The Albanian American Organization Chameria (AAOC) blog is maintained by Cham activists who seek to attain a comprehensive and peaceful solution to the Chameria issue.
February 25, 2011
Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë
Nga Arben Llalla
Nuk janë të rastësishme aprovimi i shumë ligjeve antikombëtare dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha. Me veprimet e tij siç duket është vënë në shërbim të Greqisë. Këto mendime të mia i jap në bazë të lëvizjeve që ai ka bërë dhe po bën nga ardhja në pushtet prej vitit 2005. Pas marrjes së pushtetit Berisha spastroi PD nga eshaloni i tretë, anëtarët që i përkisnin të djathtës së vërtetë. Këta anëtarë kishin shfaqur zemërim ndaj kryetarit të PD kur takoi antishqiptarin Nikolla Geixh, i njohur si lotuesi më ekstremist për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Pas atij takimi Lobi shqiptaro-amerikan u distancua për ta përkrahur Sali Berishën sepse tashmë ai kishte bërë aleancë me Lobin greko-amerikan i cili është më i fuqishëm se ai shqiptar. (Pas atij takimi Berisha nuk pranoi asnjëherë më të takojë At Nikoll Markun, i cili njihet si kundërshtari më i fortë i Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos).
Të parët që pësuan goditje ishin anëtarët e PD që kishin vepruar prej 10 vitesh në Greqi të cilët kontaktet i kishin pasur drejtpërdrejtë me Sali Berishën, Ridvan Boden, Besnik Mustafain dhe Vili Minarollin. Që nga viti 2005-2009, drejtuesit e PD që vepronin në Greqi u lanë rrugëve pa punë, duke i shkatërruar ekonomikisht dhe njëkohësisht humbën lejen e qëndrimit në Greqi. Fitorja e PD në zgjedhjet më 2005 i dedikohej kontributit të anëtarëve që kanë vepruar në Greqi. Pas kësaj fitore shumë anëtarë të PD pësuan zhgënjim dhe nuk u treguan aktiv në zgjedhjet e vitit 2009. Ata vërejtën se ministritë u mbushën me grek dhe grekofil që punonin në dëm të Shqipërisë. Prandaj është e sigurt që PD i ka humbur zgjedhjet e 2009.
Pse Berisha largoi Blerim Çelën dhe Preç Zogaj?!
Ende Blerim Çela dhe Preç Zogaj nuk e kanë mësuar të vërtetën se pse z. Sali Ram Berisha i largoi me heshtje nga PD ose më saktë nuk i futi në listën për deputet në zgjedhjet e 2009. Për të treguar psenë duhet ti rikthehemi ngjarjeve të vitit 2008 ku qartë do të vërtetojmë se porositësit për mospërfshirjen e këtyre dy figurave kombëtare në listat për deputet mund të jenë grekët.
Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, sot ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë shqiptare në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhej Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Spiro Ksera është zyrtar i lartë, dje prefekt sot ministër. Gjatë aktivitetit Spiro Ksera u fotografua me disa personalitete që njihen si aktivistë ekstremistë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. (në këtë foto Ksera është afër deputetit të LAOS Athanasios Plefris, i partisë së djathtë ekstremiste të Jorgo Karaxhaferit. Ministri Spiro Kseras buzëqesh pranë flamurëve të Autonomisë së Vorio Epirit).
Për pjesëmarrjen e z. Ksera në tubimin e Dervinaqit-Konicë, nuk kaloi në heshtje. Sekretarja për marrëdhënie me jashtë e PS, znj. Arta Dade kërkoi nga ministri i jashtëm Lulëzim Basha sqarime. Ndërsa dy figurat e lartë të PD në atë vit Blerim Çela dhe Preç Zogaj reaguan ashpër deri te kryeministri Berisha. Preç Zogaj si kryetar i komisionit të punëve të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh: “Kjo nuk do të thotë aspak që ne të heshtim. Nuk duhet të kërkojmë të rikthejmë të kaluarën e largët të marrëdhënieve konfliktuoze, të rikthimit të konflikteve në këtë pjesë të vendit, të funksioneve politike siç është kjo e Vorio-Epirit, që as ka ekzistuar, as ekziston kurrkund. Ky prefekt duhet të shkarkohet”. Deputeti i atëhershëm z. Çela kërkoi urgjentisht shkarkimin e Kserës duke deklaruar: “Ky prefekt, për mendimin tim nuk duhet mbajtur më në atë post, se nuk i shërben marrëdhënieve miqësore shqiptaro-greke, por acarimit të tyre. Sa herë grekët të kujtojnë ngjarje të tilla shoviniste, aq herë ne shqiptarët do u kujtojmë masakrat që ata kanë kryer mbi paraardhësit tanë”.
Tashmë deputeti Blerim Çela me këto deklarata e kishte mbushur kupën për ta izoluar dhe lënien anësh në PD. (Të mos harrojmë se z. Çela është autori i një libri me përmbajtje kombëtare “Shqiptarët Ndër Shekuj”, për të cilën grekët kur u botua në vitin 2001 shfaqën shqetësime sepse për autor kishte një nga figurat e larta të PD).
Këtë ngjarje Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha e kaloi në heshtje. Kjo kishte një arsye të fortë sepse ai ishte kapur mat dikur nga media greke duke flirtuar me deputeten e bukur të Demokracisë së Re Eleni Rapti. Lulëzim Basha kur ishte ministër i Transporteve bashkë me deputeten greke Elena Rapti (Elena e TROJËS) ishin bërë protagonistë të faqeve në gazetat greke. Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me rreshtat flirtin “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”.
Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulëzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”.
Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, jashtë liste për deputet në zgjedhjet e ardhshme
Deputeti Gazmend Oketa me kërkesën që parashtroi për largimin NON GRATA të Konsullit të Përgjithshëm grek Theodhoros Ikonomus përfundimisht i mbushi mendjen Sali Ram Berishës që ta largojë me ashpërsi nga PD. Ndërsa deputeti Aleksandër Biberaj ka kohë që duhet ti mbyllet dera e PD, ashtu siç i është mbyllur shumë përkrahësve të tij që dikur kanë qenë krahu i djathtë i Berishës, por sot japin mësim nëpër disa universitete private andej dhe këtej kufirit Londinez shqiptar.
Çfarë të mirash Berisha u ka bërë grekëve për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit
Kryeministri Sali Ram Berisha që kur erdhi në pushtet u ka bërë shumë të mira grekëve, ndoshta më shumë se Esat Pash Toptani serbëve.
Në vitin 2006, Berisha legalizoi hapjen e shkollës shtetërore greke për herë të parë duke pranuar që Himara është zonë minoritare. Të hapësh sot një shkollë private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk është problem kombëtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet si vend i pakicës greke, kjo gjë është e rrezikshme për të ardhmen.
