November 30, 2010

Pleshavica - Plisivitsa

Ah! Beautiful Pleshavica! to avoid the Slavic origin it once was named as Plisiovrysi (?!! #), Then Plisio! The first Slavs, however, when suddenly saw the bare rock of the citadel, which was built over the original settlement named Plěch meaning "Bare, bald place" and added the suffix -ica as a diminutive and the rock was not large (Let's not forget that the Greek- itsa is a loan) or simply to indicate the location (The -ica in Slavic either indicates affection or aggressiveness).

LA  BASTIA

Bronze statuette of Venus or her mother Dione from Paramythia

Roman, Probably 2nd century AD
Found near Paramythia in Epirus. 
In 1791-92 some Albanian peasants found an extraordinary group of nineteen bronze statuettes near Paramythia in Epirus, north-west Greece. The bronzes were deities, including a Lar or household god, and may originally have come from a domestic shrine in a rich Roman house. The statuettes were made in the Roman period, probably around the middle of the second century AD, but copy Classical and Hellenistic Greek sculptures on a larger scale.

This figure shows Venus, the Roman goddess of love, or perhaps her mother Dione, with sensuously flowing drapery and long, sinuous locks of hair. The dove on her head makes a pleasing head-dress. She originally had an attachment of some kind across her hips, perhaps additonal drapery, for which the holes remain. The original statue on which this miniature version was based probably dated to the first century BC.
Most of the statuettes went to St Petersburg, and were dispersed after the death of Empress Catherine of Russia. Twelve were bought by the collector Richard Payne-Knight, who bequeathed them to the British Museum in 1824. Two more were given by the widow of the antiquary John Hawkins in 1904. The present whereabouts of the other five is unknown.

J. Swaddling, 'The British Museum hoard from Paramythia, north-western Greece: classical trends revived in the 2nd and 18th centuries AD' in Bronzes hellenistiques et roma (Lausanne, Diffusion De Boccard, 1979)
C. Rolley, Greek bronzes (London, Sotheby's Publications / Chesterman Publications, 1986)

http://www.britishmuseum.org/explore/highlights/highlight_objects/gr/b/bronze_of_venus_or_dione.aspx

RIORGANIZOHET ORGANIZATA ÇAMËRIA NË SH.B.A.


Me rastin e festës së 98 vjetorit të pavarësisë dhe të ditës së flamurit veprimtarë nga shtete të ndryshme amerikane u bashkuan për të unifikuar forcat për zgjidhjen e çështjes kombëtare të Çamërisë. Në këtë  mbledhje morën pjesë shumë përfaqësues të deleguar nga degët e shoqatës Çamëria në shtetet Michigan, Illinois, Pennsylvania, New Jersey dhe New York për organizim të gjerë për lobimin e zgjidhjes sa më efikase të çështjes çame.


Ditën e shtunë Federata Mbarëshqiptare Vatra në New York me kryetar Dr. Gjon Buçaj ofroi ambjentet e saj ku u mbajt një aktivitet i suksesshëm për ristrukturimin dhe organizimin e punës së përgjithshme të aktivistëve shqiptarë me prejardhje nga Çamëria.

Të pranishëm ishin shumë aktivistë të rinj dhe përfaqësues të komunitetit çam nga Paramthia, Margëlliçi, Filati, Konispoli, Galbaqi, Mazreku etj. Aty u paraqitën raportet e punës së deritanishme të çdo dege dhe u pasqyruan veprimtaritë ndërgjegjësuese dhe informative për njohjen e genocidit grek ndaj popullsisë të Çamërisë në komunitetin shqiptar dhe atë amerikan në Amerikë. Në lidhje me bashkëpunimin e përfaqësuesve çamë në Shqipëri dhe Kanada u vendos që të mbahen lidhje sa më të afërta dhe reciproke. Gjithashtu u theksua dhe nevoja e mbështetjes nga diaspora shqiptare në Amerikë për zgjidhjen e çështjes çame si në rastin e pavarësisë së Kosovës.

Strategjia e përbashkët në këtë mbledhje ish mbarështimi i organizatës ku caktohet dhe kontrollohet puna e udhëhequr nga misioni kryesor i saj, dënimi i genocidit grek ndaj shqiptarëvë të Çamërisë dhe rikthimi dhe rivendosja në Çamëri. Në mbledhje me shumicë votash 19 me 2 u shkarkua kryesia e vjetër. Pas bisedimeve dhe propozimeve u votua kryesia e re e organizatës së përgjithshme, me kryetar zotin Endri Mërxhushi, nënkryetar zotin Ilir Ademi e sekretar të përgjithshëm zotin Sali Bollati, që caktuan axhendën vjetore për bashkërendimin e funksioneve dhe të punës së anëtarësimit të domosdosshëm në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë të Çamërisë. Rëndësi të veçantë iu dha edhe bashkëpunimit me organizata të ndryshme shqiptaro-amerikane dhe ruajtja dhe përcjellja e traditave çame.

Duke pasur një zë të përbashkët në SH.B.A., puna e aktivistëve të rinj me ata të vjetër u gërshetua në mënyrë që brezat e rinj të mundësojnë fushatëbërjen për zgjidhjen sa më të efektshme të çështjes kombëtare të Çamërisë Martire. duke ja përshtatur edhe emrin e ri "Shqiptaro-Amerikanët nga Çamëria". Ky emërtim ka si qëllim që duke u mbështetur në avantazhin e të qënit shtetas të këtij vendi të madh e të fuqishëm demokratik, të ndihmohet në zgjidhjen e problemit të Çamërisë në bashkëpunim e veprim të përbashket me PDI , PDU, Shoqërinë Çamëria në Tiranë e Institutin e Studimeve Çame. Fill pas themelimit, "Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria" fillon punën e saj intensive për të forcuar lidhjet me senatorët amerikanë në shtetet Illinois, New York edhe New Jersey ku janë përqëndruar shumë shqiptarë çamë.

