August 5, 2013

Thellimi i tragjedisë çame në vitet 1934-1938


Eugen SHEHU

  Në përgjithsi çështja çame, ndonëse e lindur menjëherë pas Konferencës së Londrës të vitit 1913, vijoi në mënyrë tragjike në krejt deceniet që rodhën më pas.Shteti helen, për të shkombëtarizuar këto vise, vuri në radhët e parat ë forcave të veta,pikërisht andartët, këta ultranacionalistë helen, të cilët për t’iu shpëtuar burgjeve për krimet që patën bërë ndaj vëllezërve të tyre të një gjaku, nuk munguan të ndërmarrin gjithfarë kryqzatash ndëshkuese ndaj shqiptarëve etnikë, jo vetëm në Camëri por edhe në vise të tjera të Greqisë në të cilën jetonin prej vitesh. Siç kemi përmendur edhe më lartë, reprezaljet e helenëve ndaj shqiptarëve etnikë në çamëri, në fillim të viteve të 30-të të shekullit të kaluar, erdhën duke u shtuar. Përballë situatës tejet të rëndë, ishin me dhjetra e dhjetra familje, të cilat pa patur as minimumin jetik, duke dashur të mos haroheshin nëpër shkretëtirat e Anadollit, kapërcenin në mënyrë të fshehtë kufirin politik me Shqipërinë, duke kërkuar drejtpërsëdrejti mbrojtjen e shtetit amë.Në këto vite, me dhjetra familje patën vërshuar në Shqipëri, si prej Preveze e Filatit ashtu edhe nga Praga,Janina apo Pramithia.Në këto kushte,Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu, duke paraparë se ky vrull emigrimi drejt shtetit amë ishte i pandalshëm dhe krejt i natyrshëm, dha porosi pranë Ministrisë së ekonomisë, në ato vite, të ngrihej, posaqërisht për këtë problem Zyra e Emigracionit.Merret lehtësisht me mend se nuk ka qenë rastësi vendosja në funksionin e kryetarit të kësaj zyreje, të intelektualit çam Ruhi Deliu me origjinë nga Margëllçi i Camërisë.Pikërisht me nismën e kësaj zyre, shteti shqiptar i asaj kohe, ngriti edhe tri fshatra për të pritur çdo rast banorë të tjerë nga çamëria, të përndjekur me mjete nga më monstruozet prej Athinës Jo pa qëllim këto fshatra u ngritën në Qarkun e Gjirokastrës ( pranë kufijve brutalë të vendosur më 1913 ) pasi këto familje shqiptarësh etnikë, do të mund të ktheheshin nesër, në karakolle të parat ë qëndresës shqiptare në rast sulmesh të andartëve grekë.

  Në fillim të vitit 1934, Qeveria shqiptare i dërgoi përfundimisht Athinës, ultimatumin se nëse nuk shiheshin të drejtat e shqiptarëve etnikë në Camëri, do të merreshin masa kundërvepruese ndaj minoritetit grek në Shqipëri.Kuptohet Qeveria Shqiptare nuk mund të merrte fushata ndëshkimore, por së pari u mjaftua me mbylljen e shkollave në gjuhën greke dhe në vend të tyre vendosi mësues të gjuhës shqipe. Këtë veprim, atdhetari shqiptar në Gjenevë, Lec Kurti e shpjegoi si parakusht për çeljen e shkollave shqipe në Camëri, ku gjuha amtare po harrohej, ku të pakët mësues të shqipes dergjeshin varreve apo ishin vrarë prej thikës së kriminelëve të Athinës. Qeveria greke pamvarsisht prej premtimeve në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ndërmori këtë radhë një vargmasash prej propagandistike, për t’a shmangur sa më shumë problemin kryesor, gjenocidin etnik nëpërmjet bandave të të ashtuquajturit Vorio Epir.Ishin pikërisht këto banda që ndërsa u vërsulën me valë sulmesh të reja ndaj popullsisë së pambrojtur çame, organizuar edhe në Athinë, përpara ambasadës shqiptare aty, një demonstratë duke hedhur parulla deri në djegjen e shtëpive shqiptare në çamëri.Këto demonstrata ku shihej qartë dora e Athinës, vijuan më pas në qytetet shqiptare brenda kufijve politik të Greqisë, siç ishin ;Filati,Patra,Janina etj.Veprimet të tilla ( ndonëse paqësore prej frike) mbështetësit e teorisë për Vorio Epirin organizuan edhe pranë konsullatës greke në Gjirokastër.Por kjo demonstratë nuk zgjati veçse disa minuta, pasi sheshi i qytetit në fjalë u mbush me shqiptarë me flamuj kombëtar në duar duke kënduar këngë të shumta, deri edhe për trimat e Camërisë.Pas kësaj, Athina u tërhoq, ndonëse vijonin të shkruheshin në pothuaj të gjitha qytetet,“vullnetarë“ për të shpëtuar Vorio Epirin.Madje vetë shtypi grek, në tetorin e vitit 1934, nuk mungoi të publikojë edhe grupin që do të drejtonte veprimet.“Këto u janë besuar z.Kristo Kristovasili-President, z.Ilia Sukaris-ushtarak,z.Teodor Mergios-avokat“. ( Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 35 , dosja 28, fleta 281 ).
Ndërkaq edhe vetë Athina, gjatë kësaj periudhe ndihej e futur keqaz në kështjellën e krizave politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake.Një grup oficerësh të Athinës, më 2 mars 1935, pasi kishin bërë për veti disa oficerë me pushtet në marinë, mundën të hedhin në duar dy kryqëzorë dhe tri destrojerë të paisur plotësisht me municione luftarake. Të nesërmen me këto paisje tejet moderne të asaj kohe, grupi i oficerëve që organizuan grushtin e shtetit, iu drejtuan Kretës, aty ku ishte strehuar Venizellosi.Me urdhër të njërit prej këtyre oficerëve, kolonel Canakaqis, me të vënë këmbë në tokë, ushtarët grekë pushkatuan dy prej mbështetësve kryesorë të venezillosit, guvernatorin e deriatëhershëm si edhe guvernatorin aktual. Pasi muarën Kretën terroristët grekë vodhën dhe plaçkitën ç’të mundnin dhe aty ku hasnin në kundërshtime vepronin me thika apo me bajoneta të pushkës.Athina u tremb keqas nga kjo ngjarje dhe filloi të reagojë menjëherë. Ajo dërgoi flotën e saj detare sidomos rreth Kretës, duke dashur të shmang sa më shpejt të ishte e mundur katastrofën që po i kanosej.Rreth 7-8 mijë forca ushtarake ngarendën të mbysin puçin ushtarak me çdo çmim. Ndonëse terroristët u gjendën të rrethuar, falë armatimeve dhe teknikës luftarake që dispononin, ata mundën t’i shmangeshin goditjes së drejtpërdrejtë me ç’rast mundën të shpëtojnë kokën disa prej ishujve në afërsi të Rodit, të cilët ndodheshin ç’prej vitit 1912, nën protektoratin Italian.
Një prej gjeneralëve që ndoqi me „mllef“ të madh, deri në fund, terroristët-miq të tij,gjatë asaj kohe ishte greku famëkeq Jani Metaksa. Ai mundi të përfitonte nga rrëmuja e kaosi që sundonte në Greqi, për të mbledhur rreth vehtes mjaft prej ushtarakëve të pakënaqur nga qeverisja e mëparshme.Në këtë mënyrë dinakëria e Metaksës nuk nguroi të vinte në veprim edhe një mekanizëm politik tjetër. Ai dhe oficerët të cilët e shoqëronin, shpallën se duhej rikthyer në pushtet Mbreti i Greqisë, Gjergji, kinse ai kishte përkrahjen  e Europës dhe do të mund të përcillte në Athinë këtë përkrahje. Këtu vlen të thesojmë, se shumë prej qeveritarëve në vitin 1935, shpallën publikisht se e njihnin Mbretin Gjergji dhe prisnin rikthimin e tij në fron, dhe natyrisht se ndaj kësaj oferte edhe vetë Mbreti i Greqisë nuk mund të rrinte duarkryq.Ai organizoi një fushatë të tërë politike e propagandistike për lejimin e marrjen së fronit mbretëror.Një prej parakushteve të këtij rikthimi ishte vendosja e metaksës në krye të forcave ushtarake. Kështu, më 21 prill 1936, gjeneral metaksa u vu në krye të qeverisë së Athinës.Shumë prej çështjeve shtetërore do të mbuloheshin këtej e tutje prej tij, gjithashtu „komanda uhstarake detare dhe tokësore shpallën vartësinë e tyre ndaj qeverisë së kryesuar nga Metaksa“(Gazeta „Besa“ – Tiranë 29 prill 1936 , faqe 4 ).
  Pas fitores së fashizmit në Gjermani, Itali e Spanjë në Ballkan për të parën herrë kjo ideologji e urryer vendosej në Greqi.Edhe fashizmi nuk pyeti aq shumë për fatin e popujve ku lindi dhe u zhvillua, ai u tregua tiran sidomos në ata popuj të cilët nuk e përqafuan.Veçanërisht një prej dimensioneve më kriminale të fashizmit ishte lufta e hapur e tij ndaj minoriteteve apo vendeve që historia në mënyrë krejt cinike i copëtoi për të kënaqur orekset shovene të Fuqive të Mëdha.Kështu ndodhi edhe me shqiptarët etnikë në Camëri.“Në gushtin e vitit 1936, mevendosjen e diktaturës fashiste nga Metaksai, viktima e parë sihte popullsia çame.Fashistët e orës së parë, tregëtari Stavri Koçoni dhe oficeri i gjandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat,Pituljetë dhe Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame.U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe.Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë duke u përpjekur të kundërverë të krishterët shqiptarë ndaj atyre myslimanë.Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë pasi popullsia e këtyre zonave në shumicën dërmuese ishin të paarsimuar dhe sa për rrethet intelektuale, këta nuk mund të komtrollonin situatën“.(Gazeta“Camëria“shtator 2002)
  Ngase pushteti vendor administrativo-ushtarak, ishte kurdoherë në duart e grekërve, edhe në fshatin më të largët të Camërisë, Athina u përpoq të sinkronizonte veprimet me çdo mjet, me këtë pushtet për të shkombëtarizuar shqiptarët etnikë brenda kufijve politik të saj.Në këto momente, e ideuar prej Athinës erdhi porosia për të zhdukur sa më parë emrat e fshatrave shqiptarë, duke dashur të fshinte në këtë mënyrë simbolet e memories kombëtare. Kështu, brenda pak javëve u ndryshuan emrat në shqip të fshatrave ;Spatari,Golbaqi,Picari,Varfanji,Arpika dhe u zavendësuan këta me emra grek si ;Trikoforo,Ella,Aetos,Parapotume,Perdhika etj. Sikur puna të kish mbetur me kaq, ndofta shqiptarët etnikë nuk do të mërziteshin aq shumë,pse ata nuk do të haronin askurrë emrin e fshatit ku patën jetuar gjysh-stërgjyshërit e tyre.Por fjala është fill pas vendosjes me dhunë të këtyre emrave, në këto fshatra u panë kolonët e parë helenë,ardhur familjarisht prej ishujve të largët të Greqisë.Të përkrahur nga pushteti vendor dhe sidomos nga xhandarmëria greke, këta kolonë u vendosën në shtëpitë më të mira të këtyre fshatrave, duke përzënë prej andej shqiptarët etnikë të pambrojtur, kinse dikur ata patën qenë fshatra helene por i patën zaptuar „barbarët“ shqiptarë. Tanimë operacionet ndëshkimore ndaj popullsisë së pambrojtur çame organizoheshin dhe drejtoheshin jo vetëm me urdhër të Metaksës por me vetë miratimin dhe bekimin e Mbretit të Greqisë.Për ta patur nënkontroll sa ma të plotë dhe për të vepruar në mënyrë sa ma energjike për shkombëtarizimin e këtyre trevave shqiptare, Metaksa urdhëroi një ndarje të re administrative për krejt Camërinë duke e copëtuar dhe afruar komandën helenike vendase me qarqet antishqiptare të Athinës.Në këtë mënyrë Camëria e Mesme dhe Camëria veriore u shpallën njësi administrative më vehte me kryeqendër Gumenicën, ndërsa Camërinë Jugore e copëtuan midis qyteteve dhe fshatrave greke, për të pasur sa më të lehtë kolonializimin e tyre.“ Përballë pushtetit të papërgjegjshëm shtypës e shovenist të Metaksait, çamërit u gjendën krykëput të pambrojtur, e vetmja mënyrë e mbrojtjes për ta u bë besëlidhja apo betimi i kahershëm, shtimin dhe fuqizimin e të cilit, ata vetëvetiu e ndjenë si kushtin më të domosdoshëm.Ai i mbajti të bashkuar gjatë gjithë kohës së diktaturës.Dhe nëse plot nga burrat e rrezikuar mund të shpëtonin nga zhdukja, kjo ndodhi pikërisht për hirë të atij bashkimi besëlidhës.Falë atij betimi mjaft atdhetarë të rrezikuar u arrit të kaloheshin fshehurazi brenda kufirit të shtetit shqiptar“.(I.D.Hoxha „Viset Kombëtare shqiptare në shtetin grek“ Tiranë 1998, faqe 247 ).

