Kanë zgjedhur ditën e verës të takojnë djemtë e tyre, nuset, nipërit e mbesat, që prej 20 vjetësh ndodhen në Athinë, por nuk kanë qenë të mirëpritur në kufirin grek. Dy të moshuarit kanë pritur në kufi orë të tëra, por refuzimi ka qenë i prerë "Çamëria, jo!". Edhe kompromisi me veten për të hequr pranë kufirit shaminë tradicionale të çames, nuk e ka ndihmuar 66-vjeçaren. Historia ka nisur teksa nëpunësi i vendit fqinj ka dalluar vendlindjen në pasaportën e saj: Margëlliç, Çamëri.
"Shyqyr që erdhi kjo ditë të shikojmë dhe ne ku jetojnë fëmijët tanë. Thamë të shkonim me plakun tek djemtë në Athinë dhe bëmë gati gjithçka duhej",- tregon Marie Bajrami. Njëri nga djemtë na dërgoi sipas rregullave që kanë vendosur një garanci, si dhe ne këtej së bashku me plakun paguam detyrimet që duheshin si dhe premë biletat për të udhëtuar drejt Greqisë. Në doganën shqiptare në Kakavijë na panë dokumentet dhe pasaportat dhe pasi morëm vulën e daljes nga pala shqiptare, iu drejtuam kufirit grek.
I pari kaloi bashkëshorti im, ku pala greke i vendosi dhe vulën e hyrjes për në tokën greke e pas tij shkova e dorëzova unë pasaportën time. Sapo pa pasaportën, ku shkruhej vendlindja, m'u drejtua tërë inat "oqi Çamëria". Si tigër m'u drejtua, aq me inat më foli. Menjëherë thirrën dhe burrin dhe i morën sërish pasaportën, duke na lënë në pritje dhe pa na dhënë asnjë shpjegim"
75-vjeçari tregon pasaportën ku ka vulën e hyrjes shënuar me dy viza kryq sipër, të cilat e bëjnë atë të pavlefshme. "E morën pasaportën për shkak të vendlindjes sonë. Na lanë të prisnim pa asnjë shpjegim, ndërsa ndër fjalët që thoshin, dalluam "oqi Çamëria". Shoferi i autobusit që u sqarua me ta greqisht na tha se penalizimi ka ardhur nga vendlindja. "Duket se kanë urdhër që ata që kanë lindur në Çamëri, të mos kalojnë në territorin grek".
Vetë gjuhën nuk e dinim dhe kemi pritur aty derisa na dhanë disa fleta të firmosnim për refuzimin që na bënë dhe siç na tha dikush nga ta, duhej të ndërronim vendlindjen për të hyrë në Greqi. Por, a mund të ndërrohet vendi ku ke lindur? Edhe të dimë të vdesim, këtë nuk e bëjmë. Kam eshtrat e prindërve dhe motrës aty. Është vendi ynë, sado të na e mohojnë".
Pasi kanë marrë në dorë pasaportat, të dy të moshuarit i janë drejtuar sërish palës shqiptare. 75-vjeçari tregon se aty pala shqiptare i mori sërish pasaportat e pasi i verifikoi në kompjuter u është drejtuar "ju jeni në rregull me dokumentet dhe nuk e dimë pse ata ju kanë kthyer pas. Nuk dimë të merremi me ta, nuk kemi ç't'i bëjmë palës greke". Me këtë të përgjigje të marrë nga policia kufitare shqiptare, çifti i moshuar është kthyer drejt Vlorës. Ndërkohë, në dokumentet që kanë firmosur për refuzimin, sipër është shkruar edhe "vendlindja Çamëri" me gërma greke, ndërkohë që justifikimi i dhënë zyrtarisht është "probleme me dokumentet".
"Lajmëruam djalin të mos dilte të na priste dhe gjetëm një taksi e u kthyem në shtëpi", mbyllin rrëfimin bashkëshortët. Në sytë e tyre dallohet dhimbja, por edhe indinjata. "Jam krenar që jam çam dhe këtë e them me zë të lartë",- thotë 75-vjeçari. Ai është larguar nga Çamëria pasi kishte mbushur 6 vjeç, ndërsa gruaja vetëm 16-ditëshe. Një spastrim, që duket se po i përndjek edhe në moshën e tretë.....
Anila Dushi - Gazeta Shekulli

No comments:
Post a Comment