November 19, 2010

GENOCIDI I PAPARË HELEN NDAJ BANORËVE TË ÇAMËRISË NË VITIN 1944-1945

Eugen Shehu

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore. Por historiografia jonë e ka pranuar se nëse në vitet 1913-1943 genocidi helen ndaj shqiptarëve çamë ka patur një përshkallëzim, po ashtu është pranuar që pranvera dhe vera e vitit 1944, përbëjnë apogjeun e barbarisë greke ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Ky genocid do të provonte edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Athinës, e cila kërkonte jo vetëm largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, por edhe rrënimin e plotë të kujtimeve mbi ekzistencën aty të racës sonë.
Në muajt gusht-shtator 1943, vlen të thuhet se rezistenca e atdhetarëve çamë ishte organizuar më së miri. Ndonëse në thelb, kjo rezistencë u organizua kundër okupatorit, në të pati edhe element të mbrojtjes vendore, çka do të thoshte ruajtja e shtëpive dhe popullsisë së pambrojtur ndaj andartëve grekë. Atdhetarë të tillë si Isuf Izeti, Xhafer Çafuli, Musa Demi, Dervish Dojaka, Braho Karasani, Sami Alushi e dhjetëra të tjerë u përpoqën që këtë front të rezistencës ta mbanin të ndezur edhe nëpërmjet zhvillimit të disa betejave kundër gjermanëve, duke parë sigurisht që këto beteja të mos i jepnin mundësinë kundërshtarit që të bënte raprezalje.
Kështu në ditët e fundit të shtatorit 1943 dhe deri në fillim të nëntorit të këtij viti, efektivat e batalionit “Çamëria” të ndihmuar edhe nga vullnetarët e zonës përrreth, zhvilluan betejën e famshme të Konispolit, e cila zgjati 55 ditë. Në të vërtetë, në këtë betejë, muarën pjesë shqiptarë nga të dy anët e kufirit politik dhe ky fakt u përcoll jo pa shqetësim në qarqet shovene të Athinës. Ky bashkëpunim i ngushtë i shqiptarëve brenda shtetit amë me vëllezërit e tyre çamë, pamvarësisht se ata luftuan kundër okupatorit gjerman, u kuptua si një rrezik i madh për vorioepirotët dhe qëllimet e tyre.
Ndërkaq efektivat e batalionit “Çamëria” në bashkëpunim edhe me komandën nacionaliste të forcave të jugut zhvilluan luftime edhe në zonat e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Delvinës. Sipas dokumentave gjermanë që gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë, këto luftime u karakterizuan nga disa prita tepër të rrezikshme ku kanë gjetur vdekjen dhjetëra ushtarë dhe oficerë gjermanë. Në këto luftime qoftë atdhetarët e Çamërisë, qoftë nacionalistët e jugut të Shqipërisë, patën marrë krahë sidomos “nga deklarata e Uinston Çërçillit, sipas të cilit kufiri shtetëror i Shqipërisë do të rishqyrtohej menjëherë pas mbarimit të luftës.” (Gazeta “Atdheu” Tiranë 20 tetor 1943.)
Gjithashtu mendoj se nuk mund të lihet në heshtje fakti që nacionalistët e Çamërisë, iu kundërvunë disa çetave komuniste shqiptare, të cilat patën krijuar lidhje të ngushta me Partinë Komuniste greke. Këto çeta, të udhëhequra nga disa filogrekë të njohur në Çamëri, trumbetonin me të madhe se vetëm lufta e tyre e përbashkët me grekët do t’i sillte “lumturinë” Çamërisë. Ata nuk mund të kuptonin dot se çfarë tragjedie po përgatitej në Athinë dhe ishte vetëm prezenca gjermane që e vononte pikërisht këtë tragjedi. Një nyjë e çuditshme lidhte në këtë rast atë grusht komunistësh të Çamërisë, me klikën e Tiranës, e cila po ashtu pretendonte se komunizmi do të ishte liria e ëndërruar e gjithë popujve.
Në këto momente tejet të ndërlikuara, Athina zyrtare si kurdoherë u orientua drejt politikave të saj antishqiptare. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi një marrëveshje të Partisë Komuniste të Greqisë me klikën e Dushan Mugoshës dhe Enver Hoxhës në Tiranë, sipas të cilës, në fshatrat me minoritet grek në Shqipëri, mund të shkonin përfaqësues komunist grekë dhe të bënin propagandë dhe organizime për të luftuar okupatorin. Komunistët grekë që ngarendën në jugun e Shqipërisë, nxituan të bënin propagandë për idetë panhelene të "Vorio Epirit" dhe brenda pak javëve , në kuvendin e organizuar në vendin e quajtur Akrovjan, përfaqësues të këtij minoriteti brenda kufijve të shtetit amë shqiptar, kërkuan me forcë që “duam të jemi një Greqi, qoftë kjo komuniste apo e djallit, vetëm të jemi në Greqi.” Nënteksti ishte i qartë, kufijtë e Shqipërisë duheshin shtyrë akoma më tej, duke i rrudhur tinëzisht ata.
Një rol jo pak të rëndësishëm, në pranverën e vitit 1944 do të luanin edhe atdhetarët nacionalistë të Çamërisë. Këta me propagandën e tyre, por edhe me veprime të hapura aspironin bashkimin e trojeve çame me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill Krahinor me organizmat e tij, të shtrirë në nënprefekturë e deri në fshatrat më të largët. Mendoj se është me vend të kuptohet se pikërisht në muajt e parë të vitit 1944, ndryshe nga çfarë është publikuar deri më sot, autoriteti gjerman ka dashur të luaj një rol amortizuesi apo frenuesi të mërive të vjetra greko-shqiptare. Kështu, në një dokument tepër sekret që komanda gjermane në Çamëri, i dërgon komandës së lartë ushtarake të Athinës, midis të tjerave shkruan tekstualisht: “Gjendja në krahinën e Çamërisë është përkeqësuar, sidomos në këto javë të fundit. Deri afër fundit të vitit 1943, shqiptarët mjaftoheshin me ushtrimin e zotërimeve të tyre në disa zona influence pa marrë përsipër të administrojnë vendin. Tashmë ata kanë bërë hapa përpara duke forcuar pozitën e tyre nëpërmjet krijimit të disa organeve administrative. Marrja e këtyre masave motivohet për shkak të administratës greke, e cila ka falimentuar plotësisht dhe pa ndërhyrjen e shqiptarëve rendi dhe qetësia rrezikohen totalisht. Për zbatimin e organizimit administrativ ata kanë ngritur një Këshill Kombëtar Shqiptar të Çamërisë.” (Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë. Dokumente gjermane. Dok. 23/44 sekret, datë 10 janar 1944)
