December 24, 2012

Promovohet libri "Çamëria në rrugën e zgjidhjes"


Akademia Diplomatike Shqiptare promovoi sot në Hotel Tirana Internacional  librin "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes", me autor Prof. Dr. Lisen Bashkurti, President i ADSH.
Në këtë promovim libri, fjalën e morri dhe Kandidati për Doktor Shkencas, Alban Përmeti, ku foli rreth karrierës së Profesor Bashkurtit si dhe bëri një analizë të librit "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes".
Më poshtë do të gjeni referatin e plotë:
Kur dija dhe modestia bashkohen tek një njeri
Me autorin e librit “Çamëria - Në rrugën drejt zgjidhjes”, Prof. Dr. Lisen Bashkurtin, punoj prej vitesh në Akademinë Diplomatike Shqiptare. Prandaj, në këtë pasthënie e kam shumë të vështirë të ndaj mendimet e mija për autorin në vetvete nga ato për librin që sapo ka dalë në shtyp. Aq më shumë, kur puna më ka bërë që të redaktoj e të përgatis për shtyp shumë libra, studime, artikuj, referate, parathënie e analiza të autorit, të cilat përbëjnë në vetvete një korpus voluminoz dhe me shumë diversitet, gjithnjë brenda fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.
Nuk ka asnjë dyshim që Lisen Bashkurti radhitet ndër personalitetet shkencore më të spikatura të trevave Shqiptare, si Arben Puto dhe Ukshin Hoti në shkencat politike, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci. Madje nga fokusi diplomatik bashkëkohor, Bashkurti zë vendin e një studiuesi fondamental për diplomacinë shqiptare. Me njëzet e dy libra shkencor të botuara në disa gjuhë, që përbëjnë një bibliotekë më vete si dhe me qindra artikuj e studime të botuara dhe referuara brenda Shqipërisë, në Ballkan, në vendet Evropiane, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Kinë autori Lisen Bashkurti qëndron si urë e lidhje midis klasikëve të studimeve tona mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci dhe gjeneratës së re që po lind në kohët tona. Për të luajtur këtë pozicion midis kohëve dhe autorëve klasikë e bashkëkohor Lisen Bashkurtin e ka ndihmuar vetë koha kur ai ka lindur, ku është rritur, edukuar, arsimuar si dhe vetë funksionet e misionet politike, diplomatike dhe akademike që ka pasur prej më shumë se tre dekadash.
Unë pajtohem plotësisht me studiuesin e gazetarin e njohur shqiptar nga Kosova, doktor Qani Mehmedin kur thekson se “Lisen Bashkurti është ndër themeluesit e mendimit diplomatik shqiptar”. Veçori e Bashkurtit është se mendimin e tij shkencor nuk e ka fiksuar vetëm në libra e studime të ndryshme, por e ka shpërndarë edhe te gjeneratat e reja diplomatike dhe akademike si dhe e zhvillon vetë dhe përmes Akademisë Diplomatike Shqiptare në dhjetëra projekte shkencore universitare e pasuniversitare në Shqipëri dhe jashtë. Nuk ka sot universitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, madje edhe në disa universitete në Itali, Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjetiu ku të mos gjenden mjaft nga librat e Bashkurtit, përmbajtja e të cilëve referohet nga autorë e studiues të njohur ndërkombëtar të fushës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Po të mos e njohësh Lisen Bashkurtin, por ta vlerësosh atë vetëm nga korpusi i hulumtimeve e botimeve, nga diversiteti dhe kualiteti i krijimtarisë si dhe nga veprimtaria e tij, mendja do të shkonte se mund të ketë një moshë shumë të vjetër. Në fakt, është intensiteti i tij krijues, hulumtues dhe veprimtaria politike, diplomatike e akademike tejet aktive që të krijon këtë përshtypje. Faktikisht, autori sapo ka lënë pas pesëdhjetë e pesë vjetorin e datëlindjes së tij.
Në korpusin e librave të autorit Lisen Bashkurti bëjnë pjesë tre vëllimet “Historia e Diplomacisë Shqiptare”, monografitë dinjitoze “Identiteti, Imazhi, Diplomacia”, “Krizat Ndërkombëtare”, “Negociatat - Historia, Teoria dhe Praktika”, “Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror”, “Organizatat Ndërkombëtare dhe Nismat Rajonale”, “Evropa, Ballkani dhe Sfida e Kosovës”, “Political Dynamics within the Balkan Countries”, “National and European Identity of Albanians”, “Albanian Diplomacy between the Past and the Future”, “Diplomacia Shumëpalëshe dhe Organizatat Ndërkombëtare”, “Mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare” etj, të pasuara edhe nga libra, studime e hulumtime për çështje dinamike bashkëkohore.
Në këtë gamë të gjerë krijimtarie shkencore bie në sy integriteti dhe diversiteti njëkohësisht. Integriteti ka të bëjë me fushat e studimeve dhe me ruajtjen e një filozofie dhe metodologjie tërësisht shkencore. Diversiteti ka të bëjë me larminë e tezave që autori hulumton në tërë studimet e tij. E vështruar në tërësi kjo krijimtari shkencore duket si një enciklopedi unike e pandashme dhe njëkohësisht e larmishme. Në këtë enciklopedi zë vend historia, teoria, praktika në mënyrë shumë të pleksur dhe kohezive. Gjithçka duket të jetë pjesë e një axhende personale e Lisen Bashkurtit për ta lënë pas mendimin e tij politik, ndërkombëtar e diplomatik shqiptar për kohët që vijnë.
Duke e njohur nga afër Lisen Bashkurtin mund të them me bindje se është një njeri që preferon dy kualitete të radha në kohën tonë: diturinë dhe modestinë. Bashkurti nuk pranon të bëjë asnjë reklamë, promocion apo promovim formal për librat e tij, në një kohë kur ato janë botuar e ribotuar dhe janë shpërndarë anë e kënd qendrave studimore, akademike e diplomatike kombëtare, Rajonale e ndërkombëtare.
Bashkurti nuk lejon askënd të promovojë dhjetëra tituj e çmime vlerësimi politik, diplomatik dhe akademik nga universitete dhe akademi ndërkombëtare. Ai ka marrë çmimin “Man of the Year” nga ShBA tre vite radhazi, i është dhënë urdhri “International Ambassador” dy vite radhazi, ka marrë urdhrin “American Ambassador”, gëzon çmimin “International Peace Prize” nga Konventa Kulturore Ndërkombëtare, gëzon titullin “Ambassador for Peace” nga Federate Universale e Paqes e OKB, i është dhënë çmimi “Master of Letters”, nga United Cultural Convention, ka marrë çmimin amerikan “President’s Award”, i është dhënë çmimi “Magna Cum Laude”, nga ABI, ShBA, gëzon çmimin “Legion of Honor”, është çmuar me titullin “Leading Professionals of the World”, është zgjedhur “Global Vice President” of Sun Moon Global University - Korea e Jugut, i është dhënë titulli i përjetshëm “akademik” nga Instituti Amerikan i Biografive, Kaliforni, SHBA, foto dhe CV e tij është në Hall of Fame në ShBA si dhe ka edhe shumë çmime e tituj nga shërbimet e tij diplomatike në Hungari, Strasburg e gjetiu.
Bashkurti ka qenë dekan dhe rektor në disa universitete në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Serbi. Ka udhëhequr programe master dhe doktorature në Shkup, në South East European University (Tetovë), në International University of Struga (Maqedoni), në Iliria Royal University (Prishtinë), në FON University (shkup), ka lektoruar në shumë universitete në Shqipëri, Rajon, në disa vende të BE dhe në Chikago - Kent College of Law në ShBA, EMUNI University (Slloveni) etj. Bashkurti është pjesëmarrës në shumë forume akademike e diplomatike ndërkombëtare dhe merr pjesë mesatarisht në katër deri pesë konferenca shkencore në vit në të gjithë kontinentet. Bashkurtin dikush e thërret “ambasador”, dikush tjetër e thërret “profesor”, por ai vetë preferon ta thërrasin thjesht në emër.
Unë për shkak të profesionit njoh mjaft detaje të natyrës e punës së tij. Për Bashkurtin“zyra me bibliotekën personale është kalaja e tij”. Atje ai shpenzon jo më pak se dymbëdhjetë orë në ditë. Kur e pyes Bashkurtin për punën hulumtuese dhe botuese që ka bërë dhe për çmimet e nderimet që i bëhen më së shumti nga jashtë se nga brenda, ai thotë se “ato që më kanë ngelur pa shkruar janë shumë më të mëdha sesa ato që kam përfunduar deri tani” dhe më tutje vazhdon “sado që të bësh për kombin e popullin tënd, sërish i ngelemi borxhlinj”.
Ndërsa lidhur me çmimet që i vijnë kryesisht nga jashtë dhe me “heshtjen” nga brenda, ai nuk preferon të flasë fare. Thjesht, preferon të hesht. Ndofta, një nga mendimet e tij më interesante është konkluzioni që ma përmend thuajse çdo ditë se “studiuesit me grada e tituj shkencor nevojitet të lënë pas vepra të shkruara, përndryshe populli dhe koha do u vërë damkën”.
Nga pikëpamja e metodologjisë individuale, Lisen Bashkurti gjithnjë punon disa libra paralelisht, si dhe bën thyerje me punime referatesh, artikujsh dhe parathëniesh e pasthëniesh për libra autorësh nga më të ndryshmit.  Kur unë e pyes për këtë metodë hulumtimi, Bashkurti më thotë se “kjo më ndihmon për thyerje, për larmi e diversifikim të mendjes, të frymëzimit dhe të stilistikës”. Përveç asaj, “të punuarit paralelisht të disa librave, thekson Bashkurti, më bën që të plotësoj dhe të rikonsiderojë punimet në proces e sipër”. Ai me të drejtë më përsërit shpesh në punën e përditshme se “koha e sotme ka dy tipare në kontekstin e dijeve: ka një fluks të jashtëzakonshëm dijesh dhe informacioni si dhe ka një dinamikë ndryshueshmërie e zhvillimi të pakrahasueshme”. Për këtë arsye, Bashkurti vë në dukje, që “në kohët tona nevojitet tempo ritëm shumë i lartë në punën hulumtuese e botuese, sepse, siç thekson ai, “koha, fluksi dhe dinamika ta zhvlerësojnë studimin akoma pa e parë dritën e botimit”. Në mënyrë metaforike, Bashkurti më thotë shpesh se “ajo që sot duket dije e kohës, nesër në mëngjes është jashtë kohës”.
Duke iu rikthyer librit “Çamëria - Në rrugën drejt zgjidhjes” mund të them me bindje se është nga monografitë shkencore më të mira të autorit dhe padyshim studimi më i plotë dhe më i arrirë për subjektin në fjalë. Libri në fjalë është një studim vertikal që hyn thellë në historinë e popujve të Rajonit tonë dhe në historinë e popullit shqiptar. Bashkurti e nis analizën shkencore në thellësi historike dhe në gjerësi gjeografike, arkeologjike, antropologjike, gjuhësore e kulturore. Dukë pasur parasysh që historia e popujve të Rajonit është shumë komplekse dhe e pleksur në shumë aspekte ndërmjet popujve, Bashkurti me një zhdërvjelltësi shkencore unike depërton në shekuj dhe vjen ngadalë duke konturuar gradualisht elementët e dallimeve dhe të diversifikimeve që ndodhin në Rajon shekuj me radhe nën ndikimin e faktorëve madhor të dinamikave botërore.
Duke iu afruar kohëve kur posedohen më shumë akte dhe fakte, dokumente e libra të shkruar, Bashkurti analizon në mënyrë shumë të balancuar autorët shqiptar, Ballkanik dhe të huaj për gjithçka që lidhet më zhvillimet në Rajon, e duke u ngushtuar drejt hapësirave që përbëjnë harkun e tezës së monografisë së tij mbi “Çamërinë”.
Është për t’u vlerësuar shumë fakti se autori i librit, Lisen Bashkurti bën përpjekje shumë serioze që të shmangë si mbivlerësimin e autorëve shqiptar ashtu edhe nënvlerësimin e autorëve të huaj. Bashkurti nuk mbiçmon Kombin Shqiptar dhe nuk nënçmon asnjë komb në Ballkan. Sipas tij “asnjë komb nuk mund të ngrejë lumturinë e vet mbi fatkeqësinë e kombeve të tjerë”.
Bashkurti analizon me shumë kujdes autorët grek dhe rajonal si dhe shumë fakte e dokumente që vijnë nga jashtë brenda. Këtë e bën me qëllim që të konsiderojë çdo mendim e analizë lidhur me Çamërinë dhe çamët dhe në një kontekst më të gjerë marrëdhëniet midis shqiptarëve, grekëve, serbëve, turqve, italianëve, austro-hungarezëve dhe fuqive të ndryshme me ndikim të madh ndërkombëtar e Ballkanik. Natyrisht, kërkohet një dije dhe kulturë e gjerë paraprake për të depërtuar në sintezat e deduksionet e ngjeshura që autori arrin herë pas here në librin e tij.
Interes të veçantë paraqesin kapitujt kur Lisen Bashkurti nis të analizojë thellësisht ngritjen e nacionalizmave në Ballkan, Krizën Lindore, evenimentet ndërkombëtare që e pasuan atë, ngritjen e fuqive të reja dhe rënien e shpërbërjen e fuqive tradicionale si dhe impaktet që këto dukuri ndërkombëtare sollën në popujt dhe vendet e Ballkanit. Sipas Bashkurtit, Ballkani mori epitetin “Fuçi Baruti”, jo për shkak të shqiptarëve, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë nacionalizëm territorial, nuk kanë aplikuar spastrime etnike, nuk kanë bërë gjenocide e krime masive ndaj popujve fqinj dhe nuk bartin në filozofinë e tyre fobi ndaj popujve përreth.
Bashkurti thekson qartësisht se shqiptarët kanë filozofinë “duaje fqinjin si veten tënde”. Kjo filozofi e vjetër sa populli shqiptar është në akordancë të plotë me parimet e së drejtës e të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat theksojnë se politika e jashtme fillon dhe mbaron me politikën fqinjësore. Në këtë dimension të politikës së jashtme krijohen ose limitohen mundësitë e paqes, sigurisë, stabilitetit, demokracisë dhe të vetë zhvillimit ekonomik e social. Problemet, tensionet, krizat dhe konfliktet ndërfqinjësore i bëjnë dëm të jashtëzakonshëm çdo vendi të përfshirë në to dhe gjithë Rajonit që i bart ato.
Ndër konkluzionet që tërheq shumë vëmendjen nga autori është argumenti bazuar në fakte, akte, dokumente dhe autorë shqiptar, grek, italian, francez, anglez etj., që marrëdhëniet ndërfqinjësore shkojnë përpara drejt pajtimit, afrimit, besimit dhe miqësisë vetëm nëse problemet e trashëguara ose të krijuara rishtazi vihen në tryezë për të gjetur zgjidhjen relevante politiko-diplomatike. Shtyrja e problemeve thekson Bashkurti krijon probleme akoma më të komplikuara ndërfqinjësore, sikundër fshehja e tyre prodhon tensione të herë pas hershme me pasoja negative për palët veç e veç dhe për tërë rajonin përreth.
Lisen Bashkurti, me librin “Çamëria - Në rrugën drejt zgjidhjes” nuk analizon ndonjë tabu tanimë të paprekur në shkencat dhe në politikën shqiptaro - greke. Për Bashkurtin nuk ka tabu të paprekshme, por ka vullnete të munguara për t’i trajtuar ato ose ka subjektivizëm e njëanshmëri në analizën e kërkimin e zgjidhjes së tyre. Çështja e Çamërisë, thotë Bashkurti nuk është çështje e një komuniteti të caktuar dhe aq më pak çështje e disa pronave të caktuara. Në radhë të parë, çështja e Çamërisë është dhe mbetet çështje e vënies në vend të dinjitetit kombëtar shqiptar dhe e zgjidhjes së një problemi kompleks të trashëgimisë historike.
“Nuk ka problem pa zgjidhje në marrëdhëniet ndërkombëtare - thekson si konkluzion përfundimtar të monografisë “Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes” autori Lisen Bashkurti.Moszgjidhjet vijnë më së shumti nga mungesa e vullnetit për të adresuar problemet. Ikja nga problemet është rruga më e gabuar sado të vështirë të jenë ato. Shmangia nga parashtrimi e zgjidhja e problemeve krijon probleme të tjera në vetvete dhe mbivendosjen e tyre. Adresimi i problemeve i hapë rrugë progresit të mëtejshëm. Shpresoj që ky libër, të cilin ia kam dedikuar Çamërisë - Në rrugën e zgjidhjes”, të jetë në dobi të adresimit të drejtë politik, diplomatik, juridik, pra me mjete tërësisht demokratike e paqësore të çështjes së popullit shqiptar çam. Kjo zgjidhje do të mbyllë një kapitull të madh problematik të trashëgimisë historike të rajonit tonë dhe do të shënojë hapjen e një faqeje të re në miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit, Shqiptarëve dhe Grekëve. U takon pikërisht këtyre dy popujve, më shumë se të tjerëve në Rajon që të fshijnë nga almanakët e historisë përcaktimin famëkeq, “Ballkani - fuçi baroti” dhe të shkruajnë me shkronjat e tyre të lashta definicionin e mileniumit të ri, “Ballkani -Lëndina e Paqes”.
Natyrisht, me të drejtë autori Prof. Dr. Lisen Bashkurti thekson se ashtu sikundër historia nuk përsëritet tërësisht, po ashtu edhe problematikat e saj nuk zgjidhen plotësisht. Historia jep mësime për t’u konsideruar, por jo zgjidhje mekanike për t’u zbatuar, vë në dukje Bashkurti. Për konsekuencë, konkludon autori i librit, zgjidhja e problemit të Çamërisë kërkon inovacion dhe kreativitet, bazuar në vullnetin dypalësh. Nëse ka vullnet, ka zgjidhje. E nëse ka zgjidhje, kjo mund të arrihet paqësisht nëpërmjet negociatave, arbitrazheve dhe, nëse lind nevoja, edhe nëpërmjet gjykatave.
Libri “Çamëria - Në rrugën drejt zgjidhjes” është jo vetëm një analizë e gjerë dhe multidisiplinore e kësaj çështje të madhe të trashëgimisë historike shqiptaro-greke, por është njëkohësisht edhe një përpjekje tejet interesante instruktive dhe konstruktive për rrugën në të cilën nevojitet të kaloj procesi i vështirë e kompleks i çështjes Çame. Gjithashtu, libri është një kontribut i vërtetë për mënyrën, procedurat, mekanizmat, mjetet dhe instrumentet që kërkohen nga gjithë aktorët e faktorët lokal, kombëtar e ndërkombëtar, politik, diplomatik e juridik për zgjidhjen optimale dhe paqësore të një prej brengave më të mëdha të historisë së popullit shqiptar.    

