November 9, 2010

Të ndryshojmë kursin politik dhe filozofinë tonë politiko-kombëtare !

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar

Gafurr Adili

Tiranë, më 07 nëntor 2010

Populli shqiptar, edhe pse historinë e tij të lavdishme e ka shkruar me gjak e barot, që nga origjina e tij iliro-pellazge dhe deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka zhvilluar politikë ofensive, siç kanë bërë armiqtë e tij, sllavët dhe grekët, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike, si dhe në lashtësi edhe kundër Perandorisë së Ilirisë, të cilët gjithmonë dhe rregullisht e sistematikisht kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike e kanë zbatuar parimin: "Sulmi është mbrojtja më e mirë!"
Shqiptarët, historikisht, që nga lashtësia e tyre iliro-pellazge e deri më sot, kanë zhvilluar dhe edhe sot vazhdojnë të zhvillojnë një politikë difensive, dhe rrjedhimisht edhe luftrat e tyre i kanë zhvilluar vetëm kur nuk kanë patur rrugëzgjidhje tjetër, kur kanë qenë të mbështetur me shpatulla pas murit, siç ishin edhe luftërat e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sllavo-grekët, edhe sot e kësaj dite, karshi ne shqiptarëve dhe trojeve etnike, të 4 (katër) vilajeteve të Shqipërisë Historike, vazhdojnë ta zbatojnë këtë parim filozofiko-politik.
Kurse, ne shqiptarët, dhe sidomos politikanët e Tiranës edhe të Prishtinës, dhe në veçanti edhe ata të Tetovës, të Preshevë-Bujanocit dhe të Ulqinit, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë me politikë defansive dhe servile ndaj tyre, ndaj armiqve sllavo-grekë, dhe aleatëve të tyre historikë.

Grekët, edhepse janë shumë të bindur se, teoria e tyre "famoze", e të "famshmit" "Vorio Epir", ka vdekur njëherë e përgjithmonë, ata vazhdojnë me politikën e tyre diversioniste kundrejt Shqipërisë Londineze (Shqipërisë së Rrudhosur), siç e kam quajtur dhe edhe tani vazhdoj ta quaj unë Republikën e Shqipërisë.

Përse sllavo-grekët sillen kështu me shqiptarët?!

Që ne shqiptarët të tërhiqemi nga Çamëria dhe të themi, siç kanë thenë dhe vazhdojnë të thonë politikanët e Tiranës zyrtare, se gjoja ne shqiptarët duhet të heqim dorë nga Çamëria që të mos ta humbasim gjoja Jugun e Republikës së Shqipërisë, që greku e quan Vorio-Epir. Dhe, këta mjeranë e matrapazë politikë, harrojnë apo nuk guxojnë që grekun ta pyesin apo edhe t'i thonë, siç ne të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), i themi se, më mirë i bie Greqisë që të mos i hyjë fare asaj historisë së vjetër të Epirit, sepse atëherë ne shqiptarët do ta pyesim Greqinë se, a e dinë ata (grekët) se ku realisht ndodhet Epiri i Epiriotit Gjergj Kastrioti-SKENDERBEU, dhe gjithashtu edhe Jugu i Epirit, si dhe a e dijnë grekët se sa milionë arvanitas jetojnë aktualisht në Epir (Greqi), dhe në veçanti edhe në Athinë..?!

Gjithashtu, edhe serbët e kanë zbatuar dhe vazhdojnë ta zbatojnë të njëjtin parim: "Sulmi është mbrojtja më e mirë!" karshi shqiptarëve dhe Shqipërisë Veri-Lindore (Republika e Kosovës dhe krahinat e saj: Kosova Lindore, Sanxhaku e Toplica), dhe gjithashtu edhe politikanët e Prishtinës, në vend që të ngrejnë zërin e tyre për shqiptarët e krahinave të Kosovës Historike: të Kosovës Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës), të Sanxhakut dhe të "muhaxhirëve" të Krahinës së Toplicës, që prej shumë kohësh, që nga dëbimi i tyre nga Toplica, janë të vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, ashtu si "çamët" e Krahinës së Çamërisë, si dhe edhe për mbi 100 mijë shqiptarët në Beograd, të cilët po asimilohen nga Serbia, ashtu si çamët dhe arvanitasit që po asimilohen nga Greqia, edhe politikanët e Prishtinës zyrtare po sillen e veprojnë siç sillen dhe veprojnë edhe politikanët e Tiranës zyrtare, të cilët harrojnë se Republika e Shqipërisë është shteti i vetëm që, nga të gjitha anët e saj, kufizohet me shqiptarët dhe edhe me trojet e saj etnike të Shqipërisë Historike? 

TURP..!