Veprimtaria e lartpërmendur e Këshillit Kombëtar, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej prej qarqeve shovenë të Athinës. Për këtë shkak qeveria greke, me një telegram të posaçëm, iu drejtua ministrit gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit ku midis të tjerave i kërkonin të rivendosej sa më shpejt pushteti helen, pasi ndikimi i nacionalizmit shqiptar do të ishte me pasoja të mëdha për fatet e nesërme të shtetit grek. Nga ana tjetër në krah të dymijë forcave të komanduara nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva u vu edhe Divizioni i Dhjetë i komanduar nga krimineli Vasil Kamara, i cili do të ishte i destinuar në luftë mizore kundër banorëve të Çamërisë.
Në ditët e para të qershorit të vitit 1944, në zyrën e gjeneral Zervës në Janinë, andartët grekë dërgojnë një të quajtur Harallamb Kallojeri, kinse pati furnizuar me armë batalionin Çamëria. Ky me lot në sy e mohoi këtë fakt dhe ngase ishte grek nuk pësoi gjë. Por vlen të sjellim këtu fjalët me të cilat e përcolli Zerva. Gjeneral Zerva duke shtrënguar nofullat kishte vazhduar: “Po dolën të vërteta ato që më kanë thënë se ti u shet çamëve armë, ta dish se jo vetëm ty, por gjithë fisin tënd do ta djeg me benzinë së gjalli, në mes të fshatit që të lemerisen të gjithë.” Pastaj ai u drejtua të gjithë të pranishmëve duke shtuar: “Çamërve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart deri sa të zemë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si bagëtitë në vathë, jo vetëm njerëz që nuk do të lemë të gjallë, por edhe macet e tyre do t’i shkojmë në thikë. (I.D.Hoxha “Viset kombëtare në shtetin grek” Tiranë 2000, faqe 356)
Preja e parë e dhunës makabre helene, do të ishte krahina e Paramithisë, e cila u pati bërë ballë shpeshherë, me armë në dorë, hordhive të andartëve grekë. Në mesnatën e 26 qershorit 1944, ata iu afruan Paramithisë nga të katër anët. Në agun e 27 qershorit, disa atdhetarë çamë ranë në pritën e zervistëve dhe lufta filloi e fuqishme. Por dinakëria greke nuk vonoi të funksiononte sërish. Komanda e lartë zerviste vrapoi te myftiu i Paramithisë Sali Hafizi duke i mbushur mendjen atij se nuk kishin punë me çamët ndaj këta të ulnin armët dhe të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre. Sali Hafizi u besoi nga ana e tij dhe në një kuvend të shkurtër burrash dha porosi të pritej lufta.
Më pas komanda zerviste e udhëhequr nga majori famëkeq Kranjani dhe antishqiptari i tërbuar Kristo Stavropulli shkuan në mitropoli dhe bënë planet kokë më kokë me dhespotin grek. Me të mbaruar takimin me dhespotin, disa ushtarë grekë u shpërndanë nëpër rrugë dhe sheshe duke njoftuar me zë të lartë: “Urdhërihen tërë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë menjëherë se qetësinë dhe rendin do ta mbajë ushtria. Askush të mos frikësohet! Këdo e quajmë vëlla. Duam të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë, 7 mars 1947) por kjo s’mund të ishte tjetër, veçse gënjeshtra e radhës e helenëve për të arritur në planet makabre të gjeneral Zervës.
Vite më pas, në dëshmitë që Asllan Myftari dhe Sadete Katiu do të dërgonin në OKB përmes Komitetit të Mbrojtjes së Çamërisë, midis të tjerave do të kujtonin: :"Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, zervistët grupe-grupe... të udhëhequr nga oficerë u derdhën egërsisht mbi popullatën. Me të dëgjuar krismat e armëve njerëzit lanë shitoret dhe ja dhanë vrapit nga të mundnin. Më të shumtët vrapuan drejt anës perëndimore të qytetit ku mendohej që shtegu nuk ishte mbyllur akoma. Pati raste që familja u nda më dysh, dikush çau gardhin e kriminelëve dhe dikush tjetër jo.
Meqë rrethi u mbyll në mënyrë të hekurt njerëzia vraponin në qytet të ndjekur nga vrasësit si egërsira prej gjahtarit. Vritej kushdo që hasej përpara. Rrugët dhe sheshet u mbushën me të vrarë... kur zervistët u turrën në një shtëpi të thernin një djalë 6 muajsh dhe e jëma e mbuloi djepin me trupin e vet, ata i ngulën gruas thikat në kurriz. Më pas ata therën me thikë djalin tjetër të shtëpisë dhe të zotin e saj. Motrën e Hasan Belulit, 3 djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen me gozhdë përpara murit të shtëpisë. Pasi vranë Mulla Çenin, argëtoheshin me të bijën. Aty pranë vranë edhe 12-13 fqinjë të Mullait. Në tërë Paramithinë dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës, të pleqve, të rinjve dhe fëmijëve që shuanin shpresat e fundit nën krismat e plumbave apo presat e thikëve e sopatave.”
Masakra e Napolon Zervës ndaj banorëve të pambrojtur të Çamërisë, do t’ia kalonte për nga egërsia e saj edhe dënimeve të inkuizicioneve mesjetare. Asnjë lloj pengese nuk do të haste ky kriminel i lindur dhe gjithë taborri i tij, në barbarinë e pashembullt. Dëshmitë e dhimbshme vazhdojnë: “Poshtë xhamisë së Prronjatëve dergjeshin sa e sa kufoma. Dalluam nusen e Ibrahim Bollatit, motrën e Muharrem Bakos, djalin e saj, Mit’hatin 10 vjeçar, Harun Mezanin 14 vjeçar ndërsa të tjerët nuk i njohëm, sepse ishin prishur në fytyrë. Ndërsa Estref Ilmiu tregon se kur atë dhe disa të burgosur të tjerë i shpunë të varrosnin trupat gjysëm të prishur pranë kishës së Shën Jorgjit, njohu vetëm katër prej trupave, ndërsa dhjetëra të tjera nuk mundi t’i njihte pasi fytyrat ishin gjymtuar në mënyrë të llahtarshme prej vrasësve.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë 4 prill 1947)
Sigurisht epshet shtazore të Zervës me kompani, nuk mund të preheshin vetëm me kasaphanën e Paramithisë. Ata u derdhën dy ditë më pas në fshatrat Grikë, Kacjan, Karbunarë dhe në një varg fshatrash të Çamërisë së Mesme. Nëse gjenin gjë të gjallë (njerëzia dhe bagëtia ishin barazuar tragjikisht) andartët dhe zervistët e thernin menjëherë. Në ato shtëpi ku njerëzit qenë larguar nxitimthi, komandot ushtarake ushtronin kontroll të imët duke vjedhur e plaçkitur gjithçka, deri edhe pajat e vajzave fatkeqe të Çamërisë. Në fshatrat Luar dhe Karbunarë, po ashtu edhe në qytezën e Margëlliçit, në të vërtetë u organizua një qëndresë e vogël, disa orëshe. Por përballë 25-30 burrave të këtyre fshatrave, Athina dërgoi Regjimentin e Dyzetë të komanduar nga major Angora, i cili pas 1700 ushtarëve dhe oficerëve, kishte në përbërje të vet edhe një kontigjent prej 40 kriminelësh grekë, të cilët patën “fituar” lirinë nga burgjet greke, vetëm e vetëm për të therur sa më shumë shqiptarë etnikë të Çamërisë.