  Dinakëria greke do të nxiste sidomos grindjet midis shqiptarëve qysh se këta mësonin fjalët e para në gjuhën e tyre.Me një plan të përcaktuar deri në imtësi, fëmijët e krishterë shqiptarë, me të lindur dërgoheshin në kishë dhe pagëzoheshin me emra grek. Më pas, nëpër vitet që po vinin këta fëmijë do të ngulitnin mirë në kokë fjalën e priftit e cila (kinse merrej fjala e Zotit) sipa të cilit ,“kush nuk është i krishterë, është armiku ynë !“. Kjo armiqësi e cila ushqehej me aq „kujdes“ prej priftërinjëve grek, tek fëmijët e krishterë shqiptarë, duam apo s’duam ta pranojmë sot, hapi hendek të thellë në vitet që pasuan në Camëri, midis popullsisë shqiptare të krishterë dhe asaj myslimane të çamërisë.Kjo pasi fëmijët duke u mbrojtur me fjalën e priftit grek dhe duke qenë larg ndikimit të atdhetarëve të vërtetë të Camërisë, dalëngadalë harruan traditat dhe kodet morale-zakonore të shqiptarëve, iu përshtatën më tepër mentalitetit helen duke u asimiluar krejtësisht përgjatë decenieve që kapërcyem.Në librin e tij studimorë me titull,“Istoria tis periohijes Igumenicas 1900-1950“të autorit I.G.Sharra,diku ku flitet për armiqësinë e mbjellë midis fëmijëve shqiptarë të besimeve të ndryshme fetare, shkruhet se ata arrinin deri sa „t’i çanin kokën me gurrë njëri-tjetrit“.
Ndërkaq një tjetër interesim ishte për djemtë e vegjël të Camërisë, në mbrendësi të kufijve të shtetit amë shqiptar.Ata jo vetëm që ndjenin lirinë mbi supe por ishin të kënaqur që mësonin së toku me bashkëkombasit e tyre, qofshin këta të krishterë apo myslimanë.Për më tej, meqenëse fshatrat me shqiptarë të ardhur nga Camëria sa vinin e shtoheshin, për shkollimin sa më të plotë të këtyre djemve u vendos që të ndërtohej në Sarandë edhe një kovikt model, një ndërtesë e vogël ishte paguar prej disa atdhetarëve çamë por klasat sa vinin e shtoheshin.Shtapi shqiptar i asaj kohe na bën  me dije se ; „Kovikti Camëria“ përmbledh në gjirin e vet një numër të madh nxënësish, të përbërë nga djem të viseve të ndrashme të Shqipërisë së lirë dhe irredente, të cilët marrin aty dritën e parë të kulturës shqiptare… Në një bashkëfjalim që pati drejtori ynë me kryeministrin Koço Kota, në lidhje me konviktin në Sarandë, vuri re se kryetari i qeverisë është në dijeni të plotë të kësaj çështjeje dhe interesohet me zemër për realizimin e saj.“Vetë Mbreti ynë, i deklaroi kryeministri,ka urdhëruar Ministrinë e Arsimit që të hyjë në marrveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar që të ndërtohet sa më shpejtë godina që i nevoitet koviktit „Camëria“. ( Gazeta „Demokratia“ Gjirokastër  25 korrik 1937 ).
  Edhe gjatë vitit 1938 qeveria fashiste greke vazhdoi në mënyrë sistematike dhunën e saj të pashembullt ndaj banorëve të pafajshëm të Camërisë.Mbreti i Greqisë, në unison me dhunën koloniale shovene të Musolinit dhe Hitlerit, ndërmorri një varg reformash administrative, posaçërisht për të përzënë shqiptarët prej vatrave stërgjyshore dhe për t’i kolonizuar ato treva me popullin helen.Fashizmi i cili po pushtonte çdo ditë e më shumë territore të reja e fashiti edhe atë luftë të shtetit shqiptar në mbrojtje të bashkëkombasve të vet.Diplomacia evropiane u gjend e papërgaditur dhe nuk mund të merrej me zërat e popujve të vegjël që shtypeshin e dhunoheshin, ndërsa harta e Evropës çdo ditë caktonte kufij të rinj. Në këto kushte plaga e gjenocidit grek ndaj trevave të Çamërisë vazhdonte të rishte gjak.


Bern-Zvicër

July 3, 2013

Në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Çamëria

Nga Arben Llalla

Në vitin 1994, 27 qershori është shpallur si dita e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi i tmerrshëm, i filluar më 27 qershor 1944, ka rezultuar me 10.000 mijë të vrarë (8.000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3.000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50.000 mijë të dëbuar, të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufijtë e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet.

 Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945

Me një mjeshtëri raciste shteti grek, nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 19913, ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptarë ortodoksë që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë, për t’u asimiluar më shpejtë. Shqiptarëve që u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin shtetas grekë në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve. Një pjesë e mirë e kësaj pasurie u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:

a) Shqiptarët që ju përvetësuar pasuria me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.

b) Popullsia shqiptare nga Çamëria që u quajt nga grekët “bashkëpunëtore e pushtuesve gjermanë”.

Me dekret – ligj të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve myslimanë me pretekstin e Marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve myslimanë dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5  (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margëlliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923).

Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët myslimanë  që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statukuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan…Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptarë janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.

Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohë që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.

Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke. Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grekë premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Shqiptarët çamë që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti “bashkëpunëtorë të gjermanëve” dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësoi dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoi çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.

Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949 midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentat historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroi midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët. Në 24.09.194, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve greke…

Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideronte që tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. Shqiptarët nga Çamëria nuk donin të shkonin në luftë.

Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat e Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili, pasi jetoi rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik, u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.

Në vitet 1972- 1982, qeveritë greke nxorën ligje që u lejonin çdo shtetasi grek të përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për t’u rikthyer u përjashtuan shqiptarët çamë edhe maqedonasit e Egjeut, pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.

 A ka ende në Çamëri shqiptarë, shtetas të Greqisë?

Mendoj që nuk duhet të lindë pyetja a ka çamë në Çamëri, sepse pas masakrave të vitit 19945, shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për t’i shpëtuar njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptarë autoktonë që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri, por edhe në të tërë Greqinë.

Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës, të cilën e kam vizituar disa here, kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grekë me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare. Fshati Aidonata dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Niko Stylos, i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.

Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë.

Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.

Përvjetori i masakrës së çamëve - Chameria Genocide Commemoration

Frank Shkreli

Muaji i qershorit është muaji që çamët dhe të gjithë shqiptarët kudo, kujtojnë viktimat e masakrës të vitit 1944, kur forcat e gjeneralit grek Zervës ekzekutuan barbarisht mijëra shqiptarë, kryesisht gra pleq e fëmij, nga Çamëria, pikërisht në qytetin e Paramithisë.
Kjo ishte një prej masakrave më të mëdha dhe më të egra të Luftës së Dytë Botërore, kur forcat greke të gjeneralit Zerva, vetëm brenda një nate, vranë pamëshirshëm shqiptarë të pafajshëm çamë në qytetin e Paramithisë.

A ishte kjo një masakër apo një përpjekje gjenocidi kundër popullësisë shqiptare autoktone çame, është diçka që historianët shqiptarë dhe evropianë duhet të vendosin. Por, ajo që bie në sy, vit pas viti, në lidhje me këtë masakër, është hipokrizia e shtetit grek që mohon si gjithmonë të ketë ndodhur një gjë e tillë, si dhe heshtja e autoriteteve zyrtare shqiptare në lidhje me këtë tragjedi, gjoja për të mos trazuar marrëdhënjet shqiptaro-greke.

Por kujtimi i kësaj masakre, si edhe masakrave të tjera, siç është ajo e Tivarit — është i gjallë anembanë trojeve shqiptare. Këto krime, qartë, janë krime kundër njerëzimit. Si të tilla, ato nuk mund të konsiderohen dhe të harrohen, thjeshtë, vetëm si padrejtësi historike kundër shqiptarëve. Në Evropën e sotme, përgënjeshtrimi i këtyre masakrave dhe mosballafaqimi me të kaluarën, sado e tmershme që të jetë ajo, jo vetëm që pengon demokratizimin e rajonit të Ballkanit, por kërcënon sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe njëkohësisht kërcënon zhvillimin normal të marrëdhënjeve midis shteteve dhe grupeve të ndryshme etnike të rajonit.

Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, zoti Edi Rama, në një intervistë me të përditshmen greke “Kathimerini”, tha se “acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe “vera” do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke… Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”.

Marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të bazohen në pranimin e plotë nga ana e Greqisë, të fakteve dhe të pasojave të masakrimit dhe të shpërnguljes me forcë të çamëve nga trojet e tyre autoktone, gjë që do të çonte në një zgjidhje të drejtë dhe të gjithanshme të çështjes çame midis dy vendeve. Kjo duhet të bëhet për hir të marrëdhënjeve të mira fqinjësore dhe duke u bazuar në vlerat dhe marrveshjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi masakra kundër çamëve ishte një përpjekje e tmershme për t’i zhdukur ata nga faqja e dheut, si individë dhe si popull. Kjo është një detyrë solemne e qeverisë së re shqiptare, e të gjithë shqiptarëve kudo, dhe të gjithë atyre që mbështesin drejtësinë dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Do apo nuk do Tirana zyrtare, shqiptarët kudo në trojet e tyre, jashtë kufijve të Shqipërisë londineze dhe në diasporë, shikojnë tek Tirana zyrtare për mbështetje, si dhe për zbardhjen e masakrave siç është ajo e Çamërisë dhe e Tivarit.

Faktet e kësaj historie, megjithëse të shtrembëruara dhe të mohuara, dihen mirë. Por fatkeqësisht, koha kalon dhe numri i të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të kësaj masakre po pakësohet nga dita në ditë. Prandaj, zgjidhja e kësaj çështjeje nevojitë një ndjenjë të fortë urgjence, si dhe një thirrje të fortë morale për të njohur këtë masakër, pa vonesë.

Greqia dhe Shqipëria janë dy vende me marrëdhënie relativisht të mira. Janë anëtare të NATO-s dhe shpresohet, me anëtarsimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dy vendet do të jenë pjesë e Evropës së bashkuar, me interesa të përbashkëta ekonomike dhe sigurie. Greqia dhe Shqipëria janë gjithashtu dy vende nënshkruese të konventave ndërkombëtare, të dedikuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut dhe ndaj demokracisë dhe stabilitetit rajonal, por mbi të gjitha si anëtare të botës euro-atlantike, Athina dhe Tirana janë gjithashtu të dedikuara ndaj të zbulimit të së vërtetës dhe për të venë në vend të vërtetën.

Ka ardhur koha që Athina të pranojë të vërtetën e masakrës dhe të shpërnguljeve me forcë të popullsisë çame nga trojet e veta. Njohja e së vërtetës çon tek pajtimi dhe së bashku – pajtimi dhe e vërteta – duhet të jenë pjesë integrale e vendosjes së marrëdhënjeve të reja dhe të qendrueshme midis dy vendeve, të bazuara në respektimin e standardeve ndërkombtare për të drejtat e njeriut, si dhe një dinjitetin njerëzor dhe kombëtar, për të cilat u shpreh kryeministri i posa zgjedhur shqiptar.
Pa zgjidhjen dhe përballimin serioz me çështjen çame, deklarata për një gazetë greke e Kryeministrit të ardhëshëm shqiptar Edi Rama — se “acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke…” — nuk besoj se ka ndonjë kuptim. Njohja dhe dënimi zyrtar grek i masakrës kundër çamëve duhet të bëhet me qëllim që të vendoset drejtësia historike, për ata që besojnë në drejtësi dhe për hir të mbarëvajtjes së marrëdhënjeve dy-palëshe. Për më tepër, pasi Shqipëria dhe Greqia janë fqinje dhe dashur pa dashur u duhet të jetojnë së bashku. Ky është realiteti.
Pranimi i masakrës dhe krimeve të tjera kundër popullësisë çame nga ana e Athinës zyrtare, do të ndihmonte në ndërtimin urave të pajtimit midis dy popujve dhe do të forconte paqën, sigurimin dhe begatinë në mbarë rajonin. Angazhimi në një dialog midis dy palëve, mbi këtë çështje, është tepër i rëndësishëm. Mirëpo, që të ndodhë një gjë e tillë, mentaliteti i sotëm grek duhet të ndryshojë, por edhe shqiptarët njëkohsisht duhet të heqin dorë nga amnesia ose humbja e plotë e kujtetesës, me qëllim që harresa të mos bëhet më e keqe se vet krimi.

Në këtë përvjetor të masakrës çame, le të kujtojmë pra kurajon e viktimave si dhe të atyre që mbijetuan atë tragjedi, zëri i të cilëve dëgjohet ende — duke shpresuar që krime të tilla të tmershme kundër njerëzimit të mos ndodhin më kundër shqiptarëve, as nga dora e të huajit, e as nga dora shqiptare, ashtuqë këto krime të tmershme anti-njerzore, racizmi dhe viktimizimi të njerëzve të pafajshëm, të mos harrohen dhe të mos përsëriten më në trojet shqiptare.

July 2, 2013

Le terre Albanesi redente - Ciameria


Circa settanta anni fa, nell'aprile del 1941, in conseguenza dell'occupazione della Grecia e della Jugoslavia da parte delle potenze dell'Asse e degli accordi di Vienna, vennero ridisegnati i confini degli stati balcanici e ampliate le zone sotto il diretto controllo dell'Italia che otteneva, tra le altre cose, il Kosovo e l'Epiro da poter riunificare all'Albania, già sotto il controllo della Casa regnante italiana dal 1939. Per celebrare degnamente la vittoria, la Presidenza del Centro Studi per l'Albania progettò la pubblicazione di un'opera in due volumi dedicati rispettivamente al Kosovo e alla Ciameria. Ciascuno dei volumi avrebbe dovuto raccogliere lavori dei più autorevoli studiosi di problemi albanologici riguardanti studi storici, letterari, linguistici, etnografici e scientifici. Titolo dell'opera sarebbe stato Le terre albanesi redente. Il volume dedicato al Kosovo venne pubblicato nel luglio del 1942, quello dedicato alla Ciameria, che sarebbe dovuto uscire a breve distanza di tempo dal primo, non vide mai la luce.
Oggi, attraverso i documenti custoditi dall'archivio storico dell'Accademia dei Lincei, è stato possibile ricostruire quel volume e capire i motivi che indussero il Centro Studi per l'Albania prima a organizzare la pubblicazione e, successivamente, a rimandarla sine die.
About seventy years ago, in April 1941, as a result of the occupation of Greece and Yugoslavia by the Axis powers and agreements of Vienna, the boundaries of the Balkan states were redrawn and expanded the areas under the direct control of 'Italy and obtained, among other things, Kosovo and Epirus to be able to reunite with Albania, already under the control of the Italian Royal Court since 1939. To celebrate the victory, the Chair of the Research Center for Albania planned the publication of a book in two volumes devoted respectively to Kosovo and Chameria. Each of the volumes would have to collect works of the most influential scholars of albanology issues regarding the historical, literary, linguistic, ethnographic and scientific studies. The title of the work would have been Redeemed Albanian Lands. The volume dedicated to Kosovo was published in July 1942, one dedicated to Chameria, which had been scheduled for a short time from the first, never saw the light.
Today, through the documents kept from the historical archives of the Accademia dei Lincei, it was possible to reconstruct the volume and understand the reasons for having the Study Centre for Albania first to organize the publication and, subsequently, to postpone it indefinitely.

June 9, 2013

Tregim nga Luan Cipi - ÇAMËT

ÇAMËT

Në tërësi për çamët kam respekt dhe veçanërisht për një pjesë të tyre që u vendosën në Vlorë. Me ata na lidhi puna dhe jeta e përditshme. Kanë qarkulluar mendime dhe përshtypje nga më kunërshtueset, si “çam i pabesë”, “çami më i mirë në Shesh të Flamurit”, demek aty duhet të varet; por nga ana tjetër “besa e provuar e çamit”, “besnikun më të madh Ali Pashai e kishte çam” etj.
Ndonjë i shan çamët si mbartës të veseve, të intrigave apo pabesive, nxitës të ryshfetit dhe allishverisheve të pamoralshme. Dhe këto i argumentojnë me raste konkrete. Unë them se nuk përjashtohen rastet, madje, edhe për krahina të tjera, brenda dhe jashtë vendit tonë, gjenden gjithandej plot raste skandaloze. Mos harrojmë për çamët kushtet e tyre të banimit e të jetesës, rrethuar me të huaj, që i kanë larguar dhe përbuzur ndër vite, duke i lënë, shumicën e tyre, të pashkolluar, të shtypur e të ndrydhur nën trysni.
Por nuk mund t’u mohohen atyre virtytet e larta të edukatës familjare, qëndrimi i moralshëm dhe dëshira e madhe për të kryer, pa qibër, çfarëdolloj pune, deri në ato më të rëndomtat dhe më të rëndat.

Të panënshtruar dhe shqiptarë të mirë, çamët lanë shtëpi e pasuri dhe u hodhën në Shqipërinë mëmë, në ëndrrën e tyre të hershme. Në dhe të tyre ata ishin të pafuqishëm për të mbrojtur veten, gratë dhe fëmijët. Nga grekët, fqinjë shekullorë, çamët u përndoqën, me egërsi e barbarizëm, në atë pabarazi të madhe forcash dhe mjetesh. Ata ngelën pa asnjë ndihmë e përkrahje, qoftë dhe nga shteti amë, gjithnjë i preokupuar me probleme të tjera të kohës. Me bagëtitë e tyre dhe ato pak mjete financiare që dispononin, po me dashuri të madhe për Gjuhën shqipe, Atdheun e shumëkërkuar dhe për punën, ata erdhën në Shqipërinë e varfër dhe të shkatërruar nga lufta, përballuan plot vështirësi, por të paktën u vunë, pa dallim, në kushte të njëjta me vendësit, si të gjithë bashkëkombësit e tyre.

Unë qysh në fëmijëri u njoha me shumë çamë të mirë. Në shtëpinë tonë shumëdhomëshe në Skelë të Vlorës u strehuan dy familje të mëdha fisnike çamësh: Hamitajt e Arvenicës dhe Habilajt e Skopjonës, me të cilët kishim njohje shumë të hershme. Diku aty afër u vendos dhe një nga shokët e mi të fëmijërisë, Mersin Zeneli dhe më tej të shpërngulur nga Arpica, Gumenica, Vola, Paramithia, Grikohori etj. Kështu më pas u njohëm, më pas, me djalin e lagjes, matematikanin Abedin Elmazi dhe vëllezërit e tij të mirë, me dentistin gojëmbël Abdulla Iljazi, me mjekun e shquar Remzi Suljoti dhe prindërit e tij të mrekullueshëm, me financierët Osman Rexho, Sulo Sulejmani, Mustafa Suljoti, Namik Veipi, me shoferin buzagaz e dashamirës Saqe Gera, me fotografin historian Skënder Beqiri dhe vëllezërit e motrat e tij të mira, me inxhinierin e talentuar, që arriti të bëhej deri prefekt, Esat Hasani, me shokët e mi të vjetër e të pahar! ruar Ali Hoxha dhe Emin Sejko.

Ne Fermën e Llakatundit u njoha me çamin Jakup Sulejmani dhe vëllezërit e tij. Xha Jakupi ishte magazinier në depon qendrore të ndërmarrjes, ndaj me të unë kisha lidhje të përditshme pune, çka më bëri ta njoh më nga afër. Fare i bindur them se Jakupi ishte përsosmëria e një njeriu të mirë dhe të ndershëm. Unë vija re se nga shumë anë të Durrësit, Fierit dhe Vlorës, ku kishte përqendrime çamësh, vinin pothuajse çdo ditë miq dhe të njohur të tij për t’i kërkuar këshilla e mendime për krushqi, ndarje paqësore apo për zgjidhje grindjesh e mosmarrëveshjesh. Për çdo rast gjendej një zgjidhje oportune dhe e mençur. Pajtonte sherre e gjaqe, lidhte krushqi dhe gjente deri burime financiare dhe ndihma morale, materiale e fizike, për të kapërcyer vështirësi të përkohshme. Dhe të gjitha këto pa përfitimin më të vogël material. Jakup Sulejmani, që kishte marrë pjesë me armë në dorë në luftë për mbrojtjen e vatrave fa! miljare, kishte ndier në kurriz të tij padrejtësi shtetërore dhe shoqërore, kishte parë me sytë e tij egërsinë dhe dhunën e ushtruar ndaj bashkëkrahinarëve të tij, nuk pranonte as dhuratën më simbolike materiale, përveç urimeve dhe falënderimeve shoqërore.
Ishte atje në Llakatund edhe çami Nail, që punonte e hapte kanale drenazhimi. Ai me një bel special 50 centimetra të gjatë bënte çdo ditë 5 norma pune, gati sa një traktor, hante 2 bukë të zeza gruri (4 kg) me një copë djathë dhe pinte një bucelë me ujë. Nuk kishte ai asnjë mëtim e kërkesë tjetër, veç që me punën e me djersën e ballit të mbante familjen e tij të madhe, duke i çuditur të gjithë, duke bërë atë volum pune me krahë, që besoj se nuk e bënte njeri tjetër në botë.

