Eugen SHEHU
Në përgjithsi
çështja çame, ndonëse e lindur menjëherë pas Konferencës së Londrës të vitit
1913, vijoi në mënyrë tragjike në krejt deceniet që rodhën më pas.Shteti helen,
për të shkombëtarizuar këto vise, vuri në radhët e parat ë forcave të
veta,pikërisht andartët, këta ultranacionalistë helen, të cilët për t’iu
shpëtuar burgjeve për krimet që patën bërë ndaj vëllezërve të tyre të një
gjaku, nuk munguan të ndërmarrin gjithfarë kryqzatash ndëshkuese ndaj
shqiptarëve etnikë, jo vetëm në Camëri por edhe në vise të tjera të Greqisë në
të cilën jetonin prej vitesh. Siç kemi përmendur edhe më lartë, reprezaljet e
helenëve ndaj shqiptarëve etnikë në çamëri, në fillim të viteve të 30-të të
shekullit të kaluar, erdhën duke u shtuar. Përballë situatës tejet të rëndë,
ishin me dhjetra e dhjetra familje, të cilat pa patur as minimumin jetik, duke
dashur të mos haroheshin nëpër shkretëtirat e Anadollit, kapërcenin në mënyrë
të fshehtë kufirin politik me Shqipërinë, duke kërkuar drejtpërsëdrejti
mbrojtjen e shtetit amë.Në këto vite, me dhjetra familje patën vërshuar në
Shqipëri, si prej Preveze e Filatit ashtu edhe nga Praga,Janina apo
Pramithia.Në këto kushte,Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu, duke paraparë se ky
vrull emigrimi drejt shtetit amë ishte i pandalshëm dhe krejt i natyrshëm, dha
porosi pranë Ministrisë së ekonomisë, në ato vite, të ngrihej, posaqërisht për
këtë problem Zyra e Emigracionit.Merret lehtësisht me mend se nuk ka qenë
rastësi vendosja në funksionin e kryetarit të kësaj zyreje, të intelektualit
çam Ruhi Deliu me origjinë nga Margëllçi i Camërisë.Pikërisht me nismën e kësaj
zyre, shteti shqiptar i asaj kohe, ngriti edhe tri fshatra për të pritur çdo
rast banorë të tjerë nga çamëria, të përndjekur me mjete nga më monstruozet
prej Athinës Jo pa qëllim këto fshatra u ngritën në Qarkun e Gjirokastrës (
pranë kufijve brutalë të vendosur më 1913 ) pasi këto familje shqiptarësh
etnikë, do të mund të ktheheshin nesër, në karakolle të parat ë qëndresës
shqiptare në rast sulmesh të andartëve grekë.
Në fillim të vitit
1934, Qeveria shqiptare i dërgoi përfundimisht Athinës, ultimatumin se nëse nuk
shiheshin të drejtat e shqiptarëve etnikë në Camëri, do të merreshin masa
kundërvepruese ndaj minoritetit grek në Shqipëri.Kuptohet Qeveria Shqiptare nuk
mund të merrte fushata ndëshkimore, por së pari u mjaftua me mbylljen e
shkollave në gjuhën greke dhe në vend të tyre vendosi mësues të gjuhës shqipe.
Këtë veprim, atdhetari shqiptar në Gjenevë, Lec Kurti e shpjegoi si parakusht
për çeljen e shkollave shqipe në Camëri, ku gjuha amtare po harrohej, ku të
pakët mësues të shqipes dergjeshin varreve apo ishin vrarë prej thikës së
kriminelëve të Athinës. Qeveria greke pamvarsisht prej premtimeve në Lidhjen e
Kombeve në Gjenevë, ndërmori këtë radhë një vargmasash prej propagandistike,
për t’a shmangur sa më shumë problemin kryesor, gjenocidin etnik nëpërmjet
bandave të të ashtuquajturit Vorio Epir.Ishin pikërisht këto banda që ndërsa u
vërsulën me valë sulmesh të reja ndaj popullsisë së pambrojtur çame, organizuar
edhe në Athinë, përpara ambasadës shqiptare aty, një demonstratë duke hedhur
parulla deri në djegjen e shtëpive shqiptare në çamëri.Këto demonstrata ku
shihej qartë dora e Athinës, vijuan më pas në qytetet shqiptare brenda kufijve
politik të Greqisë, siç ishin ;Filati,Patra,Janina etj.Veprimet të tilla (
ndonëse paqësore prej frike) mbështetësit e teorisë për Vorio Epirin organizuan
edhe pranë konsullatës greke në Gjirokastër.Por kjo demonstratë nuk zgjati
veçse disa minuta, pasi sheshi i qytetit në fjalë u mbush me shqiptarë me
flamuj kombëtar në duar duke kënduar këngë të shumta, deri edhe për trimat e
Camërisë.Pas kësaj, Athina u tërhoq, ndonëse vijonin të shkruheshin në pothuaj
të gjitha qytetet,“vullnetarë“ për të shpëtuar Vorio Epirin.Madje vetë shtypi
grek, në tetorin e vitit 1934, nuk mungoi të publikojë edhe grupin që do të
drejtonte veprimet.“Këto u janë besuar z.Kristo Kristovasili-President, z.Ilia
Sukaris-ushtarak,z.Teodor Mergios-avokat“. ( Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë.
