Ndonëse kanë kaluar shtatë dekada, tragjedia e popullit çam vazhdon të jetë prezente në kujtimet e tyre rrënqethëse.
Emisioni i pasdites në Top Channel vizitoi shtëpinë e një prej atyre që u dëmtuan më shumë nga genocidi grek.
Kamerat tona vizituan familjen Bollati. Nesër, kryefamiljari i quajtur Faik, do të festojë 74-vjetorin e tij të lindjes. Ai është bërë i famshëm për historinë e dhimbshme të familjes së tij, nga e cila genocidit i mbijetoi vetëm ai, nëna dhe dy motrat.
Kalvari i vuajtjeve nisi në shpërnguljen e fisit të tij nga Paramithia dhe ndonëse ka kaluar shumë kohë e ai ishte vetëm një fëmijë kur ngjarja ndodhi, Faiku ka ende të regjistruar në kujtesë gjithçka nga ajo periudhë.
”Kam jetuar gjithmonë me barrë të rëndë, sepse duke qënë me babë e me nënë, jam rritur në shtëpinë e fëmijës. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme të rritesh në jetimore, fundja ajo është krijuar për fatkeqët si unë, por të dish që prindërit t’i kanë vrarë, është shumë e dhimbshme.
Unë jam rritur mirë. Dua të them, nuk më ka munguar për të ngrënë e as shkolla, por kurrë nuk më ka thënë goja fjalën baba”.
Megjithatë, fati u ekuilibrua në jetën e rritur të Faikut. Ai sot është një gjysh i lumtur, I cili pret lindjen e nipit të tij të dhjetë.
”Zoti apo fati, quajeni si të doni, më fali katër fëmijë. E kërkova shumë një djalë, por ai më erdhi vetëm pas tre vajzave”, vijon Zoti Bollati.
”Djalit ia vumë emrin Jeton. Ishte motra që ma kërkoi, pra halla e tij. Erdhi dhe më tha që për nder të atyre që ishin vrarë andej, duhet t’i vija këtë emër. Djali i vuri emrin djalit të vetë Jehon, një nip tjetër e kemi me emrin Vijon dhe të gjithë kanë qëllim që të tregojnë vazhdimësinë e fisit”.
I rritur me përgjegjësinë e përtëritjes së fisit, Jetoni vendosi që të martohej që në moshën 20-vjeçare. “Ishte momenti që kuptova domethënien e emrit tim, çasti që më shtyu të krijoja familjen time kaq herët”, thotë ai.
”Fisi kishte vuajtur shumë. Nga familja, pak syresh kishin mbetur gjallë. Babai dhe të tjerët kishin nevojë për sadopak gëzim, pas gjithë atyre vuajtjeve.
Edhe me emrat kemi vazhduar në të njëjtën linjë. Për mua është deri diku një lloj përgjegjësie që të ndihmoj familjen në zmadhimin e saj, për ta bërë siç ka qenë dikur”.
32-vjeçari fiton jetesën nëpërmjet një biznesi të mesëm në Tiranë dhe është duke planifikuar që të zgjerojë edhe më shumë aktivitetin. Nga origijina e tij, ai ka trashëguar forcën e një shpiti të paepur.
”Jam martuar i ri dhe arsyeja e vetme lidhet me vullnetin për të rritur sa më shpejt familjen tonë. Në bashkëpunim edhe me gruan, kemi rënë dakord që të bëjmë sa më shumë fëmijë”, thotë pinjollii i familjes Bollati.
”Deri tani kemi bërë tre fëmijë, por shpresojmë edhe për një të katërt pak më vonë”.
Kush e ndjen muzikën dhe di t’a "lexojë" atë, e kupton motivin e këngës së famshme çame, “Tumankuqe” . Është sjellë në versione të ndryshme dhe nga zëra të ndryshëm, por i pari që “e pikasi” ishte Faiku, së bashku me vajzen e tij Klebeta. Këngën, ai solli komunitetit çam nëpërmjet Ansambit “Çameria”.
”E lexova tekstin në një libër të Fatos Memorrapajt, ku trajtohej folklori nga Çamëria. Në atë periudhë ishte krijuar edhe ansambli dhe i thashë vajzës që të shkonte ta këndonte. Më parë ajo këngë nuk ishte kënduar”, kujton Faiku.
”Vajza nuk kuptonte disa prej fjalëve të tekstit, i dukeshin primitive, shumë të vjetra e të hershme. Kështu, u ula dhe ia shpjegova të gjitha e rishkruam tekstin. Në këngë, ka mbetur i njëjti tekst që shkruajta atëherë”.
Selimeja është e lindur në Durrës, me origjinë çame. Ajo nuk është pjesë e 23 mijë shqiptarëve myslimanë te spastruar me dhune nga trojet e tyre.
Historinë e ka dëgjuar përmes fjalëve. Megjithatë, edhe pse është vajza e brezit që vuajti genocidin, ajo mbetet 100% came, duke nisur që nga kuzhina çame.
”Vajza ime është martuar me një burrë çam dhe ka trashëguar të gjithë zakonet e mia. Ajo jeton në Tiranë dhe ka tre djem, por vazhdon të gatuajë shumë qumështorin dhe traditat e tjera të guzhinës çame”.
Faiku, 20 vjet më parë vizitoi fshatin e tij të lindjes. Emocionet ishin më të fortat që ka provuar ndonjëherë në jetën e tij 74-vjeçare.
”Në vitin 1991, kalova kufirin dhe shkova në Paramithi”, kujton Faiku. “Një nga miqtë e mi atje, më morri dhe më tregoi se ku ishte varri i babait dhe i vëllait.
Aty ishin edhe shumë çamë të tjerë, sepse kishte qenë një varrezë masive. Morra një grusht dhe nga vendlindja e kur u ktheva mbolla një palmë në të. Herë pas here i bëj shërbimin dhe më duket sikur i shërbej të parëve të mi”.
No comments:
Post a Comment