Kjo epërsi numërike në njerëz, kjo shpejtësi çoroditëse në arritjen e qëllimeve, ky brutalitet i pashembullt, kishin të bënin sa me vrasjet e çamëve aq edhe me heshtjen që do të shoqëronte ky terror. Madje megjithë fshehjen misterioze që Athina i ka bërë në decenie kësaj tragjedie, diplomacia evropiane do të shënonte në analet e saj: “Duke shkelur në mënyrë të qëllimshme Marrëveshjen e Kazertës, trupat e Divizionit të Dhjetë, njësitë e dy divizioneve të E.DH.E.S-it, ato të regjimenteve 100, 110 dhe 40, po mësyjnë mizorisht territoret e pambrojtura të Çamërisë.” (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. “Çështja e Çamërisë” Fondi 251, dosja 14, fleta 143)
Tanimë atdhetarët e Çamërisë e kishin plotësisht të qartë se Athina kërkonte zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve etnikë. Rrethanat në verën e vitit 1944 kishin favorizuar Athinën, e cila duke marrë edhe përkrahjen e aleatëve shekullorë të saj Anglisë dhe Francës, kryente njëherësh dëbimin e çamëve dhe popullimin e trojeve të tyre me të krishterë të jugut helen. Në këtë mënyrë, krahas organizimit të njësiteve të vegjël për shpëtimin e popullsisë, këta atdhetarë u përpoqën të sinjalizonin rreth masakrës edhe diplomacinë evropiane. Ndërsa lidhjet me shtetin amë nuk u ndërprenë për asnjë moment. Kështu në telegramin e firmosur prej disa burrave të Çamërisë dhe dërguar kryeministrit shqiptar në gushtin e vitit 1944, midis të tjerave shkruhet tekstualisht: “Nuk kanë të munëruar as vrasjet, as grabitjet dhe as përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Madje, ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndënë thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka.” (Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 251, dosja 179, fleta 2)
Ndërkaq propaganda shovene helene vazhdonte me ritme akoma më të mëdha t’u binte tam-tameve të Vorio-Epirit. Kështu, në mbrëmjen e 1 tetorit 1944, Radio Kajroja shpërndante në eter mesazhin e ministrit grek të informacionit, Kartallit për kinse revoltë të vorioepirotëve në Gjirokastër e Sarandë, të cilët kërkonin bashkimin e trojeve të tyre me ato të shtetit amë, Greqisë. Duke pretenduar se këto troje ishin plotësisht greke, Athina madje me anë të emisarëve të fshehtë të saj, nisi të shpërndante në jugun e Shqipërisë fletushka duke u thënë shqiptarëve etnikë aty se nuk ishte e largët dita kur fshatrat e tyre do t’i bashkoheshin Greqisë. Madje ndikimi i Athinës u shtri deri në komandën e lartë gjermane, duke e fshehur realitetin dhe duke e afruar Zervën sa më shumë me këtë komandë. Aq i thellë ka qenë ky ndikim saqë komanda gjermane përpiqej të ruante indiferencën përpara masakrës që ndodhte me çamët. Kështu, në një informacion dërguar RAIHUT TË TRETË, lidhur me një protestë të atdhetarëve të Çamërisë, midis të tjerave, komanda gjermane e Filatit spjegonte” “Kërkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisë shqiptare që nuk është në gjendje të mbrohet, nuk ka asnjë bazë. Ushtria gjermane ka marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe të rregullit në zonat e okupuara prej saj.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Dok.gjerman nr. T 314-1458)
Vala tjetër e spastrimeve të shqiptarëve etnikë, nga trojet e tyre në Çamëri, iu besua sërish gjeneralit famëkeq Zerva, në marsin e vitit 1945. kësaj radhe do të goditej, digjej e shkretohej pikërisht Filati, çerdhja e qëndresës kulmore të banorëve të Çamërisë. Ndonëse burrat e Filatit ishin larguar, të mobilizuar në njësite të vogla vullnetarësh, drejt Filatit u derdh me egërsi të paparë makina luftarake e Zervës. Nuk munguan me këtë rast as vrasjet, as therjet, as djegiet e njerëzve dhe shtëpive. Krimet ishin pothuaj të papara. Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945, midis të tjerave shkruante tekstualisht: “Nisur nga Misioni Aleat që drejtova, ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe. Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe, siç ishte kjo e marsit, në Filat, e cila nuk mund të falet.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Fondi Zyra e jashtme britanike PRO\ FO Nr 371\ 48094)
Sipas Memorandumit të emigrantëve çamë në Shqipëri, i cili u paraqit jo vetëm në kancelaritë evropiane por deri në SHBA, në periudhën qershor 1944-mars 1945, janë vrarë gjithsej 2771 civilë të pambrojtur. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu u dogjën dhe plaçkitën 68 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Një pjesë e konsiderueshme e politikës greke gjatë viteve të Luftës së Ftohtë si edhe lajkat e historisë së tyre, kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë tezën absurde sipas së cilës shqiptarët e Çamërisë janë larguar me vullnetin e tyre nga trojet stërgjyshorë, kinse kanë qenë të lidhur me Gjermaninë, pra kundërshtaren e Greqisë. Këto teza justifikuese sidoqoftë nuk mundën të shuajnë gjurmët e përgjakura të atij gjenocidi biblik.
Sa për pronat e banorëve të Çamërisë, fillimisht ato iu shpërndanë kolonëve grekë të ardhur nga Pireu, të cilët nuk vonuan të thellojnë krimet edhe kundër atyre shqiptarëve ortodoksë që patën mbetur në këtë trevë. Më pas, me urdhër mbretëror U.B. 2185\152 dhe me vendim 2781\54, pasuria e shqiptarëve etnikë në Çamëri iu konfiskua këtyre për t’ia falur apo shitur me çmime qesharake vullnetarëve grekë që linin jugun e vendit, për t’u ndeshur “trimërisht” me ndonjë shqiptar të vetmuar ortodoks në këto vise. Një proces i tillë i paprecedent në rrafsh të Kartës së të Drejtave të Njeriut, ndodh edhe sot në mileniumin e ri dhe me gjithë zhurmën mediatike, Athina vazhdon të verë në jetë çdo ditë e më shumë, planet e veta aneksioniste ndaj Shqipërisë.

