Fjalë përshëndetje në Konferencën e jashtëzakonshme për çështjen e Çamërisë, në Vlorë - më 03.10.2010
Të nderuar pjesmarrës!
Është detyrim të marrësh barrë për të lëvizur drejt të ardhmes çështjen kombëtare. Prandaj, duke vlerësuar këtë nismë qytetare dhe këtë lëvizje gjithkombëtare, ju përshëndes dhe ju uroj sukses, në këtë detyrë sa të rëndë, aq edhe të lavdishme për çdo shqiptar.
Çështja e Çamërisë, është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare. Çdo tendencë për ta mohuar, apo anashkaluar këtë çështje, është tregues i qartë, se nuk ka klimë të favorshme politike, për ta çuar përpara çështjen kombëtare shqiptare dhe nuk është arritur, që fqinjët tanë e në menyrë të veçantë Greqia, të sigurojnë qytetarinë në politikën e tyre dhe të kenë eleminuar racizmin dhe ultranacionalizmin në kuadër të "Megali Idhesë" greke dhe "Naçertanias" serbe në mendësinë e qytetarëve të tyre dhe te inteligjencës së tyre.
Une jam i sigurtë, se shqiponja jonë nuk mund të vazhdojë edhe në rrugët e Europës moderne të jetë e copëtuar. Ajo, duhet dhe do të arrijë, qe t’i ketë të gjitha trojet etnike shqiptare nën flatrat e saj. Krahët e shqiponjës nuk duhet të kullojnë gjak më tej. Ato duhet të shtrihen në hisen e diellit te tyre. Të vdekurit duhet të gjejnë prehje, duke i patur pasardhësit pranë. Edhe ato në varre kanë nevojë për përkujdesje. Mjaft kanë shkelur andartët mbi ta.
Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe te shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Më lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme. Ne nuk jemi nga ata, që mund të mbetemi pa të ardhme. Kush na rekomandon të qajmë, na don skllevër. Ne duhet të jemi të vendosur dhe shumë luftarak në rrugën tonë, për të vajtur deri në cepin më të fundit të trojeve tona dhe deri në kufirin më të largët, për të sjellë afër të gjithë shqiptarët, mbetur rrugëve të botës.
Zemrat tona duhet të jenë shumë luftarake dhe shpirtrat tanë shumë të vendosur, për të mos lejuar më tej që pronarët të jenë qeraxhi.
Çamëria nuk duhet konsideruar si diçka e larget, ajo është këtu afër, është vazhdim i trojeve, vazhdim i tokave. Ajo ka qëndruar mjaft larg mëmës, ka ardhur koha të kthehet në vatër. E Çamërinë e bëjnë çamët dhe trojet e tyre, ato duhet dhe do të bashkohen, duan apo nuk duan shovinistët antishqiptarë të çdo kombësie qofshin.
Ne duhet të jemi
të qetë me të qetët,
të jemi qytetarë me qytetarët,
të jemi te kulturuar me te kulturuarit,
të jemi miq me miqtë,
të jemi të edukuar me të edukuarit,
por të jemi të rreptë me armiqtë,
të jemi të pamëshirshëm me ata që na duan të vdekur,
të jemi me tolerance zero me ata që na mohojnë kombin tonë, tërësinë tonë tokësore, që na mohojnë të drejtën tonë për te qënë zot mbi trojet tona, që na mohojnë të drejtën tonë për ta bërë përfundimisht kombin tonë njëherë e mirë një e të pandarë.
Mua më duket, se sot ka nga ata, që mendojnë, se shqiptarëve u ka humbur syri i pushkës. E keni shumë gabim duhet tu themi ne, shqiptari mbetet ai që ka qënë. Shqiptari nuk është zhbërë me gjithë përpjekjet e armiqve për ta zhdukur edhe në kohët e errta të historisë, kush mendon se mund te zhbëjë e zhdukë shqiptarët e trojet e tyre sot në kohet moderne është aventurier e aventurieret në pergjithësi gjithnjë vrasin veten.
