NGA ARBEN LLALLA
Deputeti i Agimit të Artë Kristo Papa vazhdon të bëjë deklarata ekstremiste duke provokuar kombin dhe shtetin shqiptar. Por nga buron urrejtja e Kristo Papa i cili është shqiptar ortodoks, që e di shumë mirë gjuhën shqipe, gjuhën e heronjve të revolucionit të 1821, gjuhën që e flisnin dhe e flasin shumë personalitete të Greqisë?
Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grek me origjinë shqiptare. (Greqia duke patur popullsi nga kombet e tjera si arvanitas, sllavë, ortodoks nga Azia e vogël, çdo 10 vite u ndërron fshatrave se kujt Prefekturë duhet ti përkasin, kjo bëhet me qëllim për të bërë ngatërrimin e studiuesve të statistikave për popullsinë në Greqi). Fshati Lipa nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa është themeluar si fshat midis shek.16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë.
Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një biznes për shitjen e mobiljeve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.
Kristo Papa që në fëmijëri u edukuar me frymën e heronjve revolucionar të 1821 që ishin nga Suli, të cilët prej shumë vitesh ishin kundërshtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe të pushtetit të Ali Pash Tepelenës. Figurat e heronjve shqiptar të Sulit u bënë objekt frymëzimi të poetëve me famë në ato vite. Babai i Kristos, Ilia Kristo Papa ka lindur në vitin 1924, dhe ishte fëmija i pestë i një prifti të thjeshtë dhe një mësuese. Në moshën 17 vjeçare ju bashkëngjit trupave të Napolon Zervës. Majori Ilia Kristo Papa merr pjesë direkt në ndërhyrjen ushtarake të kolonel Gjeorgjio Papadhopulos i cili instalojë diktaturën ushtarake në Greqi nga viti 1967-1974. Ushtaraku Ilia Papa u caktua në trupat e besueshme të sigurisë së Papadhopulit të cilin e emëroi më vonë Komisioner i qeverisë në Bankën Greke. Pas rënies së diktaturës më 1974, edhe pse u arrestua me akuzë për tradhti nga deputeti i PASOK, Evangjelo Janopulos, ai i shpëtojë burgut falë bashkëpunimit që vazhdojë me Kostandin Karamalisin.
Në vitin 1975 doli në pension bashkë me qindra ushtarak që i kishin shërbyer sistemit diktatorial të Gjeorgjio Papadhopulos. Në moshë të thyer 89 vjeçare Ilia Papa vazhdon të jetë aktiv i organizatës Agimi i Artë dhe të propagandojë tek rinjtë frymën e juntës diktatoriale të Papadhopulos dhe të ideologjisë naziste Hitleriane.
Diktatori Papadhopulos ishte arvanitas, shpeshherë intelektualët arvanitas në fillim të viteve 1980 arrestoheshin nga sigurimi grek me pretekstin se po ringjallin ideologjinë e Papadhopulosit, këtë e ka deklaruar i ndjeri Aristidh Kola në një intervistë që ja mora dy muaj para se të vdiste ku thotë: “Në fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit. Bëmë një takim të bukur, ku merrnin pjesë mbi 2.000 veta, por u zgjuan sigurimsat e shtetit grek (ASFALIA) dhe SFEVA (organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin arvanitas të fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të djathta shkruanin për ne, duke na sharë dhe thënë “njerëzit e Papadhopulit u zgjuan”.
Figura më e dashur e Kristo Papës është Skënderbeu, Kolokotroni dhe Ali Pasha, këtë ma kanë thënë disa miq të afërt të Kristos të cilët janë arvanitas dhe me deklaratat e kohëve të fundit të tij antishqiptare janë habitur dhe distancuar.
Megjithatë mendimi im është se deputeti Papa po bënë një punë të lavdërueshme me deklaratat ekstremiste duke i treguar botës perëndimore se Greqia mbetet një vend primitiv ku feja ngatërrohet me kombësinë si në mesjetë, ku në Greqi ka forca të ideologjisë naziste të cilat rrezikojnë të përhapen në vendet e BE si oktapod. Besoj se problemet e brendshme të Greqisë bëjnë që klasa politike e saj të gjejë ngushëllime duke reflektuar me dhunë kundër emigrantëve dhe shqiptarëve në veçantë. Kjo është një metodë e njohur për ne që kemi jetuar disa vite të jetës në atë vend.
Deklarata tej ekstremiste e Kristo Papës se nëse Agimi Artë vjen në pushtet do i shpalli luftë Shqipërisë është bërë për marketing politik prandaj unë publikisht do ta pyesja se kundër kujt do luftojë Kristo Papa? Kundër nipave të Marko Boçarit (1790-1823) që jetojnë në Vlorë, kundër nipave të të Kiço Xhavellës (1801-1855) që jetojnë në Leskovik dhe Tiranë me mbiemër Tasho apo kundër nipave të Gjeorgjio Llalla- Karaiskaqit (1782-1827)që jetojnë në Gramsh-Elbasan dhe Tiranë!?