November 9, 2010

Të ndryshojmë kursin politik dhe filozofinë tonë politiko-kombëtare !

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar

Gafurr Adili

Tiranë, më 07 nëntor 2010

Populli shqiptar, edhe pse historinë e tij të lavdishme e ka shkruar me gjak e barot, që nga origjina e tij iliro-pellazge dhe deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka zhvilluar politikë ofensive, siç kanë bërë armiqtë e tij, sllavët dhe grekët, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike, si dhe në lashtësi edhe kundër Perandorisë së Ilirisë, të cilët gjithmonë dhe rregullisht e sistematikisht kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike e kanë zbatuar parimin: "Sulmi është mbrojtja më e mirë!"
Shqiptarët, historikisht, që nga lashtësia e tyre iliro-pellazge e deri më sot, kanë zhvilluar dhe edhe sot vazhdojnë të zhvillojnë një politikë difensive, dhe rrjedhimisht edhe luftrat e tyre i kanë zhvilluar vetëm kur nuk kanë patur rrugëzgjidhje tjetër, kur kanë qenë të mbështetur me shpatulla pas murit, siç ishin edhe luftërat e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sllavo-grekët, edhe sot e kësaj dite, karshi ne shqiptarëve dhe trojeve etnike, të 4 (katër) vilajeteve të Shqipërisë Historike, vazhdojnë ta zbatojnë këtë parim filozofiko-politik.
Kurse, ne shqiptarët, dhe sidomos politikanët e Tiranës edhe të Prishtinës, dhe në veçanti edhe ata të Tetovës, të Preshevë-Bujanocit dhe të Ulqinit, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë me politikë defansive dhe servile ndaj tyre, ndaj armiqve sllavo-grekë, dhe aleatëve të tyre historikë.

Grekët, edhepse janë shumë të bindur se, teoria e tyre "famoze", e të "famshmit" "Vorio Epir", ka vdekur njëherë e përgjithmonë, ata vazhdojnë me politikën e tyre diversioniste kundrejt Shqipërisë Londineze (Shqipërisë së Rrudhosur), siç e kam quajtur dhe edhe tani vazhdoj ta quaj unë Republikën e Shqipërisë.

Përse sllavo-grekët sillen kështu me shqiptarët?!

Që ne shqiptarët të tërhiqemi nga Çamëria dhe të themi, siç kanë thenë dhe vazhdojnë të thonë politikanët e Tiranës zyrtare, se gjoja ne shqiptarët duhet të heqim dorë nga Çamëria që të mos ta humbasim gjoja Jugun e Republikës së Shqipërisë, që greku e quan Vorio-Epir. Dhe, këta mjeranë e matrapazë politikë, harrojnë apo nuk guxojnë që grekun ta pyesin apo edhe t'i thonë, siç ne të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), i themi se, më mirë i bie Greqisë që të mos i hyjë fare asaj historisë së vjetër të Epirit, sepse atëherë ne shqiptarët do ta pyesim Greqinë se, a e dinë ata (grekët) se ku realisht ndodhet Epiri i Epiriotit Gjergj Kastrioti-SKENDERBEU, dhe gjithashtu edhe Jugu i Epirit, si dhe a e dijnë grekët se sa milionë arvanitas jetojnë aktualisht në Epir (Greqi), dhe në veçanti edhe në Athinë..?!

Gjithashtu, edhe serbët e kanë zbatuar dhe vazhdojnë ta zbatojnë të njëjtin parim: "Sulmi është mbrojtja më e mirë!" karshi shqiptarëve dhe Shqipërisë Veri-Lindore (Republika e Kosovës dhe krahinat e saj: Kosova Lindore, Sanxhaku e Toplica), dhe gjithashtu edhe politikanët e Prishtinës, në vend që të ngrejnë zërin e tyre për shqiptarët e krahinave të Kosovës Historike: të Kosovës Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës), të Sanxhakut dhe të "muhaxhirëve" të Krahinës së Toplicës, që prej shumë kohësh, që nga dëbimi i tyre nga Toplica, janë të vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, ashtu si "çamët" e Krahinës së Çamërisë, si dhe edhe për mbi 100 mijë shqiptarët në Beograd, të cilët po asimilohen nga Serbia, ashtu si çamët dhe arvanitasit që po asimilohen nga Greqia, edhe politikanët e Prishtinës zyrtare po sillen e veprojnë siç sillen dhe veprojnë edhe politikanët e Tiranës zyrtare, të cilët harrojnë se Republika e Shqipërisë është shteti i vetëm që, nga të gjitha anët e saj, kufizohet me shqiptarët dhe edhe me trojet e saj etnike të Shqipërisë Historike? 

TURP..!

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), një formacion ky politiko-demokratik dhe mbarëkombëtar, tani e në të ardhmen duhet të punojë në drejtim të ndryshimit të kursit dhe edhe të filozofisë politike kombëtare të shqiptarëve. 

Propaganda dhe e gjithë veprimtaria e FDBK-së, tani e në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me organizatat e tjera patriotike, si: Lëvizja Vetëvendosje (LV), e kryesuar nga Zoti Albin KURTI, Lista "Shqipëri Natyrale" (LSHN), e kryesuar nga Zoti Koço DANAJ, Lëvizja për Bashkim (LB), e kryesuar nga Zoti Avni KLINAKU dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), e kryesuar nga Zoti Hasan META, Partia per Drejtësi e Integrim (PDI), e kryesuar nga Zoti Tahir MUHEDINI, Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU), e kryesuar nga Zoti Shpëtim IDRIZI,  si dhe shumë shoqata patriotike në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe edhe në diasporën shqiptare, duhet të përqëndrohet, të orientohet dhe edhe të udhëhiqet nga filozofia politike, se: 