Fondi 35 , dosja 28, fleta 281 ).
Ndërkaq edhe vetë Athina, gjatë kësaj periudhe ndihej e
futur keqaz në kështjellën e krizave politike, ekonomike, sociale dhe
ushtarake.Një grup oficerësh të Athinës, më 2 mars 1935, pasi kishin bërë për
veti disa oficerë me pushtet në marinë, mundën të hedhin në duar dy kryqëzorë
dhe tri destrojerë të paisur plotësisht me municione luftarake. Të nesërmen me
këto paisje tejet moderne të asaj kohe, grupi i oficerëve që organizuan
grushtin e shtetit, iu drejtuan Kretës, aty ku ishte strehuar Venizellosi.Me
urdhër të njërit prej këtyre oficerëve, kolonel Canakaqis, me të vënë këmbë në
tokë, ushtarët grekë pushkatuan dy prej mbështetësve kryesorë të venezillosit,
guvernatorin e deriatëhershëm si edhe guvernatorin aktual. Pasi muarën Kretën
terroristët grekë vodhën dhe plaçkitën ç’të mundnin dhe aty ku hasnin në
kundërshtime vepronin me thika apo me bajoneta të pushkës.Athina u tremb keqas
nga kjo ngjarje dhe filloi të reagojë menjëherë. Ajo dërgoi flotën e saj detare
sidomos rreth Kretës, duke dashur të shmang sa më shpejt të ishte e mundur
katastrofën që po i kanosej.Rreth 7-8 mijë forca ushtarake ngarendën të mbysin
puçin ushtarak me çdo çmim. Ndonëse terroristët u gjendën të rrethuar, falë
armatimeve dhe teknikës luftarake që dispononin, ata mundën t’i shmangeshin goditjes
së drejtpërdrejtë me ç’rast mundën të shpëtojnë kokën disa prej ishujve në
afërsi të Rodit, të cilët ndodheshin ç’prej vitit 1912, nën protektoratin
Italian.
Një prej gjeneralëve që ndoqi me „mllef“ të madh, deri në
fund, terroristët-miq të tij,gjatë asaj kohe ishte greku famëkeq Jani Metaksa.
Ai mundi të përfitonte nga rrëmuja e kaosi që sundonte në Greqi, për të
mbledhur rreth vehtes mjaft prej ushtarakëve të pakënaqur nga qeverisja e
mëparshme.Në këtë mënyrë dinakëria e Metaksës nuk nguroi të vinte në veprim
edhe një mekanizëm politik tjetër. Ai dhe oficerët të cilët e shoqëronin,
shpallën se duhej rikthyer në pushtet Mbreti i Greqisë, Gjergji, kinse ai
kishte përkrahjen e Europës dhe do të
mund të përcillte në Athinë këtë përkrahje. Këtu vlen të thesojmë, se shumë
prej qeveritarëve në vitin 1935, shpallën publikisht se e njihnin Mbretin
Gjergji dhe prisnin rikthimin e tij në fron, dhe natyrisht se ndaj kësaj oferte
edhe vetë Mbreti i Greqisë nuk mund të rrinte duarkryq.Ai organizoi një fushatë
të tërë politike e propagandistike për lejimin e marrjen së fronit
mbretëror.Një prej parakushteve të këtij rikthimi ishte vendosja e metaksës në
krye të forcave ushtarake. Kështu, më 21 prill 1936, gjeneral metaksa u vu në
krye të qeverisë së Athinës.Shumë prej çështjeve shtetërore do të mbuloheshin
këtej e tutje prej tij, gjithashtu „komanda uhstarake detare dhe tokësore
shpallën vartësinë e tyre ndaj qeverisë së kryesuar nga Metaksa“(Gazeta „Besa“
– Tiranë 29 prill 1936 , faqe 4 ).