Dua të sqarojë lexuesit se arvanitasi Kiço Xhavella është ish-kryeministër i Greqisë, një pjesë e fisit të tij jetojnë në Shqipëri, pjesë nga Fisi i Boçarëve jetojnë në Vlorë, ndërsa Gjeorgjio Karaiskaqi është djalë i Dhimitër Isko Llalla.
Gjergj Llalla i parë nga Suli kishte djalë Dhimitër Isko Llalla që bënte pjesë në trimat më të besueshëm të Ali Pashait. Dhimitër Llalla përdhunoi Zoinë në vitin 1781, një grua e ve, por shumë e bukur e cila kishte lidhje me Ali Pashain. Nga ky përdhunim lindi një fëmi që do të quhej Gjergj Llalla, i pakëzuar me emrin Gjeorgjio Karaiskaqi (1782-1827), hero i Revolucionit grek të 1821. Pra, Gjergj Karaiskaqi është djali i Zoisë dhe i Dhimitër Llalla, edhe emrin Gjeorgjio e ka nga gjyshi, Gjeorgjio Llalla. Në moshën të rritur Gjergji Llalla i dytë u pagëzua i krishterë nga Ndre Karaisko i cili i dha mbiemrin e tij Karaiskaqi. Këtë e shkruan Dhimitër Grillo në librin e tij për Arvanitasit.
Mbas përdhunimit Ali Pashai ndjek Fisin Llalla, dhe morën rrugën për në Malin e Tomorrit, u vendosën në krahinën e sotme të Sulovës e cila duhet ta ketë marrë emrin nga Suli i Janinës sepse pothuajse e gjithë popullsia e kësaj krahine kanë mbiemra që i ndeshim edhe ne Sulin e Ali Pashait. Këto të dhëna i gjejmë në arkivën e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë të botuar në vitin 1984.
Dua të shtoj se mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorit duke u vendosur disa në Leskovik dhe afër qytetit të sotëm të Gramshit, formuan fshatrat: Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj. Nëse do vëreni disa fshatra kanë emrat të krishterë, por që janë mysliman sot, kjo tregon për origjinën e tyre të vjetër. Duhet të dimë se ekziston ende një rrugë nga Janina-Leskovik-Korçë-Gramsh, kjo rrugë nuk është e re, por e hershme.
Banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e gardës të Gjergj Kastrioti Skënderbe. Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, rreth 200 luftëtarë arvanitas me familjet e tyre formuan fshatin e Sulit afër qytetit të Janinës dhe luftonin kundra turqve për lirinë e tyre. Më vonë Suli u zgjerua nga një fshat në krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamë. Ata, për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500-1600 dhe u vendosën në Sul të Janinës, krijuan fshatra të rinj me emra shqiptar. Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik “Suljotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë- “Suljotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”. Mundeni këto ti gjeni në disa arkiva, por edhe në Institutin për Çështjen Çame në Tiranë.
Më vjen keq që historianët tanë i anashkalojnë me qëllim disa gjëra të vërteta rreth shqiptarëve të Greqisë, nëse ne do ishim marr më seriozisht me këto çështje grekët dhe shqiptarët do ishin më afër duke mos i ngritur kurthe njeri-tjetrit.
Kristo Papa ideologu nazist
Nëse do shohim organizata e Agimit të Artë nuk janë vetëm nazistë, as neonazistë, por janë diçka tjetër për të cilët bota duhet të trembet. Ata janë një organizatë e errët, e tmerrshme të cilët promovojnë ushtrinë naziste të Hitlerit për të cilën bota e sotme ndjenë ende dhimbjet që i shkaktojë ajo ushtri me ideologjinë e saj vrasëse deri në zhvarrosje të kombeve.
Kristo Papa që ne e shohim duke dhënë deklarata për një luftë midis Greqisë dhe Shqipërisë ishte drejtuesi i shtypit dhe propagandës së Agimit të Arta, në shkrimet që shkruante Papa ngrinte lartë figurat e nazistëve gjerman me një përkushtim patologjik. Agimi i Artë si organizatë u themelua për të dobësuar partitë e majta në Greqi, jo kundër shqiptarëve, bile shpesh herë në revistën e tyre botoheshin shkrime ku thuhej se grekët dhe shqiptarët janë vëllezër. Por pas viteve 2000, kjo organizatë u bë kundërshtarja më e fortë e emigrantëve shqiptar dhe Shqipërisë. Mendoj që këtu duhet të kenë gisht Lobi sllavë në Greqi që është shumë i fuqishëm dhe kisha ortodokse.
Nëse do shohim nga e kanë origjinë shumica e deputetëve të Agmit të Artë do vërejmë se shumica e tyre vijnë nga fshatrat arvanitas si p.sh Nikolaos Mihalolakos, Eleni Zarula, Kristo Papa, Mihail Arvaniti, Nikolaos Mihas (mbiemri këtij ka qenë Bythkali para shumë viteve sepse e njoh familjen e tij), Dhiumitrios Kukuçi, Estathios Bukuras(edhe një kushëririn e këtij e njoh, flasim shqip shumë mirë), Ilias Kacidharis etj. Lirisht mund të them se po tu bëhet ADN do dali se e kanë të njëjtë me shqiptarët, por për fat të keq shteti shqiptar nuk ka Institucione që të merren më seriozisht me këto gjëra dhe ministria e jashtme nuk ka diplomatë që kanë njohuri për arvanitasit. Kjo më dhemb shumë, prandaj ftoj publikisht ndonjë historian dhe studiues të më kundërshtojë këto që shkruaj.