1.  Jugu i Republikës së Shqipërisë dhe as edhe Republika e Shqipërisë nuk duhet të mbrohen në Himarë, siç po bën e gjithë politika zyrtare dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranës, por mbrohet në Çamëri dhe zgjidhjen përfundimtare dhe fatlume të shqiptarëve të Krahinës së Çamërisë, si dhe duke kërkuar edhe të drejtat kombëtare të mbi 2 (dy) milionë arvanitasve në Athinë e rrethina.
2.  Mitrovica dhe as Republika e Kosovës nuk mbrohen në Mitrovicë apo në Kosovën Lindore (Preshevë-Medvegjë dhe Bujanoc), siç bën e gjithë politika zyrtare dhe masmedia e shkruar dhe elektronike e Prishtinës, por Mitrovica dhe edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) mbrohen duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të Krahinës së Sanxhakut, populli i të cilës krahine shqiptare, në vitin 1991 (përmes referendumit), Sanxhakun e ka shpallur Krahinë Autonome të Republikës së Kosovës duke kërkuar edhe rikthimin e shqiptarëve (muhaxhirëve) në trojet e tyre të Krahinës së Toplicës.
3.  Shkupi, Kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, nuk mbrohet në Tetovë, siç kanë bërë dhe bëjnë partitë politike (iu thënshin) shqiptare, me selitë e tyre dhe dy gjysëm-universitetet (një gjysëm shtetëror dhe një gjysëm privat), por mbrohet në Kumanovë, në Veles, në Përlepe dhe në Manastirin e Alfabetit.
4.  Tivari nuk mbrohet në Ulqin dhe as në Tuz, Plavë dhe Guci, siç bëjnë partitë e shumta (7 sosh) të shqiptarëve të Shqipërisë Veriore nën Malin e Zi, por Tivari mbrohet në Pogdoricë, duke kërkuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Podgoricë.

Shqiptarët dhe "Pakoja Ahtisaari" !   

Nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përmes "Pakos Ahtisaari", Republikën e Kosovës, me 5 % minoritete, e cilëson si shtet multietnik, atëherë përse kështu nuk duhet t'i konsiderojë e cilësojë edhe shtetet e tjera me multietnike dhe edhe me përqindje më të mëdha të kombësive dhe të pakicave të tjera, se sa që realisht është Republika e Kosovës, sic janë: Serbia (me shqiptarë, me hungarezë, me rumunë, me malazezë, me boshnjakë, me bullgarë, romë dhe....), Mali i Zi (me shqiptarë, me serbë, me boshnajkë, me romë dhe....), "Maqedonia" (me shqiptarë, me bullgarë, me serbë, me maqedonas të Egjeut, me turqë, me romë dhe....) dhe Greqia (me shqiptarë të Çamërisë, me arvanitas, me bullgarë, me turq, me kuco-vllehë, me romë dhe....),  të mos quhen shtete multietnike, siç quhet Republika e Kosovës?!
Nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përmes "Pakos Ahtisaari", kërkon që serbët e shpërngulur nga Republika e Kosovës, të rikthehen në Republikën e Kosovës, gjë të cilën nuk e kundërshtojnë shqiptarët, dhe as edhe Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), atëherë shtrohet pyetja së përse kjo e drejtë nuk iu njihet edhe "çamëve" të Krahinës së Çamërisë nën Greqi, si dhe edhe "muhaxhirëve" të Krahinës së Toplicës nën Serbi?!
Bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO) përfundimisht duhet të zbatojë të njëjtat standarde për të gjithë popujt dhe shtetet e Balkanit, si dhe për të gjitha pakicat kombëtare brenda shteteve të Ballkanit.

 * Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

FDBK-ONLINE.ORG.


November 7, 2010

ÇAMËRIA ËSHTË VAZHDIM I TROJEVE SHQIPTARE

Fjalë përshëndetje në Konferencën e jashtëzakonshme për çështjen e Çamërisë, në Vlorë - më 03.10.2010

Të nderuar pjesmarrës!

Është detyrim të marrësh barrë për të lëvizur drejt të ardhmes çështjen kombëtare. Prandaj, duke vlerësuar këtë nismë qytetare dhe këtë lëvizje gjithkombëtare, ju përshëndes dhe ju uroj sukses, në këtë detyrë sa të rëndë, aq edhe të lavdishme për çdo shqiptar.
Çështja e Çamërisë, është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare. Çdo tendencë për ta mohuar, apo anashkaluar këtë çështje, është tregues i qartë, se nuk ka klimë të favorshme politike, për ta çuar përpara çështjen kombëtare shqiptare dhe nuk është arritur, që fqinjët tanë e në menyrë të veçantë Greqia, të sigurojnë qytetarinë në politikën e tyre dhe të kenë eleminuar racizmin dhe ultranacionalizmin në kuadër të "Megali Idhesë" greke dhe "Naçertanias" serbe në mendësinë e qytetarëve të tyre dhe te inteligjencës së tyre.

Une jam i sigurtë, se shqiponja jonë nuk mund të vazhdojë edhe në rrugët e Europës moderne të jetë e copëtuar. Ajo, duhet dhe do të arrijë, qe t’i ketë të gjitha trojet etnike shqiptare nën flatrat e saj. Krahët e shqiponjës nuk duhet të kullojnë gjak më tej. Ato duhet të shtrihen në hisen e diellit te tyre.  Të vdekurit duhet të gjejnë prehje, duke i patur pasardhësit pranë. Edhe ato në varre kanë nevojë për përkujdesje. Mjaft kanë shkelur andartët mbi ta.

Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe te shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Më lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme. Ne nuk jemi nga ata, që mund të mbetemi pa të ardhme. Kush na rekomandon të qajmë, na don skllevër. Ne duhet të jemi të vendosur dhe shumë luftarak në rrugën tonë, për të vajtur deri në cepin më të fundit të trojeve tona dhe deri në kufirin më të largët, për të sjellë afër të gjithë shqiptarët, mbetur rrugëve të botës.

Zemrat tona duhet të jenë shumë luftarake dhe shpirtrat tanë shumë të vendosur, për të mos lejuar më tej që pronarët të jenë qeraxhi.

Çamëria nuk duhet konsideruar si diçka e larget, ajo është këtu afër, është vazhdim i trojeve, vazhdim i tokave. Ajo ka qëndruar mjaft larg mëmës, ka ardhur koha të kthehet në vatër. E Çamërinë e bëjnë çamët dhe trojet e tyre, ato duhet dhe do të bashkohen, duan apo nuk duan shovinistët antishqiptarë të çdo kombësie qofshin.  
Ne duhet të jemi
të qetë me të qetët, 
të jemi qytetarë me qytetarët, 
të jemi te kulturuar me te kulturuarit, 
të jemi miq me miqtë, 
të jemi të edukuar me të edukuarit, 
por të jemi të rreptë me armiqtë, 
të jemi të pamëshirshëm me ata që na duan të vdekur, 
të jemi me tolerance zero me ata që na mohojnë kombin tonë, tërësinë tonë tokësore, që na mohojnë të drejtën tonë për te qënë zot mbi trojet tona, që na mohojnë të drejtën tonë për ta bërë përfundimisht kombin tonë njëherë e mirë një e të pandarë.

