February 15, 2011

PPD, padi në GJND për genocid kulturor

Shkup, 14 shkurt, NOA – Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të ngrejë padi penale në Gjykatën e Hagës për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë kulturore nga institucionet e Maqedonisë.
Kjo parti sot do të shpalos aktpadinë e hartuar për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do të dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) në Hagë.
Aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman si dhe ambasadorit të BE-së në largim, Ervan Fuere.
“Sipas konventës së Hagës, projekti pansllav i zhbërjes së trashëgimisë ilirike në Ballkan, veçmas në Maqedoni dhe metodat e praktikuara të zhbërjes, bën pjesë në akuzat për zhdukjen e trashëgimisë historike universale”, theksoi analisti Nijazi Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA.
Ai theksoi se me këtë padi që do të ngrihet do të duhet që të gjitha lokalitetet ilire që janë shkatërruar nga mbretëria serbe dhe më pas maqedonasit duhet të vihen në mbrojtje të UNESCO-s dhe gjurmimet të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian (BE).
Këto reagime vijnë pas fushatës së gjurmimeve arkeologjike nga Ministria e Kulturës nëpër disa lokacione të vendit, vendosjen e konstruksionit të kishës në Kalanë e Shkupit si dhe realizimi i projektit “Shkupi 2014”.

NOA-INA
 
_

                                            Vrastovë - Çamëri (photo credits La BASTIA)

Te njejtat hapa qe ka ndjekur edhe Greqia ndaj trashegimise arberore edhe pellazgo-ilire ne Cameri per zhberjen e trashegimise kulturore ne menyre sistematike qe denohet nga komuniteti cam por duhet denuar edhe nga qeveria shqiptare e cila vazhdon te heshte per ceshtjen came. Permendim ketu shkaterrimin arkitekturor te zones dhe te objekteve kulteve dhe pervetesimin e tempullit te lashte te Dodones, duke e paraqitur si Helen e jo Pellazgjik.

No comments:

Post a Comment