Ja të tillë i njoha çamët, siç i vrojtova nga afër, në pikëpjekje 40 vjet pune me ta. Ata lanë vatrën e ngrohtë familjare, se nuk duruan poshtërim e skllavëri. Lirinë dhe shpëtimin e gjetën te vëllezërit e një gjaku e të një gjuhe, duke punuar në çdo lloj pune. Ata zgjodhën të jetonin, në kushtet të përafërta, si në trojet e tyre, sa më afër detit, ullinjve dhe portokalleve. Punuan më së shumti si peshkatarë në det dhe si bujq e blegtorë, në vazhdim të traditës, në përjetim të mallit për vendlindjet e tyre të paharruara. Ata ushtruan profesionet e bujkut, blegtorit, peshkatarit, karroxhiut, qoftë dhe të punëtorit të thjeshtë të krahut në ndërtim, komunale e transport. Ata shumë shpejt i arritën dhe diku i kaluan mikpritësit vendas, duke e përkrahur dhe mbështetur fort njëri-tjetrin, për të manifestuar kështu shkallën e tyre tradicionale të fisnikërisë dhe të besës. Ata e ruajtën dhe përtërinë folklorin ! e tyre të bukur, duke kërcyer me patos vallen e paharruar çame, duke kënduar me nostalgji këngën polifonike karakteristike të tipit Çelo Mezani apo këngën qytetare erotike të ëmbël çame. Kur kërcejnë dhe këndojnë çamët, në festat apo dasmat e bukura dhe me shumë harxh që organizojnë, ata duken të tjetërsuar, duke shpërthyer dhe duke nxjerrë në shesh gjithçka që kanë thithur dhe mbajtur në thellësinë e qenies dhe të shpirtit të tyre vital. Dhe në këto raste ata ngjajnë më shumë shqiptarë, njësoj si ne, ndaj dhe s’ka pse mos t’i duash më shumë.

Nga Libri “Për të qarë dhe për të qeshur”.

May 1, 2013

Mediat Greke: Ambasadori Turk në Greqi Përmend Çamërinë



 Mediat Greke Alarmohen - Ambasadori Turk në Greqi Përmend Çamërinë

Αmbasadori turk në Athinë Kerim Uras u gjend javën e kaluar në qytetin e Filatit dhe Pargës në Thesproti (Çamëri) i ftuar nga afaristi sipërmarrës Stelios Argyros, gjatë përurimit të një impianti të riciklimit në Filat.

 Τι γύρευε ο Τούρκος πρεσβευτής στους Φιλιάτες Θεσπρωτίας... - Φωτογραφία 1
FOTO: Stelios Argyris dhe Ambasadori Kerim Uras

Sipas Newsnow.gr u mësua se mënjanë inaugurimit, duke biseduar me një grup njerëzish ambasadori foli në lidhje me Çamërinë. Më konkretisht ai tha se "çamët shqiptarë e konsiderojnë e Çamërinë të tyren". Bashkëbiseduesit e tij me sa duket për arsye mirësjelljeje, nuk guxuan ta vinin në "vendin" e tij ambasadorin. Mediat raportuan se ambasadori turk, megjithëse duket person i qetë, e formuloi idenë e tij si një pjesë e ideologjisë së Ankarasë.

Türk dizileri 'komşu'nun algısını değiştirdi
Ambasadori Turk në Athinë Kerim Uras nga Ankaraja

Mediat greke u shprehën se këtë herë, për shkak të zgjedhjeve, nacionalistët shqiptarë të cilët mbështeten nga Turqia janë tërbuar për Thesprotinë/Çamërinë. Më tej ato shprehen se kjo është një hipotezë, dhe se konkluzionet janë të tuajat. Megjithatë, për të mirë a për të keqe z. Uras u ruajt me masa të larta nga policia greke.



FOTO: Në përurimin e impiantit morën pjesë deputeti Andonis Bezhas, drejtori i qarkut të Çamërisë Alekos Kahrimanis (me origjinë arumune)


Gjithashtu para disa javëve mediat greke u alarmuan duke raportuar se pas arratisjes së mirë organizuar dhe të armatosur të burgut të Trikalës (Tërhallës), fshihej UÇK-ja. Sipas tyre, policia disponon fakte dhe duke u bazuar në taktikat e arratisjes, në mënyrën e organizimit, në betejën e ashpër, në mbulimin me dy fronteve zjarri luftarak, ku për pasojë mbetën të plagosur tre gardianë grekë, tregojnë se operacionin e organizoi UÇK-ja. Madje, këto media të cilat u referohen shërbimeve sekrete të shtetit dhe asfalisë greke, thonë se, “sulmi i parë i armatosur i ushtarëve të UÇK-së në Greqi”, raportoi portali Albobserver.

Të dhënat e grumbulluara rreth përdorimit të saktë të bombave të dorës, të mbështetura nga breshëri armësh të personave që u arratisën dhe grupit që i priste nga jashtë burgut, si dhe kurthi i ngritur për të humbur gjurmët e makinës që ndihmoi në arratisjen e të burgosurve, për mediat greke përbën fakt të padiskutueshëm se grupi që ndihmoj në arratisje ishin anëtarë ose paraushtarakë të UÇK-së. Për më shumë se 45 minuta u zhvillua një betejë e vërtet lufte referon "Defence.gr" me gardianët e burgut, të cilët u zunë në befasi, ndërsa qetësia e organizatorëve dhe “dëshira” për të luftuar tregon se ishin paraushtarakë të stërvitur mirë.

Përpara Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Greqia aneksoi disa rajone shqiptare me një popullsi prej 115.000 njerëzish, nga të cilat 35,000 i përkisnin rajoneve të Kosturit dhe Follorinës dhe 80,000 të Çamërisë. Pas konfliktit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, qeveritë greke dhe turke vendosën për të shkëmbyer popullsitë e huaja. Shqiptarët e rajoneve të cituar më sipër, pasi ata ishin të fesë myslimane, u konsideruan turq dhe u dëbuan nga grekët në disa pjesë të Anadollit (një numër i vogël i tyre arriti në Shqipëri).
Përveç fshatrave Konicë, Pleshavicë, Bellkamen dhe Lehovë, në rajonet e Kosturit dhe Follorinës mbetën më shqiptarë, ndërkohë, 25,000 Çamë më në jug luftuan për të qëndruar atje. Ata banonin në qytetet e Gumenicës, Margëllëçit, Filatit, Prevezës dhe Pargës.

Në qytetin e Ankarasë mendohet se jetojnë mbi 50,000 shqiptarë me origjinë nga Çamëria. Në muajin shkurt të këtij viti Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) organizoi komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi 90 vjet më parë, dhe krijuan në Izmir shoqatën e tyre për kulturë dhe bashkim, si dhe degën e shoqatës "Çamëria".  Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehu mirënjohjen ndaj këtij komuniteti, që, edhe pas gati një shekulli kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare. Idrizi tha se krijimi i degës së shoqatës Çamëria në Izmir, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre, është një hap drejt bashkimit jo vetem të shqiptarëve te Çamërisë për të ruajtur vlerat më të mira të identitetit kombëtar.

Sot nëqoftëse shtojmë edhe numrin e shqiptarëve ortodoksë çamë për të cilët statistikat nuk ekzistojnë, numri i përfaqësuesve të kombësisë shqiptare arrin mbi 200.000 njerëz në Çamëri. Pa bërë analiza antropologjike, çamët janë shqiptarë, me gjuhë dhe gjak, pa ndonjë karakteristikë të veçantë dalluese nga bashkombasit e tyre në Shqipëri.

April 28, 2013

Arkeologu: Më pushuan nga puna, objektet ilire më thanë t’i bëja helene


Nga: Fatmira Nikolli

Arkeologu: Më pushuan nga puna, objektet ilire më thanë t’i bëja heleneTIRANE - Nuk ka pranuar të shënojë në kartela përkatësi helene për objektet arkeologjike ilire dhe është pushuar nga puna. Ky është pretendimi që ngre në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, arkeologu sarandjot Halil Shabani. Autor i më shumë se dhjetë librave kushtuar arkeologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, përgjatë vitit të fundit ai ka punuar si përgjegjës sektori i arkeologjisë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë. “Më dt.01.04.2013, drejtori i DRKK, Panajot Gunari, më pushon nga puna me motivacionin e ardhjes së strukturës së re, prej së cilës, nga 13 vende pune, DRKK-ja bëhet me 12 të tilla. Drejtori pushoi dy persona, mua dhe ing. Grigor Marton”, - shpjegon Halil Shabani. Po atë ditë, sipas tij, është emëruar në punë në detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjisë, zoti Vangjel Zafirati, me specialitet ekonomist.
Ankesa
Me gjithë shpjegimin që i është dhënë, ai nuk beson se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna ka qenë struktura e re e DRKK-së. “Arsyeja e vërtetë, është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacion joprofesional dhe që bie ndesh me kërkimet shkencore”, - deklaron z.Shabani. Sipas tij, në shumë prej këtyre kartelave që Drejtoria e Monumenteve përgatit për çdo monument apo objekt që ka në mbrojtje, ai, sipas studimeve të tija apo fakteve të përcaktuara nga arkeologët tanë dhe ata të huaj, ka shënuar përkatësinë kulturore iliro-epirote. “Por, ndërkohë që studimet të çojnë drejt kësaj origjine, drejtori i Monumenteve në Sarandë, inxhinieri Panajot Gunari, së bashku me personin që ka punësuar si përgjegjës të sektorit të Artit dhe Arkitekturës, Z.Vangjel Zafirati, më kanë kërkuar që në këto kartela unë të shënoj përkatësinë e tyre helene”, - thotë ai. Arkeologu, shton me bindje se kjo kërkesë bie ndesh me parimet e tija profesionale dhe për këtë arsye ka refuzuar ta zbatojë këtë urdhër të drejtorit Gunari.
Z.Halil Shabani bën me dije se si eksponent i Partisë Demokratike lokale dhe si anëtar i saj, ka kërkuar të drejtën e tij në hierarkinë partiake dhe atë institucionale. “Kam parë se askush nuk më ka ndihmuar në të drejtën time dhe përgjigjja e dhënë ka qenë se, ish-shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, aktualisht drejtor i DRKK-së së Sarandës, z.Pano Gunari mbrohet nga deputeti Astrit Patozi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë”, - shprehet për “GSH” Shabani. I pyetur se kush është Vangjel Zafirati dhe pse i ka kërkuar të ndryshojë përkatësinë e objekteve ilire, arkeologu tha se ai është pjesë e të ashtuquajturit “komunitet grek në Sarandë” dhe është i angazhuar me PBDNJ-në.
Karriera
Halil Shabani është autor i disa studimeve e librave, ndër të cilat do të veçonim: “Muharrem Rushit”, “Shalësi ynë në Jug”, “Trashëgimia Kulturore e Konispolit”, “Prasajbët e periferisë”, “Vendbanimi Shpellor Konispolit”, “Haki Rushiti me derte”, “Konispoli – guidë turistike”, “Arhondi i fundit i Butrintit” dhe “Foinike – guidë turistike”.
Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi dhe është diplomuar në vitin 1973. Ka punuar si mësues historie dhe që nga viti 1976, është marrë me studime dhe gërmime arkeologjike në krahinën e Konispolit dhe në rajonin e Delvinës e Sarandës. Punimet e tij, i ka pasqyruar edhe në botimet e revistës periodike e shkencore “Iliria” dhe organe të tjera të shtypit të përditshëm. Është zbuluesi i dhjetëra sajteve arkeologjike me rëndësi kombëtare, si vendbanimi shpellor i Konispolit, Kalaja e Dishatit, vendbanimi i antikitetit i Vastroit, sajti i nëndheshëm i gdhendur në gur në Manet (Konispol), sajti i Bregut të Seterrës, skulptura e Perëndisë së Panit e derdhur në bronz etj. Ndërkaq, ka kryer disa gërmime arkeologjike me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ekspedita e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan me Universitetin e Teksasit – SHBA në vitet 1992-’94, si dhe bashkëpunimi me arkeologë grekë në vitet 1995-96, ekspedita e vitit 1982 në Butrint etj. Për këtë aktivitet të dendur shkencor, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë është shndërruar në bashkëpunëtor të jashtëm shkencor.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