PhD Kandidat Alban PËRMETI

Rezoluta çame, akt i fqinjësisë së mirë

TIRANË- Në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PDIU-së, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi prezantoi strategjinë e rezolutës çame, që sic beson Idrizi, do të votohet në Parlamentin e Shqipërisë.
“Sot jemi më të vendosur se kurrë ta cojmë amanetin tonë në vend. Sot para gjithë kombit e botës ky amanet ka marrë formën e rezolutës parlamentare. Aty janë porositë për tu kthyer në tokën e të parëve, për të parë varret, për pronat. Ky tekst është sot publik në dritën e diellit, sot kemi detyrë ta mbrojmë. Ne bazohemi mbi konventat evropiane të të drejtave të njeriut, bazohemi tek vlerat që kane ndërtuar botën demokratike”, tha Idrizi.
Sipas tij me votimin e kësaj rezolute, politika shqiptare do lajë borxhin që i ka Çamërisë. “Ata që s’thonë asnjë fjalë të mira të paktën ta dëgjojnë rezolutën. Është akt bashkimi dhe jo ndarje. Është një platformë e studiuar mirë është dokumenti më i rëndësishëm, që i vë kapak çështjes çame, kësaj plage të hapur të cështjes sonë kombëtare. Përkujdesja dhe shërimi i kësaj plage është aksion kombëtar, interesi i të gjithëve. Ne i kemi hyrë këtij aksioni”, komentoi Idrizi.
Kjo rezolutë sic tha Idrizi është ndër të tjera një akt që kërkon fqinjësinë e mirë dhe bashkëjetesën me ta në paqe.
“Fqinjësi e mirë do të thotë reciproritet dhe ne këtë po kërkojmë, do të thotë të njohësh të drejtat reciproke, të ulësh dhe të bisedosh, të heqësh ligjin e luftës, të nderosh të vrarët në të dyja anërt… Nëse jemi fqinjë ne duhet të merremi vesh, është akt i fqinjësisë së mirë, i ftojmë të jetojmë bashkë. Është akt kujtese, sepse partitë e mëdha e kanë harruar çështjen çame, është akt bashkimi e konsensusi, duam ta firmosin të gjithë, myslimanë, krishterë e ortodoksë, të majtë e të djathtë, është akt drejtësie evropiane mbështetemi vetëm mbi ligjet evropiane, akt patriotizmi për të gjithë se atdheu është dhe kujtimi i të parëve, ne i respektojmë ata”, shtoi Idrizi.
Ndër të tjera Idrizi deklaroi se po krijohet një front kombëtar që do firmosë një peticion pro rezolutës. Ky front, shtoi ai duhet ti kundërvihet frontit antikombëtar, atyre që janë kundër kësaj rezolute. Idrizi tha se deri më tani peticionin pro rezolutës e kanë firmosur aktivisti i shquar kombëtar Sami Repishti dhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu.

