(Nga shqetësimi në dhimbje, nga dhimbja në shpresë …)
U nisa herët nga Kosturi,
... në Çamëri, ëndërra më shpuri,
thash, po ndalem në Margëlliq,
kam ca vëllëzër e kam ca miq!
Mendova, do më presin Çaparët,
siç e kanë adet shqiptarët,
por, gjeta të përmbysura magje,
rrafsh me tokë, kulmet mbi pragje!
Ah, medet, ç´pashë o Hyji im,
zemra u mbush zeher, pelim,
n´dëshprim, nisa këngën në gjuhë Nëne,
këngës m´i erdhi një erë gjëme!
Mora rrugën për në Janinë,
desha t´vizitoj Pashanë, Alinë,
pyeta se ku e ka Kalanë,
a do shoh Vasiliqinë, Pashanë?!
Shkova në Oborr t´Lavdisë,
ai që i bëri tërmet Perandorisë,
kot qesh nisur dhe kot shkova,
Ali Pashanë dot s´e takova!
Nuk dëgjova asnjë fjalë shqipe,
në Kështjellën përballë Liqeni,
gjurmëve t´kohës Ilirike,
tash n´greqisht iu shkrua refreni!
Ndjeva dhimbje n´krahëror,
rrënjët e mia ishin zh´bërë,
një Copë Lavdi e Trungut Arbëror,
ishte prerë keq me gërshërë!
Ah, mendova unë i ngrati,
të marr rrugën kah Filati,
po dhe atje, sytë çfarë më panë,
derdha lot për atë copë Vatan!
Ishin ndërruar emra, gjuhë, çka mos...
nuk tymonte më Oxhak në Shqip,
s´di ku mbeti gjithë ai Epos,
i Trungut tim t´lashtë Ilirik?!
Koka më vlonte, gjaku ndezë,
mora rrugën për në Prevezë,
ndoshta aty do gjej Picarët,
Kollokotronët apo Çaparët?!
Kisha hy n´mendime t´thella,
kur, para m´del Kiço Xhavella,
me një ngërdheshje në ironi,
m´thot: Mirë se erdhe në Greqi!
Ah, i thom, o farë e shitur,
ti për rrënjët, kurrë s´ke ditur,
po ta kisha Markon gjallë,
ty e Karaiskaq do ju kish kallë!
Mu mbush zemra plot maraz,
thash, t´kërkoj Tahir Abaz,
s´gjeta Tahir e as ushtri,
po ku i le o Nënë Çamëri?!
E shkretë përpara më doli Arta,
tashmë të gjitha i kisha t´qarta,
nuk pashë dot as Bubulinë,
rrafsh me tokë i bënë shtëpinë!
Loti i vakët më shkoi përfaqe,
s´flitej shqip më n´ato konaqe,
ku janë çamët, kah i shpuan,
s´ka djepa as varre, vallë kah shkuan?!
S'pashë më n´shqip tabela as targa,
si e vdekur më dukej Parga,
n´Gumenicë e n´Paramithi,
nuk i vinte më erë Çamëri!
Ev! Thash po iki për në shtëpi,
para më doli një djalë i ri,
më buzëqeshi ashtu qeltas,
dy tri fjalë mi tha krejt fshehtas:
- Xhaxhi, të qoftë rruga e mbarë,
t´falemnderit për këtë vizitë,
mos harro, edhe ne jem shqiptarë,
që s´guxuam të t´flasim shqip!
Kujdes t´lutem, po t´përcjellin,
ca langonjë që i vrau zezona,
frikë e ankth duan të mbjellin,
që t´mohojmë ne rrënjët tona!
Pasha Nderin e Bubulinës,
pasha trimërinë e Marko Boçarit,
kurrë në gjunj s´i bie Athinës,
se jam Nip i Ahmet Çaparit!
Ma thonë emrin: Marko Pirro,
kështu dëshironin t´partë e mi,
babai, ndjesë pastë, më tha: Biro,
Çamëria është Shqipëri!
Eh, i thash, xhaxhai të pastë,
tash po kthehem me t´reja shpresa,
s´jeni vetëm, do jemi t´gjithë bashkë,
se përndryshe, do na vret Besa!!!
Me sy hapur po ëndërroja,
për Çamërinë dhe çamët e mi,
nga dhimbja n´shpirt, po lotoja,
a do vi ajo ditë, o Nënë Shqipëri?!