Në janar të 2007, Kryeministri Sali Ram Berisha, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, tha se ai nuk e shihte çështjen çame si një çështje kombëtare, por si një çështje teknike. “Pretendimet për pasuri të qytetarëve shqiptarë dhe grekë, duhet të shihen si një çështje ligjore. Domethënë, si një çështje teknike e jo kombëtare”.
Kjo ishte një goditje për çamët dhe çështjen e tyre të pazgjidhur.
Më 2008, grekët propozuan ndërtimin e rreth 7 mijë varreve dhe z. Berisha dha amin për ndërtimin e varrezave greke të grekëve të vrarë në luftën e dytë botërore. Pyetja është e thjeshtë në këtë rast. Pse grekët nuk kërkojnë ndërtimin e varrezave të grekëve të vrarë në luftën qytetare të tyre 1946-49? Vetëm në Shqipëri atë periudhë janë vrarë rreth 5 mijë grekë të Ushtrisë Demokratike të udhëhequr nga komunistët grek.
Një javë para mbylljes së Kuvendit në vitin 2009, deputetët e shumicës së PD miratuan ligjin mbi Gjendjen Civile ku shtetasi i Republikës së Shqipërisë të vetë deklarojë kombësinë e tij (sipas interesave ekonomike). Miratimi i këtij ligji në këtë formë është bërë me kërkesë së Greqisë duke parashikuar rritjen artificiale të numrit të pakicës greke.
Në fund të vitit 2009, Kryeministri Berisha i dhuron ujërat territoriale shqiptare Greqisë në emër të “Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Por ky shpërblim i Berishës dështoi fal punës profesionale të Prof. dr. Myslim Pashës i cili denoncoi peshqeshin e ujërave shqiptare Greqisë.
February 22, 2011
February 21, 2011
Çamëria, përse kanë frikë grekët?
21/02/2011
Historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke është e tejmbushur me momente delikate, përplasje diplomatike e deri ushtarake.
E gjendur përballë një pozicioni historikisht tolerant nga ana e Tiranës zyrtare, politika greke dhe grupime të mbështetura prej saj kanë ushtruar presion të vazhdueshëm për realizimin e ëndrrave me Vorio Epirin.
Ndërkohë, Shqipëria është drojtur deri më sot të hedhë në tryezë problemin e vetëm real mes dy vendeve: Çamërinë.
Udhëtimi ynë shkel përmes të njëjtave gjurmë të lëna në 1944 nga mijëra e mijëra çame të masakruar e të përzënë me dhunë nga tokat e tyre, gjurmë të cilat nuk janë shuar plotësisht edhe sot, 67 vjet më pas.
Igumenicë, Filat e kështu me rradhë, ndër qytetet e zhurmshme është e vështirë të dallosh shenja të një periudhe të cilën vendasit e rinj janë kujdesur mirë që ta fshehin. Edhe ndonjë shqiptar i mbetur druhet të flasë e fshihet menjëherë sa sheh praninë e kamerës.
Pas rreth dy orësh mbërrijmë në Margëlliç, fshatin me rreth 1200 banorë, ngritur diku mes kodrave të buta e të gjelbëruara të Thesprotisë. Mjaftojnë vetëm pak metra të përshkuara në rrugicat e tij për të dalluar menjëherë ndoshta simbolin më të fortë e kuptimplotë të një historie tjetër, të një historie të shkuar të cilën në këtë tokë nuk kanë mundur ta çrrënjosin.
Minarja, e mbetur jetime pa xhaminë e saj në një fshat ku nuk ka qoftë edhe një musliman, është sot e rrethuar nga kishat ortodokse të cilat bëjnë hije në këtë vend që dikur ka folur ndryshe.
Në pjesën e sipërme të fshatit dallohen gërmadhat e dhjetra e dhjetra shtëpive që flasin më mirë se gjithçka për atë që ka ndodhur këtu me çamët 67 vjet më parë.
Pronarët e rinj shumicën e tyre i kanë kthyer në haure për bagëtinë, ndërsa rrënoja të tjera shtëpish mezi ngrenë krye nga toka.
Prania jonë në Margëlliç nuk mirëpritet, liria për të xhiruar zgjat vetëm pak minuta pasi menjëherë kamera e Top Channel bllokohet nga banorë të irrituar, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit. Nën presion, kamera e fshehtë mbetet e vetmja zgjidhje.
Kryeplaku, i mbështetur nga punonjës të postës policore të fshatit, na detyron ta ndjekim në zyrën e tij. Telefonatat e shumta na bëjnë të kuptojmë se vizita jonë ka shkaktuar shqetësim edhe përtej Margëlliçit.
“Duhet të kishit bërë një letër tek bashkia dhe një tek policia. Nëqoftëse nuk do të kishit kamera në dorë nuk do të ndodhte asgjë, as me policine, as me asnjë”, thotë kryeplaku.
Drejtuesit e fshatit, pas direktivave të marra nga autoritetet në Igumenicë, na thonë se në Margëlliç jetojnë vetëm 6 familje shqiptare e me këtë rast, jo pa qëllim na ofrojnë intervistë me njërin prej tyre. Sigurisht, emigranti nga Karbunara e Lushnjes është i detyruar të pohojë atë që i kërkohet.
« Familjet shqiptare kanë ardhur këtu në vitin 2001, atëherë i solla dhe unë se më parë kam qenë vetëm. Të gjitha familjet shqiptare kanë ardhur pas viteve 90 », thotë një emigrant para kamerës.
Përmes emigrantit, tentohet të propagandohet dhe manipulohet një tjetër histori, që lidh shqiptarët me Margëlliçin vetëm pas viteve 90.
Pas intervistës lejohemi të filmojmë sërish. Por, edhe këtë herë gjithçka zgjat vetëm pak minuta, pasi grupi i Top Channel vihet nën vëzhgimin e rreptë e të paktën tre makinave të policisë greke.
Ndjekja vazhdon edhe pse makina e Top Channel del nga fshati Margëlliç. 2 nga autoveturat greke mbajnë distancë, ndërsa njëra prej tyre, me ngjyre blu, qëndron gjatë gjithë kohës më afër.
Shpesh herë gjatë rrugës automjetet e mbushura me civilë ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën, por pa hequr dorë nga ndjekja e makinës së Top Channel.
Në kufi afrohet vetëm njëra prej tyre nga ku dalin dy persona të veshur civil, të cilët, siç duket edhe nga pamjet, i kërkojnë policisë kufitare të vonojë procedurat e lejim-kalimit të grupit të Top Channel për në Shqipëri.
Pas rreth 40 minutash largohemi drejt Shqipërisë duke lënë pas jo vetëm imazhet e një krimi masiv që kërkon drejtësi, por mbi të gjitha të një fqinji që nën ethet e nacionalizmit I trembet edhe një kamere televizive duke ekspozuar kështu anën më të shëmtuar.
