ÇAMËRI
Nuk e di as gjallë si mbete,
e shumvuajtura Çamëri.
Oj zemra jonë plot derte,
Lirinë ke ardhmëri.
Dita jote ka me ardhë,
bijtë e tu të të dalin zot.
Oj Çamëria zemërbardhë,
një ardhmëri për ty pa lot.
Mjaft ne po vajtojmë,
për Çamërinë tonë pa faj.
Të bashkuar ta shpëtojmë,
s'fitohet gjë me vaj.
Se zemra e Shqipërisë,
copë-copë u bë shumë herë.
Do t'gëzojë rrezet e lirisë,
kjo Nëna jonë me vlerë.
Kush s'ka për t'na ndaluar,
që t'jetojme bashkë e në liri.
Edhe ty kemi me të çliruar,
e përvuajtura ÇAMËRI.
Refreni i vjetër e i harruar,
do të ripërtërihet përseri.
Bekim i Rilindasve të uruar:
"Pa Kosovë e Çamëri,s'ka Shqipëri".
Falenderojme Dr. Xhabir Alili per kete poezi, ky krijim buron nga zemra atdhetare e Uskanes legjendare. Marre nga Sofrakercovare.com
No comments:
Post a Comment