Historia ka dëshmitarët e saj. Ajo i ka treguar dhe do të tregojë edhe më tej se Çamëria është tokë e grabitur. Të kujtojmë se kombi izraelit u kthye ne trojet e tij pas 2000 vjetësh. Ai ishte shpërngulur në kohët e largëta. Megjithatë u kthye. Ne nuk duhet e nuk do të presim 2000 vjet, se jemi e jetojmë në kohë moderne. Ne duhet e do të kthehemi ne trojet etnike shume shpejtë. Çamëria nuk ka më kohë të qëndrojë larg, ajo don dhe do të vijë afër me trojet e tjera të mëmës Shqipëri.
Drejtësia do të bëhet. Çamët do të thonë shumë shpejt mirëmengjes në portat e tyre. Nëse dikush del edhe në televizor e thote se "tashme çështja nacionale është nje ceshtje folklorike", mos besoni se është e vërtetë. Këtë e thotë dikush që nuk ka origjinë dhe që për pesë pare shet babanë edhe nënën. Të tillë sot edhe ka. Une nuk dua të bëj evidencë. Por ata duhet të dinë, se nacionalizmi sot në gjithë botën është në nivelin me të lartë të kërkesës, për të qënë. Ne, që jemi të ndarë në gjashtë pjesë në Ballkan dhe që e kemi diasporën më të madhe se popullsinë në trojet etnike e kemi tepër urgjent, qëndrimin shumë të qartë dhe të vendosur e të prerë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare.
Në mjaft raste, ne bëjmë evidencën e vuajtjeve dhe të humbjeve e dëmeve që na janë shkaktuar nga armiqtë e në radhë të parë nga fqinjët, që ne gjithnjë kemi tentuar ti emërtojmë si miq. Por që në fakt na kanë qëndruar me sopatën mbi kokë. Kjo fazë unë mendoj se ka kaluar. Ka ardhur koha që të bëjmë vetëm programe dhe të vrapojmë për ti realizuar ato duke bërë edhe sakrifica e duke rrezikuar.
Mjaft me me vaje! Nuk kemi kohë. Ka ardhur koha e zgjidhjeve e kur nuk ka zgjidhje, vjen koha e thirrjeve.
Djemte dhe vashat nuk lindin e rriten në tokën e mëmëdheut, vetëm për të konsumuar bukë, por edhe për të kryer obligimet ndaj kësaj toke, që na ka lindur e rritur, na ka siguruar jetesën, na ka siguruar vazhdimësinë e do të na ruajë edhe eshtrat në përjetësi.
"Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe të shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Me lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme."
Këto zgjidhje sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar shqiptar, i cili është bashkuar ne evidencen e kultures, në njësimin e gjuhës se bukur shqipe, në flamurin e lavdishëm të kombit, në këngën e vallen, në traditën e përgjegjësinë për të ardhmen, në inteligjencën e qytetarinë. Ky bashkim gjithpërfshirës i fushave jetësore kombëtare, natyrshëm do te diktojë edhe bashkimin politik, sepse nuk mund te ketë integrim ndërkombëtar, pa integrim e integritet kombëtar.
Ky takim i sotëm kombëtar edhe për qytetin ku mblidhet, ka një simbolikë shumë domethënese. Jemi në Vlorë. Ne Vlorën heroike e historike, që mban mbi supe heroizmat luftarake të popullit tonë në shekuj, që mban mbi supe luftën e lavdishme të vitit 1920, kur fuqitë e mëdha edhe njëhere tentonin ta zhduknin kombin e shtetin shqiptar. Ishte Vlora që tha: Jo, kjo tokë është jona. Ky shtet është yni. Nuk ka fuqi që na i merr. Jemi në Vlorë e cila mban në gji flamurin kombëtar, si një amanet për ta përcjellë brezave të sigurtë dhe për të transmetuar mesazhet se këtu është bërë Shqipëria, në atë 28 nëntor të vitit 1912 nuk është bërë vetëm një copë Shqipëri. Ishin ato mesazhe që e bënë Kosovën, që do të bejnë edhe Kosovën Lindore, edhe trojet në Maqedoni, edhe Çamërinë, edhe Ulqinin e Tivarin, Plavën e Gucinë. Jemi ne Vlorë e Vlora nuk bën politikë nënshtrimi, por merr vendime historike për të ardhmen e sigurtë kombëtare shqiptare.
