Showing posts with label Cameria Thesprotia Spahiu Mazrek Albania Chameria. Show all posts
Showing posts with label Cameria Thesprotia Spahiu Mazrek Albania Chameria. Show all posts

June 15, 2011

Keqtrajtohet gjyqtari dhe familja e tij ne kufirin grek

Në cilësinë e Zv. Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë jam shumë i shqetësuar, për ngjarjet të cilat kanë ndodhur në pikën doganore të Kakavijës më datë 10.06.2011 ora 20.00 dhe i përkasin Gjyqtarit Skënder Damini, Gjyqtari Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Fier.Në këtë datë Gjyqtari është penguar të kalojë kufirin me shtetin Grek, kur po udhëtonte me bashkëshorten dhe babain e tij shtetasit Lindita dhe Damin Damini, me motivacionin “konsiderohet person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike etj.



”Si Zv. Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili është organi kushtetues kompetent për mbrojtjen dhe përfaqsimin e gjyqtarëve, kërkoj nga Ministria e Jashtme e vendit tonë të marrë sqarime tek autoritetet kompetente Greke, në lidhje me veprimet e autoriteteve të pikës kufitare Kakavijë.Ne kërkojmë nga këto autoritete të sqarojnë pozicionin e shtetit Grek në lidhje me përcaktimin që i bëhet një Gjyqtari të shtetit shqiptar, i cili udhëton me një pasaportë shërbimi, si edhe bashkëshortes së tij, si persona të “rrezikshëm”.
Ne sqarojmë se Gjyqtari Skënder Damini ka kaluar në shtetin Grek duke respektuar rregullat e këtij shteti dhe pa krijuar asnjëherë incidente që nga viti 1993 duke hyrë dhe dalë rregullisht në këtë vend.Incidenti ka të bëjë me praninë e babait të Gjyqtarit, shtetasit Damin Damini, i cili ka të shënuar në pasaportën biometrike, vendlindjen Mazrek, një krahinë, në Camëri duke bërë kështu që punonjësi i pikës Kufitare të vendosë shënimin që ai nuk disponon një dokument të vlefshëm udhëtimi, pavarësisht se ai udhëtonte me një pasaportë të vlefshme biometrike.Më këtë motivacion, punonjësi i pikës kufitare nuk ka lejuar të hyjë në shtetin Grek, as Gjyqtari Skënder Danimi dhe bashkëshortja e tij, të cilët sipas punonjësit ishin duke shoqëruar një person të padëshiruar.

Në cilësinë e Zv. Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,  vlerësoj se arsyet e paraqituara nga autoritet kufitare Greke, janë të paarsyeshme dhe diskriminuese, prandaj kërkon nga autoritetet shqiptare të ndërhyjnë.