Mua më duket, se sot ka nga ata, që mendojnë, se shqiptarëve u ka humbur syri i pushkës. E keni shumë gabim duhet tu themi ne, shqiptari mbetet ai që ka qënë. Shqiptari nuk është zhbërë me gjithë përpjekjet e armiqve për ta zhdukur edhe në kohët e errta të historisë, kush mendon se mund te zhbëjë e zhdukë shqiptarët e trojet e tyre sot në kohet moderne është aventurier e aventurieret në pergjithësi gjithnjë vrasin veten.

Historia ka dëshmitarët e saj. Ajo i ka treguar dhe do të tregojë edhe më tej se Çamëria është tokë e grabitur. Të kujtojmë se kombi izraelit u kthye ne trojet e tij pas 2000 vjetësh. Ai ishte shpërngulur në kohët e largëta. Megjithatë u kthye. Ne nuk duhet e nuk do të presim 2000 vjet, se jemi e jetojmë në kohë moderne. Ne duhet e do të kthehemi ne trojet etnike shume shpejtë. Çamëria nuk ka më kohë të qëndrojë larg, ajo don dhe do të vijë afër me trojet e tjera të mëmës Shqipëri.

Drejtësia do të bëhet. Çamët do të thonë shumë shpejt mirëmengjes në portat e tyre. Nëse dikush del edhe në televizor e thote se "tashme çështja nacionale është nje ceshtje folklorike", mos besoni se është e vërtetë. Këtë e thotë dikush që nuk ka origjinë dhe që për pesë pare shet babanë edhe nënën. Të tillë sot edhe ka. Une nuk dua të bëj evidencë. Por ata duhet të dinë, se nacionalizmi sot në gjithë botën është në nivelin me të lartë të kërkesës, për të qënë. Ne, që jemi të ndarë në gjashtë pjesë në Ballkan dhe që e kemi diasporën më të madhe se popullsinë në trojet etnike e kemi tepër urgjent, qëndrimin shumë të qartë dhe të vendosur e të prerë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare.

Në mjaft raste, ne bëjmë evidencën e vuajtjeve dhe të humbjeve e dëmeve që na janë shkaktuar nga armiqtë e në radhë të parë nga fqinjët, që ne gjithnjë kemi tentuar ti emërtojmë si miq. Por që në fakt na kanë qëndruar me sopatën mbi kokë. Kjo fazë unë mendoj se ka kaluar. Ka ardhur koha që të bëjmë vetëm programe dhe të vrapojmë për ti realizuar ato duke bërë edhe sakrifica e duke rrezikuar.

Mjaft me me vaje! Nuk kemi kohë. Ka ardhur koha e zgjidhjeve e kur nuk ka zgjidhje, vjen koha e thirrjeve.
Djemte dhe vashat nuk lindin e rriten në tokën e mëmëdheut, vetëm për të konsumuar bukë, por edhe për të kryer obligimet ndaj kësaj toke, që na ka lindur e rritur, na ka siguruar jetesën, na ka siguruar vazhdimësinë e do të na ruajë edhe eshtrat në përjetësi.

"Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe të shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Me lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme."

Këto zgjidhje sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar shqiptar, i cili është bashkuar ne evidencen e kultures, në njësimin e gjuhës se bukur shqipe, në flamurin e lavdishëm të kombit, në këngën e vallen, në traditën e përgjegjësinë për të ardhmen, në inteligjencën e qytetarinë. Ky bashkim gjithpërfshirës i fushave jetësore kombëtare, natyrshëm do te diktojë edhe bashkimin politik, sepse nuk mund te ketë integrim ndërkombëtar, pa integrim e integritet kombëtar.

Ky takim i sotëm kombëtar edhe për qytetin ku mblidhet, ka një simbolikë shumë domethënese. Jemi në Vlorë. Ne Vlorën heroike e historike, që mban mbi supe heroizmat luftarake të popullit tonë në shekuj, që mban mbi supe luftën e lavdishme të vitit 1920, kur fuqitë e mëdha edhe njëhere tentonin ta zhduknin kombin e shtetin shqiptar. Ishte Vlora që tha: Jo, kjo tokë është jona. Ky shtet është yni. Nuk ka fuqi që na i merr. Jemi në Vlorë e cila mban në gji flamurin kombëtar, si një amanet për ta përcjellë brezave të sigurtë dhe për të transmetuar mesazhet se këtu është bërë Shqipëria, në atë 28 nëntor të vitit 1912 nuk është bërë vetëm një copë Shqipëri. Ishin ato mesazhe që e bënë Kosovën, që do të bejnë edhe Kosovën Lindore, edhe trojet në Maqedoni, edhe Çamërinë, edhe Ulqinin e Tivarin, Plavën e Gucinë. Jemi ne Vlorë e Vlora nuk bën politikë nënshtrimi, por merr vendime historike për të ardhmen e sigurtë kombëtare shqiptare.

Prandaj edhe vargjet e këngës për Çamërine: "O ju djemtë e Çamërisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Une do ta këndonja: "O ju djemtë e Shqiperisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Sepse Cameria nuk ështe vetëm e çamëve. Në çdo oborr shtëpie në Çamëri çdo shqiptar, ka një gisht dhe. Atë, secili e ka për detyrë ta bëjë të lirë.
Ne jemi dhe duhet të jemi qytetar, por kurrë te nënshtruar dhe të përbuzur. E kemi për detyrë të udhëhiqemi nga kultura që na karakterizon, por kurrë duke hequr dorë nga shpirti luftarak që e trashëgojmë. E për të marrë mesazhe, se cili duhet të jetë qëndrimi ynë, duhet të njohim historinë, që grekët mesojnë në shkollat e tyre që nga fëmijeria e deri ne auditoret e universiteteve. Kur njohim këtë "histori" mund të marrim edhe qëndrimet që duhet.