Mentor Thaqi VS., 22.09.2011
The Albanian American Organization Chameria (AAOC) blog is maintained by Cham activists who seek to attain a comprehensive and peaceful solution to the Chameria issue.
September 25, 2011
September 24, 2011
Greece's Unwanted Citizens are now Citizens-What about the Chams?
Posted on 04 September 2011 by Apostolos Papapostolou
Jews who left Greece during World War II can have their citizenship reinstated after the passage of a new law.
The Greek government on Sept. 2 passed an amendment to a new foreign resident law, which will automatically reinstate Greek citizenship for all Jews that were born in or before 1945.
The number of Greek Jews affected by the amendment is likely no more than 300-350, according to reports.
Their descendants, although eligible, will not receive citizenship automatically. They will have to apply and if they meet the proper criteria will receive their Greek passports and citizenship.
The amendment comes after 65 years of appeals, applications and behind-the-scenes efforts by the Greek Jewish community.
The problem was created during and after WWII. During the war a number of Jews were able to escape to Turkey where the Greek consular officer tried to persuade them to join the Greek Army in Egypt. Those who refused and wanted to reach Palestine were stripped of their citizenship.
Another group of Greek Jews fought with the communist partisans’ organization against the Nazis. After WWII and during the civil war in Greece from 1946-1951, the members were hunted down as communists and either executed, imprisoned or exiled in concentration camps that mirrored the Russian gulags. In order to avoid that fate, many Jews accepted the government’s offer to go to Palestine and be stripped of their citizenship.
During the debate in the Judicial Committee of the Greek parliament, Justice Minister Harry Kastanidis said “it is an honor to Greece [to have these people requesting their citizenship back], an honor that Greece would be obligated to reinstate their citizenship no questions asked.”
The far-right LAOS Party fought against the amendment, saying: “The law will raise many serious issues from other ethnic groups, a thing we of course all deprecate, such as Bulgarians, Muslims, Armenians, Albanians, Skopje, and maybe even Chams (a sub-group of Albanians who originally resided in the coastal region of Epirus in north-western Greece, an area known among Albanians as Chameria.) What will you do then?”
As expected the communist party was also against the amendment, saying that this was one step closer to forming close ties with Israel in order to further the “imperialistic plans regarding the natural gas reserves.”
http://greece.greekreporter.com/2011/09/04/greek-jews%E2%80%99-citizenship-reinstated/
September 10, 2011
Krenar
Ndjehem shumë krenar që jam nga Shqipëria
Linda shqiptar,
kam gjuhën e traditat e mia
Na nënshtruan por s'na zhdukën
sa e sa perandorira
Malësia, Molla Kuqe, Ilirida e Çamëria
Gjithë Jemi Nje,
Jo nuk shitet kombësia, nuk vdes shqiptaria
Kemi qenë, jemi dhe do të jemi
e tëra Iliria.....
Linda shqiptar,
kam gjuhën e traditat e mia
Na nënshtruan por s'na zhdukën
sa e sa perandorira
Malësia, Molla Kuqe, Ilirida e Çamëria
Gjithë Jemi Nje,
Jo nuk shitet kombësia, nuk vdes shqiptaria
Kemi qenë, jemi dhe do të jemi
e tëra Iliria.....
August 31, 2011
Interview with a witness of Genocide in Chameria
Interview with a witness of Crimes in Chameria, Mehmet Hima.
http://video.google.com/videoplay?docid=5957131311704011373
http://video.google.com/videoplay?docid=5957131311704011373
Summer School from Institute of Chameria Studies
Shkolla Verore 2011
Shkolla Verore, Ulqin 2011.
Insituti i Studimeve per Camerine per te katertin vit radhazi me mbeshtetjen e nje grup profesoresh te nderuar organizon shkollen verore kushtuar problemeve aktuale te Ceshtjes Came si nje ceshtje e rendesishme ne rajonin e Ballkanit.
Ne kuader te trajtimit te kesaj ceshtjeje si nje ceshtje qe nuk i perket vetem popullsise se krahines se Camerise por te gjithe kombit shqiptar, nga data 28-31 Gusht 2011 zhvillohet ne qytetin
historik te Ulqinit Shkolla Verore me pjesemarrjen e studenteve te viteve 4-5 si dhe master kushtuar problemeve aktuale te Çeshtjes Çame.