April 19, 2013

Chameria is Albanian


CHAMERIA IS ALBANIAN

    The Albanian Region of Chameria comprises the Southern part of the Albanian ethnic territories, inhabited by Albanians since the ancient times (Pellasgo-Illyrian times) until today. Even the ancient historians Strabo and Plutarch wrote that the inhabitants of Epir-Chameria spoke a “barbarian” language, because their mother tongue wasn't Greek. The Cham dialect is one of the oldest of the  Albanian language.
    The Chams (both Muslim and Christian  believers) are ethnic Albanians in the area of north-western of present-day Greece known to the Albanians as Chameria and to Greeks as Thesprotia. The name Cham comes from the antic Thiamis-Chams river (now Kalama) that flows through central Chameria. Historically, the Chams had to struggle to save their unique Albanian ethnic identity. For the creation of the new state of Greece in 1821-1832, the majority of leaders and heroes of the Greek uprising were Albanians-Chams and Arvanites.
    In spite of the fact that the Congress of Berlin in 1878 revoked its earlier decision to give the Chameria region to Greece, the London Conference in 1913 decided for the partitioning the Albanian territories leaving outside of the new-born Albanian state more than half of Albanian lands and population; that included Kosova, Chameria, etc. Immediately after the occupation of Chameria by the Greek Army in March 1913 (three months after the declaration of the Albanian independence), the Greek authorities started atrocities against Albanians., for example, in early March, 72 notables leaders of Chameria were executed by Greek Army on the banks of Selani river, near Paramithia. In this manner, applying a policy of genocide and assimilation, Greece did everything within its powers to wipe out the Albanian population of Chameria. It dit prohibited the opening of the schools in their mother tongue, destroyed their mosques and worship places. Athens pursued an unchanged policy towards Chameria, a policy that aimed at the ethnic cleansing of the Albanians from their own territory. 
    The Albanian population of Chameria is comprised of both Christian and Moslem believers, who use Albanian language at home. In reality the Greek government denies the existence of this in particular for Christian Chams. The Greek historian Spiro Muselimi in his book ”A historic journey through Thesprotia”, edited in Ioannina in 1974, writes the following: "In the year of 1877, the Bishop of the Orthodox Church of Thesprotia had to translate the New Testament in Albanian language, because the Christian Chams did not understand what was predicated during masses in Greek language”. In the same book, it is also written that in 1910 all Orthodox and Moslem inhabitants of Chameria spoke only Albanian.
    Starting on 27 June 1944, ruthless gangs headed by Greek General Napoleon Zerva (himself a Cham of orthodox faith, who collaborated with the German Army and fascist Mihajloviç of Serbia) massacred and killed more than 2900 innocent Cham women, children and elderly and expelled to inner Albania more than 30000 Chams, of whom more than 2000 died from hunger. A document of the U.S Department of State Nr. 84/3, Tirana Mission, 1945-1946, reports that: “According to all information I have been able to gather on the Cham Issue, in 1944 and during the first months of 1945, the Greek authorities in north-western Greece perpetrated savage brutality by evicting 25.000 Chams, residents of Chameria, from their homes, where they had been living for centuries, chasing them cross the border after having robbed them of their land and properties. Most of the young people were killed because the majority of the refugees were old folk and children”. 
    The British official in the British Mission in Albania, Major Palmer, in his investigations tried to highlight the motives of those massacres by giving an interesting explanation which was closer to the truth. He reported to his superiors that “...the region of where Albanian minority lived was rich. And there were feelings of hatred and envy from Greeks toward Chams”.
    For those Chams of orthodox faith who remained in Greece after 1945, their Albanian identity was suppressed by a harsh repressive policy of assimilation and the Albanian language was not allowed to be spoken in public, nor taught at schools. Greece wanted the demographic structure of the region changed because it did not trust the rest of the Albanian population who remained there, even though they were of the orthodox faith. As an estimation, more than 60'000 Christian Orthodox Albanians live today in Chameria region.
    The atrocities that took place against the Moslem Albanian population and those orthodox Albanians who had the Albanian identity first are not mentioned in any official documents. Those are absent even from confidential documents exchanged between the administrative bodies themselves. This does not only demonstrate that the Cham issue is intentionally a closed case for the Greek state but it also suggests that the Greek state has tried to completely eradicate any evidence of what had happened during that period.
    Following their expulsion from Greece to Albania, chams first were organized under the direction of the Cham Anti-Fascist Committee. They protested and sent memorandums to Soviet, British, American and French Military Missions in Albania, to the Allied Foreign Ministers Conference in London (September 1945) and to UN Assembly in New York (October 1946), trying to exhibit the plight of Cham refuges through the following  demands:

1.    Trial and condemnation of all of those who were responsible for the crimes they had perpetrated.
2.    Adoption of immediate measures to halt the settlement of aliens in their native land.
3.    Repatriation of all the Chams.
4.    Restitution of their property and remuneration of damage in liquid and fixed capital.
5.    Assistance to rebuild their homes and resettlement.
6.    Safeguards and guaranteed emanation from the international treaties and mandates, such as guaranteed civil, political, cultural rights and personal safety.

    Unfortunately, these demands were never answered, except that USA allocated 1.2 million dollars from UNRRA specifically towards Cham refugees. The Cham Issue laid dormant until 1990.  After the collapse of communism in Albania in 1991, a series of events took place:
    In January 1991, it was founded in Tirana the Chameria National Political Association to express and defend the interests of the people of Chameria.
    In June 1994, the Albanian government passed the law Nr.7839 in Parliament, proclaiming the 27 June 1944 as “The Day of Greek Chauvinist Genocide Against Albanians of Chameria”.
    The Fourth General Assembly of the Unrepresented Nations and Peoples Organization (UNPO) in Hague 1995 passed the following Resolution: "Relating to the Right Solution to the Problems of the Cham Demands that the Greek Government must Recognize the Historical Realty of the Chams’ Problem and work seriously to give it a right and full solution".
    In June 2002, at a meeting about the Greek terrorism, US Congressman Christopher H. Smith declared that "there exists in Greece Albanian and Macedonian Minorities".
    In November 2010, the Albanian American Organization Chameria (AAOC) organized an International Conference on Human Rights for Chameria at New Jersey University.
    In July 2012, Columbia University with the Center for Strategic and International Studies in Washington organized a conference in Tirana on "The Albanian Neighbourhood Initiative", where AAOC presented its views.
    On 23 October 2012, AAOC together with the United Macedonian Diaspora organized in the Department of State in Washington DC a Debate on "The Rise of Extremism in Greece and its Impact on Minorities".
    On 10 December 2012, a Petition entitled "Greece must Respect the Human Rights for Cham-Albanians" was delivered to Navy Pillay, the High Commissioner of the UN for Human Rights.
    Recently, AOC sent a Memorandum to different world institutions with concerns on Albanian-Greek relations today.  
    Even today, the Chams issue is not mentioned on the statements of any Greek officials. On the other side, some Albanian politicians are some time supported by the Greek circles speak with low voice about Chameria legal rights. The Albanians in Chameria of the Christian orthodox faith are not recognized by “democratic” Greece and Chams born in Chameria and presently living in Albania are not allowed to enter Greece by Shengen visa.
    In December 2012, the Party for Justice, Integration and Unity (PDIU) presented the following Resolution for approval to the Albanian Parliament.



THE CHAM RESOLUTION  

Pursuant to the Constitution of the Republic of Albania;

Taking into consideration the purposes and principles of the European Convention on the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, of the principle against collective punishment, as well as other relevant international acts;

Referring to the Universal Declaration on Human Rights, particularly articles 1.2.6, 9,13 and 15; General Assembly Resolution of the United Nations no. 4780 on “Ethnic Cleansing” and racial hatred; Article 1 of the supplemented Protocol no. 1 of the European Convention on Human Rights and Freedoms;

Pursuant to law nr. 7839, date 30.06.1994 “On the annunciation of the date 27th of June on the national calendar as a commemoration of the genocide made by the Greek chauvinist against the Albanians of Chameria”, enacted with the decree of the President of the Republic of Albania no. 885, date 12.7.1994.

Under the spirit of the Treaty of Friendship, Cooperation, Good Neighborliness and Security between Republic of Albania and the Republic of Greece (hereinafter referred as “The Treaty of Friendship”);

According to article 15 and the whole text of the Treaty of Friendship, between the two countries, the spirit of international acts mentioned above, imposes the removal of barriers to the restoration of the rights of Albanians in the Republic of Greece through an appropriate legal framework for the whole prejudiced community rather than individual trial processes,

1. Recognizes and supports the restoration need of all the rights of Albanians of Chameria, former Greek nationals, according to the new circumstances, pursuant to the international legal principles on genocide, ethnic cleansing, and due process, non discrimination based on ethnicity, other relevant principles, and the spirit of the Treaty of Friendship between the two countries.

2. Claims the reinstatement of the fundamental rights of Albanian citizens, former Greek citizens, including the return of their property, acknowledgment of their repatriation rights, the right of regaining the citizenship, and other rights of national minorities.

3. Asks for the abrogation of the Greek Law of War nr. 2636 and 2637/1940, enacted through royal decree on 1940, still into force, especially the part of the law that provides for seizure of Albanian property.

4. Asks for the effects of the Greek law nr. 1540/1985 “On refugees” to extend to all Greek citizens that departed as a consequence of the civil conflict, without discrimination based on ethnic origins. A law that contradicts many international acts against discrimination on the basis of ethnicity, race, religion etc.

5. Asks the Government of the Republic of Albania that in cooperation with the Government of the Republic of Greece, to reactivate the Bipartisan Special Commissions provided on the Treaty of Friendship, to examine the issue, to recognize its dimensions, and to work on the necessary solutions on the matter.

6. Charges the Ministry of Foreign Affairs to safeguard the rights of Albanians, not deported from their original land, and to demand the recognition of ethnic minority status for them.

7. Demands the construction of two monuments in Paramithia and Filates to commemorate women, the elderly and children, innocent victims of crimes perpetrated by the Greek militia.

8. Demands the option to construct or maintain cemeteries of Chams, former Greek citizens, killed during the Greek genocide.

9. Charges the Ministry of Education and Science to reflect in an adequate and proportional manner the history of this part of the Albanian population in school textbooks.  

10. Charges the Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sports to, according to the mutual agreement with the counterpart Ministry of the Republic of Greece, promote their cultural values and objects located outside of the territory of the Republic of Albania. Also demands the Ministry of Education and Science to request its counterpart Greek Ministry to prompt removal of Greek texts of offensive and discriminatory nature against the Cham population.

11. Charges the Government of the Republic of Albania, in compliance with this Resolution, to express to the Greek authorities, through its diplomatic channels, the position of the Republic of Albania regarding this matter.

12. Charges the Ministry of Foreign Affairs to make known this Resolution to governments and parliaments of the member countries of the European Union and NATO, and to those international bodies of which Albania is a member.

13. Reserves the right that in case of a refusal from the Greek authorities to consider this matter under the light of international acts on discrimination, free movement, and fundamental human rights in general, to represent this matter to the relevant international agencies.

    We as a part of Cham Albanians living in the USA are organized under the Albanian American Organization Chameria (AAOC). Its purpose is to achieve an optimal and effective solution to the Cham Albanian human rights issues and strengthening the friendship ties between Americans and Cham Albanians. We ask for justice via the American democratic standards of citizenship for they return and resettlement into Chameria. AAOC is determined to promote social justice, tolerance and achieve resolution for the Cham Issue. The only hope for us as Chams is the American citizenship. We are very proud to live here and we were free to march on the Fifth Ave in Manhattan unfolding the truth: CHAMERIA IS ALBANIAN.