March 17, 2012

E vёrteta mbi pellazgo - shqiptarёt


E Vёrteta mbi pellazgo - shqiptarёt


NGA RASIM BEBO


Kur konfirmohet plotёsisht e vёrteta mbi pellazgo-shqiptarёt dhe qeveria shqiptare ftohet nё kёto dy evenimente tё rёndёsishme: Nё Tiranё me datёn 15-4-2011 nё formimin e shoqatёs “Qendra Studimore Pellazgjike”. Dhe nё Paris mё 2 janar 2012, kur Pof. Dr. Mathieu Aref mbrojti tezen e doktoraturёs me temё: “Studime e kёrkime shkencore mbi pellazgёt nё prejardhjen e qytetёrimit grek”.  Qeveria dhe Akademia e Shkencave shqiptare, nuk morrёn pjesё. Pse? Nuk guxojnё te pёrdorin emёrtimin Pellazg. Ata bazohen nё atё qё thonё “ajatollahёt”. Kёsaj i thonё tradhёti, kёsaj i thonё tё mos njohёsh stёrgjyshёrit e tu, kur shkencёtarёt botёrorё flasin me shumё respekt.
Robert d’ Angeli thotё: “Pёr Pellazgjishten, dёshmi tё Biblёs, qё thotё tekstualisht: “para shpёrhapjes, qё ndodhi nё kohёn e ndёrtimit tё Kullёs sё Babillonisё, gjithё njerёzimi fliste njё gjuhё tё vetme tё njёjtё.” (Enigma f. 200).
Nё vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkruajti njё vepёr qё tronditi rangjet shkencore e historike. Ky libёr i titulluar “Greqia pёrpara grekёve”.  Benloew flet pёr kombin shqiptar. Kombёsia mё e vjetёr nё kontinent. (Shqiptarёt, Kombi mё i vjetёr nё kontinent, 13-11-2011). M. Aref thotё: “...pellazgo-shqipja shtrihej nё njё pjesё tё madhe tё Europёs: nga Atlantiku (Baskёt) deri nё Detin e Zi (Kaukazianёt, Armenёt) dhe nga dy brigjet e Danubit (madje edhe mё nё Veri me qёnese gjёnden fjalё Lituaneze dhe kuptime tё shpjegueshme nёpёrmjet shqipes) deri nё Detin Egje (Kreto-Mikenёt). Ndёrsa Hirt dhe Shrader midis autorёve tё tjerё modernё kanё nxjerrё hipotezёn e egzistencёs tё njё gjuhe tё vetme “europiane” tё folur nga Atllantiku deri nё Kaukaz dhe nё Azin e Vogёl. (Mathieu Aref, “Shqipёria”, bot, 2007, f. 272).
Mё e rёndёsishmja ёshtё paraqitja e tezёs sё Prof. Dr. Mathieu Arefi  me titull: “Kёrkime mbi pellazgёt, si origjinё e civilizimit grek”.  Kjo tezё u pёrshёndet nga juria pёr serjozitetin dhe rrugёn shkencorё tё ndjekur nga autori, mbas konsultimit, juria vendosi dhёnien e titullit: “Doktor nё shkencat e historisё sё antikitetit (Greqia antike) tё Universitetit Paris – Sorbone.(http://stopinj.blogspot.com).
Pёrshёndesim konfrencёn e parё shkencore, pёr tё ndriçuar Qytetёrimin Pellazg,  e cila u mblodh me 21-22 tetor 2011 nё Tiranё. Krijuan shoqatёn “Qendra e Studimit Pellazgjike”.

