“SOT ÇELMË KËTU, ME SHUMË LAVDËRI, NJË SHKOLLË SHQIP”
“Këtu në Prevezë tashti...zunë të mësojnë shqipen. Pa na
duhen abetare të mëdha dhe të vogla se, sa herë që i flasim ndonjë
shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s' kemi t'i apim,
helmohemi".
Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë
Ashtu si kudo në vendin tonë edhe në krahinën e Çamërisë u
bënë përpjekje të shumta për përhapjen e mësimit shqip dhe për çeljen e
shkollave në gjuhën amtare. Kështu, në vitet e fundit të shekullit të 19-të,
atdhetari Rexhep Demi e bashkërendoi punën me Sabri Prevezën (1862-1929), me
synimin kryesor përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe në të gjithë Çamërinë.
Kështu, u dendësua edhe puna për shpërndarjen e librave dhe të gazetave shqipe,
si në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Vetëm në Prevezë, Sabriu u kishte
mësuar shkrimin e leximin shqip disa bashkatdhetarëve. Më 1899, ai i shkruante
shoqërisë "Dituria" të Bukureshtit, me të cilën mbante lidhje të
vazhdueshme:"Duhet të zgjojmë ata mëmdhetarë, që gjenden në gjumë e të mos i trembemi Fizanit dhe Bosforit, se posa u trembëm këtyre...s' fitojmë gjëkafshë, andaj duhet të kemi guxim e shpejtim në shërbesë të mëmëdhesë, sa që të fitojmë qëllimin. Këtu në Prevezë, tashti...zunë të mësojnë shqipen, pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla. Se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s' kemi t'i apim, helmohemi".
Sabri Preveza, si shumë atdhetarë të tjerë të penës e të
pushkës, u përfshi nga vala e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve
1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
(Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe
vdiq).
Po tërë kjo veprimtari atdhetare e arsimore tërhoqi vëmendjen e qarqeve shoviniste dhe iu kundërvunë përhapësve të shqipes. Ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, ata u vërsulën me ashpërsi edhe ndaj atdhetarëve në Çamëri. Më në fund, në vitin 1900 e arrestuan Rexhp Demin, në Filat dhe e dërguan në Janinë, qendra e vilajetit. I kontrolluan shtëpinë, sidomos për të gjetur libra shqipe, gjë që për shovinistët përbënte faj të rëndë. Librat e gazetat shqipe, që iu gjetën, ia morën të gjitha. Për "krimin", që kishte bërë, ky atdhetar u mbajt dy vjet në burgjet e mykura të Janinës. Por edhe aty ai nuk u tërhoq nga puna e tij e frytshme për mësimin e shqipes. Në bashkëpunim me nxënësin e tij, Qamil Çami, themeluan një shoqëri të fshehtë, në të cilën bënin pjesë me dhjetëra nxënës. Ajo mori emrin simbolik "Vëllazëria".

Veprimtarinë e tij, në shërbim të arsimit kombëtar, Qamil
Çami e vijoi më tej, duke bërë të mundur ngritjen e një shkolle të mesme
shqipe, po me qendër në Filat. Ndër të tjera, aty do të përgatiteshin mësuesit
e rinj për të hapur shkolla shqipe, kryesisht në Jug të Shqipërisë. Gjatë kësaj
periudhe, ai bashkëpunoi me shtypin e kohës, sidomos me gazetën "Zgjimi i
Shqipërisë", që dilte në Janinë dhe shkroi vjersha me temë atdhetare. Tërë
kjo veprimtari i egërsoi shovinistët, të cilët e vlerësuan "njeri të
rrezikshëm", e pushuan nga puna dhe e internuan në një fshat, afër
Edirnesë. Megjithatë, nuk iu bind urdhërit, por rroku armët, doli në mal dhe u
bashkua me çetat kryengritëse. Pas shpalljes së Pavarësisë, u vu me të gjitha
dijet e aftësitë e tij në shërbim të arsimit kombëtar. Mori pjesë aktive në
Revolucionin e Qershorit 1924 dhe e caktuan drejtor shkolle në Konispol. Më
pas, e transferuan mësues në fshatra të Beratit dhe më 1930 në konviktin
"Çamëria"-Sarandë. Por, pas tre vjetësh, kur Qamili kishte dhënë aq
shumë për Atdheun e arsimin në gjuhën shqipe, vdiq në Tiranë, në moshën
48-vjeçare.
Në Prevezë u kërkua me ngulm që mësimi i shqipes të futej,
përveç idadijes, edhe në shkollat fillore turke. Të papërtuar në përhapjen
vullnetarisht të mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e të rriturit u treguan
intelektualët atdhetarë Qamil Çami, Musa Demi e të tjerë. Atdhetarët shqiptarë
shtruan detyrë përgatitjen e mësuesve të shqipes në shkollat pedagogjike, që u
menduan të hapen në Margëlliç e Janinë. (Dr. Apostol Pango, Sarandë,
28.02.1999).
Në vitet e mëvonshme, mësimi në gjuhën amtare shqipe në krahinën
e Çamërisë u përball me rrethanat e vështira historike, që u krijuan si pasojë
e shpërguljeve masive të atyre banorëve, larg trojeve të tyre të stërlashta
shqiptare. Megjithatë, kudo që i çuan valët e jetës, në zemrat e tyre mbeti
kurdoherë e gjallë dhe pashuar dashuria për shkronjat dhe fjalën e ëmbël
shqipe.
No comments:
Post a Comment