INFO – Chameria-Summer-School-2011-Ulcinj.pdf
Per pjesemarrjen ne te jeni te lutur te aplikoni online ne kete faqe interneti, duke derguar nje CV dhe
motivimin tuaj ne kontaktet e meposhtme:
Email: gjxhafa@gmail.com
Tel: +355 4 2272091
Mob: +355 67 20 03283
August 23, 2011
Djale Cam
Do martonem t'ia bej bam se me thone djale cam,
per nje vajze gjeraqine
do gjezdis gjithe Camerine
Do nisem me kal te bardhe te marr nuse ne Sajadhe
zemren time se cma mori kjo vajza nga Grikohori
per nje vajze gjeraqine
do gjezdis gjithe Camerine
Do nisem me kal te bardhe te marr nuse ne Sajadhe
zemren time se cma mori kjo vajza nga Grikohori
July 19, 2011
SHPIRTI ÇAM I VIOLINËS
Pasditeve në Skelë, Vlorë, dera e pasme e një taksie rri hapur dhe në sedile duket një burrë, i zhytur në lojën me violinë. Nuk është klient. Është taksisti yt.
Bexhet Serjani është 47 vjeç, familjar, babai i dy fëmijëve. Ka vite që ushqen familjen me taksinë e vet, dhe shpirtin me ëmbëlsinë e tingujve të violinës.
Nuk është profesionist. Nuk di të shkruajë madje asnjë notë muzike, por kjo nuk e pengon të luajë me violinën e tij, Ndoshta taksia me violinën nuk kanë asnjë lidhje, por ato bashkëjetojnë në mënyrë perfekte në mjetin që gjithmonë parkohet në Skelë, në pritje të klientit të radhës.
-Ke bërë shkollë për violinë?
Jo, asnjëherë. Nuk i njoh notat. Vetëm veshi i kap. Ku kishte shkollë për ne atëherë. Isha vetë i pestë fëmijë dhe punoja në transport në frutore. Gjeta dhe violinë, por më pas, gjatë kohës që isha ushtar mu thye violina. Lekë nuk kisha ta blija më. Më piku ajo violinë. Për 20 vjet nuk kapa violinë me dorë.
-Si ju rikthyet pasionit?
Sa më shumë kohë kalonin, aq më tepër mendoja për të. Kam tre vjet tani që e kam blerë violinën. Kjo që zgjodha, është e ëmbël, ka volum. Tani riushtrohem. Por nuk është e lehtë. Mosha nuk të ndihmon shumë.
-Keni tjetër familjar që ka lidhje me muzikën?
Në shtëpinë time asnjë.
-Si reagojnë klientët kur ju shohin me violinë?
Ka që e kanë vendosur se “do të shkojmë tek violinist”. Ka të tjerë që thonë “ e ke në terezi ti vëlla” dhe shkojnë tek taksia tjetër. Por kjo smë pengon që të vazhdoj të mbaj në taksi violinën time.
-Ju ka qëlluar që pasi keni shërbyer me taksi, t’ju kërkojnë ti bini violinës?
Po më ka ndodhur. Madje jo një herë. Para një jave ishte një rus. Unë nuk njoh pjesë ruse, por luajta “violinën cigane” e më dha 20 euro. Një herë tjetër luajta për një grek një orkestrale çame, të shtruar. Ata janë qejflinj, i shijoi shumë. dhe me pagoi. Kam patur raste, si jo, pasi ka njerëz që nuk janë të pandjeshëm ndaj violinës.
-Nëse mund ta quajmë repertor, cfarë pjesësh ke në të?
Kryesisht pjesët “çamiko”. Më pëlqen muzika e shtruar, luaj dhe pjesë tiranase, por gjithmonë tek popullorja.
-Nëse do të detyronin, mes violinës dhe taksisë, kë do të zgjidhje?