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), një formacion ky politiko-demokratik dhe mbarëkombëtar, tani e në të ardhmen duhet të punojë në drejtim të ndryshimit të kursit dhe edhe të filozofisë politike kombëtare të shqiptarëve. 

Propaganda dhe e gjithë veprimtaria e FDBK-së, tani e në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me organizatat e tjera patriotike, si: Lëvizja Vetëvendosje (LV), e kryesuar nga Zoti Albin KURTI, Lista "Shqipëri Natyrale" (LSHN), e kryesuar nga Zoti Koço DANAJ, Lëvizja për Bashkim (LB), e kryesuar nga Zoti Avni KLINAKU dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), e kryesuar nga Zoti Hasan META, Partia per Drejtësi e Integrim (PDI), e kryesuar nga Zoti Tahir MUHEDINI, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU), e kryesuar nga Zoti Shpëtim IDRIZI,  si dhe shumë shoqata patriotike në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe edhe në diasporën shqiptare, duhet të përqëndrohet, të orientohet dhe edhe të udhëhiqet nga filozofia politike, se: 

1.  Jugu i Republikës së Shqipërisë dhe as edhe Republika e Shqipërisë nuk duhet të mbrohen në Himarë, siç po bën e gjithë politika zyrtare dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranës, por mbrohet në Çamëri dhe zgjidhjen përfundimtare dhe fatlume të shqiptarëve të Krahinës së Çamërisë, si dhe duke kërkuar edhe të drejtat kombëtare të mbi 2 (dy) milionë arvanitasve në Athinë e rrethina.
2.  Mitrovica dhe as Republika e Kosovës nuk mbrohen në Mitrovicë apo në Kosovën Lindore (Preshevë-Medvegjë dhe Bujanoc), siç bën e gjithë politika zyrtare dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e Prishtinës, por Mitrovica dhe edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) mbrohen duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Krahinës së Sanxhakut, populli i të cilës krahine shqiptare, në vitin 1991 (përmes referendumit), Sanxhakun e ka shpallur Krahinë Autonome të Republikës së Kosovës duke kërkuar edhe rikthimin e shqiptarëve (muhaxhirëve) në trojet e tyre të Krahinës së Toplicës.
3.  Shkupi, Kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, nuk mbrohet në Tetovë, siç kanë bërë dhe bëjnë partitë politike (iu thënshin) shqiptare, me selitë e tyre dhe dy gjysëm-universitetet (një gjysëm shtetëror dhe një gjysëm privat), por mbrohet në Kumanovë, në Veles, në Përlepe dhe në Manastirin e Alfabetit.
4.  Tivari nuk mbrohet në Ulqin dhe as në Tuz, Plavë dhe Guci, siç bëjnë partitë e shumta (7 sosh) të shqiptarëve të Shqipërisë Veriore nën Malin e Zi, por Tivari mbrohet në Pogdoricë, duke kërkuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Podgoricë.

Shqiptarët dhe "Pakoja Ahtisaari" !   

Nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përmes "Pakos Ahtisaari", Republikën e Kosovës, me 5 % minoritete, e cilëson si shtet multietnik, atëherë përse kështu nuk duhet t'i konsiderojë e cilësojë edhe shtetet e tjera me multietnike dhe edhe me përqindje më të mëdha të kombësive dhe të pakicave të tjera, se sa që realisht është Republika e Kosovës, sic janë: Serbia (me shqiptarë, me hungarezë, me rumunë, me malazezë, me boshnjakë, me bullgarë, romë dhe....), Mali i Zi (me shqiptarë, me serbë, me boshnajkë, me romë dhe....), "Maqedonia" (me shqiptarë, me bullgarë, me serbë, me maqedonas të Egjeut, me turqë, me romë dhe....) dhe Greqia (me shqiptarë të Çamërisë, me arvanitas, me bullgarë, me turq, me kuco-vllehë, me romë dhe....),  të mos quhen shtete multietnike, siç quhet Republika e Kosovës?!
Nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përmes "Pakos Ahtisaari", kërkon që serbët e shpërngulur nga Republika e Kosovës, të rikthehen në Republikën e Kosovës, gjë të cilën nuk e kundërshtojnë shqiptarët, dhe as edhe Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), atëherë shtrohet pyetja së përse kjo e drejtë nuk iu njihet edhe "çamëve" të Krahinës së Çamërisë nën Greqi, si dhe edhe "muhaxhirëve" të Krahinës së Toplicës nën Serbi?!
Bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) përfundimisht duhet të zbatojë të njëjtat standarde për të gjithë popujt dhe shtetet e Balkanit, si dhe për të gjitha pakicat kombëtare brenda shteteve të Ballkanit.

 * Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

FDBK-ONLINE.ORG.


No comments:

Post a Comment