Qё nga viti 168 para Krishtit dhe deri nё vitin 1912 me shpalljen e pavarёsisё; kaluan mbi 2000 vjet nёn pushtimin e tre perandorive: Romake, Bizantine dhe Turke. Njё luftё  e gjatё dhe e dёshpёruar pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen. Por sundimi turkё i bashkuar me armikun shekullor Patrikanёn    zhvilluan njё luftё pёr jetё a vdekje me shqiptarёt pёr tё rruajtur ndjenjёn e kombёsisё.
E. Jacques citon nga Sevasti Qiriazi Dako: “Mund tё duket e çuditshme, por rezultati imediat i pushtimit turk mё 1453 ishte nё dobi tё Patrikanёs Greke. Mehmeti i II, pushtuesi i Kostandinopojёs, duke shfrytёzuar urrejtjen midis Papёs dhe Patriarkut, e ktheu Patrikun ne bamirёs dhe mbrojtёs tё sajin.  Ai i dha Patrik Genadit gradёn e pashait dhe nxori njё dekret qё e njihte atё dhe pasuesit e tij si krerё shpirtёrorё dhe civilё tё tё gjitha bashkёsive ortodokse. Juridiksioni pёrfshinte grekёt, shqiptarёt,  bullgarёt, rumunёt, dhe sllavёt. Ky dekret perandorak e shndёrroi Kishёn Ortodokse tё Lindjes nё njё shtet brёnda shtetit. Ai e vuri nёn kontrollin e plotё tё grekёve qё banonin nё Fanar. (lagje e Stambollit) Qё prej asaj kohe, forcat e kishёs pёrdoreshin si armё politike nё shёrbim tё “Idesё sё Madhe” greke, d.m.th. helenizimin e kombeve tё tjera tё Ballkanit. (E. Jacques “Shqiptarёt” f. 232).
Pёr tё arritur kёtё qёllim, fanarjotёt shpallёn gjuhёn greke tё plotfuqishme. Alfabetin grek, shkollat greke, kishat greke u bёnё tiparё zotёruesё tё jetёs intelektuale tё popujve tё krishterё tё Ballkanit, deri nё shek. XX. Despotizmi shpirtёror i Patrikanёs ishte mё i keq se tirania politike e turqeve. Ata qё guxonin tё ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishёroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke si kryengritёs e rebelё kundёr qeverisё, e cila i ekzekutonte, i burgoste ose syrgjynoste. Autoritetet turke bashkёpunonin haptas me peshkopёt grekё pёr shtypjen e shpirtit kombёtar tё shqiptarёve. Dimё qё Perandoria Osmane nuk njihte kombёsi, por vetёm komunitete fetare. Rjedhimisht shqiptarёt ishin ndarё nё tre komunitete fetare, duke mos i njohur si njёsi kombёtare me vete. Keshtu shkollat lejoheshin nё gjuhёn turko-osmane, greke dhe latino-italiane. Pas vitit 1821, qeveria e Athinёs pёrpiqej tё kultivonte nёpёrmjet gjuhёs, fesё, dhe historisё sё Greqisё, ndёrgjegjen kombёtare greke, veçanёrisht nё rininё ortodokse shqiptare. Rilindasit tanё iu kundёrvunё panhenizimit dhe pansllavizimit. Kisha nё Greqi ka nё kushtetutёn e kёtij vendi, shkruan: “çdo ortodokёs ёshtё grek dhe çdo grek ёshtё ortodokёs”. Bytyçi (“Shqiptarёt...” f. 202). Pёr kёtё tё gjithё shqiptarёt ortodoksё nё greqi i quan grekё, kёshtu qё greku vё fenё mbi kombin, kjo ёshtё fatkeqёsi pёr tё, qё gёnjen vetёveten e tij. Greqia ka njё komb artificial duke pёrdorur greqishten si gjuhё, fenё ortodokse dhe ideologjin heleniste si nacionalizёm. Njё nacionalizёm i tej skajshёm nga njё komb qё nuk ёshtё komb ёshtё i pa shёmbёll nё histori. (E. Kocaqi, f. 199).
Kordinjano, e ka quajtur besimin e popullit tonё njё “besim natyral primitiv”. Ja se si shprehet ai: “Shqiptari nё praktikёn jetёsore dhe nё ndёrgjegjen intime tё veprimtarisё sё tij ёshtё thellёsisht fetar, por besimi i tij ёshtё njё besim natyral primitiv. Ideja nё Zotin prinё çdo gjё e mbi çdo gjё; ngjarjet e mёdha dhe tё vogla, rastet e begatisё e tё fatkeqёsisё, jeta dhe vdekja, tё gjitha i referohen Zotit si njё shkak universal dhe Suprem i çdo gjёje”. Lordi Hobhaus shkruan: “Vetёm shqiptarёt kanё ndjenjёn e kombёsisё; asnjё prej popujve tё tjere tё mbretёrise osmane nuk ndien gjё tjetёr pёrveç fesё”.  (Anton Çefa,  “Letёr e B. Shout dёrguar Nolit), “Illyria”, 11-1-2008, f. 30).
Profeti Muhamed dhe pasuesit e tij, kalifёt, e shkrinё nё njё individ tё vetёm pushtetin fetar politik. Ata e ndanё botёn nё dy kategori: Daryl Islam (fusha e Islamit) dhe Daryl Harb (fusha e betejёs). Shpata komandohej nga Kurani si mjet pёr nёnshtrimin e botёs jo myslimane ndaj sulltanit si njё autoritet politik. Ky nёnshtrim politik...sinonte shndёrrimin e tё pa feve haraçpaguesve nё fenё Islame. (E. Jacques “Shqptarёt”,  f. 241).
Sulltan Murati i IV, lёshon urdhёrin sipas Kuranit dhe thotё: “Sa tё krishterё kanё feude tё turqizohen dhe do ti mbajnё ato nё rastё tё kundёrtё do ti humbasin”. Por nuk ёshtё vetёm kjo. Sipas Kuranit, ata qё nuk myslimanizohen, pёrveç pasurisё u hiqet edhe liria. Janё njerёz tё kategorisё dytё.  Kёshtu shqiptarёt duhet tё zgjidhnin midis krishtёrimit dhe lirisё. Shqiptarёt nё dilema tё tylla pёlqyen lirinё dhe pasurinё. Feja e krishtere mbёshtetur tek mёshira. Shqiptari nuk e do mёshirёn, por admirimin. Kёshtu mund tё themi se ndryshimet e feve nga ana e shqiptarёve kanё si shkak interesin ekonomik.  Ata nuk u morёn me tregtira, arte bakallёqe dhe matrapazllёqe. Nga i nxirrnin paret? Me “artin”mё tё bukur – Shpatёn dhe dyfekun. (A. Kola, “Arvanitet”, f.283). Feja myslimane ishte me pranё karakterit tё tyre luftarak, ishte pengesё e sllavizimit dhe greqizimit pёr tё ruajtur individualitetin, indetitetin e tyre kombёtar.
“ Qё nga dhjetёvjeçarёt e fundit tё shekullit XVI deri nё gjysmёn e shekullit tё XVII, pohon Kordinjano, prej popullit shqiptar 1/3 ёshtё bёrё muhamedanё”  (F. Kordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipёrisё”, 1934). Nё gjysmёn e dytё tё shek. XVII kemi kthimin masiv tё shqiptarёve nga tё krishterё nё myslimanё. Shqiptarёt thonё mjaft autorё bashkёkohorё, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllavё dhe grekё. Kёshtu mendojnё:  I. Irwin, R. Fallasçi, W. S. Davis, Roberto Morozzo della Rocca etj. Citojmё dy prej tyre “Islamizimi i shqiptarёve ka qёnё njё pritё kundёr presionit sllav, ashtu sikurse mё parё pranimi i katolicizmit ka qёnё njё pengesё e ngjajshme kundёr greqizimit tё sjellё nga otrodoksia bizantine”. (I. Irwin; “Fati i islamit ballkanik”) (Epirin f. 304).
Nё vitin 1308, njё misionar katolik konstatonte se nё pikpamje fetare, shqiptarёt “nuk janё as katolikё tё vёrtetё, e as ortodoksё tё vёrtetё”. 500 vjet mё vonё pёrsёritet. Nё vitin 1800, kur shumica e shqiptarёve ishte konvertuar nё Islam, Henri Tozer thoshte tё njёjtёn gjё  “Myslimanёt nё Shqipёri nuk janё vёrtetё myslimanё, dhe tё krishterёt nuk janё vёrtet tё krishterё”. Burimet bizantine i shquajnё qartё shqiptarёt si popull mё vehte brёnda commonwealth-it bizantin, ndёrkohё qё popujt e tjerё, si grekёt, sllavёt, aziatikёt humbisnin nёn emёrtimin pёrgjithёsues “bizantinё” (Romaioi). Nё tё gjitha e tapat ne renditeshim komb mes kombeve tё tjerё.
Historiani grek K. Paparigopulos qorton Patrikanёn e Stambollit se nuk arriti, pёr neglizhencё, tё helenizonte tё gjithё popujt e Ballkanit duke pёrfituar nga situata e favorshme qё i kishte krijuar Perandoria Osmane”. (Epirin,  f.305)
Patrikana donte tё asimilonte ortodoksёt e Shqipёrisё; ajo mbylli shkollat shqipe tё krahinёs sё Himarёs qё fuksionuan nga fillimi i shek. XVII deri nё fillim tё shek. XVIII.
Shqiptari i kamur panhelenisti V. Zhapa bёri tё mundur tё çeleshin nё Shqipёrinё e Jugut 163 shkolla nё gjuhёn greke. Kёto shkolla vazhduan nga viti 1860 deri nё vitin 1892 pёr 32 vjet. Ndersa nё Labovё nё fshatin e milionerit  Zhapa, fuksionoj shkolla shqipe. (“Historia e Shqipёrisё”, Tiranё  1962 f. 105).
Nё kohёn e mbretёreshёs Teuta (231-?p.e.s.),  Anijet Iliriane u bёnё t’merr i Adriatikut. Senati romak dёrgoi dy ambasadorё, pёr tё kёrkuar dёmshpёrblim dhe t’i  jepnin fund ekspeditave pirate. Teuta ... u tha se nё bazё tё ligjit ilir, “piratёria ёshte njё zanat i ligjshёm ...”.  Thuhet se njёri nga tё dёrguarit u pёrgjigj. “Se nё njё rast tё tyllё Roma do tё merrej me vendosjen e njё ligji mё tё mirё pёr ilirёt”. Shёrbёtorёt e saj, tё fyer, e vranё atё duke hypur nё anije. (E. Jacques “Shqiptarёt,  f. 139).
Pёr gjatё dy mijё vjeçarёve kaluan tre perandori dhe nё çdo kohё ka patur dinjitet dhe kanё lartёsuar kombin shqiptar duke nxjerrё perandorё dhe duke rrёzuar perandorё nё kёto perandori. Ndёrsa, sidomos nё kёto dy dekada tё fundi, qё filloi e quajtura “demokraci”, krerёt shqiptarё, do tё mbahen mend si njё njollё e zezё e historisё.
Profesor Arben Llalla thotё: “Shqipёria udhёhiqet nga njerёz pa shtyllё kurizore, pa dinjitet kombёtar, sepse vetё faktet flasin. Shqipёria sot nuk paska burra, por meshkuj qё pas pesё minutash kthehen nё lavire”. Pse nuk ndiqet shёmbёlli i mbretёreshёs Teuta rreth 2250 vjet mё parё? Pse vendi i jonё tё kthehet kaq mbrapa dhe tё mos pёrfillij gjakun e djersёn e derdhur deri sot? Si mund tё pёrdhoset nё dhenien nё pronesi tё tokave shqiptare, pёr familjet minoritare greke nё jugё tё vendit, duke i kthyer ato nё “troje greke”, pas njё pakti me qeverin greke, lejoi me ligj regjistrimin e ketyre teriroreve shqiptare edhe nё kadastrat pronesore greke.
Citojme Prof. Dr.  Eshref Ymeri:  “...qё kur u vendos, qё kryeshovenisti Janillatos tё mbajё pёrfundimisht tё pushtuar kreun e kishёs ortodokse qё e ka shndёrruar nё njё filial tё kishёs shoveniste greke... ka vazhduar me zhvarrimet nё Kosinё tё Pёrmetit, me ngritjen e manastireve, memorialeve dhe varrezave pёr ushtarё agresorё grekё, pёr faljen e hapёsirave ujore shovenizmit grekokaragjoz, me lejimin e deklaratave tё  tradhtarit Bollano pёr tjetёrsim tё pjesёve tё teritorrit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe, sё fundi, me mёnyrёn e regjistrimit tё popullsisё sipas midesё sё shovenizmit grek. Tё gjitha kёto lёshime qё Kryeministri Berisha i ka bёrё grekut, bien erё tradhёti kombtare”. (internet 21-8-2011).
“Turp tё ketё ky Vili Minarolli qё na paska dalё nё fotografi me armiqtё e egёr tё kombit shqiptar, turp tё ketё qeveria shqiptare qё vazhdon ta mbajё nё diplomaci Vili Minarollin, turp tё ketё Presidenti Topi qё e ka dekretuar pёrsёri pёr ambasadorё kёtё shёrbёtorё tё shitur tё shovenizmit grekokaragjoz”. (Fom: Eshref Ymeri 21-1-2012).
Ёshtё fatkeqёsi  pёr qeverinё, qё nё vend tё kёrkonte me vendosmёri grekut: Heqjen e ligjit tё luftёs. Njohjen e genocidit çamё.  Njohjen e pronave çame. Hapjen e shkollave shqip pёr arvanitёt dhe emigrantёt. Njohjen e viteve tё punёs se shqiptarёve. Hapjen e hetimeve pёr emigrantёt e vrarё tё 154 viktimave, tё 245 tё torturruarve, tё 1245 fёmijёve shqiptarё tё zhdukur, kur hesht dhe nuk ndien hallet e atdheut! Kjo ёshtё qeveria shqiptare qё ka hyrё nё tradhёti bashkё me ambasadorin e saj nё Athinё.  Pse Z. Ismail Kadare, Dritero Agolli e tё tjerё qё janё te afirmuar nuk e ngrejnё zёrin te plagёt e kombit dhe tё akuzojnё hapur? Dijeni se jeni shumё tё vonuar dhe mendoj se ua kanё pёr tё prishur varrin pas vdekjes.
Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё myslimanёt shqiptarё tё quhen turq. Historianёt grek bёjnё jehonё tё madhe, se çamёt i ka sjellё turqia si kolonё nё Çamёri prandaj duhet tё dёbohen.
Pse Akademia e Shkencave bashkё me qeverinё lejon qё tё anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi tё cilat rron kombi ynё, si Skёnderbeu, Pjetёr Bogdani, Naim Frashёri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Nёnё Tereza, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashёri etj? A po jeni nёn diktatin e guvernatorit Janullatos pёr tё bёrё Shqipёrinё tё deshqiptarizuar?  Kёta qё klithin nuk janё katundarё me shallvare qё i bien daulles e “Duam Banёn”. (Thotё I. Kadare). Kёta janё rimohues janё renegatё tё kombit shqiptarё, qё u shёrbejnё armiqve tanё shekullorё tё Veriut dhe tё Jugut, dhe nё prapaskene istruktohen nga Janullatosi. Ka nga ata qё thonё punёt do tё shkojnё mbrapёsht, pёr deri sa nё qendёr tё Tiranёs nuk do tё hiqet shtatoria e Skёnderbeut pёr tё zevёndёsuar me ate tё Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme por kёto fjalё tё njё rimohuesi nga Shqipёria.
Njё tjetёr shkruan tё zezёn mbi tё bardhё se “anti-shqiptari Gjergj Kastrioti Skёnderbeu, ёshtё protagonist kryesor i historigrafisё komuniste, i futur nё tekstet e historisё. Emri i kёtij rimohuesi ёshtё H. Feraj dhe sa ç’ёshtё e madhe habia pёr mashtrime tё tylla, po aq, nё mos mё shumё, ёshtё habija tjetёr se ky rimohues paska pёrkrahje nё rrethet unversitare e gjysmё zyrtare nё Shqipёri.  Nё kohёn qё po shkruhen kёto radhё, metropoli shqiptar vlon nga polemika ta ruajmё apo ta rrёzojmё Skёnderbeun!  Vёshtrimi i çёshtjes ёshtё njollё e zezё pёr Shqipёrin...ёshtё turp! Njё thyerje me pasoja fatale”. (Ismail Kadare gazeta “Illyria”, 8-1-2009, f. 29).
Atllazi gjeografik i Shqipёrisё, si vepёr skandaloze, anti-kombёtare, nga Akademik Hivzi Islami. Ai thotё se Shqipёria e jugut ёshtё Greqi. Ndёrsa Kosovёn e paraqesin tё shtetit serbo-malazes. (f. 94-95). Dhe mё tej.  A. Bёrxholi dhe Dh. Doko rritёn minoritetin nё Shqipёri nga 2% nё tekstine gjeografisё nё vitin 2002 nё 10.8%. nё vitin 2007. (f.13, Atllasi i Berxholit, H. Doko, dhe H. Asçes. Gazeta Illyria 27-9-2007).
Rimohuesi  z. Savash Veliu, hedh vrerё mbi shumё figura kombёtare. Si mer guximin dhe hedh balte mbi Skёnderbeun etj. Ju z. Veliu. Ç’Turp! Kёtё turp e mban dhe e pёrhap si “Njeri shume i ditur”, dhe je i destinuar t’i shёrbesh “rimohuesve” anti-shqiptar.