Violinën. Si taksist kam gati 19 vjet, por violina më është lidhur me shpirtin. Do punoja ndonjë roje, se punë tjetër unë s’di të bëj veç kësaj që kam, por kohë do të gjeja për violinën…
Bexhet Serjani
Mosha 47 vjeç
Arsimi 8 vjeçar
Jeta:
I martuar me dy fëmijë. Është i vetëpunësuar prej 19 vitesh si taksist. Është e vetmja punë që di të bëjë… përveç rënies së violinës. Violinën e ka mësuar që në moshë të vogël, por mundësitë financiare nuk e kanë lejuar të blejë violinë. Violina e parë nuk pati jetë të gjatë. Instrumentin e e tanishëm e ka blerë para 3 vjetësh.
“Ne çamërit i kemi preferuar shumë sazet në gëzime familjare dhe në dasma merrnin gjithmonë orkestra ku ishte e pranishme violina. Gjithmonë më ka tërhequr, më ngjasonte me bilbilin. I vogël, u shkoja pas sazexhinjve. Kudo që të ishin, në Kumë, në Lirim, unë u qepesha pas, edhe pse im atë më rrihte atëhere, pse shkoja pas njerëzve me ngjyrë. Në Llonxhë shkoja tek një Adren, që më mësoi edhe violinën. Isha 16 vjeç”
“Kam edhe tre shokë të tjerë me vegla. Më pëlqen të luaj në shoqërinë e gërnetës, viloina e ndjej se shkon mirë me të Ndodh që u marrim leje në ndonjë lokal, të shoqërojmë me muzikë. Më ka ndodhur që të kalojnë këtu shkollarë që studiojnë muzikë e i kanë rënë violinës sime. Ata kanë repertor tjetër dhe të pasur, por më kanë përgëzuar për muzikën që bëj”
Gazeta Shekulli
July 9, 2011
Gjenocidi grek mbi Çamërinë, pengu i Europës
- Në mungesë të një projekti për drejtësi -
Hyqmet Zane
Çdo vit që kalon nga ai 27 qershor 1944, e bën më të qartë atë çfarë ka ndodhur në tokën e Çamërisë, por edhe qartëson përse u hesht dhe përse vazhdon të mos vihet dorë mbi një padrejtësi çnjerëzore me emrin “gjenocid”. Edhe pse i pranuar nga vetë dëshmitarët okularë dhe komisioni i ngritur miks në atë vit, që dëgjoi rrëfimet dëshpëruese dhe tronditëse të familjeve që vuajtën masakrat fashiste të shovinistëve grekë, por e pranuar edhe nga vetë akademikët grekë para disa vjetësh, Greqia dhe qarqet progreke vazhdojnë të mos flasin dhe ta mohojnë këtë gjenocid që mori mijëra jetë njerëzish. Por krah kësaj heshtjeje ka edhe një Europë që përsëri hesht, edhe pse dihet dhe njihet që në Çamëri u shkelën mizorisht të drejtat e njeriut dhe pati masakra ndaj popullatës së pambrojtur civile çame.Shpesh violina greke ka pasur vetëm një tel dhe i ka rënë këtij teli të çakorduar, sepse e dinte që, sido të fliste Greqia, ajo kishte Europën në mbështetje dhe krah për të qenë avokate e çdo padrejtësie që mund të bënin grekët, aq më tepër ndaj shqiptarëve. Akuzat pa dëshmitarë dhe pa fakte të grekëve ndaj çamëve janë absurdi që ne shqiptarët e Çamërisë kemi 67 vjet që i dëgjojmë, por i dëgjojnë edhe kanceleritë europiane që gjithnjë e mbajnë peng gjenocidin grek në Çamëri, në mungesë të një projekti për të dhënë drejtësi.
Që nga pushtimi i Shqipërisë nga Greqia pas padrejtësisë së Konferencës së Londrës më 1913-n, që e ndau tokën shqiptare në pesë pjesë, Çamëria është toka europiane që nuk është çliruar asnjëherë deri më sot. Edhe gjatë pushtimit fashisto-nazist të Greqisë 1940-1944, ligjërisht Çamëria nuk është bashkuar me Shqipërinë, siç u bë me Kosovën. Në këtë mënyrë, Ligji i Luftës që ende mbahet nga grekët midis Shqipërisë e Greqisë, nuk ka asnjë lidhje me ne shqiptarët e Çamërisë, sepse edhe në atë kohë ne ishim dhe ligjërisht ende jemi shtetas grekë, sepse Greqia nuk ua ka hequr zyrtarisht çamëve shtetësinë greke. Atë e hoqi arbitrarisht dhe brenda një nate qeveria e Tiranës, ku çamët ishin të vendosur si refugjatë në vitin 1953.