Ne kemi detyrime ndaj qytetarisë europiane, por kurrë ndaj antiqytetarisë greke. Kurrë ndaj shovinizmit greko – sllav, që akoma me metoda mesjetare kërkon të fitojë epërsi e privilegje me paturpësi në shpinë të trojeve e të popullit shqiptar.
Kur shikojme se grekët nuk pranojnë asnjë shqiptar që nuk ka emër grek, por me çdo kusht i zhdukin identitetin, 
kur shikojmë se si grekët na kercënojnë edhe nepër parada ushtarake,
kur shikojmë se grekët na kërcënojnë edhe nëpermjet internetit,
kur shikojmë se greket na kërcenojnë edhe në emër te Europës (gjë e çuditshme kjo),
kur shikojmë se si grekët tentojnë të konsiderojnë grek çdo qytetar shqiptar të fesë orthodokse,
kur shikojmë se si grekët kerkojne të tjetërsojnë edhe trojet shqiptare për ti emërtuar ato si Greqi,
kur shikojmë se si grekët vijnë e na zhvarrosin edhe fëmijtë nëpër Shqipëri e i quajnë varreza ushtarësh grek,
kur shikojmë se mjafton ti vësh vetes një emër grek dhe mund të fitosh pension nga shteti grek, sikur të jesh edhe banor i Prishtinës,
kur shikojmë se si grekët politizojnë edhe aksidentet automobilistike,
kur shikojmë se si politikanë grekë pa turp, vijnë e bëjnë propagandë greke nëpër territoret e shtetit shqiptar,
unë nuk mund të them se kemi një fqinj që duhet ti besojmë e që mund të jemi bashkë për të përballuar problemet, që mund të na sjellë e ardhmja. 

Ky fqinj duhet shikuar me shumë vigjilencë. Me këtë fqinj duhet qëndruar në pozicione shumë të sigurta. Ky fqinj vetëm kërkon dhe asgjë nuk jep, jo nga vetja, por nga të drejtat e shqiptarëve, siç është edhe rasti i Çamërisë. Të cilën nëse presim të na e japin grekët nuk kemi për ta marrë kurrë, por ne duhet ta marrim vetë atë. Natyrisht unë jam dakort që kjo të realizohet në rrugë demokratike, nëse ka rrugë dhe llogjikë, nëse ka politikë europiane e botërore të ndershme, nëse ka gjykata ndërkombëtare që do ti analizojnë faktet dhe dokumentet. Por nëse jo, ne jemi ata që duhet të kthejmë çamët në trojet e tyre të ligjshme. Greqia nuk ka për të na vrarë e zhdukur më shume seç ka vrarë e zhdukur deri sot, le të vrasë, por ne duhet ta bëjmë përfundimisht kombin tonë një e të pandarë.
Une kam dëshirë të besoj, se Greqia do të kuptojë, se e drejta duhet vendosur në vendin që i takon dhe shqiptarët duhet të marrin atë qe u takon, por kur shikoj sa helm e shovinizëm prodhohet prej tyre, kur shikoj sa paragjykime e racizëm ka në terrenin grek, nuk mund të mashtrohem dhe të besoj së grekët do të bëhen të urtë dhe do ti zgjidhin problemet me qytetari.
Ne jemi vrarë prej tyre, 
ne jemi masakruar prej tyre, 
ne jemi zhdukur prej tyre, 
ne jemi shpërngulur prej tyre, 
dhe sot akoma ata akuzojnë e ne heshtim,
ata pretendojnë e ne heshtim, ata kërkojne e ne heshim, 
ata kërcënojnë e ne heshtim, ata mashtrojnë e ne heshtim. 
Se ne bëjmë politikë. Nëse është kjo politikë, une them se politika qenka e keqe. Ne duam të drejtën tonë dhe atë nëse nuk na e japin duhet ta marrim. 
Si? 
Koha do të na tregojë, mjafton të jemi të vendosur, për të bërë detyrën ndaj atdheut.
Por ne nuk duhet të mbetemi vetëm në këtë zgjidhje, pra ne kthimin e çamëve në pronat e tyre dhe në jetësimin e të drejtave te tyre. Ne e kemi për detyrë të kërkojmë; 
që Greqia të kërkoje falje botërisht për masakrat mbi çamët ne veçanti, ndër të cilët masakroi rreth dhjetë mijë veta, si dhe për masakrat që ka bërë mbi gjithë shqiptarët në tërësi; 
që historia e Greqisë të shkruhet siç është e vërteta, jo si kanë dëshirë dhe i po e shkruajnë shovinistët grek; që të hiqet dorë njëherë e përgjithmonë nga mendësia mesjetare, të konsiderimit të popullsisë orthodokse shqiptare si popullsi greke; 
të hiqet dore përgjithmone nga tendenca, për të kërkuar troje greke në tokat shqiptare; 
të kërkohet dhënia e te drejtave të arvanitasve në Greqi, një popullsi që mbahet nën trysni mesjetare; 
të kërkohet hapjen e shkollave shqipe për emigrantët shqiptar në Greqi ne baze të ligjeve ndërkombëtar etj. 
Dhe këto janë krejt normale. Askush nuk duhet të mendojë se është shumë. Të gjitha këto i gëzojnë të gjithë në kushte të njëjta në gjithë botën.

Ne duhet të kemi të qartë se nuk jemi sot për nëser në këto treva. Kemi qënë jemi e do të jemi ketu. Dhe nësër patjetër që do të jemi më të fuqishëm se sot. Prandaj të ndërtojmë gjithcka në kushte të tilla, që të mos thonë nesër, se ne kemi qenë të pa denjtë sot, siç po themi ne sot, se janë vonuar ata të djeshmit.

Ne e kemi për detyrë të jetojmë dhe të madhështojmë kombin tonë. Ne nuk mund të vdesim, që të na duan grekët e sllavoballkanasit. Prandaj duhet të jemi te drejtëpërdrejtë në marrëdheniet me ta. Asnjëherë të mos hezitojmë të jemi vetevetja dhe te veprojmë vetëm sipas kërkesave te zërit te atdheut tonë, sipas përkesave të zërit te historisë tonë dhe sipas kërkesave të bërjes dhe zhvillimit te kombit tonë. Ne jemi e do të jemi. Shteti dhe politika jonë duhet ta kuptojnë të parët këtë. Nuk është mirë të kujtojmë, që në përgjithesi zhvillimet kombëtare shqiptare kanë ardhur nëpërmjet rrugëve ilegale, sepse politika legale nuk ka qenë e aftë të udhëheqë rrugën e zhvillimit të vendit. Nuk kam dëshirë që kjo mendësi të vazhdojë edhe më tej. Le të dalë politika kombëtare mbi politiken e buzëqeshjeve.

Me respektin më të madh për të gjithe shqiptarët uroj, që kauza e kësaj lëvizje të jetë e suksesshme dhe synimet e objektivat e saj të realizohen, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e shqiptarisë, për të mirën edhe të grekëve e të Greqisë, që do të ndihen më të lehtë, kur të jetë vendosur drejtësia.

Ju faleminderit.

Kudusi LAMA

Gjeneral në rezervë.