Sali Bollati                                                                     New  York, April 2013
Survivor of the Genocide in 1944
Human Rights activist
Secretary General of AAOC

April 16, 2013

Chameria resolution, Parliament recognizes the project voted in 2004 as approved



Chameria resolution, Parliament recognizes the project voted in 2004 as approved


Tirana - The Cham resolution, proposed after a consensus by the parliamentary Foreign Affairs Commission in April 8 2004, it will enter to power within few days after being published in the Official Bulletin. This is the confirmation of the Speaker of Parliament, Jozefina Topalli, made to two PJIU MPs, Mr. Shpëtim Idrizi and Mr. Dashamir Tahiri.

The answer comes after the investigation made by the administration of the Albanian Parliament, based on which, it was concluded that the 2004 resolution has been approved.

"The text of the resolution has many similarities to the text proposed by PJIU: it requests the removal of the martial law, the return of many freedoms and human rights for Albanian citizens in general and Chams in particular.

Certified and reactivated today, this resolution states once again the will of Parliament on the Cham issue as an issue that exists and should be resolved. Now, future governments have the duty to stay true to the sovereign will of the Parliament and cannot ignore this important national issue," says the press statement of PJIU.

March 11, 2013

Projekti 200-vjeçar grek për aneksimin e Himarës


Koço Kokëdhima: Projekti 200-vjeçar grek për aneksimin e HimarësKoço Kokëdhima u rikthehet rrënjëve të të parëve. Jo rastësisht. Jo pa qëllim. Bën pemën gjenealogjike, kthehet shekuj prapa, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga Tërbaçi i Vlorës për tu ngulur në Qeparo. Një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman, për të mos dorëzuar fenë e krishterë. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Qeparo, buzë Jonit, mes shkëmbinjve, ullinjve, vendasve që i pranuan për tu bërë pjesë e tyrja. Djali i Qeparoit, kthehet tu japë përgjigje atyre pyetjeve të famshme, që po një tjetër djalë himarjot, Petro Marko i famshëm bënte dekada më parë: Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Ashtu edhe Kokëdhima që sot ka përgjigjet e veta. Ka bërë dhe bën biznesmenin, botuesin dhe kësaj radhe provokon duke bërë studiuesin: sjell ritet, zakonet, doket, lojrat, mërgimin dhe mërgimtarët, luftërat dhe luftëtarët, vende dhe ngjarje për të ngulur në mendje të të gjithëve: Himara ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht një tokë shqiptare. Në këtë intervistë për "Shekullin" Kokëdhima prek disa tema të nxehta të të shkuarës dhe të aktualitetit, rolin e arvanitasve, të kishës Ortodokse, të Hirësisë Janullatos dhe marrëdhënieve mes dy popujve fqinj, origjinën e diskutuar të Xhorxh Tenetit etj.

Si e di ti historinë e fshatit tënd?

Unë jam nga Qeparoi i Himarës. Në shkollë ne nuk mësonim shumë për krahinën, por prindërit na ushqyen me dashuri e përkushtim për atdheun dhe për fshatin tonë. Pavarësisht sa të lexuar ishin, ata na edukuan me respektin dhe besnikërinë më të lartë për gjakun, historinë dhe veprat e të parëve tanë. Vendi më domethënës në Qeparo është Qafa e Rrapit, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rrap. Në Qafë të Rrapit, në të shkuarën e afërt, luhej bixhoz çdo ditë me kohë të mirë, por sidomos të dielave. Burrat luanin Qamo, Prefa, Xëng, Xhol, Kocinë, Adisabeba, Ram, Poker e Tridhjetenjësh. Atje luhej edhe Pllakatoi, Tavlla, Dominoja, Gjyli, Shahu, Treci, Dama e Partaola. Por mbretëresha e lojërave dhe e Qafës së Rrapit për më shumë se një shekull mbeti Bollota. Bollota është një lojë me tridhjetë e dy letra, që u soll në fshat nga emigrantët e Qeparoit në Francë në shekullin e 19-të. Bollota luhet edhe në Kudhës e Himarë, por jo me rregullat dhe nderimin që ajo ka në Qafën e Rrapit! Kush zotëron më shumë Atu, ka edhe më shumë shanse ta fitojë dorën. Jorgo Dhrami ka shkruar e botuar edhe një rregullore të plotë të Bollotës së Qeparoit. Në përgjithësi, burrat e mirë të fshatit e luanin me karar lojën. Ka patur e ka edhe nga ata që u “tretën” në Bollotë, e sipër shishes së rakisë. Nën hijen e rrapit është mbajtur gjallë kujtesa dhe historia e krahinës dhe e fshatit përmes tregimeve të përditshme të pleqve të mirë e të ndritur të Qeparoit. Pleqtë e Qeparoit kanë kujtesë mahnitëse dhe janë të drejtë e të ndershëm. I kam të gjallë në kujtesën time: xha Bashon (Taso Rusha), Sollo Kolën, Kiço Todhrin, Janko Palin, Petro Xhuvelin, Sofo Kokën, Niko Lekën, Nane Savin, Polo Cakun, Vangjel e Niko Gjikondin, Petro Qesarin, Dhose Polon, Polo Kapetanin, Kleo Lanin, Miço Savën, Koço Lamin etj. Kur qe ftohtë në Qafë, pleqtë uleshin në diell nën Lekaj. Vetëm një “plak” mbaj mend me moshë të re, Petro Aleksin që humbi të dy sytë në ushtri dhe u bë pjesë e përhershme e “kuvendit” të pleqve. Këta burra të moçëm kishin një kod moral të shenjtë dhe parime të larta etike. Kur dikush i kërkonte të devijonte historinë, plaku i urtë Irakli Mërtiri përgjigjej, duke u drejtuar nga Rrapi: “O rrap i moçëm, ç’ke parë e dëgjuar për këtë çështje?!” 
Unë kam qenë qysh fëmijë i pasionuar për shkollën dhe për historitë e fshatit dhe krahinës së Himarës. Më duket se s’kam qenë kurrë fëmijë, kaq shumë i shoqëruar isha me pleqtë e ditur që tregonin të shkuarën. Kështu e di historinë e fshatit dhe të parëve të mi, nga gojëdhënat dhe dokumentet. Nëse në ato që ju tregoj do të gjeni ndonjë pasaktësi, ju lutem, të më falni dhe të më përcillni me besim se pasaktësitë e tregimeve të mia nuk e cenojnë aspak të vërtetën që po ju rrëfej.

 Cila është origjina dhe kombësia e bashkëfshatarëve tuaj?
Qeparoi në fund të shekullit të 15-të banohej nga një popullsi autoktone që fliste gjuhën shqipe. Kjo popullsi autoktone u zhvillua deri në ditët tona si mëhalla e Pecolatëve. Në mëhallën e Pecolatëve hyjnë: Martajt, Curajt, Gjokondajt, Recajt dhe Dhimëgjokajt. Në shekullin XVI në Qeparo u vendosën edhe ardhës të tjerë nga fshatra të tjera të Himarës apo krahinat e Shqipërisë për arsye nga më të ndryshmet, por që kryesisht lidheshin me faktin se Himara nuk kontrollohej nga Turqia dhe shërbente si strehë e atyre që përndiqeshin nga turqit, ose e atyre që donin të ruanin besimin e krishterë. Nëse një i ri ose e re nga Qeparoi do të dijë se ç’është gjaku i/e tij, të studiojë origjinën e mëhallës së tij. Përveç Pecolatëve në Qeparo janë edhe këto mëhalla: Mërtokaj, Rushatas, Gjikëbitaj, Ndregjinaj, Bogdanaj, Ballëguras, Bragjinas dhe Dhimëgjonas. Mëhalla e Mërtokajve përfshin Polajt, Malajt, Bramajt, Cakajt dhe Savajt. I pari i mëhallës së Mërtokajve ishte shqipfolës nga Progonati. Në Rushataj hyjnë Pecajt (janë shuar), Kocajt, Bocajt, Rushajt, Gjonajt dhe Katiajt. I pari i Rushatasve ishte një shqipfolës nga Zhulati dhe erdhi në Qeparo në shekullin XVI. Gjikëbitajt përfshijnë: Vjerajt, Markajt, Savajt, Kushtajt, Mërtirajt, Dushajt dhe Qirjaqajt. I pari i kësaj mëhalle ishte Bite Gjini. Bite Gjini, Ndre Gjini dhe Xharo Gjini qenë tre vëllezër nga Velça. Xharo Gjini u vendos në Borsh dhe prej tij nisi mëhalla e Xharogjinëve të Borshit, ndërsa Bite dhe Ndre Gjini u vendosën në Qeparo. Nga Ndreja rrodhi mëhalla e Ndregjineve ku përfshihen: Lekajt, Apostolajt (Kacajt), Dhimuçajt, Lanajt, Nikajt. I pari i Bogdanajve vjen nga Zhulati. Ai ishte shqipfolësi Nikë Zhulati. Në mëhallën e Bogdanajve bëjnë pjesë Polajt, Panajt, Shulajt (Zahajt) dhe Kostajt. Dhe tani të shpjegojmë Ballgurasit. I pari i tyre qe shqipfolës nga Ballguri i Korçës. Mëhalla e Ballgurasit fillon në shekullin e 16-të dhe përfshin Ballgurasit e sipërm, që janë: Karmenajt, Zhupajt, Dedajt, Vlashajt dhe Ballgurasit e poshtëm që janë Canajt, Kulumbajt, Todhrajt dhe Janjajt.