Nga ana tjetër, edhe akuza greke ndaj çamëve është një tjetër absurd dhe një padrejtësi që europianët e dëgjojnë dhe nuk reagojnë, kur arkivat europiane e dinë shumë mirë se cila është e vërteta e asaj që ndodhi në Çamëri 67 vjet më parë. E dinë këtë edhe arkivat e nazistëve gjermanë dhe fashistëve italianë që e bënë këtë luftë, po aq sa edhe arkivat e Aleancës Antifashiste. Se si ka mundësi që të ndodhë një masakër çnjerëzore në mes të Europës dhe të mos kenë dijeni drejtuesit e shteteve, kur ata ishin në Korfuz, ishin në Janinë, ishin në Athinë, ishin në Shqipëri dhe kur vetë forcat e EAM-it e dinin se do të bëhej një gjenocid i tillë spastrimi etnik.
Nga ana tjetër, duhet thënë se gjatë gjithë periudhës së Luftës II Botërore në Greqi ka pasur vazhdimisht qeveri kuislinge greke dhe ata kanë administruar edhe Çamërinë. Ne çamët s’kishim si të ishim bashkëpunëtorë me pushtuesin, kur bashkë me pushtuesit gjermanë ishte vetë "qeveria greke" e Ralisit.
Pikërisht këto fakte dhe këto të vërteta janë një gong i fuqishëm që komuniteti çam në Shqipëri, por edhe në SHBA i bie fort, por që përsëri heshtet, nuk thuhet asnjë fjalë, në një kohë që drejtësia europiane e Hagës e kërkon kriminelin e Serbisë në çdo vrimë ku të ishte futur, ndërsa e di që Napoleon Zerva ishte një ideator dhe zbatues i politikës zyrtare greke me miratimin edhe të kishës greke dhe nuk thotë qoftë edhe një fjalë të vetme se si është e mundur që të ngrihet një monument në Çamëri për një kriminel që ka vrarë foshnjat në bark të nënës, qoftë edhe për një rast të vetëm e jo më për një popullatë të tërë 50 mijë vetëshe. U tronditën europianët në Bruksel në rastin e Griseldës dhe pa u hetuar mirë rasti në fjalë që doli një blof, bërtitën, e bënë problem, kurse komuniteti çam ka 67 vjet që thërret e kërkon drejtësi në emër të ligjit e të Zotit për pafajësinë e mbi 3 mijë shqiptarëve të Çamërisë, të vrarë e therur e po aq të vdekur më pas nga vuajtjet e rrugës e urisë. Nëse ka një shtet që bërtet më shumë në botë për respektimin e të drejtave të shtetasve të tij në botë, ajo është Greqia. Njëherazi e them me gojën plot se nëse ka shtet që shkel me të dyja këmbët të drejtat e njeriut brenda vendit të tij, ajo është Greqia. Çfarë emri i duhet vënë kësaj?
Edhe politika shqiptare diplomatikisht hesht, se kuptohet që ka një hall të madh me fqinjin europian, por më shumë e kam te politikanët e vetë komunitetit çam, nëse janë të tillë, nuk e kanë të qartë orientimin drejt zgjidhjes. E them këtë, sepse shpesh shoh e dëgjoj copëza fabulash sensibilizuese që treten në kohë, por asnjëherë nuk kam parë një platformë të tërë mundësish për zgjidhje që për mua janë politike dhe ligjore. Politike, për të përdorur të gjithë potencialin politik e diplomatik ashtu si Rugova për Kosovën që trokiti dhe diti të trokasë në portat e kancelarive europiane dhe asaj amerikane. Juridike, për të plotësuar me fakte, argumentuar juridikisht dhe përdorur teknikisht ato në shërbim të cilësimit “gjenocid” të një masakre që plotëson të gjitha kushtet për t’u cilësuar si i tillë.
Për mendimin tim, çështja çame është njëra nga më të vjetrat në Europë e pazgjidhur dhe me një problematikë të gjerë. Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon para së gjithave mirëkuptimin bilateral mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes komisioneve të përbashkëta që do të merren me trajtimin dhe gjetjen e pikave, ku do të mbështeten për zgjidhjen e problemit.