Kjo ndodh në një kohë kur dërgatat greke të politikanëve, emigrantëve greko-amerikanë, nacionalistëve të të gjitha markave, jashtë apo nën kontrollin e Athinës zyrtare, gazetarë, diplomatë e deputetë, vijnë në Shqipëri e shtrojnë bash mu në mes të shqiptarëve e u mbajnë fjalime për tu kujtuar se tani së fundmi janë bërë grekë.
Këta njerëz lejohen t’i bëjnë këto, jo vetëm për shkak të përulësisë së politikës sonë, por mbi të gjitha sepse Shqipëria nuk ka çfarë t’i fshehë Greqisë, përveçse t’i kërkojë me zë të lartë të drejtat e çamëve.
Pikërisht këtu buron frika e grekëve, të cilët na ndjekin pas tërë panik sepse e dinë që ne jemi në vendin e krimit, i cili për fat të keq ende nuk është hetuar.
Ndërsa altoparlantët grekë të politikës e kishës janë angazhuar në thirrje që banorët e Korçës dhe zonave të tjera të jugut të deklarohen grekë, këtu në fshatrat e Çamërisë të gjithë i tremben një dokumentari që nuk synon të mbjellë nacionalizëm dhe urrejtje, por thjesht të risjellë në kujtesë krimet dhe genocidin grek.
Shtëpitë e rrënuara, minarja e mbetur e vetmuar që prej dëbimit të popullsisë vendase dhe mijëra dëshmi të njerëzve që janë ende gjallë janë fakte më të forta se pensionet e Athinës për fukarenjtë të cilëve u kërkohet të shesin edhe identitetin për ca para më shumë.

February 17, 2011
Bashkohen PDU dhe PDI, krijohet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Bashkohen PDU dhe PDI, krijohet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet -PDIU. Urime zotërinjve Idrizi, Muhedini dhe Tahiri, e përgëzojmë partinë e re, një fuqi të vetme për përfaqësimin e çamve, si dhe për bashkimin dhe ndërgjegjësimin e patriotëve të rinj shqiptarë për zgjidhjen e çështjes Çame.
Urojmë që të bashkuar të rikthehemi në trojet tona stërgjyshore në këtë dekadë të re të Shekullit Shqiptar. Suksese P.D.I.U.!!
Rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria!

_______________
Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim janë bashkuar sot, duke formuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Hotel Tirana International, presidenti i nderit i partisë së re, z. Tahir Muhedini lexoi deklaratën e bashkimit. "Sot është një ditë e çmuar për komunitetin çam pasi bashkimi do të sjellë një rrugë të re për çështjen çame" - tha z. Idrizi.
Aktivitetin e përshëndeti edhe z. Fatmir Limaj, një ndër drejtuesit kryesor të luftës për pavarësinë e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, duke deklaruar se ashtu si Kosova, edhe çështja çame do të gjej zgjidhjen e saj. "Kjo parti i përket të gjithë shqiptarëve kudo që janë" - tha Fatmir Limaj.
Në aktivitet përshëndeti edhe historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo. "Gëzimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur këtë ditë dhe është në ditën fatlume atë të pavarësisë së Kosovës. E shoh bashkimin si formacionin që bashkon dhe 300 mijë çamët që jetojnë në Shqipëri” - tha z. Godo.
Gjatë ceremonisë së bashkimit përshëndetën deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet z. Dashamir Tahiri, ish-kryetari i Shoqatës "Çamëria", z. Servet Mehmeti, dhe aktorja e njohur, znj. Margarita Xhepa.
Z. Idrizi gjatë fjalës së tij, tha ndër të tjera se: "Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është kundër rregjistrimit të popullësisë në baza etnike dhe fetare. Ne do të kërkojmë që të shtyhet rregjistrimi i popullësisë dhe të hapet një debat i gjerë publik në lidhje me këtë çështje. Nuk mund që të lejojmë që një rregjistrim antikushtetues dhe kundër parimeve evropiane të zhvillohet në vendin tonë. Shqipëria nuk është një vend multietnik dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë".
February 15, 2011
Tokat e minoritetit në Sarandë, pronarët gjirokastritë
Nis procesi delikat i regjistrimit të pronave në zonën e Vurgut. Ndërkohë, Komuna minoritare Aliko, nuk pranon të zbatojë një vendim të AKKP-së, që u kthen 280 ha kullota, dy pronarëve të mëdhenj gjirokastritë
Në një kohë që ka nisur procesi i regjistrimit të pronave në zonat minoritare, një projekt i OSBE-së kjo, që prej datës 2 shkurt, në horizont po shfaqet shpërthimi i në një problematike jo të vogël që lidhet me këtë proces, pasi në shumë zona minoritare në rrethin e Sarandës, konkretisht në zonën e Vurgut, tokat e atyshme pretendohen nga pronarë të mëdhenj e me emër, kryesisht gjirokastritë e delvinjotë.
Madje, rasti më i freskët që është shndërruar në një precedent të një problematike të mundshme, tashmë që ka nisur dhe procesi i regjistrimit të pronave të minoritetit, është ai një grupi bashkëpronarësh gjirokastritë, dhe konkretisht Muçove dhe Angonëve, të cilëve Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, u ka kthyer me një vendim të muajit qershor të 2009-ës, 280 ha kullotë në komunën Aliko, por që komuna nuk pranon ta zbatojë si vendim, duke i bërë ankesë AKKP-së, por dhe instancave të tjera të larta shtetërore, deri dhe presidentit e kryeministrit, me pretendimin se është i padrejtë.
Kështu, çështja ka mbetur pezull, por dhe e tensionuar mes dy palëve, ku bashkëpronarët Muço e Angoni, ankohen tashmë se prokuroria e Sarandës nuk po e shqyrton një padi kundrejt kryetarit të komunës Aliko, Ilia Thanasi, për mos zbatim të vendimit të AKKP-së dhe për një vendim tjetër nga ana e tij, sipas tyre të paligjshëm, ku pas vendimit të AKKP-së që u njeh Muçove e Angonëve 280 ha kullota, Thanasi jep me qira shfrytëzimin e këtyre kullotave. Sipas pronarëve gjirokastritë, me këtë veprim që ka bërë kryekomunari i Alikos, prokuroria ka një argument të mjaftueshëm për të provuar shkeljen hapur të ligjit nga ana e tij, por që çuditërisht nuk po vepron dhe duket se e ka pezulluar shqyrtimin e dosjes për të.
Nga ana tjetër, kryekomunari Thanasi, pranon se prokuroria ka pezulluar procesin ndaj tij dhe se është konform ligjit me format që ka zgjedhur për të mos e zbatuar vendimin e AKKP-së.
"Komuna mund t`i kthejë pronat tek pronarët sipas vendimeve që nxjerr AKKP-ja, por kjo vetëm me mirëkuptim.
Ndryshe, komuna nuk ka pse kthen asnjë pronë nëse pretendon se vendimet e AKKP-së janë të padrejta",-është ky qëndrimi i kreut të komunës Aliko, Ilia Thanasi, që pretendon se është në rregull me ligjin dhe se, siç shprehet, duhet zbatuar ligji dhe për mënyrën e kthimit të tokës te pronarët.