Prandaj edhe vargjet e këngës për Çamërine: "O ju djemtë e Çamërisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Une do ta këndonja: "O ju djemtë e Shqiperisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Sepse Cameria nuk ështe vetëm e çamëve. Në çdo oborr shtëpie në Çamëri çdo shqiptar, ka një gisht dhe. Atë, secili e ka për detyrë ta bëjë të lirë.
Ne jemi dhe duhet të jemi qytetar, por kurrë te nënshtruar dhe të përbuzur. E kemi për detyrë të udhëhiqemi nga kultura që na karakterizon, por kurrë duke hequr dorë nga shpirti luftarak që e trashëgojmë. E për të marrë mesazhe, se cili duhet të jetë qëndrimi ynë, duhet të njohim historinë, që grekët mesojnë në shkollat e tyre që nga fëmijeria e deri ne auditoret e universiteteve. Kur njohim këtë "histori" mund të marrim edhe qëndrimet që duhet.
Ne kemi detyrime ndaj qytetarisë europiane, por kurrë ndaj antiqytetarisë greke. Kurrë ndaj shovinizmit greko – sllav, që akoma me metoda mesjetare kërkon të fitojë epërsi e privilegje me paturpësi në shpinë të trojeve e të popullit shqiptar.
Kur shikojme se grekët nuk pranojnë asnjë shqiptar që nuk ka emër grek, por me çdo kusht i zhdukin identitetin,
kur shikojmë se si grekët na kercënojnë edhe nepër parada ushtarake,
kur shikojmë se grekët na kërcënojnë edhe nëpermjet internetit,
kur shikojmë se greket na kërcenojnë edhe në emër te Europës (gjë e çuditshme kjo),
kur shikojmë se si grekët tentojnë të konsiderojnë grek çdo qytetar shqiptar të fesë orthodokse,
kur shikojmë se si grekët kerkojne të tjetërsojnë edhe trojet shqiptare për ti emërtuar ato si Greqi,
kur shikojmë se si grekët vijnë e na zhvarrosin edhe fëmijtë nëpër Shqipëri e i quajnë varreza ushtarësh grek,
kur shikojmë se mjafton ti vësh vetes një emër grek dhe mund të fitosh pension nga shteti grek, sikur të jesh edhe banor i Prishtinës,
kur shikojmë se si grekët politizojnë edhe aksidentet automobilistike,
kur shikojmë se si politikanë grekë pa turp, vijnë e bëjnë propagandë greke nëpër territoret e shtetit shqiptar,
unë nuk mund të them se kemi një fqinj që duhet ti besojmë e që mund të jemi bashkë për të përballuar problemet, që mund të na sjellë e ardhmja.
Ky fqinj duhet shikuar me shumë vigjilencë. Me këtë fqinj duhet qëndruar në pozicione shumë të sigurta. Ky fqinj vetëm kërkon dhe asgjë nuk jep, jo nga vetja, por nga të drejtat e shqiptarëve, siç është edhe rasti i Çamërisë. Të cilën nëse presim të na e japin grekët nuk kemi për ta marrë kurrë, por ne duhet ta marrim vetë atë. Natyrisht unë jam dakort që kjo të realizohet në rrugë demokratike, nëse ka rrugë dhe llogjikë, nëse ka politikë europiane e botërore të ndershme, nëse ka gjykata ndërkombëtare që do ti analizojnë faktet dhe dokumentet. Por nëse jo, ne jemi ata që duhet të kthejmë çamët në trojet e tyre të ligjshme. Greqia nuk ka për të na vrarë e zhdukur më shume seç ka vrarë e zhdukur deri sot, le të vrasë, por ne duhet ta bëjmë përfundimisht kombin tonë një e të pandarë.
Une kam dëshirë të besoj, se Greqia do të kuptojë, se e drejta duhet vendosur në vendin që i takon dhe shqiptarët duhet të marrin atë qe u takon, por kur shikoj sa helm e shovinizëm prodhohet prej tyre, kur shikoj sa paragjykime e racizëm ka në terrenin grek, nuk mund të mashtrohem dhe të besoj së grekët do të bëhen të urtë dhe do ti zgjidhin problemet me qytetari.
