Në një intervistë për “Shqip”, profesor Pettifer bën një analizë të gjerë mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkan. Sipas tij, Athina zyrtare duhet të nisë të negociojë mbi të drejtat e çamëve sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ajo do të hapet dikur, por e rëndësishme është që ajo të bëhet shpejt.
Hapja e arkivave të kancelarive perëndimore po nxjerrin dita-ditës një të vërtetë të ndryshme për Ballkanin dhe në veçanti për çështjen shqiptare. Ju sapo keni botuar një tjetër libër për çështjen çame pas “gërmimeve” në arkivat ballkanike. Çështja çame, sipas jush, është një rast politik apo çështje e të drejtave pronësore?
Në fakt, ky është një problem i të drejtave të njeriut, por nuk është vetëm i tillë, ndaj duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Është një çështje e një identiteti të gabuar dhe shtetësie, ndaj duhet një që të kuptohet në mënyrë korrekte se ç’ka ndodhur. Unë mendoj se duhet bërë një punë historike, unë jam munduar të nis diçka në librin vogël Woodhouse, Zerva dhe çamët. Por çështja kryesore është se grekët duhet të nisin të negociojnë. Çamët kanë pasur një përvojë të keqe prej shumë kohësh dhe kanë harxhuar shumë pasuri për pasuritë e tyre të patundshme.
Në lidhje me çështjen çame kemi disa zhvillime edhe në lidhje me komunitetin që e përfaqëson në Shqipëri. Nga një shoqatë, tani kemi edhe dy parti politike, a mendoni se kjo përbën faktor pozitiv?
Unë mendoj se duhet të jenë më shumë të bashkuar, por opinioni im dhe i koleges, Miranda Vickers, është që çamët duhet të grumbullohen vetëm në një parti politike.
Në Shqipëri kanë nisur procedurat për regjistrimin e ri të popullsisë, i cili ende pa filluar ka hapur polemika të mëdha në vend në lidhje me çështjen e deklarimit të përkatësisë etnike dhe atë religjioze. Shumë mendojnë se vërtetësia e deklarimit do të varet edhe nga kushtëzimi ekonomik…
E njoh këtë argument dhe ka kohë që e kam vënë re kur nisa të punoj në Ballkan 20 vjet më parë. Por ndryshimet e fundit kanë dhënë një panoramë të ndryshme, ku Shqipëria është një vend më i fortë se 20 vjet më parë dhe është thuajse i barabartë me Greqinë dhe jo një protektorat. Qeveria shqiptare duhet të ketë më shumë besim, pasi ka shumë miq të fuqishëm që e ndihmojnë dhe besoj se ky regjistrim do të realizohet mjaft mirë, pasi ky regjistrim është shumë i rëndësishëm për çështjen e pronësisë.
No comments:
Post a Comment