Nga ana e tyre, pronarët gjirokastritë të tregojnë një vandak me dokumente të rregullta kadastralë që nga koha e Turqisë e ajo e Zogut, që vërtetojnë pa mëdyshje të qenit të tyre pronarë të ligjshëm.
Ndër dokumentet më unikalë sipas tyre, është me numër 17 marrë në Arkivin e Shtetit, ku tregohet situata e qartë e pronësisë së tokave në zonën e Vurgut. Në krye të dokumentit shkruhet: Lista e çifligjeve që zotnohen prej elementit muhamedan dhe që punohen prej bujqve grekofonë në Delvinë, Sarandë e Konispol.
Nga ana tjetër, një zyrtar minoritar në Sarandë, specialist kadastrash, që për arsye të kuptueshme nuk ka pranuar t`i bëhet publik emri, e pranon këtë fakt. Sipas tij, në gjithë zonën e Vurgut zyrtarisht ekziston vetëm një grua minoritare (që nuk jeton më), pronare tokash, pasi i ka blerë me para ato prej pronarëve të ligjshëm.
Ndërsa, minoriteti në përgjithësi (gjithnjë, vetëm për zonën e Vurgut bëhet fjalë), nuk ka se si të jetë pronar i ligjshëm, sipas gjitha kritereve dhe dokumentacionit që duhet të posedojë për të qenë i tillë, pasi dihet botërisht që ka përfituar toka prej reformës agrare të vitit 1947, që nuk kushtet e reja, nuk mund të sfidojnë pronësinë reale të tyre, që vërtetohet me dokumente unikë kadastralë para reformës.
Ndaj dhe, siç thotë ai, procesi i regjistrimit të pronave të minoritetit, do të ketë shumë probleme. Kjo dhe për arsye sociale e shoqërore, pasi banorët e minoritetit, sot e nuk kanë statusin e bujqve e argatëve, siç ka ndodhur dekada më parë.
Madje, prej ndryshimeve në sferën shoqërore e sociale që prej fillimeve të regjimit komunist e këtej, edhe në toponiminë e madhe janë bërë ndryshime, me emra fshatrash të transformuar si: fshati Hoxhë i shndërruar në Livadhja, Memushbej në Pllakë, apo Kasem Alibej në Neohor. Kjo pohohet nën zë dhe prej vetë një radhe minoritarësh, mes të cilëve është dhe zyrtari në fjalë që shpjegoi situatën reale të pronësisë në zonën e Vurgut, duke u udhëhequr nga parimi se e vërteta është e vërtetë, paçka interesave.
Gazeta Shekulli

PPD, padi në GJND për genocid kulturor
Shkup, 14 shkurt, NOA – Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të ngrejë padi penale në Gjykatën e Hagës për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë kulturore nga institucionet e Maqedonisë.
Kjo parti sot do të shpalos aktpadinë e hartuar për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do të dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) në Hagë.
Aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman si dhe ambasadorit të BE-së në largim, Ervan Fuere.
“Sipas konventës së Hagës, projekti pansllav i zhbërjes së trashëgimisë ilirike në Ballkan, veçmas në Maqedoni dhe metodat e praktikuara të zhbërjes, bën pjesë në akuzat për zhdukjen e trashëgimisë historike universale”, theksoi analisti Nijazi Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA.
Ai theksoi se me këtë padi që do të ngrihet do të duhet që të gjitha lokalitetet ilire që janë shkatërruar nga mbretëria serbe dhe më pas maqedonasit duhet të vihen në mbrojtje të UNESCO-s dhe gjurmimet të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian (BE).
Këto reagime vijnë pas fushatës së gjurmimeve arkeologjike nga Ministria e Kulturës nëpër disa lokacione të vendit, vendosjen e konstruksionit të kishës në Kalanë e Shkupit si dhe realizimi i projektit “Shkupi 2014”.
NOA-INA
_
Vrastovë - Çamëri (photo credits La BASTIA)
Te njejtat hapa qe ka ndjekur edhe Greqia ndaj trashegimise arberore edhe pellazgo-ilire ne Cameri per zhberjen e trashegimise kulturore ne menyre sistematike qe denohet nga komuniteti cam por duhet denuar edhe nga qeveria shqiptare e cila vazhdon te heshte per ceshtjen came. Permendim ketu shkaterrimin arkitekturor te zones dhe te objekteve kulteve dhe pervetesimin e tempullit te lashte te Dodones, duke e paraqitur si Helen e jo Pellazgjik.

February 12, 2011
“It is known that we Greeks are born conspiracy theorists"

George Tenet
S. Bollati
NY, February 2011
George Tenet
In an interview given in 2007 to U.S. television station CBS, former CIA director states: “…I am Greek, and it is known that we Greeks are born conspiracy theorists." Another Greek, or more specifically a Koutzovlach from the Pindus Mountains, Nicholas Gatzoyiannis, clearly affirms this assertion today. With a great shamelessness, he enters Albania by posing as a representative of the "North Epirus" phantom.
Since the ancient times, the Chameria province, including the “Three Black Rocks” quarter in Arta has been inhabited by Albanians. So there is only Southern Albania, and this is confirmed by historians as well as the League of Nations in 1924. In 1925, former Prime Minister of Greece Pangalos acknowledged that Albanians live in Chameria. In 1972, the Mayor of Gumenica, speaking Albanian to the Albanian ambassador of Greece, stated that all around that town there are over 40 villages that speak only Albanian at home.
In September 2010, I was allowed to enter Greece and visit to Chameria thanks to my American passport. I say this because even though it has been over 66 years "Greek democracy" denies entry to its former citizens. I conversed with nostalgia in the Albanian language (or as we call it gluha e Perëndisë) with many local cohabitants wherever I went, Parga, Gumenica and in the villages of Paramithia, Filat, Margellici and Preveza. When Uncle Pano from Shëndjellë (not Aia Kiriaki) told me that even the priest speaks Albanian, I added that the Metropolitan of Chameria 130 years ago, in 1877, had translated the New Testament in Albanian. In Paramithia, I was not able to find the mass grave of over 600 persons massacred in 1944 by Napoleon Zervas’ soldiers. Through the conversations I held in Albanian with the locals, I realized that they really felt the crimes committed against the innocent Albanian population of the Muslim faith. Local fellow Christians in today's Chameria are not even allowed to learn Albanian in school or to be registered as Albanians.
In asking for a population census based on religious faiths in Albania, Greek-American Nikos Gatzoyiannis deliberately forgets the fact that the U.S. does not count in its official census individuals on the basis of their religious faith and they are not discriminated or looked down upon because of their personal religious beliefs, or their national origin. I learned this when I worked as a U.S. Census worker in year 2000 and 2010. When I came to America in 1998, I was granted political asylum because of the persecution that my family suffered from Greeks.
