në Athinë, deputetët e deri kryeqeveritarë që i kanë parë këto parulla shovene!? Vetë kam shkruar edhe më parë, por nuk kam parë ndonjë reagim për t’i gjuajtur me top orekset greke parlamentare.
Kjo është politika shovene e pandryshueshme dhe e pabisedueshme greke qysh nga 1844, kur u zyrtarizua “Ideja e Madhe” si platformë akademike, gjeostrategjike, prandaj edhe sot Greqia zyrtare nxit me çdo mënyrë filogrekët e çdo ngjyre, që të zgjerojnë territoret e pakicës greke, siç po bëjnë me Himarën, ku nga 7 fshatra vetëm në tre flitet greqisht, po ku gratë flasin e qajnë në shqip në atdheun e tyre, se greqishtja s’është gjuhë e nënës, por e tregtisë me fqinjin. Po shkruajmë shkurt për kujtesë, se si filloi e veproi Greqia që nga shek. XIX për synimet shovene ndaj trojeve pellazgo-iliro-shqiptare, autoktone, natyrore e historike, sipas strategjisë së përpunuar me kohë:
Shqiptarët kanë dhanë ndihmesën më të çmuar për çlirimin e popujve të tjerë dhe sidomos për fqinjën Greqi, se kishin kaluar të mira e të këqija së bashku nga pushtuesit e huaj në shekuj. Por këta u tradhtuan në mënyrën më të poshtër, se me forcimin e shtetit grek në shek. XIX filluan gjoja problemet e pazgjidhura se Greqia shpiku platformën akademike ideo-politike shovene “Ideja e Madhe”(Megalloidea). Pasi u forcua edhe kisha greke, në krye të punëve, thelloi si udhërrëfyese egoizmin dhe dallimet fetare dhe etnike, duke shpallur fenë ortodokse si bazë për kombësinë greke të krejt njerëzve të besimit ortodoks. Aq i ashpër u bë ky sulm sa edhe arvanitët, që iu përkushtuan me heroizëm çlirimit të Greqisë, duhej të pranonin se ishin safi grekë ortodoksë. Jo vetëm kaq, por kisha greke nisi synimet shovene dhe për shqiptarët e besimit mysliman, duke i quajtur turq (otomanë) apo ndryshe, siç shprehen filogrekët apo grekomanët, “turkoshakë”. U ndalua gjuha shqipe që flitej edhe në parlamentin grek, por edhe për t’u folur në mjedise publike. Siç dihet, në 1823-1825 Athina e Akropoli ishin në duar të arvanitasve kur numri më i madh i heronjve të revolucionit grek janë arvanitët, të cilët qenë brumi më i fuqishëm në krijimin e Greqisë së re dhe atëherë në Athinë, si sot në rrethinat e saj në 20 fshatra dhe në 600 fshatra në gjithë Greqinë, flitej e flitet shqip, por ne nuk kërkojmë autonominë e Athinës e ishujve ku flitet ende shqip, siç kërkojnë grekët edhe për Himarën e më gjerë, ku jetojnë vetëm shqiptarë autoktonë, por kërkojmë liritë e të drejtat e tyre etnike, sipas standardeve të BE,OKB,OSBE etj.
Qysh në vitet ’50 të shek.XIX bandat greke të Grivas filluan sulmet e masakrat në trojet shqiptare fqinjë, duke kulmuar me luftën e Lëkurësit në 1878, ku shqiptarët u dhanë një mësim të mirë për turpin e Greqisë. Perandoria osmane dhe Patriarkana, në marrëveshje kriminale, filluan t’i dhuronin Greqisë troje shqiptare. Ndaluan shkollat shqipe dhe mbollën shkollat osmane, greke, italiane, rumune etj. Por, sidomos në luftërat ballkanase dhe pas Luftës së Parë Botërore, Greqia e Serbia realizuan copëtimin tragjik të trojeve shqiptare dhe spastrimin e kombit grek nga jo ortodoksët, me metodat më barbare, bënë masakra, shpronësuan dhe dëbuan me dhunë të gjithë banorët autoktonë të etnisë shqiptare nga trojet e veta, sidomos me marrëveshjen e shkëmbimit të popullsisë me Turqinë, siç bëri më vonë edhe ish- Jugosllavia po me Turqinë. Ngjarjet tepër tragjike ishin edhe shkretimi i Shqipërisë së Jugut në 1912-1914, pas agresionit në Janinë më 1913; masakrimi i çamëve myslimanë të Çamërisë (Thesprotisë), ku shteti grek bëri gjenocid disa herë deri në atë zervist dhe me provokacionet e gushtit 1949, veç “autonomisë së Vorio Epirit” në Gjirokastër me Zografon e Kotokon etj. dhe në trojet shqiptare mbollën sillogjet “vorio epirote” të spiunazhit grek. Në këto klima dhune të stuhishme, këto kasaphana dhe dhunë e përbindshme greke i detyruan arvanitët e besimit ortodoks të “heqin” dorë nga origjina arbërore shumë shekullore dhe mësuan gjuhën greke, por në shtëpi ruajnë gjuhën e traditat atdhetare, ndërsa Greqia