Agimi i Artë përdor simbolet e vjetra shqiptare
Në përgjithësi organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve. Por pasi fitoj disa vende në Kuvendin e Greqisë ndryshojë ngjyrat nga e Kuqe e Zi në të Kaltër me të Bardhë, kjo u bë pasi partitë majtiste i akuzuan se janë me origjinë shqiptare dhe përdorin ngjyrat e flamurit të Skënderbeut.
Në numrin e revistës të Agimi i Artë të Tetorit 1986 shkruhej me shkronja të madh: “Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saja ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi i atikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës e “Agimit të Artë” është njeri nga themeluesit dhe drejtuesit kryesor i cili ka vënë iniciale FAETHON.
“Grekët dhe shqiptarët janë vëllezër të një racë” shkrimi i mëposhtëm u botua më Tetor 1986, në revistën e Agimit të Artë dhe vjen në gjuhën shqipe i shkurtuar.
* * *
Përkundër fraksioneve të degjeneruara koleriane dhe institucioneve, opinioni jonë i ndershëm dhe krenar gjithmonë nuk ka injoruar çmimin e sakrificës. Në të njëjtat ritme përtërimë origjinën tonë, duke prekur një çështje të nxehtë kombëtare, duke përcaktuar gjakun e hershëm dhe prejardhjen, rezultat i botëkuptimit të racës sonë dinamike. Duke hedhur tutje propagandën e partive politike të injorantëve dhe të aparatçikëve, të cilët i referohen me pasion patriotik historisë duke predikuar ngjashmërinë e patundur të grekëve me shqiptarët apo Arvanitasit. Mendimi, dokumentimi, tradita e lashtë dhe njohuritë shtrihen në ditët e sotme dhe kanë përqafuar çdo fushë të kulturës sonë. Përtej ngjashmërisë dhe afrimitetit të grekëve të lashtë me ilirët, nëpërmjet origjinës indo-evropiane, vëzhgimi i kujdesshëm i historisë përforcon identifikimin e ekzistencës kombëtare. Duke njohur vlerat e luftës dhe përpjekjeve të heronjve tanë shprehim drejtësi historike duke nderuar përpjekjet e tyre pavarësisht origjinës së tyre të specifike.
Në njohjen e gjerë të Greqisë do të duhet të shtojmë dhe shpërthimet e kësaj historie, duke kujtuar këtu luftërat e Pirros, të Teutës, të Farias, të Gentit kundër Perandorisë Romake. Por, edhe në vijim dhe ato të periudhës së Perandorisë Bizante, strategët ilir si, Velisari dhe Vranajt, por dhe vet perandorët Konstandini i Madh (nga Dardania), Anastasi, Juliani dhe Leon Zguri, i japin historisë një përgjigje më të plotë. Vlerësimi se, vitaliteti me të cilin kanë vaditur nënën Greqi këto fise të pasur të atdheut është jo vetëm e nevojshme, por edhe e vërtetë. Sepse luftëtarët e zjarrtë që lanë gjurmë me aktet e tyre heroike dhe dhanë jetën në More, Rumeli, në zonën e ‘Shtatë Ishujve’, në Epir dhe në zona të tjera padyshim i dhanë një shtysë të madhe me qëllim që të ndihmojnë vëllanë e jugut, i cili ishte rebeluar kundër osmanëve, kështu që me të drejtë përshkruhen si Dorët (fisi ilir) e helenizmit modern.
Prapa fanatizmit dinak dhe tkurrjeve të pakuptueshme që qëllimisht fshehin një nga elementët më të bukur të historisë sonë, shfaqet sakrifica dhe trimëria Arvanitase gjatë kohës së revolucionit kombëtar më 1821. Sakrifica e familjes Gjika në Moldavi, besalinjtë dhe burrëritë e Buajve, Grevenarëve e mbrojtësit të madh të familjes së Shkurtëve, Buzara, e Bardhëve, Llallave dhe Suliotëve si dhe shpallja e shpërthimi i revolucionit grek në Mesini në Mars të 1821-t nga Dredhët, luftëtarët e panumërt në mbrojtje të ishujve të Idrës dhe Speces. Figura të pakthyeshme me kalimin e kohës si Kokali, Andruço, Kaçioni, Grindali, Plaputa, Kaçandoni, Mjauli, Kolokotroni, Spiromilo, Bubulina, Karajskaqi, Kundurioti, Boçari etj. Të gjithë këta kanë qenë eksponentë të luftës anti-turke dhe pasardhës të Aleksandrit të Madh të Ballkanit, Gjergj Kastriot Skënderbeut së bashku me figurën shumë të keqkuptuar të labit Ali Pashë Tepelena...
No comments:
Post a Comment