Mediat elektronike greke i janë referuar konferencës shkencore të mbajtur në universitetin amerikan “Kean”, rreth çështjes Çame.
Ato nuk fshehin befasinë e tyre, ndaj reagimeve të fundit nga ana e shqiptarëve për ta kthyer këtë çështje në epiqendër të vëmendjes botërore. Mediat greke, akuzojnë qeverinë e tyre dhe e fajësojnë atë, përsa i përket “gjumit” të rëndë që ajo fle lidhur me këtë çështje.
Sipas tyre: “Nuk është e mundur që pala shqiptare ta ndjekë deri matanë atlantikut çështjen Çame, si dhe të organizojë deri dhe konferenca ‘shkencore’ për këtë çështje delikate dhe historinë e saj në Universitetin “Kean” të Amerikës. Pasi për ne, ajo është inekzistente, nuk ekziston si problem. Po qeveria greke çfarë ka bërë dhe çfarë masash duhet të marrë lidhur me këtë çështje?”.
Gjithashtu, ato analizojnë tepër të shqetësuara deklaratën dhe kërkesat e parashtruara nga ana e shqiptarëve si dhe deklarimeve të kryetarit të partisë së PDIU-s, Tahir Muhedini, ku ky i fundit ka deklaruar: “Ne presim që Greqia të kërkojë njëlloj ndjese për atë që ka bërë. Ne presim që të ketë një zgjidhje graduale pajtuese për çështjen çame. Pra një ligj që të parashikojë afate për kompensime, riatdhesime të atyre që dëshirojnë, etj, madje dhe në përputhje me ligjet greke të riatdhesimit të emigrantëve politikë që u miratuan në vitet 70-80. Sot ne kemi instrumenta në dorë për të patur sukses në kërkesat tona. Ne kemi një parti politike. Ne kushtëzojmë qeverisjen në vend. Ne kemi krijuar shpresë tek popullsia jonë. Ne I kemi treguar të gjithë popullit shqiptar, të rinjve se plaga e popullsisë çame kullon ende gjak. Ndaj, ne besojmë se do ketë zgjidhje problemi çam. Na duhet ndihma juaj dhe besojmë shumë në dituritë tuaja. Nuk mund të mbetet pa zgjidhje, me këto ligje ndërkombëtare, një problem si yni. E drejta vonon, por nuk mënon thotë populli shqiptar.”, tha z. Muhedini.
Sipas mediave greke është e pa pranueshme që Muhedini të kërkojë: “Ne presim që të ketë një zgjidhje graduale pajtuese për çështjen çame. Pra një ligj që të parashikojë afate për kompensime, riatdhesime të atyre që dëshirojnë, etj, madje dhe në përputhje me ligjet greke të riatdhesimit të emigrantëve politikë që u miratuan në vitet 70-80”, pasi ato i konsiderojnë këto deklamime si ultimatum ndaj Greqisë, që kjo e fundit të pranojë kërkesat e shqiptarëve, t’i kompensoj ata dhe të pranoj riatdhesimin e tyre.
Për gazetarët grek, mbajtja e kësaj konference në nivel shkencor dhe akademik në universitetin Amerikan, përbën një problem madhor dhe ndoshta kombëtar për Greqinë, pasi në të morën pjesë shumë figura të shquara, ku dalloi ajo e gazetarit të famshëm Anglez, njëkohësisht dhe lektor në Akademinë Mbretërore të Mbrojtjes, James Pettifer. Gjithashtu në këtë konferencë morën pjesë dhe antarë të kryesisë së Institutit Ndërkombëtar të Drejtave të Njeriut.
No comments:
Post a Comment