Çamëria, e banuar që në kohët e lashta me shqiptarë epirotë, shtrihet në pjesën më jugore të Shqipërisë. Me krenari Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbej e quante vehten - Mbret i Epirit!
Libri i parë në gjuhën shqipe është shkruajtur në dialektin çam. Dhe vëllezërit tanë - Arbëreshët në Itali edhe mbas 500 vjetësh e flasin sot. Prandaj jo pa kuptim Naimi i madh e quan “gluhë perëndie”. Qeleshen e bardhë të Çamit, e mban jo vetem Labi por edhe Kosovari dhe Ulqinaku, pavaresisht se të kujt besimi fetar i përkasin.
Atëhere kur turqit ndiqnin Çamët e Sulit, ishte kapedan Islam Pronjua nga Paramithia-vëllam me Boçarenjtë që luftonte bashkë me ata kundër turqve. Trimi lab Rapo Hekali, ne Çamëri gjente strehim, për tu mbrojtur nga turqit kur Gjoleka luftonte kundër turqve në Malin e Melesinit në ndihmë i erdhën trimat e Çamërisë me Kapedan Islam Pronjon.
Dhe më 1881, ishin trimat e Çamërisë e Labërisë me armë në duar të udhëhequr nga atdhetarët Abdyl Frashëri e Abedin Pronjo, që kundërshtuan vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit e Çamëria nuk u nda nga trojet shqiptare! Dhe Fan Noli perforcon:
Në do besë e trimëri,
Në do bukë e bujari,
Shko në Camëri!
Në vazhdim të shqiptarizmit, çami Rasih Dino më 1918 i shkruan në emër të Vatrës Presidentit Wilson: “..vetëm ndërhyrja e ushtrisë amerikane do ti shpëtojë shqiptarët e Kosovës nga masakrat e serbëve!” Dhe u deshën 80 vjet për tu bërv realitet!
Dhe sot nipërit e atyre çamëve që ngritën flamurin kuq e zi në Vlorë, që luftuan me armë në dorë për 56 ditë që forcat gjermane të mos futen në Shqipërinë nënë nga ana e Çamërisë, me atdhetarizëm e mençuri ngrihen në Parlamentin e Tiranës për të mbrojtur tokat shqiptare që “politikanët shqiptarë” duan t’ja falin grekëve, nën mbikqyrjen e kishës ortodokse “shqiptare” te Janullatosit. Të atij Janullatosi që fshiu të gjitha shenjat e Ortodoksise Shqiptare të cilat me aq mund e gjak ngritën atdhetarët shqiptarë me Fan Nolin në krye.
Dhe po këta djem çamë shqiptarë me guxim e trimëri ndeshen para ambasadës greke për të kundërshtuar me vendosmëri antishqiptarizmat mesjetare që vazhdojnë edhe sot të mbështeteten nga qarqet shoviniste ksenofobe të Athines zyrtare e të kishes nga është dërguar Janullatosi.
Masakrat dhe shperngulja me dhune e pjeses musulmane te popullsise dhe mohimi i te drejtave njerezore te pjeses se krishtere te Camerise nga ana e shovinistave greke ështe bërë vetëm me qëllim për të mohuar shqiptarinë e asaj krahine të begatë. Dhe mohimi i shqiptarisës së Çamërise sjell me vehte pretendimet absurde mbi Shqiperinë Jugore. Greket duke qene vetë dembela, janë edhe dashakeq për njerezit e kamur. Si në Çamëri po ashtu edhe në fshatrat e Vurgut e të Konispolit, ata në shumicë punonin si argatë në tokat e shqiptarëve. Klikat politike dhe kasha greke për të realizuar pretendimet e tyre mesjetare-bizantine e gënjejne popullin e tyre. Me pasuritë dhe huat e të tjerëve krijojnë iluzionin e mirëqënies për populin grek. Kështu që mbas “pastrimit” të Çamërisë u shtohet oreksi për tokat brenda kufirit te sotëm shqiptar.
Dhe për çudi njëkohësisht ndjellin jo vetëm mungesën e respektit por edhe ksenofobinë ndaj të tjerëve.
Nëpërmjet kesaj "edukate" ata bëhen bukëshkalë për bamirësitë e tyre. Grekët e dinë mirë që udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Greqisë ishin në shumicë shqiptaret suliotë të Çamërisë. Por e mohojnë. Ata e dinë shumë mirë se ishin anglo-amerikanët ata që nuk e lanë Greqinë nën komunizëm. Por grekët i urrejnë ata duke u djegur edhe flamurin. Ata e dijnë shumë mirë se me kreditë e gjermanëve u shtiren si të pasur, por edhe këtë e "harrojnë."
Grekët e shohin qartë se janë emigrantët që shfrytëzohen dhe punojnë për mirëqënien e tyre. Por ata bëhen xheloz se këta emigrantë shqiptarë me punën dhe zotësinë e tyre po bëhen edhe pronarë atje. Dhe duke pare se femijtë e këtyre emigrantëve janë më të zgjuar se vetë grekët, ata jo vetëm i urrejnë, por në prani edhe të atyre udhëheqesve shprehin mllefin për të mbuluar pazotesinë e tyre. Ska si shpjegohet ndryshe urrejtja e përsëritur në mënyre zyrtare ndaj shqiptarëve, turqve e maqedonasve.
Vetëm keshtu këta farë "udhëheqës europianë" sigurojnë vazhdimësinë fisnore të tyre në udhëheqje dhe trembin qeveritarët e Tiranës se rruga për Europë kaloka nga Greqia??! Ndërsa zagarët e Janullatosit, alla Dhule e Bollano bëhen "profesora" në Parlamentin e Tiranës se pa ndihmën greke nuk u bëka integrimi i Shqipërisë në Europë??!
Kështu që mbas "pastrimit" të Çamërisë u shtohet oreksi për tokat brenda kufirit të sotëm shqiptar.
Për të ndaluar njëherë e mirë oreksin e shovinistave greke duhet të vihen në jetë ligjet dhe vendimet ndërkombetare të mbrojtjes se të drejtave të njeriut.që me paturpësinë më të madhe mohohen nga autoritetet greke.
Genocidi grek ndaj shqiptarëve te Çamërisë të miratuar edhe nga Parlamenti më 1994, njohja zyrtare nga authoritetet greke, dënimi i masakruesve grekë, njohja e shtetësisë dhe pasurive të shqiptarëve te Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e tyre etnike si edhe njohja e të drejtave si minoritet shqiptar ne Greqi jane disa nga pikat që me shumë të drejtë e përkushtim ngritën deputetët Shpëtim Idrizi e Dashamir Tahiri. Çamëria është krahinë shqiptare dhe si e tillë duhet të mbrohet nga të gjithë ata që e mbajnë vehten shqiptare. Numri 54 deputetë që votuan për Rezolutën Çame më 2004, duhet të bëhet 139!!
Protestuan para ambasadës greke vetem 2 deputetë, ata megjithëse janë bij çamësh protestuan për gjithë shqiptarët-zakon i besës çame; ndonëse në paradën famëkeqe të Athinës, kur si është fjala e popullit: "Stambolli (në rastin konkret Athina digjet), kurva krihet" u shanë e u kërcenuan gjithë shqiptarët.
Prandaj deputetë te nderuar, si përfaqesues të popullit që iu zgjodhi, tregohuni të bashkuar se jeni të denje të mbroni të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen në trojet e tyre etnike.
Vetëm në këtë mënyrë do ta kemi kuptuar Naimin e Madh:
TI SHQIPËRI MË JEP NDER, MË JEP EMRIN SHQIPTAR!
No comments:
Post a Comment