Po familja jote nga e ka origjinën?
Ne jemi Bragjinas. Në Bragjinas bëjnë pjesë Bragjinasit e sipërm ku hyjnë Aleksajt, Kokëdhimajt, Thanasajt, Zenajt dhe Nakajt; Bragjinasit e poshtëm ku hyjnë Spirogjikajt, Konomajt, Kapetanajt dhe Qeskajt; Bragjinasit e mesëm ose Papagjikajt ku hyjnë Lanajt, Kostëcalajt, Nacajt dhe Gjinajt. Mëhallën tonë e krijoi Papa Nika nga Tërbaçi. Papa Nika qe prift dhe nën presionin e islamizimit e la Tërbaçin dhe u vendos për disa vite në Kallarat. Më pas erdhi në Qeparo dhe shumë shpejt u mor vesh me burrat e tjerë të rëndësishëm dhe u vu në krye të fshatit. Ja si thotë një këngë e vjetër: Papa Nikë o mjekër Cjapi/ Do të të merretë fshati,/ Sa të kem Nikë Zhulanë,/ Kurrë s’ma mirrni dot fshatnë. Në mes të shekullit XIX drejtuesit e vilajetit kishin urdhëruar që mëhallët e zonës të shkruanin pemët gjenealogjike për të dokumentuar rrënjët e prejardhjes së tyre. Historinë e Bragjinasve dhe të fshatit të Qeparoit e shkroi Nikollaq Polimeri. Ai e plotësoi edhe pemën gjenealogjike të Bragjinasve. Nikollaq Polimeri jetoi në shekullin e 19-të. Në shekullin e 20-të pemën e Bragjinasve e plotësoi Minella Spirogjika. Ai vdiq para dy-tre vjetësh në Athinë, por e sollën dhe e varrosën në Qeparo. Spirogjika do të mbahet mend për kujtesën e tij të pashpjegueshme, pasi mund të riprodhonte e përshkruante ngjarje të ndodhura para 40 vjetësh me detaje e hollësi që të linte pa gojë! Dy vëllezër Bragjinas bënë dy fise, fisin e Kokëdhimajve dhe fisin e Kapajve. Dy vëllezërit i ndërtuan shtëpitë në një mur e themel të përbashkët, shtëpinë që ka sot Spiro Kokëdhima dhe shtëpinë që ka sot Dhimë Caku në qendër të fshatit. Kapajt nuk u shtuan. Kapajt e fundit qenë vëllezërit Kosta e Taso Kapaj që vdiqën më 1950 dhe 1954. Me vdekjen e tyre ky fis u shua. Unë kam emrin e Kostë Kapos ndërsa vëllai im i vogël, Anastasi, ka emrin e Taso Kapos, që ishte avokat me famë dhe që jetoi e punoi në Selanik. Vëllai im i mesëm, Aristidhi ka emrin e gjyshit nga babai. Babai im ishte një burrë i urtë e i ndershëm. Ai ishte i shquar për shpirtin e tij të madh e bujar, por edhe për rakinë dhe këngën polifonike, përmes së cilës ne mësuam e kënduam qindra histori të rëndësishme. Kur ishim të vegjël, me vëllezërit dhe motrën time mblidheshim shumë shpesh dhe këndonim rreth vatrës së zjarrit këngët që i këndonte im atë. Nëna ime është nga Markajt e Kudhësit. Ky i fundit është një fshat shqiptar sa mbahet mend e tregohet historia. Pavarësisht nga ky fakt, të dy vëllezërit e saj dhe dajot e mi i nënshkruan letrat e pensionit grek. Më vjen një ditë dajo Miço, një patriot e enverist i zjarrtë dhe një burrë aq i dashur e i shtrenjtë për mua, i cili më thotë se dua një mendje: “A t’i nënshkruaj letrat e grekut për pension se vetëm unë kam mbetur pa i nënshkruar në Kudhës?!” Më tha se do të nënshkruanin sikur ishin me kombësi greke, por nga kjo, me gjithë gruan do të përfitonin rreth 800 euro në muaj pension. I thashë të dëgjonte atë që kish nevojë: “Ti nuk i bën punë Kudhësit si i vetmi banor me kombësi shqiptare. Nënshkruaj kartërat e grekut se ty të bëjnë punë ato 800 euro! Motra jote e mëma ime nuk do t’i nënshkruajë sa të jetë jeta ato kartëra, kështu që kombësia jote si shqiptar do të ruhet në pasaportën e saj si vajza e Vangjelit dhe Lefterisë që të kanë pjellë edhe ty.” 

Pra, sipas jush të gjitha mëhallat e Qeparoit janë me gjak shqiptar?
Nuk kemi shpjeguar akoma vetëm historinë e mëhallës së Dhimëgjonajve. Kjo u krijua nga Dhimë Gjoni. Ky ishte nga Kërshavëza e Korfuzit. Ai ishte peshkatar dhe vrau një person e ra në hasmëri në vendin e tij. Erdhi vetëm në Qeparo dhe u vendos në një shpellë buzë detit në Skalomë. Qysh në shekullin e 16-të, kur ka ndodhur kjo histori, edhe sot, shpella në fjalë quhet Shpella e Frëngut (shpella e të huajit). Dhimë Gjoni, me kalimin e kohës, u njoh me fshatin dhe fshati e pranoi dhe i dha nuse një vajze vendi, me te cilën bëri Gjon Dhimën. Dhe kështu nisi Mëhalla e Dhimëgjonasve me Gumajt, Qesarajt, Kokajt, Kondajt, Merxhanajt, Mëhillajt, Stamatajt. Nga Kokajt e kësaj mëhalle është edhe Xhorxh Teneti (Koka). Vetëm kjo mëhallë vjen nga martesa e një të huaji emigrant nga Korfuzi me një shqiptare. Të gjitha fiset dhe familjet e tjera të fshatit tonë janë shqiptare të pastër prej vendi, prej gjuhe e prej gjaku. Ish-gazetarja e “Shekulli”-t, Lindita Çela, në muajin gusht të vitit 2012 intervistoi Koço Kokën, por nuk i kuptoi mirë dhe i shkroi gabim shpjegimet dhe fjalët e tij për historinë e familjes së Xhorxh Tenetit. Koço Koka e shpjegoi historinë kështu siç është e vërteta. Historia dhe pema gjenealogjike e Dhimëgjonajve u shkrua nga Nine Guma, në fillim të shekullit të 20-të. Ai u vra në luftën italo-greke. Gjatë bombardimeve italiane ra një predhë në shtëpinë e tij dhe e vrau. Pas tij, pemën gjenealogjike të Dhimëgjonajve e ka plotësuar dhe vazhdon ta mirëmbajë edhe sot nipi i Nines, miku dhe bashkëfshatari im Vasil Guma. Nine Guma përmendet edhe sot për bletët e tij. Ai, në vitet ’30 kishte 200 koshere, që i mbante në Harcale.

 Po Himara e Dhërmiu a kanë banorë me origjinë greke?  
Para disa vitesh në një shkrim gazete, një djalë i Markaj nga Dhërmiu deklaronte pak a shumë se kishte gjak grek. Petro Marko, në librin “Retë dhe gurët” e ka shpjeguar me fakte të pakundërshtueshme origjinën shqiptare të fiseve të fshatit të tij. Në Himarë njerëzit që kanë udhëhequr idenë se “jemi grekë”, i përkasin fisit të Spiro Milos. Në bregdet e di i madh e i vogël se i pari i familjes së Spiro Milos erdhi nga Progonati dhe u vendos në Himarë rreth vitit 1640. Unë kam jetuar një vit në Progonat e Lekdush dhe e di mirë se ajo krahinë nuk ka folur kurrë një gjuhë tjetër veç shqipes. Edhe Bollano thotë se jemi grekë, por ai nuk e ka shpjeguar ndonjëherë se si janë gjendur grekët në Progonat, prej nga ka ardhur në Himarë familja e tij. E pyeta një herë një plak të fshatit tim se si e shpjegojnë “grekët e Progonatit” se pse është “zhdukur” gjuha dhe çdo gjurmë e kulturës greke atje?! Ai më tha se, “ata” (!) thonë se nën presionin turk u zhduk greqishtja dhe u zëvendësua nga shqipja!! Edhe në Qeparo, ku presioni turk ka qenë shumë më i dobët, është folur gjuha esperanto, por asnjëherë gjuha greke, edhe pse kishte shkolla e meshë në greqisht dhe shumë njerëz e dinin gjuhën greke. Në fshatrat e Himarës nuk jetojnë grekë. Atje jetojnë prej shekujsh shqiptarët që kanë shkuar dhe shkojnë në harmoni e miqësi me grekët. 
Këto ditë lexova ditarin e Edurd Lir-it, i cili udhëtoi në Shqipëri në vitin 1848. Nga ato që kish dëgjuar në Greqi, ai mendonte se në Himarë të gjithë duhej të ishin grekë. Kur ai erdhi në Himarë, u habit se nuk kishte asnjë grek. Në Himarë, sipas tij, jetonin vetëm shqiptarë. Midis Himarës dhe Qeparoit shtrihet Gjiri i Porto-Palermos (Panorama e Lashtë), ku sipas gojëdhënës u strehua Odisea, i cili kaloi shumë peripeci në shpellën e Spilesë ku banonte ciklopi Polifem. Në zonën tonë shumë njerëz mund të rrëfejnë këtë gojëdhënë që kërkon një nivel të mirë kulturor, por kurrë s’mund të dëgjosh prej tyre përrallën se Himara është Greqi. Të gjithë këtu e dinë se të thuash “jam grek” është një lloj pune. Edhe ata që thonë se janë grekë, e dinë mirë se nga vijnë e çfarë janë. Të thuash “jemi grekë” paguhet që prej kohës që u krijua shteti grek, gati 200 vjet më parë. Projekti grek për grekëzimin dhe aneksimin e Himarës na ka krijuar historikisht shumë telashe.
 A di ndonjë histori nga Qeparoi që ia vlen të tregohet rreth këtyre telasheve? 
 Do t’ju tregoj diçka për luftën e Lëkurësit që u zhvillua në mes të shekullit të 19-të për të zgjeruar kufijtë e Greqisë me territore të Himarës. Ushtria që luftonte për ne nën flamurin e Greqisë udhëhiqej nga komandant Jorgji Stefani. Jorgji Stefani ishte nga Qeparoi, bragjinas si dhe unë, por nga Papagjikajt. Ai fillimisht donte që të zbarkonte në Qeparo, por nuk e lejoi kapedan Sokrat Leka. Jorgji Stefani dhe ushtria e tij ishin mercenarë të paguar nga grekët. Paratë që pagoi Greqia për këtë luftë i ndanë Anastas Qëndro nga Piqerasi, Foto Gjika nga Qeparoi dhe Muslim Gjoleka nga Kuçi. Këta i ndanë florinjtë me gavetë, ishin shumë para. Sokrat Leka ishte patriot dhe burrë me autoritet. Ai ka bërë edhe kryetarin e vilajetit të shtatë fshatrave të Himarës, edhe anëtarin e Lidhjes së Prizrenit për Kazanë e Gusmarit. Në fund të bisedës, ku Jorgji Stefani i kërkoi Sokrat Lekës leje për të zbarkuar në Qeparo, ky i fundit i tha: “Mallkuar qoftë kjo bisedë që bëmë. Eja të shkundëm shollët që të dalim pa u gjynatartur” dhe hoqi shollat e i shkundi. Luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit në Lëkurës dhe shtatë djem nga Qeparoi u vranë nën flamurin grek. Luftën e humbi Greqia. Jorgji vdiq në Athinë me gradën kolonel xhandarmërie. Greqia fitoi pavarësinë gati 100 vjet para Shqipërisë dhe programoi helenizimin dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë, përfshi Himarën. Nën këtë strategji është punuar për të përhapur gjuhën e ndikimin grek në Himarë dhe gjithmonë janë financuar mercenarë të Megali Idhea-s. Mercenarët e Megali Idhea-s e përdornin si argument kryesor arsyetimin se, derisa Kurveleshi e Labërisa u bënë turke (përqafuan fenë islame), pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë që e lufton Turqinë ashtu si edhe ne? Këta mercenarë kanë shkaktuar shumë incidente, që janë paguar me gjak e sakrifica nga banoret e fshatrave tona nëpër vite.

Mund të na përshkruani ndonjë incident të tillë nga e shkuara?
Çdo fshat ka historitë e tij. Ishte koha e luftës italo-greke kur ndodhi kjo ngjarje që tregohet edhe sot në Qeparo. Fronti i luftës ishte në Gjivlash e në Policë, prona të fshatit tonë. Ushtria italiane u thye. Kur italianët po iknin, Babë Hoxha nga Qeparoi qëlloi nga pas shpine një ushtar dhe e vrau. Babë Hoxha qe njeri shumë i vrazhdë, kish marrë pjesë në çetat e Spiro Milos dhe ishte kontingjent i Megali Idhesë, që kryente ndonjë paudhësi sa herë hunda e tij ndiente se mund të nxirrte ndonjë përfitim. Për këtë vrasje gjithë fshati e dënoi. Fshatarët tanë e varrosën ushtarin nën Karmenaj. Babë Hoxha shkoi dhe iu mburr komandantit grek Petropulli. Edhe Petropulli e përbuzi dhe i tha: “Më vjen keq të harxhoj një plumb për një njeri pa vlerë si ti, sepse është poshtërsi të qëllosh pas shpine një ushtar që po ikën”. Komandanti italian, i cili donte të justifikonte humbjen, raportoi në mënyrë të gënjeshtërt se ishte ndodhur midis dy zjarresh; përpara me ushtrinë greke dhe prapa me popullin e fshatit tonë. Për këtë Qeparoi u bë shënjestër e bombardimeve italiane me artileri nga deti. U vranë shumë njerëz dhe u shkatërruan e dogjën shumë shtëpi. Fshati jetoi 5 muaj nëpër shpella. Edhe shtëpia e Kokëdhimajve u prish dhe Kokëdhimajt jetuan në Shpellë të Luces. Babë Hoxha u fsheh në një bodrum në Athinë. Kur do nisej nga Athina për t’u kthyer në fshat, Thoma Vogli takoi Babë Hoxhën. Ky i fundit iu lut që ta merrte në fshat dhe i kërkoi që t’i priste kokën e t’ia varroste në Qeparo nëse do të vdiste rrugës! Askush nuk pranoi ta sillte Babë Hoxhën as të gjallë, as të vdekur. Ai mbeti përjetë në dhe të huaj.