Para së gjithash në mes dy vendeve duhet të ekzistojë vullneti i mirë për futjen në axhendën zyrtare për zgjidhjen e çështjes çame veçanërisht nga Greqia. Një nga rrugët është edhe hedhja në gjyq e Greqisë për çështjen e pronave të çamëve, të cilat duhet t’u kthehen të zotëve, por që kjo gjë nuk mund të ketë sukses me gjyqe individuale, për shkak të shumë faktorëve që janë në disfavor të çamëve. E rëndësishme është të themi se kërkohet një dënim i gjenocidit të ndodhur në Çamëri në vitet 1944-1945, në fund të Luftës II Botërore dhe pranimi i tij nga shteti grek në mënyrë zyrtare. Por mospranimi nga ana e shtetit grek e këtij gjenocidi e vështirëson zgjidhjen. Hapja e kufijve përmes liberalizimit të vizave dhe hyrjes së Shqipërisë në BE, është një shans që ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi tashmë 67-vjeçar.
Duhet thënë gjithashtu se zgjedhja e një partneri ndërkombëtar të fuqishëm si SHBA-ja dhe ndikimi e mbështetja e tij për çështjen çame dhe njëherazi presioni ndaj shtetit grek për të pranuar çështjen në fjalë dhe zgjidhjen e saj, mendohet të jetë një nga rrugët efikase.
Unë e gjej të udhës që të them se iniciativat politike si ajo e Tahir Muhedinit që jo vetëm e çoi komunitetin çam me përfaqësim në Parlamentin shqiptar më 2009-n me PDI, por edhe përpjekjet politike të vetë Shpëtim Idrizit si deputet dhe sot si kryetar i PDIU, por edhe çdo iniciativë e çdo deputeti tjetër si ajo e Dashamir Tahirit në kufi të Qafë-Botës, janë të mirëpritura jo vetëm për komunitetin çam, por edhe për gjithë shqiptarët dhe syrin e Europës.
Por demi duhet kapur prej brirësh dhe kjo do të thotë se ne vetë si komunitet çam kemi nevojë për një gjetje mes vetes, si me thënë duhet të lajmë zemrat para Zotit e me një zë të vetëm duhet t’i themi botës se tani e kemi gjetur çelësin e aksionit politik dhe juridik. Dhe këto janë trokitjet e para si në Departamentin e Shtetit, që shumë mirë e kanë kuptuar si Muhedini e Idrizi, por edhe në hartimin e një memorandumi si ai i 65 vjetëve më parë që Komiteti Antifashist Çam i drejtoi Lidhjes së Kombeve (sot OKB) shoqëruar me dosjen e krimeve dhe aftësimin e personave që do të jenë interlokutorët e saj në Hagë e Strasburg, në Bruksel e në Kongresin Amerikan. Dhe e gjitha kjo kur Rezoluta e parë duhet të dalë nga vetë Parlamenti shqiptar. Këtu më duket se qëndron sekreti i një nisjeje të mbarë në shërbim të zgjidhjes. Nuk është koha më për të qarë në Qafë-Botë, por për të “qarë” nëpër botë te shtetet që kanë zë e fuqi më shumë për të dalë në krahun e drejtësisë së komunitetit çam.
Gazeta Shqip
July 4, 2011
Albanians of Kosova celebrate 4th of July
PRISHTINE- Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete, me të cilat shënohet kjo datë. Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.
Në mbrëmje, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv si dhe do të hapet një ekspozitë “Faleminderit Amerikë” në Muzeun e Kosovës.
Edhe subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua ka përcjellë urimet më të përzemërta ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, stafit diplomatik, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Qeverisë së SHBA-së dhe mbarë popullit amerikan.
Në urim thuhet se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është moment i festës jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për popullin dhe Republikën e Kosovës dhe të gjithë popujt paqedashës e demokracinë në botë.
“Në këtë ditë, ne, duke ndarë gëzimin me popullin amerikan, përcjellim edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që SHBA i ka dhënë popullit dhe vendit tonë në rrugën e vështirë për dinjitet, liri dhe pavarësi kombëtare e qytetare”.
“Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë përherë përkrah popullit dhe Qeverisë amerikane në projektin dhe vizionin madhor për liri, paqe e demokraci të popujve kudo në botë”, thuhet në urimin e AAK-së.
PANORAMA
Subscribe to:
Comments (Atom)