Nikos Gatzoyianis in a book dedicated to his mother, Eleni writes, "Thousands of innocent people like my mother had been killed during the war and now their murderers were living in Greece, their sleep untroubled by fear of reprisals.” As a comparison, in my book "Cham Traces" it is written: “Beside my mother being killed, they murdered my father, my two brothers, one sister and two of my grandparents, and to the honor of the sanguinary Napoleon Zervas, they have erected a memorial, with him mounting a horse with his hand pointing north, - towards Albania. " I would accompany Nicholas Gatzoyanis if we were to go and seek justice for our people that were massacred and killed unjustly in Greece. I would also go to show my former compatriots that the U.S.A that sheltered us as well as millions of others is the land of true freedom. Without the Anglo-American intervention, Greece would have been much poorer than communist Albania. Then, they would be welcomed as laborers in Albania, without prejudice to their religion, because BESA (loyalty) of the Albanians exists there.
Although Nikos Gatzoyianis has lived over 65 years in the U.S., he does not present himself as an American, even though he changed his last name to Gage, but instead presents himself as a Greek-born - as a conspiracy theorist. He goes to Albania not to congratulate the Greek minority, which worked for over 100 years as laborers in the properties of Albanian landlords, that enjoys the best minority rights and privileges,- even more than rights than Albanians, but to plot against Albania. By taking advantage of the poverty inherited by the anti-Albanian Communist regime, he and modern St. Kozmas-Greek bishop Gianoulatos,- attempt to deceive poverty-stricken Albanians to change their religion and ethnicity. With the infamous communist "law" Nr.1501, in 1992 donating Albanian lands to Greek newcomers, by denying the existence of Albanian Chameria, they seek to continue the medieval-Byzantine invasions for a Greater Greece - "Megalidea”.
Nikos Gatzoyiannis, as a born conspirator, deliberately distorts history when he tries to compare Albanian Chameria with the Czech Sudetens. By popular referendum in 1938, Sudetens requested and joined Germany, and with the approval of the Anglo-French they became Hitler's collaborators. Consequently, after World War II, inhabitants of those territories were deported to Germany by the Soviet army. On the other hand, the Cham province remained under the rule of the Greek government which collaborated with Nazi occupiers. Cham boys and girls were lined up in the Anti-Fascist movement along with the Greeks and Macedonians. Their only "fault" was that Chameria Battalion fought for 56 consecutive days against German forces in July – August of 1943 in defense of their homeland, Albania.
So the true collaborators of the killings and massacres of our parents, not only sleep undisturbed but also pride themselves for what they have committed. However, what Greek chauvinists "forget" or distort, others have absorbed in their heart and minds, such as the patriot Shpetim Idrizi, as young honorable member of the Albanian Parliament. Mr. Idrizi presented irrefutable arguments by raising the Cham issue in the Council of Europe- as genocide and ethnic cleansing of the Albanian Cham population from their thousand-year-old ancestral homes.

February 5, 2011
Çamët, një ringjallje përmes dhembjes
Ndonëse kanë kaluar shtatë dekada, tragjedia e popullit çam vazhdon të jetë prezente në kujtimet e tyre rrënqethëse.
Emisioni i pasdites në Top Channel vizitoi shtëpinë e një prej atyre që u dëmtuan më shumë nga genocidi grek.
Kamerat tona vizituan familjen Bollati. Nesër, kryefamiljari i quajtur Faik, do të festojë 74-vjetorin e tij të lindjes. Ai është bërë i famshëm për historinë e dhimbshme të familjes së tij, nga e cila genocidit i mbijetoi vetëm ai, nëna dhe dy motrat.
Kalvari i vuajtjeve nisi në shpërnguljen e fisit të tij nga Paramithia dhe ndonëse ka kaluar shumë kohë e ai ishte vetëm një fëmijë kur ngjarja ndodhi, Faiku ka ende të regjistruar në kujtesë gjithçka nga ajo periudhë.
”Kam jetuar gjithmonë me barrë të rëndë, sepse duke qënë me babë e me nënë, jam rritur në shtëpinë e fëmijës. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme të rritesh në jetimore, fundja ajo është krijuar për fatkeqët si unë, por të dish që prindërit t’i kanë vrarë, është shumë e dhimbshme.
Unë jam rritur mirë. Dua të them, nuk më ka munguar për të ngrënë e as shkolla, por kurrë nuk më ka thënë goja fjalën baba”.
Megjithatë, fati u ekuilibrua në jetën e rritur të Faikut. Ai sot është një gjysh i lumtur, I cili pret lindjen e nipit të tij të dhjetë.
”Zoti apo fati, quajeni si të doni, më fali katër fëmijë. E kërkova shumë një djalë, por ai më erdhi vetëm pas tre vajzave”, vijon Zoti Bollati.
”Djalit ia vumë emrin Jeton. Ishte motra që ma kërkoi, pra halla e tij. Erdhi dhe më tha që për nder të atyre që ishin vrarë andej, duhet t’i vija këtë emër. Djali i vuri emrin djalit të vetë Jehon, një nip tjetër e kemi me emrin Vijon dhe të gjithë kanë qëllim që të tregojnë vazhdimësinë e fisit”.
I rritur me përgjegjësinë e përtëritjes së fisit, Jetoni vendosi që të martohej që në moshën 20-vjeçare. “Ishte momenti që kuptova domethënien e emrit tim, çasti që më shtyu të krijoja familjen time kaq herët”, thotë ai.
”Fisi kishte vuajtur shumë. Nga familja, pak syresh kishin mbetur gjallë. Babai dhe të tjerët kishin nevojë për sadopak gëzim, pas gjithë atyre vuajtjeve.
Edhe me emrat kemi vazhduar në të njëjtën linjë. Për mua është deri diku një lloj përgjegjësie që të ndihmoj familjen në zmadhimin e saj, për ta bërë siç ka qenë dikur”.
32-vjeçari fiton jetesën nëpërmjet një biznesi të mesëm në Tiranë dhe është duke planifikuar që të zgjerojë edhe më shumë aktivitetin. Nga origijina e tij, ai ka trashëguar forcën e një shpiti të paepur.
”Jam martuar i ri dhe arsyeja e vetme lidhet me vullnetin për të rritur sa më shpejt familjen tonë. Në bashkëpunim edhe me gruan, kemi rënë dakord që të bëjmë sa më shumë fëmijë”, thotë pinjollii i familjes Bollati.
”Deri tani kemi bërë tre fëmijë, por shpresojmë edhe për një të katërt pak më vonë”.
Kush e ndjen muzikën dhe di t’a "lexojë" atë, e kupton motivin e këngës së famshme çame, “Tumankuqe” . Është sjellë në versione të ndryshme dhe nga zëra të ndryshëm, por i pari që “e pikasi” ishte Faiku, së bashku me vajzen e tij Klebeta. Këngën, ai solli komunitetit çam nëpërmjet Ansambit “Çameria”.