i harroi heronjtë arvanitas çlirimtarë të saj. Kjo trysni shovene e mostolerancë grekomadhe nuk ndodhi në Itali me arbëreshët ortodoksë e katolikë. Greqia ua ndaloi gjuhën shqipe arvanitasve dhe çamëve për të mos guxuar të njiheshin si pakicë etnike, gjë që ua mohuan gjithë pakicave në Greqi. Megjithëse, siç i kërkoi Greqisë edhe zonja Merkel, të shikonte popullsinë se sa janë grekë safi e sa shqiptarë, Greqia nuk shprehet kurrsesi se grekët dalin pakicë! Greqia nxit zagarë arvanitas e grekë etj. që sulmojnë shqiptarët, vranë dhjetëra atdhetarë shqiptarë, nxitën racizmin e synimet grekomëdha, duke vrarë edhe grekë si Aristidh Kolën që tregohej tolerantë e miqësor me shqiptarët, si arvanitas. Greqia nxjerr thonjtë gjakësore për të harruar krizat e saj ciklike, duke nxitur pa pushim historianë, gazetarë etj. të helmuar nga nacionalizmi shoven, tuberkuloz i pashëruar grek për të ndikuar edhe brezat e ardhshëm. Po historia shkencore nuk zhbëhet si duan palikarët grekë, sipas qejfit. Është e palejueshme gjuha e vjetër diplomatike zyrtare greke agresive ndaj shqiptarëve në trojet e veta etnike. Shteti shqiptar nuk ka provokuar kurrë shtetin grek në asnjë mënyrë, ndërsa Greqia zyrtare ka bërë me qindra provokacione, agresione e krime të përbindshme ndaj shqiptarëve në trojet e veta dhe ndaj arvanitasve, dhe s’ka kërkuar kurrë falje, pa le më të dëmshpërblejë viktimat e terrorit diktatorial grekomadh. Kjo është historia dhe mos u vijë keq grekëve për t’u thënë të vërtetat në sy me këtë gjuhë, siç e meritojnë se nuk mund të flitet ndryshe me ta kur ata ngulin këmbë si mushka në qëndrimet e tyre shovene. Greqia spekulon me historinë e vet e jo më me historinë e marrëdhënieve me fqinjët, sidomos me historinë shqiptare që nga Homeri, Enea etj. sidomos nga Tuqididi etj. që nisi veprimtarinë shovene për mohimin e përvetësimin e historisë së shqiptarëve, megjithëse historianë grekë kanë dokumentuar të kundërtën e pamohueshme, që sa vjen e del në dritë, që nga pellazgët, pasi grekët nuk i lexojnë dot mbetjet arkeologjike me gjuhën e tyre tri llojesh deri sot, se ato lexohen shqip.
Sot Greqia, nga zori dhe pak me dashje, bën sikur do të zbusë konfliktet e ngërçin mes dy vendeve, por sërish zyrtarët nuk heqin dorë nga provokimet e sulmet diplomatike nga mediat private, zyrtare dhe deri të kryeministrat e presidentët grekë. Ende duan të bëjnë plasdarmë greke një pjesë të mirë të detit shqiptar në Jon, varrezat greke, të cilat i mbushën edhe me kockat e shqiptarëve në Kosinë e gjetkë, duke mos u kënaqur me zgjidhjet siç bënë italianët e gjermanët; me shkollat greke, me kërkesat për zgjerimin e territorit të pakicës greke, me mos pranimin e kufirit tokësor e piramidave kufitare, që pjesërisht i kanë kapur me dhunë, pa pranuar asnjë marrëveshje kufitare më parë; me mos heqjen e ligjit të luftës; me zaptimin e kishës shqiptare autoqefale nga Janullatosi e priftërinjtë, siç bënin dhespotët grekë gjithmonë; me sillogjet “vorio-epirote” brenda Shqipërisë dhe ato panepirote në diasporë, veç atyre në Greqi etj., të cilët janë çerdhe spiunazhi të provuara me fakte dhe nga gjyqet e shumta; me përpjekjet për të blerë pakicën greke e shqiptarët me pensione etj. Për këto qëllime Greqia ka vënë në lëvizje PBDNj, “Omonian” etj. dhe konsullatat e ambasadën në vendin tonë.
Ky qëndrim permanent grek u ndihmua nga aleatët esatpashistë, si Sali Berisha e Lulzim Basha etj., që bënë një traktat miqësie kallb; marrëveshjet e detit e të varrezave greke e tjera hinere, që do zbulohen, të cilat u dhanë dorë grekëve të këmbëngulin ende në fitore, duke shpresuar në përçarjen e shqiptarëve dhe në mangësitë e politikës shqiptare, që nuk ua kthen grekëve më të njëjtën monedhë, pasi e drejta është me shqiptarët dhe jo me Greqinë megalloideiste. Ka perënduar koha e Spiromilove, Zografove, Kotokove, Duleve, Bollanove etj. zare greke, që për çdo ngjarje vrapojnë në Athinë për të marrë udhëzimet dhe pastaj kthehen e lehin pa pushim për “demokracinë” greke dhe synimet e mbrapshta në shekuj tashmë.