Pas fitores së
fashizmit në Gjermani, Itali e Spanjë në Ballkan për të parën herrë kjo
ideologji e urryer vendosej në Greqi.Edhe fashizmi nuk pyeti aq shumë për fatin
e popujve ku lindi dhe u zhvillua, ai u tregua tiran sidomos në ata popuj të
cilët nuk e përqafuan.Veçanërisht një prej dimensioneve më kriminale të
fashizmit ishte lufta e hapur e tij ndaj minoriteteve apo vendeve që historia
në mënyrë krejt cinike i copëtoi për të kënaqur orekset shovene të Fuqive të
Mëdha.Kështu ndodhi edhe me shqiptarët etnikë në Camëri.“Në gushtin e vitit
1936, mevendosjen e diktaturës fashiste nga Metaksai, viktima e parë sihte
popullsia çame.Fashistët e orës së parë, tregëtari Stavri Koçoni dhe oficeri i
gjandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat,Pituljetë dhe
Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame.U shkua deri atje sa populli i
Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.Qeveria greke bëri
çmos që të përçante popullsinë duke u përpjekur të kundërverë të krishterët
shqiptarë ndaj atyre myslimanë.Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë
pasi popullsia e këtyre zonave në shumicën dërmuese ishin të paarsimuar dhe sa
për rrethet intelektuale, këta nuk mund të komtrollonin
situatën“.(Gazeta“Camëria“shtator 2002)
Ngase pushteti
vendor administrativo-ushtarak, ishte kurdoherë në duart e grekërve, edhe në
fshatin më të largët të Camërisë, Athina u përpoq të sinkronizonte veprimet me
çdo mjet, me këtë pushtet për të shkombëtarizuar shqiptarët etnikë brenda
kufijve politik të saj.Në këto momente, e ideuar prej Athinës erdhi porosia për
të zhdukur sa më parë emrat e fshatrave shqiptarë, duke dashur të fshinte në
këtë mënyrë simbolet e memories kombëtare. Kështu, brenda pak javëve u
ndryshuan emrat në shqip të fshatrave ;Spatari,Golbaqi,Picari,Varfanji,Arpika
dhe u zavendësuan këta me emra grek si
;Trikoforo,Ella,Aetos,Parapotume,Perdhika etj. Sikur puna të kish mbetur me
kaq, ndofta shqiptarët etnikë nuk do të mërziteshin aq shumë,pse ata nuk do të
haronin askurrë emrin e fshatit ku patën jetuar gjysh-stërgjyshërit e tyre.Por
fjala është fill pas vendosjes me dhunë të këtyre emrave, në këto fshatra u
panë kolonët e parë helenë,ardhur familjarisht prej ishujve të largët të
Greqisë.Të përkrahur nga pushteti vendor dhe sidomos nga xhandarmëria greke,
këta kolonë u vendosën në shtëpitë më të mira të këtyre fshatrave, duke përzënë
prej andej shqiptarët etnikë të pambrojtur, kinse dikur ata patën qenë fshatra
helene por i patën zaptuar „barbarët“ shqiptarë. Tanimë operacionet ndëshkimore
ndaj popullsisë së pambrojtur çame organizoheshin dhe drejtoheshin jo vetëm me
urdhër të Metaksës por me vetë miratimin dhe bekimin e Mbretit të Greqisë.Për
ta patur nënkontroll sa ma të plotë dhe për të vepruar në mënyrë sa ma
energjike për shkombëtarizimin e këtyre trevave shqiptare, Metaksa urdhëroi një
ndarje të re administrative për krejt Camërinë duke e copëtuar dhe afruar
komandën helenike vendase me qarqet antishqiptare të Athinës.Në këtë mënyrë
Camëria e Mesme dhe Camëria veriore u shpallën njësi administrative më vehte me
kryeqendër Gumenicën, ndërsa Camërinë Jugore e copëtuan midis qyteteve dhe
fshatrave greke, për të pasur sa më të lehtë kolonializimin e tyre.“ Përballë
pushtetit të papërgjegjshëm shtypës e shovenist të Metaksait, çamërit u gjendën
krykëput të pambrojtur, e vetmja mënyrë e mbrojtjes për ta u bë besëlidhja apo
betimi i kahershëm, shtimin dhe fuqizimin e të cilit, ata vetëvetiu e ndjenë si
kushtin më të domosdoshëm.Ai i mbajti të bashkuar gjatë gjithë kohës së
diktaturës.Dhe nëse plot nga burrat e rrezikuar mund të shpëtonin nga zhdukja,
kjo ndodhi pikërisht për hirë të atij bashkimi besëlidhës.Falë atij betimi
mjaft atdhetarë të rrezikuar u arrit të kaloheshin fshehurazi brenda kufirit të
shtetit shqiptar“.(I.D.Hoxha „Viset Kombëtare shqiptare në shtetin grek“ Tiranë
1998, faqe 247 ).