March 7, 2012

Albanian American Organization Chameria





The mission of the Albanian American Organization Chameria is to promote and preserve the cultural, historic, and ethnic heritage of  Albanian-Americans from Chameria who seek justice through the American democratic standards for the return of their properties and their resettlement in Chameria. AAOC is committed in promoting justice and in the reaffirmation of fundamental human rights, in the dignity and worth of humankind by uniting our strengths to practice tolerance and to achieve a peaceful solution to the issue of the Chameria issue.

Thirrje

Të nderuar vëllezër e motra shqiptare,

1912 është viti i krijimit të shtetit shqiptar por politikat europiane për të kënaqur shovinistat fqinj të Shqipërisë, pjesën më të madhe të popullsisë dhe trojeve shqiptare si Kosovën, Çamërinë, Krahinat Shqiptare në Maqedoni dhe ato në Mal te Zi, megjithëse të banuara nga Shqiptarë që nga lashtësia, ia lanë jashtë mikroshtetit shqiptar të porsaformuar.

Në fund të shekullit 20, lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri, duke pasur dhe mbështetje veçanërisht të SHBA, u kurorëzuan me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, me njohjen dhe pjesëmarjen në qeverisje të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

E vetmja krahinë shqiptare, Çamëria, në sajë të politikës shoviniste mesjetare greke, fatkeqësisht edhe si pasojë e politikave jokombëtare të qeverive të Tiranës dhe përpjekjeve të pamjaftueshme të vetë komunitetit Çam, të mbetur brenda ose te shpërngulur me dhunë nga Greqia, ka mbetur si “e mënjanuar”.

Ne si organizatë jo-qeveritare e krijuar dhe miratuar konform ligjeve të SHBA, duke ndjekur rrugën atdhetare të VATRË-s 100-vjeçare dhe organizatave të tjera si LQSHA, KKSHA, i kemi vënë vehtes si detyrë që krahas ruajtjes se traditave e gjuhës amtare, nëpërmjet edukimit te brezit të ri dhe krenarisë së të qenit gjithashtu shtetas Amerikanë të punojmë që të drejtat e mohuara për shqiptarët çamë të të dy besimeve e veçanërisht për shqiptarët çamë të masakruar e të përzënë me dhunë nga trojet tona mijëravjeçare, të njihen e të zbatohen në përputhje me gjithë legjislacionet ndërkombëtare në fuqi.

Këtu, mendojmë se duhet nënvizuar qëndrimi i atdhetarëve çamë për Çështjen Kombëtare Shqiptare. I nderuari Rasih Dino, më 1918 i drejtohet Presidentit Wilson në një memorandum: “Vetëm ndërhyrja e ushtrisë Amerikane do ti shpëtojë vëllezërit tanë Kosovarë nga vrasjet dhe masakrat e serbëve!” Dhe Presidenti Amerikan, krahas vendosmërisë së tijë në mbështetje të shtetit shqiptar në konferencen e paqes; ia la “trashëgim” Presidentit Klinton të ndërhyje ushtarakisht për shpëtimin e Kosovës më 1999, dhe Presidentit Bush të deklarojë KOSOVËN E PAVARUR MË 2008!

100 vjetori i pavarësisë së shtetit të cunguar shqiptar na gjen shqiptarët e Çamërisë të veçuar dhe të mënjanuar nga shteti shqiptar amë ku çështja çame as nuk ekziston në listën e përparësive të diplomacisë. Në departamentin e shtetit amerikan ekzistojnë programe dhe instrumente ligjore që mundësojnë zgjidhjet e kërkesave të Shqiptaro-amerikanëve nga Çamëria. Gjithë populli shqiptar e di se plaga e popullsisë çame kullon ende gjak dhe se kjo plagë kërkon shërim. Si përgjigje ndaj shtetit grek i cili sapo u njohu të drejtën e nënshtetësisë ish-shtetasve hebrenj të përzënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Organizata ka marrë përsipër një fushatë të gjërë të cështjes së genocidit, restaurimin e dinjitetit, dhe aplikimin e drejtësisë në cështjen kombëtare të Çamërisë.

Vëllezër e motra të çdo krahine Shqiptare, ju drejtohemi sot për ndihmë mbështetëse si në kuadrin ligjor, njohjen e Problemit Çam si problem mbarëkombëtar Shqiptar, por edhe nga ana financiare për të organizuar seminarë e takime nëpërmjet shfaqjeve artistike me çamët e besimit kristjan në Çamëri, gjithashtu edhe me botime dhe konferenca ndërkombëtare këtu në SHBA.

Si mund të ndihmojmë?
  • Bëhuni anëtarë dhe kontriboni kohën, talentet dhe energjitë tuaja në cilindo nivel që keni mundësi
  • Mirëpresim çdo ndihmë dhe sponsorizim financiar për organizime kulturore e artistike
  • Kemi nevojë për vullnetarë dhe aktivistë që të na ndihmojnë me prezantimin e organizatës në shtete të ndryshme për përhapjen e mesazhit në institucionet e arsimit për shkeljet e të drejtave të njeriut
  • Përfaqësim i bashkësisë shqiptare në Departamentin e Shtetit amerikan për çështjet kombëtare

Adresa Postare:                   Albanian American Organization Chameria
                                           PO BOX 56647
                                           Chicago, IL 60656
Email:                                  chameriaorganization@gmail.com

Numri i Llogarisë Bankare:   Bank of America # 291004401809


Anëtarësimi:                          http://www.scribd.com/doc/84303102/AAOC-Application-2012

Misioni i Organizatës Shqiptaro-Amerikane Çamëria është që të promovojë dhe të ruajë trashëgiminë kulturore, historike, dhe etnike të shqiptaro-amerikanëve nga Çamëria që kërkojnë drejtësinë përmes standardeve demokratike amerikane për kthimin e pronave të tyre dhe rivendosjen e tyre në Çamëri. AAOC është e vendosur në promovimin drejtësisë dhe riafirmimin e të drejtave themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e njerëzimit, duke bashkuar forcat tona për të praktikuar tolerancën dhe për të arritur një zgjidhje paqësore të çështjes së Çamërisë.

Me respekt,
 
Albanian American Organization Chameria

February 25, 2012

Kapedan Muharrem Rushiti

Cameria lindi e perkundi mendimtare e prijes te shquar.Ne rradhen e prijesve qendron edhe Muharrem Rushiti,nje nga udheheqesit e mirenjohur te kryengritjeve ne Shqiperine e Jugut per mbrojtjen e teresise territoriale shqiptare. Ai lindi ne nje familje te njohur per trimeri e shpirt luftarak ne tere Shqiperine e Jugut.Keto virtyte te prinderve,qe ne femijerine e tij ne fshatin Koske te rrethit te Filatit,i pervetesoi edhe Muharremi.
 
Muharrem Rushiti u be udheheqesi popullor ne luften e jetes dhe te luftes.Si bir i nje antishoveni dhe si vuajtes me te gjithe bashkefshataret e tij,ai urrente pa mase cilindo te huaj qe neperkembte lirine. Vecanerisht, ishte i papermbajtur ndaj obskurantizmit osman dhe terbimit shovinist grek. Ai u perfshi ne levizjen atdhetare e clirimtare,qe ne hapat e para te pjekurise dhe mbeti tere jeten e tij nje luftetar e prijes i permendur i Camerise.
 
Perballe osmanllinjve
Ne vitin 1900 Turqia shpertheu nje vale te re raprezaljesh,te cilat nuk reshten per disa vjet,me synim qe ta mbyste edhe nje here me gjak Camerine.undrejt ketij genocidi shpertheu e mori permasa te reja hovi clirimtar per pavaresi,qe ziente kudo ne Shqiperi.
Idete e Rilindjasve te medhenj kishin rrembyer edhe Muharrem Rushitin,tashme i formuar.Si e tere Cameria,edhe rrethi i Filatit, ku vepronte M. Rushiti,ishte perfshire ne levizjen masive. Ne vitin 1902 Filatin (kryeqendra e Camerise),me rrethinat e tij,camet e gezonin te lire.Malesite e larta te Shendellise e te Likojanit ishin shnderruar ne baza mbeshtetjeje per aksionet.Te organizuar,te nxitur e te drejtuar nga kapedani popullor Muharrem Rushiti,forcat kryengritese me shpejtesi te rrufeshme,ne befasi e nga lartesite perqark Filatit sulmuan me trimeri. Brenda disa oresh lutimi ata shpartalluan dhe carmatosen trupat turke.Muharremi luftonte vete e njeheresh drejtonte luftimin. 

Veliu i Janines,nuk do ta permbante inatin per humbjen,dhe me pas,nuk do te kursehej me tabonet e tij gjakmarese per ta ndershkuar Camerine me hekur e zjarr.Karshi nje mesymje ne mase te forcave te panumerta pushtuese,kryengritesit u gjeten ne befasi jo nga mesymja e kundershtarit,por nga tradhetia e kundisur prej agjentures osmane.Rushiti,bashke me qindra luftetare,u mbyll ne burgun e tmerrshem te Janines.
Bashkeluftetaret nuk mund ta linin veten pa udheheqesin e tyre,keshtu qe ndihmuan arratisjen e tij nga burgu i Janines dhe u gjet perseri ne vatrat e kryengritjeve. Ne kete situate te re Muharrem Rushiti projektoi nje manover forcash ne brendesi te Camerise.Forcat e perbashketa came-labe,me pajime luftarake teper modeste,kaluan lumin Kalama dhe iu drejtuan Qafes se Smartes.Shpertheu nje beteje e pergjakshme ndemjet tyre dhe trupave osmane.Ishte nje perpjekje qe zhvillohej ne shkembinj.Permbi gjashte ore kryengritesit, me nje luftim te ashper,arriten te fitojne mbi trupat turke.Valiu nuk mund te pajtohej me disfaten,sepse cenohej autoriteti i Edrenese.Ai nuk ia falte Rushitit turpin qe ia shkaktoi kesisoj,kunder kryengritesve ne rajonin e rendesishem taktik,u derguan trupa nga forcat e reja turke.Gjate ecurise se luftimeve,luftetaret shqiptare rrezikoheshin te rrethoheshin.Prijesi ushtarak Rushiti,nga pervoja si nje komandant trim e i arsyeshem,cmoi gjendjen dhe mori vendim: perballe rreth 3000 trupave osmane ishte aventure te rezistoje me tej,prandaj varianti i carjes se rrethimit ishte me i drejti.
 