”E lexova tekstin në një libër të Fatos Memorrapajt, ku trajtohej folklori nga Çamëria. Në atë periudhë ishte krijuar edhe ansambli dhe i thashë vajzës që të shkonte ta këndonte. Më parë ajo këngë nuk ishte kënduar”, kujton Faiku.
”Vajza nuk kuptonte disa prej fjalëve të tekstit, i dukeshin primitive, shumë të vjetra e të hershme. Kështu, u ula dhe ia shpjegova të gjitha e rishkruam tekstin. Në këngë, ka mbetur i njëjti tekst që shkruajta atëherë”.
Selimeja është e lindur në Durrës, me origjinë çame. Ajo nuk është pjesë e 23 mijë shqiptarëve myslimanë te spastruar me dhune nga trojet e tyre.
Historinë e ka dëgjuar përmes fjalëve. Megjithatë, edhe pse është vajza e brezit që vuajti genocidin, ajo mbetet 100% came, duke nisur që nga kuzhina çame.
”Vajza ime është martuar me një burrë çam dhe ka trashëguar të gjithë zakonet e mia. Ajo jeton në Tiranë dhe ka tre djem, por vazhdon të gatuajë shumë qumështorin dhe traditat e tjera të guzhinës çame”.
Faiku, 20 vjet më parë vizitoi fshatin e tij të lindjes. Emocionet ishin më të fortat që ka provuar ndonjëherë në jetën e tij 74-vjeçare.
”Në vitin 1991, kalova kufirin dhe shkova në Paramithi”, kujton Faiku. “Një nga miqtë e mi atje, më morri dhe më tregoi se ku ishte varri i babait dhe i vëllait.
Aty ishin edhe shumë çamë të tjerë, sepse kishte qenë një varrezë masive. Morra një grusht dhe nga vendlindja e kur u ktheva mbolla një palmë në të. Herë pas here i bëj shërbimin dhe më duket sikur i shërbej të parëve të mi”.

February 2, 2011
ÇAMËRIA PLAGË PËR ÇDO SHQIPËTAR TË NDERSHËM
SALI BOLLATI: ÇAMËRIA PLAGË PËR ÇDO SHQIPËTAR TË NDERSHËM
Intervistoi: Blerim CIROKA
New York
B. Ciroka: I nderuar z. Bollati, dicka rreth prejardhjes suaj Çame?
S. Bollati: Kam lindur në qytetin e Paramithisë të Çamërisë Shqiptare më 1937 në shtëpinë time, pranë Kullës Mesjetare të Bollatëve (qëndron edhe sot si i vetmi muze i qytetit) - poshtë kalasë së Ajdonatit (kështu quhej Paramithia). Familja e jonë është nga më të vjetrat, dokumentuar që nga viti 1611. Sipas të thënave, stërgjyshi, emrin e të cilit ma ka vënë gjyshi Muharrem, ishte Muhtar (drejtues i pushtetit lokal) i Paramithisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Paramithinë. Gjyshi ishte imam, ndërsa babai im Ibrahimi ka luftuar me armë në dorë më 1912-13 kundër invaduesve grekë dhe mbeti si mësues në Sarandë deri me 1917, kur u kthye për të ri-ngritur flamurin tonë kuq e zi në Paramithi. Nëna Betula ishte ndër shumë të rrallat vajza që kishte arsim.. Jetonim shumë të lumtur (babai punonte si teknik duhanesh në fabrikë), pavarësisht se në vitet 20, me të ashtuquajturën reformë agrare na ishte marrë fshati Selan që ishte çifliku i jonë që zotëronim prej shekujsh.
B. Ciroka: Si u realizua genocidi grek ndaj popullit të pafajshëm Çam dhe çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj në Çamëri?
S. Bollati: Ashtu siç thashë shtëpia jonë e madhe ndodhet (është edhe sot e banuar nga grekët) në majë të kodrës prej nga shihet e gjithë Paramithia. Pranë kishim edhe familje të krishtera, me fëmijët e tyre luanim gjithë ditën pa asnjë dallim nga njëri-tjetri. Por, me 1940 kur morën në internim babain bashkë me gjithë burrat e tjerë muslimanë, nëna na tha që të mos luanim më me Mihalin dhe Jorgon – komshinjtë tanë. Kur u kthyen nga internimi me 1941 babai me gjithë burrat e tjerë, e kam të ngulitur në mendje ngritjen e Flamurit Kuq e Zi. Ne fëmijët këndonim e hidheshim, ndërsa babai me shokët qanin nga gëzimi.
Në shkollën shqipe që u hap për herë të parë, Ferhati, vëllai më i madh, ishte nxënësi më i mirë. Më 27 Qershor 1944, në mëngjes zgjohemi të trembur, nga breshërit e armëve. Nëna na veshi shpejtë e shpejtë dhe ikëm tek shtëpia e daj Muhametit që ndodhej në qendër, puq me sahatin e qytetit. Aty erdhën e morën zervistat babain 52 vjeçar që bashkë me burrat e tjerë i grumbulluan tek shkolla, i masakruan dhe i vranë. Ne ikëm të tmerruar për në shtëpi. Po aty kishin rrëzuar nga shkallët dhe pushkatuar gjyshin 82 vjeçar. Ndërsa Ferhatin 13 vjeçar, rrugës për tek shtëpia e hallës e kishin pushkatuar pranë një kaçubeje ku ishte fshehur. Ne me nënën shkuam për tu strehuar bashkë më shumë familje të tjera në ish-Medresenë; aty erdhën dhe e morën edhe nënën time 36 vjeçare që e pushkatuan mbrenda në Xhaminë e Bollatëve. Mua, me motrat Qerime, 10 vjeçare, dhe Makbule, 2 vjeçe, së bashku me vëllain e vogël Farukun 5 vjeçar na futën në burg, ku na mbajtën deri në nëntor. Aty nga mungesa e ushqimit dhe papastërtia më vdiqën gjyshja, 72 vjeçare, bashkë me motrën 2 vjeçare. Në nëntor bashkë me të tjerët e burgut na hypën në makina dhe mbas një natë në Gumenicë (edhe ajo natë e tmershme nga zervistat), ushtarët anglezë na hypën në anije dhe na zbarkuan në Sarandë. Rrugës duke ecur, afër Vlorës, Faruku 5 vjeçar, nga lodhja dhe urija u sëmurë dhe vdiq të nesërmen. Të gjitha këto dhe shumë të tjera për të vetmin faj të tyre se ishin SHQIPTARË.
B. Ciroka: Sot ku janë të përqëndruar më shumë Çamët nëpër botë?
S. Bollati: Shumica janë në Shqipëri mbi 200.000, ka shumë në Turqi (fatkeqësisht shumica të turqizuar, pavarësisht se Turqia është mike e vërtetë), në Çamëri ose Thesproti siç është emërtimi i sotëm nga grekët, duhet të jenë mbi 100.000 Çamë të besimit të krishterë (sa për dijeni me 1877 Dhespoti i Çamërisë përktheu Dhjatën e Re në shqip meqenëse Çamët e krishterë nuk kuptonin asnjë fjalë në meshën greke - S. Muselimi - "Istoriko Peripato anas tis Thesprotia" - botim i 1997 në Janinë). Po kështu jemi të shpërndarë në Itali, Gjermani, Kanada dhe ShBA etj.
