February 17, 2011

Bashkohen PDU dhe PDI, krijohet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Bashkohen PDU dhe PDI, krijohet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet -PDIU. Urime zotërinjve Idrizi, Muhedini dhe Tahiri, e përgëzojmë partinë e re, një fuqi të vetme për përfaqësimin e çamve, si dhe për bashkimin dhe ndërgjegjësimin e patriotëve të rinj shqiptarë për zgjidhjen e çështjes Çame.

Urojmë që të bashkuar të rikthehemi në trojet tona stërgjyshore në këtë dekadë të re të Shekullit Shqiptar. Suksese P.D.I.U.!!

Rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria!


_______________


Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim janë bashkuar sot, duke formuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Hotel Tirana International, presidenti i nderit i partisë së re, z. Tahir Muhedini lexoi deklaratën e bashkimit. "Sot është një ditë e çmuar për komunitetin çam pasi bashkimi do të sjellë një rrugë të re për çështjen çame" - tha z. Idrizi.

Aktivitetin e përshëndeti edhe z. Fatmir Limaj, një ndër drejtuesit kryesor të luftës për pavarësinë e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, duke deklaruar se ashtu si Kosova, edhe çështja çame do të gjej zgjidhjen e saj. "Kjo parti i përket të gjithë shqiptarëve kudo që janë" - tha Fatmir Limaj.

Në aktivitet përshëndeti edhe historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo. "Gëzimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur këtë ditë dhe është në ditën fatlume atë të pavarësisë së Kosovës. E shoh bashkimin si formacionin që bashkon dhe 300 mijë çamët që jetojnë në Shqipëri” - tha z. Godo.

Gjatë ceremonisë së bashkimit përshëndetën deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet z. Dashamir Tahiri, ish-kryetari i Shoqatës "Çamëria", z. Servet Mehmeti, dhe aktorja e njohur, znj. Margarita Xhepa.

Z. Idrizi gjatë fjalës së tij, tha ndër të tjera se: "Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është kundër rregjistrimit të popullësisë në baza etnike dhe fetare. Ne do të kërkojmë që të shtyhet rregjistrimi i popullësisë dhe të hapet një debat i gjerë publik në lidhje me këtë çështje. Nuk mund që të lejojmë që një rregjistrim antikushtetues dhe kundër parimeve evropiane të zhvillohet në vendin tonë. Shqipëria nuk është një vend multietnik dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë".  

No comments:

Post a Comment