Dinakëria greke do
të nxiste sidomos grindjet midis shqiptarëve qysh se këta mësonin fjalët e para
në gjuhën e tyre.Me një plan të përcaktuar deri në imtësi, fëmijët e krishterë
shqiptarë, me të lindur dërgoheshin në kishë dhe pagëzoheshin me emra grek. Më
pas, nëpër vitet që po vinin këta fëmijë do të ngulitnin mirë në kokë fjalën e
priftit e cila (kinse merrej fjala e Zotit) sipa të cilit ,“kush nuk është i
krishterë, është armiku ynë !“. Kjo armiqësi e cila ushqehej me aq „kujdes“ prej
priftërinjëve grek, tek fëmijët e krishterë shqiptarë, duam apo s’duam ta
pranojmë sot, hapi hendek të thellë në vitet që pasuan në Camëri, midis
popullsisë shqiptare të krishterë dhe asaj myslimane të çamërisë.Kjo pasi
fëmijët duke u mbrojtur me fjalën e priftit grek dhe duke qenë larg ndikimit të
atdhetarëve të vërtetë të Camërisë, dalëngadalë harruan traditat dhe kodet
morale-zakonore të shqiptarëve, iu përshtatën më tepër mentalitetit helen duke
u asimiluar krejtësisht përgjatë decenieve që kapërcyem.Në librin e tij
studimorë me titull,“Istoria tis periohijes Igumenicas 1900-1950“të autorit
I.G.Sharra,diku ku flitet për armiqësinë e mbjellë midis fëmijëve shqiptarë të
besimeve të ndryshme fetare, shkruhet se ata arrinin deri sa „t’i çanin kokën
me gurrë njëri-tjetrit“.
Ndërkaq një tjetër interesim ishte për djemtë e vegjël të
Camërisë, në mbrendësi të kufijve të shtetit amë shqiptar.Ata jo vetëm që
ndjenin lirinë mbi supe por ishin të kënaqur që mësonin së toku me
bashkëkombasit e tyre, qofshin këta të krishterë apo myslimanë.Për më tej,
meqenëse fshatrat me shqiptarë të ardhur nga Camëria sa vinin e shtoheshin, për
shkollimin sa më të plotë të këtyre djemve u vendos që të ndërtohej në Sarandë
edhe një kovikt model, një ndërtesë e vogël ishte paguar prej disa atdhetarëve
çamë por klasat sa vinin e shtoheshin.Shtapi shqiptar i asaj kohe na bën me dije se ; „Kovikti Camëria“ përmbledh në
gjirin e vet një numër të madh nxënësish, të përbërë nga djem të viseve të
ndrashme të Shqipërisë së lirë dhe irredente, të cilët marrin aty dritën e parë
të kulturës shqiptare… Në një bashkëfjalim që pati drejtori ynë me
kryeministrin Koço Kota, në lidhje me konviktin në Sarandë, vuri re se kryetari
i qeverisë është në dijeni të plotë të kësaj çështjeje dhe interesohet me zemër
për realizimin e saj.“Vetë Mbreti ynë, i deklaroi kryeministri,ka urdhëruar
Ministrinë e Arsimit që të hyjë në marrveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar që të
ndërtohet sa më shpejtë godina që i nevoitet koviktit „Camëria“. ( Gazeta
„Demokratia“ Gjirokastër 25 korrik 1937
).
Edhe gjatë vitit
1938 qeveria fashiste greke vazhdoi në mënyrë sistematike dhunën e saj të
pashembullt ndaj banorëve të pafajshëm të Camërisë.Mbreti i Greqisë, në unison
me dhunën koloniale shovene të Musolinit dhe Hitlerit, ndërmorri një varg
reformash administrative, posaçërisht për të përzënë shqiptarët prej vatrave
stërgjyshore dhe për t’i kolonizuar ato treva me popullin helen.Fashizmi i cili
po pushtonte çdo ditë e më shumë territore të reja e fashiti edhe atë luftë të
shtetit shqiptar në mbrojtje të bashkëkombasve të vet.Diplomacia evropiane u
gjend e papërgaditur dhe nuk mund të merrej me zërat e popujve të vegjël që
shtypeshin e dhunoheshin, ndërsa harta e Evropës çdo ditë caktonte kufij të
rinj. Në këto kushte plaga e gjenocidit grek ndaj trevave të Çamërisë vazhdonte
të rishte gjak.
Bern-Zvicër
No comments:
Post a Comment