Perballe shovinizmit grek
Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise e gjate konsolidimit te saj e te shtetit te pare shqiptar,Muharrem Rushiti nisi perseri luften. Platforma per copezimin e Shqiptareve sipas perkatesive fetare,perkonte edhe me objektivat e reaksionit grek,te cilit gjoja i dhimbseshin te krishteret e Camerise.Ndersa osmanllinjte "perpiqeshin" per myslimanet,greket konkuronin "me helenizimin e popullsise krishtere shqiptare te Camerise".Qellimi strategjik i qarqeve greke ishte futja sa me ne thellesi te territorit shqiptar per t'i zgjeruar kufijte ne kurriz te Shqiperise.Per te permbushur keto synime,megalideistet perdoren po ato metoda: percarje e masakra, sikurse osmanllinjte. Madje,ata i tejkaluan e i shtrine ato qe nga Cameria e deri ne Gjirokaster e Korce. Perballe genocideve,luftetaret e M. Rushitit rrembyen armet.Ne cetat qe ai komandonte hynin luftetare te rinj nga Cameria.Ne  tetor te vitit 1912,Rushiti i drejtoi kryengritesit mbi bandat e terbuara te andarteve (reparte te specializuara) greke ne Cuke te Sarandes.Me pas,kapedani sypatrembur,i pameshirshem ndaj armikut te pandare te Camerise,i hodhi shqiponjat e tij per te goditur me rreptesine me te madhe kriminelet e tjere,qe vinin nga burgu i Gjiritit (Krete),te cilet Greqia i kishte veshur si oficere per te mbuluar llumin shoven. Per afro dy vjet (1912-1914) Muharremi qendroi ne lartesine e prijesit e te luftetarit per te mbrojtur fitoret historike te 1912-se.

Muharrem Rushiti nuk u afirmua vetem si ushtarak,por edhe si politikan. Me bashkeatdhetarin Alush Taka ai formuloi ne emer te cameve nje perkujtese per Konferencen e Paqes ne Paris (1919) ku kundershtohej shkeputja e Camerise prej trungut shqiptar. Nje udheheqes popullor i gjithanshem,qendroi i papajtueshem edhe me pushtuesit italiane.Se bashku e ne krye te luftetareve came,ashtu si mbare krahinat vame,ai vrapoi drejt Vlores me 1920 dhe i rreshtoi forcat e veta perballe ushtrise kryengritese te kesaj epoke madheshtore.Vecse, ai tani luftonte e komandonte disi i moshuar.

Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër, midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të përballuar presionit grek, u formua një forcë vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit Muharrem Rushiti. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba – këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq në varfëri të plotë në 1931, në moshën 71 vjeç. Kisha greke edhe të vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të islamit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t’i prishur varrin.

Pas fitores mbi ushtrine pushtuese italiane,ne pamundesi per te jetuar ne vendlindje, sepse ndiqej si "koke e zgjedhur" nga qeveria greke, Rushiti u vendos te bashkefshataret patriote ne Markat (Konispol). Ai nuk e shijoi rivieren,perlen e bregdetit jugor, pasi lufta e gjate i kishte shkaktuar shume plage ne trup.Ne moshen 71 vjecare ndahet nga bashkeatdhetaret nje nga prijesit ushtarake popullore te qendreses e te luftes kunder sundimeve te huaja,kapedani i shquar i Camerise, Muharrem Rushiti.
1

February 9, 2012

Legjendari Haxhi Mehmet Dalani

Haxhi Mehmet Dalani bir i Çamёrisё nga Konispoli – Heroi i Libanit dhe i Kretёs. 