Ne jemi vrarë prej tyre,
ne jemi masakruar prej tyre,
ne jemi zhdukur prej tyre,
ne jemi shpërngulur prej tyre,
dhe sot akoma ata akuzojnë e ne heshtim,
ata pretendojnë e ne heshtim, ata kërkojne e ne heshim,
ata kërcënojnë e ne heshtim, ata mashtrojnë e ne heshtim.
Se ne bëjmë politikë. Nëse është kjo politikë, une them se politika qenka e keqe. Ne duam të drejtën tonë dhe atë nëse nuk na e japin duhet ta marrim.
Si?
Koha do të na tregojë, mjafton të jemi të vendosur, për të bërë detyrën ndaj atdheut.
Por ne nuk duhet të mbetemi vetëm në këtë zgjidhje, pra ne kthimin e çamëve në pronat e tyre dhe në jetësimin e të drejtave te tyre. Ne e kemi për detyrë të kërkojmë;
që Greqia të kërkoje falje botërisht për masakrat mbi çamët ne veçanti, ndër të cilët masakroi rreth dhjetë mijë veta, si dhe për masakrat që ka bërë mbi gjithë shqiptarët në tërësi;
që historia e Greqisë të shkruhet siç është e vërteta, jo si kanë dëshirë dhe i po e shkruajnë shovinistët grek; që të hiqet dorë njëherë e përgjithmonë nga mendësia mesjetare, të konsiderimit të popullsisë orthodokse shqiptare si popullsi greke;
të hiqet dore përgjithmone nga tendenca, për të kërkuar troje greke në tokat shqiptare;
të kërkohet dhënia e te drejtave të arvanitasve në Greqi, një popullsi që mbahet nën trysni mesjetare;
të kërkohet hapjen e shkollave shqipe për emigrantët shqiptar në Greqi ne baze të ligjeve ndërkombëtar etj.
Dhe këto janë krejt normale. Askush nuk duhet të mendojë se është shumë. Të gjitha këto i gëzojnë të gjithë në kushte të njëjta në gjithë botën.
Ne duhet të kemi të qartë se nuk jemi sot për nëser në këto treva. Kemi qënë jemi e do të jemi ketu. Dhe nësër patjetër që do të jemi më të fuqishëm se sot. Prandaj të ndërtojmë gjithcka në kushte të tilla, që të mos thonë nesër, se ne kemi qenë të pa denjtë sot, siç po themi ne sot, se janë vonuar ata të djeshmit.
Ne e kemi për detyrë të jetojmë dhe të madhështojmë kombin tonë. Ne nuk mund të vdesim, që të na duan grekët e sllavoballkanasit. Prandaj duhet të jemi te drejtëpërdrejtë në marrëdheniet me ta. Asnjëherë të mos hezitojmë të jemi vetevetja dhe te veprojmë vetëm sipas kërkesave te zërit te atdheut tonë, sipas përkesave të zërit te historisë tonë dhe sipas kërkesave të bërjes dhe zhvillimit te kombit tonë. Ne jemi e do të jemi. Shteti dhe politika jonë duhet ta kuptojnë të parët këtë. Nuk është mirë të kujtojmë, që në përgjithesi zhvillimet kombëtare shqiptare kanë ardhur nëpërmjet rrugëve ilegale, sepse politika legale nuk ka qenë e aftë të udhëheqë rrugën e zhvillimit të vendit. Nuk kam dëshirë që kjo mendësi të vazhdojë edhe më tej. Le të dalë politika kombëtare mbi politiken e buzëqeshjeve.
Me respektin më të madh për të gjithe shqiptarët uroj, që kauza e kësaj lëvizje të jetë e suksesshme dhe synimet e objektivat e saj të realizohen, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e shqiptarisë, për të mirën edhe të grekëve e të Greqisë, që do të ndihen më të lehtë, kur të jetë vendosur drejtësia.
Ju faleminderit.
Kudusi LAMA
Gjeneral në rezervë.
No comments:
Post a Comment