B. Ciroka: Për tu kthyer tek aspekti politik: sa mendoni se ka bërë shteti i Shqipërisë politikë ndaj kthimit të Çamëve tek pronat e tyre?
S. Bollati: Shteti Shqiptar në kohën e mbretit Zog, e ka ngritur vazhdimisht problemin e Shqiptarëve të Çamërisë, kishte n/prefekture të Çamërisë, konvikt "Çamëria", ku studjonin djem Çame, këndohej :..Në Kosovë e Çamëri, do valojë përsëri Flamuri KUQ E ZI!" Po kështu e ka ngritur vazhdimisht në forumet ndërkombëtare. Por, fatkeqësisht, rregjimi komunist i pas-luftës si rregjim anti-shqiptar, e mohoi plotësisht këtë problem ashtu si edhe për shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare. Dhe më e keqja është se duke e mohuar përgatiti një elitë politike që edhe sot, në kohën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, po për interesa të mbajtjes së kolltuqeve nuk duan ta pranojnë se ky është problem kombëtar dhe jo vetëm problem pronash. Kjo megjithëse në 1994-shin parlamenti i Shqipërisë e pranoi genocidin grek ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, por për faqe të zezë të qeveritarëve të të gjitha ngjyrave me 2004-shin po ky parlament nuk e miratoi Rezoluten Çame??!! Unë e kam ngritur gjithmonë se mohimi i Çamërisë i lë shteg të hapur pretendimeve bizantinomesjetare të të ashtuquajturit vorioepir siç po bën kryeambasadori i Greqisë Janullatos.
B. Ciroka: A mendoni se pas pavarësimit të Kosovës forcat shqiptare gjithandej
kanë më shumë mundësi të përqendrohen tek çështja e Çamërisë?

S. Bollati: Shumë drejtë, pas Kosovës Shqiptare të Pavarur, jam më se i bindur se edhe me ndihmën e vëllezërve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit te Zi, do të zgjidhet patjetër edhe problemi i Çamërisë Shqiptare si Problem Kombëtar, jo vetëm Human, por edhe Politik. Këtu dua të theksoj një të vërtetë shumë domethënëse: Në qoshen time të punës në bashkinë e New York-ut, mbaja pranë flamurit amerikan dhe flamurin tonë. Kur vinin shqiptarë nga Kosova, Mal i Zi ose nga Dibra, më pyesnin se nga jam. Kur ndëgjonin se jam nga Çamëria, e dinin të gjithë se Çamërinë e kishte pushtuar greku. Po për çudi, kur vinin të tjerë nga Bureli, Elbsani ose Berati nuk e dinin se ku bie Çameria. Ky është rezultati i edukatës "atdhetare" së kohës se Enverit antishqiptar.
B. Ciroka: Sa ka mundur komuniteti Çam të ruaj identitetin kombëtar ndaj asimilimit të vendeve pritëse?
S. Bollati: Në 1991-shin isha një ndër themeluesit dhe organizatorët e Shoqërisë Çamëria. U përpoqëm dhe filluam ta bëjmë të njohur edhe problemin tonë si brenda ashtu edhe në forumet ndërkombëtare. Krijimi i PDI-së, megjithëse me një fare vonese, është organizim i djemve nga Çamëria që me fillimin duket se zgjidhja edhe e këtij Problemi Kombëtar do të marri zgjidhjen e duhur. Ata po punojnë me shumë përkushtim, kurajo dhe mençuri. Ata arritën për të parën herë ta ngrejnë problemin Çam në Këshillin Europian. Tubimet përkujtimore që organizohen në Qafën e Botës i kujtojnë grekut se Shqiptarët e Çamërisë nuk e harrojnë vendin e tyre. Sa më shumë të bashkëpunojnë me historianë atdhetarë si B. Meta, P. Xhufi, Sh. Delvina etj., e sa më shumë dokumenta me vlerë të paraqesin në istitucionet dhe forumet ndërkombëtare, aq më shpejt do zgjidhet problemi ynë.
B. Ciroka: Çfarë mendoni, konkretisht, se duhet bërë zgjidhjen e kësaj Çështjeje?
S. Bollati: Problemi ynë nuk është problem pronash. Pra duhet zgjidhur si problem i të Drejtave të Njeriut. Të njihet genocidi grek ndaj popullësisë Çame, të njihet shtetësia që kemi (unë kam një çertifikatë lindjeje zyrtarisht të lëshuar nga Bashkia e Paramithisë dhe të vërtetuar nga Bashkia e Gumenicës në 1998-tën) si shtetas grek i besimit musliman (jo kombësia). Shteti grek të çdëmtojë vrasjet dhe reprezaliet që ka ushtruar ndaj popullit të pafajshëm të Çamërisë. të na njohë shtetësinë dhe të gjitha të drejtat e njeriut si pronën, gjuhën, shkollimin, jo më shumë se çbën shteti shqiptar për pakicën greke jo-etnike në Shqipëri.
B. Ciroka: Sa e ka arritur qellimin e saj partia PDI-ja, konkretisht?
S. Bollati: Përsa i përket lobimit të PDI-së ka bërë një punë të shumë të lavdërueshme në Këshillin e Europës, krahas punës së mëparshme të shoqërisë Çamëria. Ne këtu në ShBA, kemi asistuar në disa takime të Kongresit Amerikan për të drejtat e njeriut, duke paraqitur edhe materiale përkatëse për Genocidin Grek. Por me thënë të drejtën ende nuk kemi bërë aq sa duhet për të njohur opinionin e gjërë për këtë problem. Këtu duhet theksuar vepra e shumë të nderuarve Z. Miranda Vickers dhe James Pettifer, për sudimet dhe publikimet shkencore që bëjnë për problemin Shqiptar në përgjithësi dhe atë Çam në vecanti.
B. Ciroka: Çfarë lobimi kemi pasur deri tani në zyrat diplomatike të perëndimit dhe ShBA-ve për zgjidhjen e çështjes Çame?
S. Bollati: Shoqëria shqiptare nëpërmjet Shoqërisë Çamëria, PDI-së, Institutit te Studimeve Çame dhe Gazetes "Çameria-Vatra amtare" si edhe medias shqiptare , duke filluar nga viti1991, ka filluar të njihet pak a shumë me problemin Çam. Këtu nuk duhet lënë pa kujtuar problemin e emigrantëve të shumtë shqiptarë që ndodhen për punë në Greqi. Prania e tyre atje paraqitet si "justifikim" që problemi Çam të mbetet në hije të politikës shqiptare dhe ngritjes se nevojshëm të tij si gjatë vizitave të autoriteteve greke në Shqipëri dhe aq më pak në arenën ndërkombëtare. Kështu që roli dhe vepra e PDI-së është për tu lavdëruar dhe shpresëdhënëse.
B. Ciroka: Ka raste që disa artikullshkrues të ndryshëm, Çamët i identifikojnë si muslimanë. Sa i përshtatshëm është ky qëndrim dhe pse?
S. Bollati: Përsa i takon fesë, fatkeqësisht edhe për mungesë kulture, Çamët në shumicën e rasteve paraqiten si të masakruar dhe dëbuar nga trojet e tyre etnike se ishin muslimanë. Në fakt, popullësia e Çamërisë Shqiptare në dy shekujt e fundit, ka qenë pothuajse gjysëm për gjysëm e besimit musliman dhe e krishterë. Kemi bashkëjetuar në mirëkuptim me njëri-tjetrin, pa probleme. Eshtë për tu nënvizuar fakti se në muslimanët i thërisnim Çamët e krishterë- "ROMEI". Të kuptohemi, pra të krishterët nuk ishin grekë, por të kishës orientale me drejtues papatin e Romës, pra Romei, ashtu siç janë edhe sot arbëreshët e Italisë. Sipas kushteve të Perandorisë Osmane, ashtu siç ndodh zakonisht edhe sot, më të privilegjuarit konsideroheshin ata të besimit muslimanë dhe si pasojë ata zotëronin edhe pronat më të mëdha.
Kështu që kisha greke për të vënë në jetë pretendimet bizantine, se çdo ortodoks është grek, filloi t`i quajë ortodoksit shqiptarë të Çamërise "grekë", duke na quajtur ne muslimanët shqiptarë si "turq". Dhe për realizimin e megalide-së mesjetaro-bizantine, autoritetet greke që pushtuan padrejtësisht Çamërinë Shqiptare në 1913-tën, u përpoqën me të gjitha mënyrat: shkëmbimet e popullatës, vrasjet, shpronësimet, ndalimin e gjuhës shqipes dhe genocidin e ushtruar më 1944-1945, të arrijnë të dëbojnë me dhunë mbi 30.000 shqiptarë të besimit Islam, synim që shqiptarët Çam të krishterë t`i asimilonin dhe kështu të arrinin aty që sot të ngrejnë në të gjitha format dhe mjetet dinake karakteristike greke, absurditete për të ashtuquajtur "minoritet etnik grek" në vendin tonë.
Një gjë tjetër dua të përmend këtu, në Paramithi më 28 qershor 1944, krahas vrasjeve dhe masakrave ndaj Çamëve muslimanë është masakruar dhe pushkatuar nga zervistat edhe i krishteri Çam z. Spiro Calluka. Ai u pushkatua se fliste shqip dhe gjithmonë e kudo e kishte treguar vehten se ishte shqiptar. Pra e thënë me pak fjalë, dëbimi nga trojet tona etnike, është "mbuluar" me dallimet fetare, dhe të ashtuquajtur "bashkëpuntorë",në një kohë që vetë zervistat dhe qeveria kuislinge e Ralisit, ishin bashkëpuntorë të gjermaneve. Për të vërtetuar se cfarë quhet sipas grekëve bashkëpunim, po ju them se në vitin 1949, kur po përfundonte lufta civile në Greqi, komunistat grekë në bashkëpunim me enveristat shqiptarë erdhën në Shqipëri për të rekurtuar Çamët në atë luftë midis grekëve.
Çamët refuzuan, ata u shprehen se mund të luftojnë atje vetëm me flamurin shqiptar. Ata nuk shkuan të luftojnë midis grekëve. Dhe si "shpërblim" qeveria komuniste e Tiranës internoi mbi 600 burra Çamë për 9 muaj në Gramsh. Ndërsa komunistat grekë që u mundën dhe u shpërndanë në ish-vendet komuniste, u lejuan në vitet 70 të kthehen në Greqi, të marrin edhe pensione të formojnë edhe partinë e tyre komuniste (ata sot protestojnë kundër Kosovës Shqiptare të Pavarur). Pra, kush luftoi me armë në dorë kundër demokracisë greke nuk quhet bashkëpuntorë me armikun për të vetmen arsye se është i krishterë, pra grek. Këto janë disa nga konceptimet moderne të demokracisë antike greke?!
B. Ciroka: Krahas atyre që kemi shikuar përmes TV apo internetit çfarë mund te na thoni rreth Çamëve që sot jetojnë në Çamëri?
S. Bollati: Dihet që gjuha është një nga karakteristikat dalluese të një kombi. I nderuari Prof. B. Meta, në librin e botuar në 2002, "Tensioni Greko-Shqiptar", midis të tjerash nënvizon se ambasadori shqiptar gjatë vizitës në Gumenicë më 1972, bisedon me kryetarin e asaj bashkie shqip. Ai i thotë se këtu ka shumë fshatra që flasin shqip, bile ka pleq që nuk dijnë të flasin greqisht, në Kastrizë ka mbi 1800 banorë që flasin vetëm shqip. Ndërsa kryetari i Prevezës i thotë gjithashtu që në prefekturën e tij ka mbi 40 fshatra që flasin shqip. Dhe për "shqiptarizmën" e enveristave, këto të vërteta u deshën t`i zbulohen shqiptarëve vetëm me 2002.
Bile vajza ime Betula (mban emrin e nënës time që u masakrua nga grekët me 1944), mbas kthimit nga shërbimi (ish-punonjëse e ministrisë së jashtme), më thotë e mallëngjyer se ata që takuam në Pargë e Prevezë, flisnin shqip duke na thënë mos u besoni këtyre palogrekëve. Kjo ishte më 1996-n. Pra sot, me plotë gojë, kemi të drejtë të themi se atje vazhdojnë të jetojnë shqiptarë Çamë të besimit të krishterë, që fatkeqësisht ju ndalohet të flasin gjuhën e tyre shqipe në publik. Dhe qeveritarët e sotëm në Tiranë duke pasur frikë për kolltuqet, jo vetëm heshtin por as nuk e ngrejnë zërin për të drejtat humanitare të tyre, por me lëshimet që bëjnë rrisin orekset mesjetare të grekëve për gjasmë të drejtat e minoritetit të tyre në Shqipëri. Dhe kjo quhet "miqësi strategjike"??!. Sa do të vazhdojë ky turp??! Kam shumë besim se Kosova Shqiptare e Pavarur dhe SHBA-të me gjithë vendet e vërteta demokratike do ta mbështesin zgjidhjen e kësaj të drejtë e të pamohueshme. Së shpëjti do njihet dhe, qeveria greke do të detyrohet ta pranojë se, ndaj Shqiptarëve të Çamërisë ka kryer genocid dhe si pasojë do njohë të drejtat e minoritetit Shqiptarë në Çamëri.
Subscribe to:
Posts (Atom)