       Shkrimtari i madh grek Niko Kazanzaqi i kushton kёtij heroi librin voluminos “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek shtirё nga ortodoksizmi  i ndryshon emrin nga Mehmet nё “Mihal” mbas vdekjes dhe i hiqet kombёsia shqiptare sipas enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё tyrёn: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.
       Nga gjiri i popullit tё Çamёrisё kanё dalё, nё tё gjitha kohёt, burra trima, tё cilёt me veprat e tyre pёr lirinё e popullit e tё kombit tё vet janё shquar edhe nё luftrat pёr lirinё e popujve tё tjerё. Ata ndriçojnё si yje historinё e lavdishme tё popillit tonё, janё lisa me rrёnjё tё thella nё tokёn dhe nё zёmrёn e popullit, se lufta e tyre liridashse i ka pёrjetёsuar dhe koha i ka shёnjtёruar si edhe lisat e Dodonёs “Thesprote”, si i ka quajtur Eskili, “Orakullin e famshёm tё lashtёsisё. Qё,  “...egziston mijёra vjet pёrpara se grekёt dhe hebrejtё tё vinin nё jetё” (Robert Temple). Dhe tё ngrinin orakullin e tyre tё Delfit ne shekullin e VII p.e.s.
                Udhёheqёsi i revolucionit grek Dhimitёr Ipsilanti u drejtohej figurave mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё  kryetarё:  Dalani, Çapari dhe Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri. Konsideroheni si vёllezёrit tanё”. (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858).
       Njё nga yjet qё do tё shkёlqejё nё historinё e Çamёrisё, ёshtё Haxhi Mehmet Dalani. Ky burrё i shquar dhe udhёheqёs popullor, lindi nё 1775 nё qytetin e lashtё tё Konispolit. Ishte njё personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pasha Tepelenёs. Historiani Hotova shkruan: “Balli i tij me brazda tё thella, i gjallё nё pamje ei fortё nga kujtesa dhe i mpreftё nga mendja me dije dhe pёrvojё tё pasur me karakter tё fortё dhe arsyetim tё thellё”.  Haxhiu ra duke luftuar nё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё, qё udhёhiqte nё luftё nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Daliani vlerёsohet si heroi i Kretёs, edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”. Sipas dokumetave arkivor, tё personaliteteve tё huaj, siç janё Koloneli dhe dijetari anglez William Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili (Pouquevile), ish pёrfaqёsuesi i Napolon Bonapartit nё Janinё. Nё botimet e kёtyre pёrmёndet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe sipasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. Mё 1803, shkruan William Lik, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga rrethimi i Pashait tё Janinёs. Dhe mё tej shkuajnё: Dalani i Konispolit bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori  pёr tё blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs, Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.
                Liku nё botimin e tij “Udhёtimi i parё nё Epir” shkruan: “Bija e Mehmet Dalianit nga Konispoli ishte martuar me Myftar Pashan (djalin e Ali Pashё Tepelenёs), dhe pastaj u shkurorёzua prej tij dhe sё fundi u martua me Selim Bej Kokёn e Delvinёs”, i cili ishte njё nga kundёrshtarёt e Ali Pashait. Prishja e krushqise erdhi pёr shkat tё kontraditave tё mёdha qё u krijuan nga veprimet e Aliut kundёr Sulit dhe siç thekson M. Lik pёr tё vёnё dorё mbi Konispolin, gjё qё do tё pёrfaqёsonte njё hap tё madh drejt objektit tё tij, pёr tё nёnshtruar gjith Çamёrinё.
                Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10 udhёheqёs tё revolucionit  9 ishin shqiptarё  dhe 1 ishte  grekё. Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212 thotё: “Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve tё cilёt po shuhen pak nga pak”.
                Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritёsit. M. Lik  thote: “Shqiptarёt kanё luftuar nё vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё”.
                Ndёrsa Edith Durham shkruan: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me ndihmёn e shqiptarёve. Kurse studiuesi J. Irshmen thekson: “Vёllezёrit dhe miqtё shqiptarё dhanё ndihmesёn e tyre vendimtare pёr fitoren e luftёs çlirimtare greke”.
                Haxhi Mehmet Daliani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes “greke”, nё krye te 800 kaloresve nga qyteti dhe krahina e Konispolit,  me kuaj tё fortё e tё shpejtё qe rriteshin nё fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpitin e flijimit dhe me prijёsat e tyre ... Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij ёshtё pёrvehtёsuar nga tё tjerёt”.
                Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemt e Çamёrisё morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё  krijuar shtetin miks shqiptaro-grek, tё zhveshur nga çdo lloi interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Daliani me 800 kaloresit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u pёrjetёsua, nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.
                Nga Libani u kthye prapё nё Greqi me kaloresit  e tij ku qёndroi nё mbrojtje tё revolucionit pёr fitoren e tё cilit kishte luftuar me heroizёm. U desh tё vazhdohej lufta se forcat pushtuese tё Sulltanit, qё mbanin ende nёn sundimin e tyre disa ishuj. Nё pranverёn evitit 1828, kur ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeminstri i pare i shtetit tё pavarur grek Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli Haxhi Mehmet Dalanit. (Kapodistria nga lagje cfakё e Gjirokastrёs dhe qё bir i Maries nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu pёrgjigj: Av. Hajri Zejno shkruan: “Grumbulloj 800 djem çame tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frike nga lufta. Bashkё me forcat e ishullit bёheshin rreth 2000 veta kurse osmanёt numuronin nё 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn Frangokastello gjetёn strehim mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte shumё kritike. Para kёsaj gjёndje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: “Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё”. Ai u ngrit nё kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё  e shumё tё plagosur.  Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit, gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej me kusht qё do t’ia falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit kur beteja e pabarabartё qe thёrmuar e coptuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po ngushtoheshin ballё pёr ballё tij, Kapadani legjendar luftoi sa vritet”.  “I presin kokёn (si para ca vitesh bashkёkombasit tё tij tё madh “Luanit tё Janinёs” –Ali Tepelenёs). Nё zakonin osman kokёn ia japin trofe Pashait. Por Lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut qe mbulonin  nga do muret e kёshtjellёs shqiptarёt dёgjuan se mbeten pa komadantin e madh tё tyren, mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit Konispolate tё Osman Takes, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё gjithё me dritё lirie te sytё”. (Agim Shehu).
                 Po kujtojme dy ngjarje nga historia pa koment: Nё betejwn e Platesё tё vitit 479 p.e.s., ndёrmjet ushtrisё “greke” tё Poloponezit (arvanitase) tё komanduar nga Posania dhe tё forcave perse tё komanduara nga Mardoni, ky u vra, ushtria perse u arratis.                                                                                                
Nё vitin 1355 nё betejёn e Aspropotamit (Akelo) ndёrmjet forcave shqiptare tё komanduar nga Gjin Bua Shpata dhe forcave tё bizantin tё komanduara nga Nikofori II, ky i fundit gjeti  vdekjen  dhe sipas proverbit freng “Udhёheqёsi i vrarё beteja e pёrfunduar”.
                Shkrimtaria greke Kleopatra Prifti, nga ishulli i Kretёs, nё dramёn kushtuar Haxhi Mehmet “Mihal” Dalanit thotё se shqiptarёt qё mbetёn pa komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si komandanti i tyre legjendarё. Nё librin e saj titulluar “Nё vendin e shqiponjave” shkrimtaria kretase  thotё: “Gjithnjё kisha ndёrmёnd qё njё ditё tё shkoja nё vendin e Skёnderbeut. Si, pse dhe nga buronte kjo dёshirё”?  Pyet dhe pёrgjigjet : “Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mihal Dalanit. Emri Dalani mё bёnte gjithmonё kurioze. Njё ditё kur lexoja librin e historisё sё ishullin tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё  bardhё. Ky hero trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha jetёn pёr lirinё tonё”.
                Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i veçantё i njё luftёtari tё shquar nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiru) rёnё nё maj 1828”. “Ёshtё njё foto monumentale si ёshtё dhe lufta e tij qё e dёrgoi nё sakrificёn supreme bashkё me 800 shqiptarё tё tjerё me veshje karakteristike tё shqiptarit qё sot mund ta shohёsh nё njё variant edhe para parlamentit grek”. (N. Selmani). Fustanellёn shqiptare, ne grekёt e kemi greqizuar thonё grekёt pa pёrfillje.
                Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet nga Turqia. Kjo kryengritje u nxitё nga jashtё dhe nga Ali Tepelena, i cili planifikonte qё tё bashkonte trojet shqiptare nё njё shtet dhe nё tё tё fuste dhe Greqinё e kohёs qё banohej nё shumicё (mbi 70%) nga shqiptarёt. Pasi kryengritja e ndihmuar nga jashtё filloi qё tё fitonte, (“...nё saje tё dёrgimit nga Rusia tё 17000 priftёrinjё politikanё pёr tё forcuar ortodoksizmin nё veçanti nё Greqi pёr kundra Ali Tepelenёs dhe futi pёcarjen midis myslimanёve  dhe tё krishterёve”. A. Kotini, “Çamёria Denoncon”, f. 94). Kisha quajti popullsinё ortodokse me emrin grek. Nxitёn krijimin e njё shteti artificial grek qё nё shumicё ishte shqiptar, tё cilёt me ose pa mёshirё dhe tё drejtuar nga kleri ortodokёs filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё reolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek . (Mё 9 tetor 1831. Nё kohёn qё kryeministri Gjon Kapodistria dilte nga kisha u vra). Kёshtu vranё apo zhdukёn Kollokotronin , Andrucon , Karaiskain, Bubulinёn etj”. (“Roli PELLAZGO – ILIR”, f. 97-98).
                Agim Shehu thotё: “Nё botime, dokumente e vlerёsime zyrtarё grekё, Kapedanit s’i  del dukshёm prejardhja shqiptare (si shumё figurave tona tё tjera). Megjithatё, legjendari i pa harueshёm Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit mbetet krenari shqiptarёsh ... Zyrtarёt grekё vinё nё Shqipёri e vёnё kurora dhe mbi njerezit e tyre qё, me uniformё e pa uniformё na kanё pushtuar e çkombtarizuar, dhe shteti ynё i lejon. Si ёshtё e mundur qё zyrtarёt e politikёt tanё vulёhumbur nuk kujtohen tё vёnё njё kurorё pёr bijtё e kombit tё vet aq tё mёdhenj e tё bujshёm, qё janё flijuar nё vazhdimёsi e pa i detyruar njeri pёr fqinjin!? Zyrtarё pa cipё qё te fqinji mosmirёnjohёs. (Legjendari 23-9-2010).
                Sh. D. Hegeli e quan shtetin si forcё morale e historisё. Ndёrsa nё Greqi shteti ёshtё forca imorale e historisё. Dihet qё ky shtet, qё pёrcёllon zёmrat, qё vret e djeg njerёz tё gjallё, qё ndёrmerr eksode biblike ndaj njё popullsie aurtoktone, duhet tё ndryshoje natyren e tij.
                Si ёshtё e mundur kur skёterra kombёtare shqiptare, e cila po lemeris tё gjithё. Jo vetёm tё gjallёt, por edhe tё vdekurit, eshtrat dhe varret e tё cilёve po ndёrrojnё kombёsi dhe po kthehen nё sinore tё helenizimit, dhe inteligjenca e jonё vetёm hesht.
                Lexojmё ç’farё shkruan Profesor Doktor Eshref Ymeri,  “... fqinji ynё jugor, i cili paratё e taksapaguesve perёndimorё i bёri rush e kumbulla jo vetёm brёnda vendit tё vet, por edhe nё Shqipёri, me pensione skandaloze pёr njerёz qё s’kanё punuar nё Greqi as edhe njё ditё tё vetme, apo me ndёrtime kishash greke, si puna e kёshtjellёs janullatiste qё ngrihet si karakoll nё mes tё Tiranёs, varrezash, memorialesh  dhe manastiresh nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё. (Kujtesё klasёs politike tё Tiranёs, 24-1-2012,  10:08).
                Ne jemi njё popull i tradhёtuar prej kreut tё tij ёshtё populli i flijuar nё heshtje. Brezat qё vinё do tё gёzojnё Shqipёrinё natyrale do tё vendosin buqeta me lule edhe nё Fragokastello tё Hajnes nё Kretё, te varri me trupin pa koke te Legjendarit Haxhi Mehmet Dalani, nё pёrkujtim tё shqiptarёve qё dhanё jetёn pёr Greqinё mosmirёnjohёse.

Rasim Bebo  Addison Çikago janar 2012

January 18, 2012

Nga dëshmia në histori - Përjetimi i masakrës së Paramithisë

Isha vetëm 7 vjeç më 27 Qershor 1944, por nuk mund të heq nga mendja se çfare i ndodhi ato ditë të tmerrshme familjes time dhe familjeve të tjera shqiptare në Paramithinë shqiptare. Ishte mëngjes heret kur nëna e jonë na zgjoi: zëri i saj i ëmbël, atë ditë ishte i ndryshëm, zë i ngjirur: ”Ngrihuni dhe vishuni sa më shpejt, sepse kemi për të ikur".
 
Nga dëshmia në histori. Përjetimi i masakrës së Paramithisë 
Sali Bollati me kostum çam
 
Ajo veshi motrën e vogël, Makbulen dhe mblodhi në një bohçe disa plaçka për të. Pa vënë asnjë gjë në gojë dolëm nga shtëpia. Shtëpia e jonë ndodhet në krye të Paramithisë, pranë Kullës së Bollatatëve, mbi 400 vjeçare. Me hapa të nxituara arritëm në shtëpinë e dajës, Muhamet Bakos, puq me murin e Sahatit, në qendër të Paramithisë.

Teto Nasibeja, e frikësuar na hapi derën duke na përqafuar një nga një me dashuri. Mbasi morri vesh se ishim të urritur, na pregatiti menjëherë për të ngrënë. Ulur ashtu rreth sofrës, djali i xhaxhait të nënës, Qazimi,me fëtyrë të shqetësuar hyrri me nxitim dhe ju drejtua babait: Braho çfarë po bën ti këtu, a nuk e more vesh se zervistat ia nisen vrasjeve, vishu shpejt dhe hec të ikim. Por babai im i dashur ju përgjegjë atij: është e pamundur të lejë gjithë familjen vetëm, ne nuk u kemi bërë asnjë të keqe grekëve, përkundrazi i kemi ndihmuar vazhdimisht; kështu daj Qazua u largua nga ajo skenë familjes tonë , shpëtoi dhe vdiq në Tiranë më 1983; ku u varros me të gjitha nderet.

Me nenen ulur ne preher Farukun 4 muajsh, une majtas 2 vješ, motra Qerimeja-5 vješ. Ne kembe: tezet Zybideja, Nasibe, Hanumi dalur me 1939 ne ParamithiNuk kaloi as gjysëm ore kur u ndëgjuan trokitje të forta në derën e jashtme. Ndërsa babai doli të hapi derën, burra të armatosur e rrëmbyen atë zbathur dhe ne të trembur filluam të qajmë me dënesë, duke ditur se babain tonë të shtrenjtë e shumë të kujdeshëm nuk do ta shihnim më. Unë kurrë nuk mund të harroj këshillat e tijë dhe aqë  më pak rrëmbimin e tijë. Mbas torturave të tmerrshme, babain e pushkatuan në oborrin e shkollës dhe e varrosën atje bashkë me të tjerët në një varr të perbashkët.

Mbasi e rrëmbyen babain, nëna na ngriti për t'u kthyer në shtëpi. Duke hecur vëllai më i madh, Ferhati, u largua në drejtim të shtëpisë së halla Shazos, për t'u takuar me kushëririn, bashkëmoshatarin e tij 13 vjeçar, Avniun. Por zervistat gjakatarë e vranë Ferhatin të fshehur në një kaçube. Ferhati 13 vjeçar ishte nxënësi më i mirë në shkollën shqipe të hapur ato vite në Paramithi.

Duke hyrë në oborrin e shtëpisë, sytë m'u errën kur gjetëm trupin e gjakosur e të pajetë të baba Efendit, gjysh-Muharremit. Zervistat mbasi e kishin tërhequr zvarrë nëpër shkallët e gurta e kishin pushkatuar. Ishte 82 vjeç, Imam i plakur.