Kohët e fundit marrëdhëniet shqiptaro-greke janë tensionuar shpesh nga përfshirja e politikanëve dhe klerikëve në deklarata nacionaliste! Kush është komenti juaj?   
Fillimisht dua të them diçka për klerikët e Kishës Ortodokse. Kam një respekt e vlerësim të veçantë për Hirësinë e tij, burrin e ndritur Janullatos. Kam patur nderin dhe kënaqësinë ta pres edhe në shtëpinë time, para 20 vjetësh. Ai bëri shumë dhe ndofta sa askush tjetër për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në këto vite pas rënies së komunizmit. Por çdo shqiptar ka dy ndjeshmëri të forta në lidhje me fenë ortodokse! Së pari, shqiptarët duan të jenë të sigurt qartësisht se në Kishën Ortodokse të Shqipërisë kanë marrë zgjidhje qëllimet që çuan në themelimin e kishës autoqefale shqiptare, që në këtë kishë shërbesat bëhen në gjuhën shqipe dhe karrierat e hierarkive me kombësi shqiptare zhvillohen në mirëbesim të plotë. Kisha autoqefale e Shqipërisë duhet të rrisë një komunitet priftërinjsh me kombësi shqiptare dhe duhet t’i përkasë këtij komuniteti. Së dyti, qytetarët tanë duhet të besojnë plotësisht se kjo kishë nuk do t’u bjerë ndesh në asnjë rast aspiratave kombëtare e popullore të shqiptarëve për liri, mirëqeverisje, drejtësi e prosperitet. Është një surprizë e madhe dhe e pakëndshme që të dalë një hierark i lartë i kishës, siç lexova në shtyp përpara pak muajve për mitropolitin e Gjirokastrës, e të deklarojë se Himara është greke! Biem dakord që zoti nuk e ka thënë këtë gjë dhe në ungjill nuk është shkruar kështu! Nuk është e lejuar që klerikët e fesë të përzihen me sektet nacionaliste e shoviniste greke a shqiptare qofshin, që nuk i ndihmojnë popujt tanë të zgjidhin hallet e tyre të mëdha. Pavarësisht se këto çështje duhet të rregullohen me kushtetutë, unë dua të shpreh besimin tim se një burrë i lartë si Janullatosi e kupton se është sfida e tij të fitojë e ruajë dashurinë dhe besimin e shqiptarëve që e duan Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe respektojnë aspiratat e atyre që e themeluan këtë kishë. Madhështia e veprës së Janullatosit do të varet pikërisht nga fakti se sa shqiptare do të jetë, do të ndihet e besohet kisha që ai do të lërë pas. 
Është naive të besohet se mund të kenë të ardhme planet për aneksimin dhe grekëzimin e jugut të Shqipërisë apo copave të saj qoftë në tokë, qoftë në det. Shqipëria tani i ka kaluar ditët e saj më të këqija. Ajo ka miq e aleatë të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Europës, është anëtare e NATO-s dhe ka një popull të qartë që i njeh mirë miqtë e armiqtë, të mirat dhe të këqijat. Politikanët e të dy vendeve në qeveri apo në opozitë që u drejtohen ndjeshmërive shoviniste, nacionaliste e fashiste në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek, për të fituar vota apo çdo kapital tjetër politik, bëjnë gabime shumë të rënda dhe të pafalshme! Sjelljet gjoja nacionaliste të një qeverie që ka bërë shumë lëshime të panevojshme në dëm të interesave shqiptare dhe që dështoi t’i dhuronte një copë deti Greqisë, o Zot sa qesharake janë! Drejtuesit e Qeverisë tonë sillen si anëtarë të “Agimit të Artë shqiptar” me deklarata e aludime, medemek për pretendime ndaj Greqisë. Qeveria jonë është në të drejtën dhe përgjegjësinë e saj, të shfrytëzojë çdo mundësi për të shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë, që Greqia e mban akoma në fuqi! Ne jemi në të drejtën e Zotit të kushtëzojmë çdo zhvillim sinjifikativ të mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë me abrogimin e ligjit të luftës prej saj. Kjo do t’i lejonte çamët të kërkojnë e të marrin në rrugë ligjore shtëpitë dhe pasuritë e tyre të mohuara padrejtësisht nga shteti grek. 
Greqia u çlirua nga Turqia me gjakun dhe sakrificat e përbashkëta të grekëve e shqiptarëve arvanitas dhe normalisht do të ishte një shtet për grekët dhe arvanitasit. Kjo është një e vërtetë historike dhe s’ka asnjë problem ta themi sa herë të na pëlqejë e të jetë rasti. Qeveria greke e ka tradhtuar jo pak herë respektin që duhej të kishte për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo ka financuar programe nacional-shoviniste, siç ishte edhe programi për pensionet e shqiptareve të Epirit që u zhvillua këta 20 vjet. Unë e falënderoj shumë Qeverinë Greke që i dha këto pensione të çmuara për kohët e vështira që kaloi populli ynë, por nuk e nderoj aspak për qëllimet nga është frymëzuar dhe synon të arrijë me këtë program. Këto nuk i kanë penguar dy popujt tanë të jetojnë në dashuri e në paqe, të marrin e japin mes tyre, të lidhen në miqësi e në martesa dhe të punojnë së bashku. Ne kemi një komunitet të madh arvanitas historikë e shqiptarë të ditëve tona, që jetojnë e punojnë në Greqi në miqësi e harmoni me popullin grek, siç kemi në Shqipëri vëllezërit tanë minoritarë që jetojnë e punojnë bashkë me ne si një popull i vetëm e i bashkuar për të ndërtuar një Shqipëri e një jetë më të mirë për vete e për fëmijët tanë. Politikanët grekë e shqiptarë që kërkojnë të bëjnë pasuri duke prishur këtë atmosferë, bëjnë një krim të madh. Ata është mirë të ndjekin shembujt e mirë të burrave të shquar që nuk kanë munguar në të dy kombet tanë e që kanë punuar për ta përmirësuar lidhjen dhe miqësinë historike mes shqiptarëve e grekëve. Ne jemi dy popujt më të vjetër të Ballkanit dhe kemi jetuar si vëllezër e nuk kemi luftuar kurrë kundër njëri-tjetrit. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. 

Historia
“Të moshuarit flasin greqisht, por qajnë dhe këndojnë shqip”
Ka qenë politika për greqizimin e Himarës ajo që e ka bërë këtë pjesë të Shqipërisë që ende sot të përflitet si tokë greke. Duke përfituar nga fakti se ajo ishte zonë e izoluar, sillogjet greke e shfrytëzuan për ta paraqitur si fortesë të Greqisë, thotë Koço Kokëdhima.
Zoti Kokëdhima, si shpjegohet që Dhërmiu, Himara dhe Palasa flasin gjuhën greke?
Në Qeparo nuk është folur kurrë greqisht, por tani, pas një emigracioni të gjatë shumica e të rinjve të sotëm nuk dinë më shqip! Sigurisht që kjo nuk mjafton për të thënë se këta janë grekë. Dhërmiu e Himara kanë gra të moshuara e plaka që nuk dinë shqip, por të vdekurit i qajnë në shqip dhe dasmat i këndojnë po ashtu në shqip, fjalët e urta i dinë e i tregojnë në shqip. Pas vdekjes së Skënderbeut, Himara jetoi për shekuj me radhë si krahinë autonome. Ajo, Himara e madhe, kishte 38 fshatra dhe ishte strehë për gjithë shqiptarët që kërkonin shpëtim nga Turqia. Por ai vend i varfër e shkëmbor nuk mund të mbante qindra mijë njerëz, prandaj dhe u bë eksodi i madh në Kalabri. Himara dërgoi mijëra burra të armatosur që sistemuan në Kalabri ata mijëra e mijëra të ikur me mjete të sajuara, të cilët i shpëtuan Kanalit të Otrantos dhe urisë e mungesës së strehës. Djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti e konsideroi Himarën si mbretëri të vetën, por ai nuk pati sukses. Kur ky i fundit u largua, garda e Skënderbeut ku bënin pjesë djemtë e zgjedhur të Himarës së madhe nuk u shpërnda, por u vendos në Gjilekë të Dhërmiut. Nga vdekja e Skënderbeut për tre shekuj me radhë në Himarë shërbyen misionarët bazilianë të dërguar nga papa e që punonin për t’i bërë ortodoksët e Himarës unitë, d.m.th. ortodoksë të papës dhe jo të patrikut të Stambollit. Në 1630-n misionarët bazilianë hapën shkollën e parë shqipe në Dhërmi për të trajnuar priftërinjtë. Me kohë e nën presionin turk, Himara e brendshme ku bënin pjesë Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u bë myslimane dhe u nda nga Himara e bregdetit, që mbeti e krishterë. Pas kësaj, sa herë Turqia ndërmerrte fushata ushtarake për ndëshkimin e himarjotëve, Himara e Dhërmiu nuk i çonin më fëmijët dhe pleqtë e plakat në thellësitë e Kurveleshit por në Gjirit e në Korfuz ku banonin grekë e sundonin venecianët e ku qëndronin me muaj e me vite. Prandaj himarjotët flasin greqisht si gjiritlinjtë e dhërminjasit si korfiotët. Himara dhe Suli ishin dy krahina autonome që luftuan gjithë jetën me Turqinë dhe nuk e njihnin as Greqinë e as Shqipërinë e humbur. Himara që nuk i paguante taksa Turqisë dhe nuk dërgonte nizamë jetoi e izoluar dhe në distancë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Këtë distancë e shfrytëzoi Greqia si të përshtatshme të punonte për ta aneksuar Himarën, ndërkohë që Sulin e greqizoi gradualisht. Shkollat në fshatrat ortodokse gjatë shekullit të 19-të u financuan nga fondet e Zhabës dhe shumë bamirës të tjerë që bënë para dhe i lanë pasuritë e tyre në bankat greke. Në këto shkolla mësohej greqisht. Qeveritë greke financuan sillogun vorio-epirot që merrej “me çlirimin” e Vorio-Epirit. Ato mbollën shumë strategji e ide për ta larguar Himarën nga Shqipëria e për ta bashkuar me Greqinë: një strategji ishte të bënte vend ideja ndër himarjotë se s’jemi as grekë e as shqiptarë; një tjetër e paraqiste Himarën si “krahinën më të lavdishme e më heroike greke” dhe shërbente si bazë për të përligjur privilegjimin e himarjotëve në përgjithësi dhe sidomos të njerëzve që kanë punuar për politikën e grekëzimit dhe aneksimit të Himarës në veçanti. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri nuk kanë gëzuar privilegje të veçanta në Greqi, siç kanë gëzuar himarjotët, të cilët nga ana tjetër kanë jetuar të lënë mënjanë e pa kujdes nga qeveritë e Shqipërisë në shumë periudha. Në këto rrethana politike e historike u përdor greqishtja nga shqiptarët e dy-tri fshatrave të Himarës bregdetare.