December 18, 2017

Albanians of Morea - Peloponnese


SHQIPËTARVET TË MORES!

O, Shqipëtarët e Mores,
Drit e fshehur prapa res,
Ju ndër grekërat ku rrini
Nam e nderë më nkë kini,
Dhe zakonet ju ndërrojen,
Gjak e gjuh ju shkatërrojen.
Atë folën gluh Kanari,
Miauli, Boçari e Sturnari;
Atë folën Kondurioti,
Karaskaqi e Varnaqoti,
E Xhavela e Griva e tjerë,
Të pa-mundurit ksifterë;
Edhe e folën gra të para,
Mosko e Dhespo të pa-klara,
E shpirt-madhia Bobolinë,
Se u-Ien gjith nka gjaku jinë.

O, Shqiptarët e Mores!
Më të fortit të kodhes,
Për me Grekërat kit ishin
Posi vllezër, në tru kishin,
Për lirin me ata luftuam,
Na nka Turqit i shpëtuam,
Derdhëm gjakun më të mirë,
Te gjith jeta bëm mizire,
Forën Turqvet i shuajtim,
Për ata rezik nkë ruajtim;
E të lënët pran na vun,
Mbë nj'an gjithve e nkë na zun,
As te kënka e burrëris,
Muarën hjen e mundësis,
Vet e muartin edhe thanë:
"Arbëresh mbi dhe nkë janë !

O, Shqiptarët e Mores !
Zoq të rritur jasht foles,
Rrini kat, po tue pritur,
Atë herë të ndepitur,
Aqë të lipur mot e monë,
Të në thresnjë mëma jonë;
Të na thet: ,,O bijt' e mi !
Të shpërisur ndë shqeni,
Ndë mes t'jerëvet te jeta,
Paçit embër ju rrameta,
Paçit embërin të ruar,
Edhe jasht të pa-harruar,
Si edhe juve ndër të huaj,
Nkë harrova mëma juaj.
Shpejt, o bij të shtrejtit t'im !
Ju përes te gjiri jim,
Anankasi, fluturoni,
Gjith atë çë riet kujtoni!"

Kush një shkluh, kush ka një thik,
Shpejt mbi Tyrkun, qen të lik,
U-lëshofshit si petrit,
Edhe u krefshit te një dit "!

Xhuzeppe Sqiro.

(Sofje 1900)

Bërës i kësaj vjersheje Zoti Xh. Sqiro është nga Shqiptarët e Italisë , lindurë në Piana-dei-Albanesi, në Siqeli. Zoti Sqiro është vjershëtor, të cilit gjuha jonë i detyron shumë të bukura, ka bërë „Rapsodie Albanese'' shtypurë 1887 në Palermë, prapë n'ato mot nxori ca numëra të një fletoreje shqipe „Arbri i ri" bashkëpunuarë me Zotin F. Stasi Petta, me 1891 nxori një librë në vjershë te bukura „Milo e Hajdhe", me 1897 „Këngat e Luftësë" plot zjar e shkreptimë, dhe tani afrë një Iibrë tjatrë në vjershë ,,Te dheu i huaj".

Këtu vjershëtori memëdhetar, qërton Shqipëtarët e Moresë që rrinë pa ndjenjë kombiare, dhe jane tue humbur gjuhën e tyre dhe kombësinë, dhe fjalët e fundit të vjershëtorit kërkojnë ndihme nga njëgjakësit tanë që janë në Greqi e jo nga Grekërit vetë se na duketë punë që s’bëhetë, të afëruarët e Shqipëtarëvet ne Greqia, sado që Grekërit e dëshërojnë këtë punë, na e kanë me dhelpëri, pas zakonit të tyre. (Lumo Skëndo)


1 comment:

  1. Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
    Unë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
    Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
    Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
    WhatsApp-i i tij:
    +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete