”Si Zv. Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili është organi kushtetues kompetent për mbrojtjen dhe përfaqsimin e gjyqtarëve, kërkoj nga Ministria e Jashtme e vendit tonë të marrë sqarime tek autoritetet kompetente Greke, në lidhje me veprimet e autoriteteve të pikës kufitare Kakavijë.Ne kërkojmë nga këto autoritete të sqarojnë pozicionin e shtetit Grek në lidhje me përcaktimin që i bëhet një Gjyqtari të shtetit shqiptar, i cili udhëton me një pasaportë shërbimi, si edhe bashkëshortes së tij, si persona të “rrezikshëm”.
Ne sqarojmë se Gjyqtari Skënder Damini ka kaluar në shtetin Grek duke respektuar rregullat e këtij shteti dhe pa krijuar asnjëherë incidente që nga viti 1993 duke hyrë dhe dalë rregullisht në këtë vend.Incidenti ka të bëjë me praninë e babait të Gjyqtarit, shtetasit Damin Damini, i cili ka të shënuar në pasaportën biometrike, vendlindjen Mazrek, një krahinë, në Camëri duke bërë kështu që punonjësi i pikës Kufitare të vendosë shënimin që ai nuk disponon një dokument të vlefshëm udhëtimi, pavarësisht se ai udhëtonte me një pasaportë të vlefshme biometrike.Më këtë motivacion, punonjësi i pikës kufitare nuk ka lejuar të hyjë në shtetin Grek, as Gjyqtari Skënder Danimi dhe bashkëshortja e tij, të cilët sipas punonjësit ishin duke shoqëruar një person të padëshiruar.
Në cilësinë e Zv. Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vlerësoj se arsyet e paraqituara nga autoritet kufitare Greke, janë të paarsyeshme dhe diskriminuese, prandaj kërkon nga autoritetet shqiptare të ndërhyjnë.
No comments:
Post a Comment