Edhe BE nuk po bën atë që ka për detyrë institucionale për t’i ndalur sulmet e anëtarit të tij Greqi, e cila nuk zbaton rregullat themelore të BE, pa le më fqinjësinë e mirë, dhe pranon kërkesat greke deri veton për t’i bërë presion jo vetëm Shqipërisë, por edhe vetë BE-së, duke e kërcënuar me aleatin ortodoks rus për lëshime gjeostrategjike në Mesdhe, për t’u mbrojtur edhe nga Turqia nëse nuk përmbushen orekset grekomëdha. BE nuk reflekton aspak me drejtësi dhe t’i hapë arkivat për të parë krimet e copëtimit të trojeve shqiptare etj. nga paraardhësit e tyre, dhe sipas politikës së sotme integruese, të jap drejtësinë e munguar për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në trojet e veta dhe të shqiptarëve në Greqi. BE, siç pohoi z.Hahn, “Duhet të punojmë së bashku për të korrigjuar së bashku”, por këto fjalë janë si era me shiun, për brenda e jashtë vendit tonë, pa masa reale e të qëndrueshme, pasi duhet biseduar hapur, duke vënë gishtin në plagët e kaluara dhe jo me diplomaci dhelparake. Këto lëshime e trimërojnë Greqinë, pasi grekët, si të majtë dhe të djathtë, apo edhe “Agimi i Artë” fashist etj. janë të gjithë në një mendje për synimet ndaj trojeve shqiptare. Grekët janë trimëruar gjithmonë se gështenjat nga zjarri i kanë nxjerr me forcën e aleatëve në çdo kohë. Edhe me mërgatën ekonomike të re shqiptare në Greqi, qeveritë greke bëjnë të fortin dhe qeveritë shqiptare më tepër heshtin apo kuisin disi rrallë për të mos pësuar hatatë nga Greqia fuqimadhe, e cila ka kërcënuar Shqipërinë, edhe me forcën ushtarake para pak kohësh, duke mburrur forcën e vet, megjithëse është anëtare e NATO-s.
Greqia duhet t’i thërrasë mirë mendjes, se Ballkani, i bërë fuçi baruti nga fqinjët shovenë e fuqitë e mëdha, nuk ka gjasa të ribëhet sërish, pasi kohët kanë ndryshuar dhe faktori shqiptar, Shqipëria e Kosova dhe shqiptarët ende të kolonizuar, tashmë dalin forcë e qëndrueshmërisë së gjendjes në Ballkan. Po edhe arvanitët e çamët nuk janë më në letargjinë e dhunës grekomadhe, se po ndërgjegjësohen për liritë dhe të drejtat e tyre. Lëvizja e vetëvendosjes së popujve po rindizet, se mjaft kanë vuajtur e vuajnë nga padronët skllavopronarë, feudalë e kapitalistë. Greqia po vuan nga krizat e forta ekonomike e të ndërgjegjes me bëmat e saj dhe miqtë nuk do t’i japin dorë sa herë u teket dhe u rrezikohet pushteti afendikonjve grekë shovenë, që provokojnë rëndë edhe miqtë e aleatët e vet të vjetër e të rinj. Si të duan le të veprojnë, por kokën do ta hanë një ditë nga vetë populli grek.
Ne si shqiptarë duhet të jemi më tepër vigjilentë në këto koniunktura euroatlantike e globaliste të mbarsura me sfida të rrezikshme për të gjithë botën, se planet subversive po ziejnë në kazanët e mirënjohura tashmë nga opinioni publik. Në veçanti duhet të jemi vigjilentë në rrjedhat e sotme integruese me grekët, serbët, malazeztë e maqedonasit, që nuk kanë nxjerrë ende mësime nga dështimet brenda e jashtë vendit të tyre.
I uroj qeverisë “Edi Rama” të bëjë detyrat atdhetare të shtëpisë me kujdes e maturi, se “Kali i Trojës” nuk heq dorë kurrsesi nga huqet e xanxat shekullore. Duhet ruajtur shumë nga kompromiset e klimës integruese në BE, gjoja për hir të edukimit të brezave të rinj me historinë e re, duke cenuar historinë reale, siç ka ndodhur, duke i hequr sharjet, fyerjet etj. që fqinjët i kanë më të thekura se ne kundër ne shqiptarëve. Kështu më tepër duhet të ndryshojë mendësia e fqinjëve se sa e jona gjithmonë tolerante, e matur, pa agresivitet. Greqia nuk duhet të tundi më flamujt e fitores e drejtësisë shovene dhe aleatët e saj të ngushtë duhet të marrin guximin t’i heqin veshin pak, se po i turpëron ende. Çështja çame nuk duhet mbyllur në asnjë mënyrë, si më kryesorja. Asnjë pëllëmbë tokë, det e piramidë nuk duhet të bëhet kurrë punë pazari as me grekët, as me serbët, as me malazeztë, as me maqedonasit! Është koha të mbrojmë më së miri veten dhe brezat e ardhshëm!  gsh.al