Mbas asaj skene të tmerrshme, nëna e jonë e dashur na shpuri për të na strehuar në ndërtesën e vjetër të Medresesë, që ndodhej pranë. Aty gjetëm shumë familje të tjera të trembura. Nuk kaloi më shumë se një orë kur një zervist i armatosur na urdhëroi që të dalim të gjithë jashtë në oborr. Aty përjashta, poshtë portalit të gurtë qëndronte një burr me një mitroloz të shtrirë përpara dhe priste urdhër për të na pushkatuar. Nëna ime e shkretë, ulur siç ishim në tokë, na mbështolli me dashuri dhe filloi t'i lutet Zotit për mëshirë.

Mbas disa minutash një zervist tjetër erdhi dhe urdhëroi që mitrolozin të hiqej prej aty e të largohej në një vend tjetër. Për një çast kujtuam se shpëtuam. Por Jo! Një oficer zervist erdhi dhe mori nënën time shumë të dashur; ajo e tmerruar nxori nga gjoksi të vetmen fotografi të babait të dashur të porsa vrarë dhe më porositi që ta ruaj si diçka të shenjtë. Nuk kaloi më shumë se një orë kur ne mësuam lajmin e kobshëm se nëna e jonë e dashur Betula 36 vjeçare, u gjend e pushkatuar brenda në xhaminë e Bollatatëve!

Ne katër jetimët të mbetur: Qerimeja 10 vjeç, unë 7 vjeç, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2 vjeçe, së bashku me mbi 200 njerëz të tjerë të tmerruar, na grumbulluan në Shtëpinë e madhe të Muhedinëve. Ajo shtëpi ishte kthyer në burg dhe në një dhomë mbaheshin 10-15 veta. Aty ne të katër na morri nën kujdes tezja e jonë e dashur, Zydideja. Burrin e saj, Nelon 27 vjeçar e kishin pushkatuar dhe kishte mbetur me të birin, Tasinin 3 muajsh. Disa gra çame të krishtera fqinje erdhën dhe prunë një djep per Tasinin dhe disa plaçka nga shtëpitë tona. Ishte një ndihmë e madhe për ne në atë situatë ku na kishin katandisur zervistat. Mungesa e ushqimit dhe e kushteve minimale të jetesës ishin arësyet e vdekjeve të panumërta që ndodhnin në atë shtëpi-burg. Kështu ditë për ditë vdisnin nga 2 ose 3 veta. Gjyshja ime, Rukija 72 vjeçe dhe motra Makbule 2 vjeçare vdiqën në të njëjtën ditë.

Mbas disa muajsh erdhën aty afër ushtarë britanikë të cilët na dhanë pak ushqime dhe ilaçe, gjë që e lehtësoi pak burgimin tonë. Në fund të Nëndorit 1944, ushtarakët britanikë na pyetën se ku donim të na çonin: në Turqi, Egjypt apo Britani. Ne të gjithë me një gojë u thamë se jemi shqiptarë dhe duam të na mbajë vetëm toka shqiptare dhe asnjë vënd tjetër. Mbas disa ditësh, ushtarakët britanikë prunë kamiona të zbuluar. Ndërsa ne po hipnim në kamiona, ato gratë çame fqinje që na patën ndihmuar më parë me plaçka u dukën përsëri. Këtë rradhë na sollën disa tesha dimri. Kur kamionat filluan të lëvizin, ato qëndruan me fytyra të mërzitura duke na përshëndetur për rrugë të mbarë. Ato gra çame fqinje ishin të besimit të krishterë.

Kamionët arritën në Gumenicë dhe ne na strehuan në magazinat e portit. Gjatë natës ushtarët e zervistë tentuan të hynin në magazinat për të rrëmbyer vajza, por ne të gjithë filluam të qajmë me të madhe e të bërtisnim. Atëhere ndërhynë ushtarët britanikë dhe grekërit u tërhoqën. Të nesërmen në mëngjes na hypën në katër anije të vogla dhe në mbasdite arritëm në portin e Sarandës. Aty e kaluam natën në xhami dhe pastaj u transportuam në Himarë.

Në Sarandë takuam daj Muhametin, i cili në Qershor 1944 ishte për vizitë në shtëpinë e motrës në Pargë. Në Himarë, ay mori me qera dy kuaj, por unë dhe ai vetë duhej të hecnim në këmbë. Ne hecëm gjatë gjithë ditës, natën arritëm pranë një ure lumi. Mbasi mblodhëm disa shkarpa, ndezëm një zjarr për të kaluar natën nën urë. Ishte Dhjetor 1944 dhe shumë ftohtë. Veçanërisht vëllai im Faruku 5 vjeçar ishte dobësuar shumë, kishte kollë e temperaturë të lartë dhe ishte i urritur. As sot, nuk mund të harroj lutjet e tij për bukë. Duke qarë ai i lutej Tetos: ”Të lutem, të lutem teto e dashur, kam shumë uri, me jep një copë bukë. Unë të dua ty shumë, të lutem bukë!". Por fatekeqësisht asnjë thërime bukë nuk gjeje dot në “strehën” tonë.

Sali-Bollati Dukat-VlorëPorsa u gdhi filluam të hecim. Mbas tre orësh mbrritëm në fshatin Dukat. Aty, për të parën herë u çuditëm nga pritja  ngrohtë e fshatarëve. Vitet e fundit atje është ngritur një Monument Falenderimi i banorëve të Dukatit për pritjen miqësore ndaj të Çamëve. Aty, partizanët na hypën në makinën e tyre dhe na shpunë në Vlorë. Me të mbritur aty, Tetoja morri në krahë vëllain shumë të sëmurë dhe e shpuri në spital. Fatëkeqësisht të nesërmen ai vdiq. Kështu nga familja e jonë prej 9 vetash, mbetëm vetëm dy, motra ime Qerimeja 10 vjeçe dhe unë 7 vjeç. Ajo u rrit me kujdes në shtëpinë e dajës, ndërsa unë në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, më pas në konviktin e Gjimnazit të Shkodrës deri kur fillova studimet universitare për Inxhineri Kimike në Bratislavë të Çekosllovakisë, ku u diplomova më 1960.

Kjo është një pjesë e nga historia e genocidit që ushtarët e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES), të udhëhequra nga Napoleon Zerva, filluan në Qershor të 1944 në Paramithi dhe përfunduan në Mars 1945 në Filat. Gjatë asaj periudhe u masakruan dhe u vranë 2900 shqiptarë të pafajshëm të Çamërisë, më shumë se 2000 të tjerë vdiqën rrugëve, kryesisht fëmijë dhe pleq nga të ftohtit, uria dhe sëmundjet.

Autori nga Greqia Jani Sharra në librin e tij "Histori e krahinës së Gumenicës" të botuar në Athinë më 1983, shkruan për çfar i ndodhi familjes time: “Familja e Muharrem Bollatit e masakruar në mënyrë të tmerrshme ishte komplet e pafajshme”. Disa grekër mashtrues kanë shkrojtur se genocidi në Çamëri është kryer ndaj shqiptarëve moslemanë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ata pushkatuan për shëmbull edhe avokat Spiro Çallukën që ishte i krishterë dhe gjithmonë e mbante veten për shqiptar. Edhe shqiptarët e krishterë edhe ato moslemanë në Çamëri e kanë respektuar njeri tjetrin dhe bile kanë bërë martesa ndërmjet tyre. Çamët e krishterë edhe sot nuk e quajnë vehten grekë, por Romei, shqiptarë me prejardhje nga Ilirët të cilët në kohën e Perandorisë Romake përqafuan besimin e krishterë, ashtu siç edhe arbëreshët e Italisë së Jugut.       

Sipas dokumentit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Nr. 84/3, të Misionit Amerikan në Shqipëri më 1945-1946, shkruhet: ”Në bazë të gjithë informatave që kam mundur të mbledhë mbi Çështjen Çame, më 1944 dhe muajt e parë të 1945, autoritetet në Greqinë perëndimore kryen masakra brutale duke dëbuar me dhunë më shumë se 25000 Çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpijat e tyre ku kishin jetuar me  shekuj dhe i nxorrën jashtë kufirit mbasi u kishin rrëmbyer tokat dhe pasuritë. Shumica prej atyre të vrarë ishin fëmijë dhe pleq”.

Qëllimi i vërtetë i atij genocidi shpaloset në librin "Vështrim historik nëpër Thesproti" të autorit nga Paramithia, Spiro Muselini, të botuar në Janinë më 1984. Këtu jepet letra që gjenerali Napoleon Zerva i dërgonte bashkëpuntorit të tij gjatë krimeve, Jani Danit, më 1953: ”....Ne duhet të ndjehemi krenarë për atë që bëmë, pastruam Çamërinë nga shqiptarët që për mbi 500 vjet i kishin hipur në qafë helenizmit, duke u krijuar kështu mundësi malësorëve tanë të zbresin në fusha”.

Majori britanik Palmer, gjatë hetimeve të tij, u përpoq të ndriçonte motivet e masakrave të grekërve kundër shqiptarëve. Ai i raportonte komandatëve të tij se “krahina ku jetonte minoriteti shqiptar ishte i pasur. Prandaj kishte ndjenja urrejtje dhe cmire ndaj Çamëve”. Në të njëjtën kohë, Palmeri nënvizon se pretendimi absurd grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilin shteti grek e ka kultivuar gjatë shumë dekadave, ka krijuar një urejtje të madhe jo vetëm ndaj Çamëve por kundër Shqiptarëve në përgjithësi”. Në këtë mënyrë Palmeri shprehte mendimin se pastrimi etnik i Çamërisë nuk ishte pasojë "e bashkëpunimit" të kësaj popullate me ushtrinë gjermane, por pjesë e strategjisë shoviniste greke ndaj Shqiptarëve”.

Vitin e shkuar, në sajë të pasaportës Amerikane, mbas 67 vjetëve, unë me bashkëshorten time Bulen, dhe kushririn tim Tahsinin (të dy këto ishin bebe disa muajshe kur u kishin pushkatuar baballarët më 1944), hymë për të parën herë pas 66 vjetësh në Çamëri. Në Paramithi, pamë se varri i përbashkët i njerëzve të pafajshëm të pushkatuar nga ushtarët e EDES-it ishte shndërruar në fushë sporti. Spastrimi etnik dhe genocidi ndaj popullësisë së pafajshme shqiptare të Çamërisë nuk qe i rastit  por i përgatitur prej vitesh nga shovinizmi grek.

Paramithia 2011

Sali Bollati
Nju Jork, SHBA 2011


Marrë nga AlbaniaNews.it

January 11, 2012

Documentary about Greek National Myth

Since its release, this documentary has been banned by the Greek Church, because it proves how Modern Greece is a multiethnic nation, composed mainly of Albanian sacrifice and their culture.