December 29, 2013

REXHO PLAKU DHE PAKTI I KONISPOLIT ME EAM - PABESIA GREKE

Ne daten 10 gusht te vitit 1943 kerkohet te arrihet nje marreveshje midis Frontit Nacionalçlirimtar shqiptar dhe EAM/ELAS-it grek. Marreveshja eshte cilesuar si "Pakti i Konispolit" (perpara Paktit te Janines i cili daton 1944). Kjo marreveshje eshte neneshkruar prej forcave greke te EAM/ELAS dhe perfaqesuesit çam te Fronit Nacionalçlirimtar Rexho Plaku.

Rexho Plaku lindi ne Konispol nga nje fis me tradita patriotike dhe atdhedashurie, me te cilat u mekua ne femijeri dhe ne rinine e tij. Mbaroi shkollen tregtare ne Itali. Me tej, u shkollua ne Stamboll dhe tre vjet ne Londer...Krijoi çeten e pare nacionaliste “Çamëria”ne fshatin Markat, ne Jugun e vendit qe me 2 Shkurt 1940 e shumoi dhe u be i degjuar ne ato kohe te trazuara… Ne luften qe filloi, Rexho Plaku riorganizoi çeten ”Çamëria”,e cila neper udhet e perpjekjeve per liri, do te rritej dhe nga 30 luftetare te fillimit u bene 200 e me shume, dhe me 2 Gusht 1943, do te pagezohej Batalioni “Çamëria”, ne te cilin do te hynin edhe çetat “Hoxha Tahsin” dhe “Alush Taka"

"Pakti i Konispolit" kishte nje kleçke dhe per kete nuk pati sukses, pikerisht se forcat majtiste te EAM/ELAS, insistuan qe ne çetat apo me vone Batalionin "Cameria" te hynin forcat e keshtuquajtura te minoritetit grek te cilat aderonin ne organizaten (famekeqe) "MAVI", e cila kishte qellime te tjera. Prfaqesues te organizates "MAVI" ishin elemente te erret si Vasil Shahini, Spiridhon Vllahoni, Jani Diamanti dhe te tjere. Organizata "MAVI" nuk operonte thjesht ne nje lufte kunder gjermaneve, por si qellim kryesor kishte aneksimin e Shqiperise se Jugut dhe bashkengjitjen e saj Greqise.

Dokumenti me poshte ne greqisht, lidhur ati qe u njoh si "Pakti i Konispolit", pakt ky qe nuk pati jetetgjatesi pikerisht sepse u hodh poshte (me vone) prej forcave nacionalçlirimtare shqiptare, pikerisht sepse nuk pane te udhes qe kjo organizate quajtur "MAVI" te ishte pjese perberese e LANC-it shqiptar, duke patur parasysh qellimet e verteta te saj. EAM-i dhe ELAS-i grek edhe pse insistuan ne kete pike, pakti u quajt i pavlefshem me vone. Pra, edhe EAM-i dhe ELAS-i grek (majtistet), kur ishte çeshtja per qellime shoviniste dhe pretendime territoriale, nuk kishte shume ndryshime prej forcave djathtiste te EDES-it dhe N. Zerves dhe zervisteve monarko-fashist!
---
E. Canaj

“Την 10ην Αυγούστου 1943 συνήλθον εις κοινήν σύσκεψιν ο αντιπρόσωπος του Απελευθερω-
τικού Μετώπου Τσαμουριάς {Θεσπρωτίας} και ο αντιπρόσωπος του Απελευθερωτικού Μετώπου Ελλάδος , μετά του απεσταλμένου της Περιφερειακής Επιτροπής Κομμουνιστικού Κόμματος Αργυροκάστρου Αλβανίας , διά να μελετήσουν τα προβλήματα της “αλβανικής μειονότητος” εν Ελλάδι και της “ελληνικής” εν Αλβανία . Η σύσκεψις κατέληξεν εις τας κάτωθι αποφάσεις :

1. Με τας προκαταλήψεις των αιώνων, τα εκατέρωθεν σφάλματα , τα εγκλήματα ωρισμένων κακοποιών και την σωβινιστικήν προπαγάνδαν μερικών επιτηδείων,  εδημιουργήθη δια την αλβανικήν και την ελληνικήν μειονότητα μία τοιαύτη κατάστασις , η οποία διατηρεί αρκετάς δυνάμεις εις ουδετερότητα και αντιθέτους την μίαν προς την άλλην, νεκράς επομένως δια τον αντιφασιστικόν πόλεμον που κάμνουν οι λαοί , Ελληνες και Αλβανοί. Χωρίς να το θέλουν οι λαοί των μειονοτήτων, έχουν κάμει εναντίον των συμφερόντων των εξυπηρέτησιν του εχθρού. Ολα τα σημάδια των τελευ- ταίων ημερών μας δείχνουν, ότι η καταστροφή δεν αργεί να έλθη , εάν οι υπεύθυνοι κλείσουν τα μάτια και δεν αναλάβουν πρωτοβουλίες εκείνοι οι οποίοι είναι πλησίον των γεγονότων.
2. Ο σχηματισμός μιάς αντιφασιστικής οργανώσεως εις κάθε μειονότητα , είναι πλέον μία ανάγκη επείγουσα . Μία διάθεσις τοιαύτη έχει δειχθή καθαρά εκ μέρους της ελληνικής μειονότητος και φαίνεται ζωντανή μεταξύ των ιδίων στοιχείων της Τσαμουριάς {Θεσπρωτίας}. Ο αμοιβαίος σχηματισμός των αντιφασιστικών οργανώσεων κλείνει εκατέρωθεν τα στόματα των σωβινιστών περί εθνικής προδοσίας .
3. Η λύσις αύτη, εντός των γραμμών του σημερινού πολέμου δια την ελευθερίαν και την αυτοδιάθεσιν των λαών, θα βοηθήση την ένωσιν εις τον πόλεμον, αδελφώνοντας τους δύο γειτονικούς λαούς. Αυτός είναι ο μόνος κατάλληλος τρόπος δι’ εργασίαν άμεσον και αποδοτικήν.
4. Αι αντιφασιστικαί οργανώσεις θα διευθύνονται από μίαν επιτροπήν αποτελουμένην από έναν αντιπρόσωπον Αλβανόν, έναν Ελληνα των συνεργαζομένων ελληνοαλβανικών οργανώσεων και έναν αντιπρόσωπον της μειονότητος . Τόσον δια την μίαν, όσο και διά την άλλην παράταξιν θα παρευρίσκεται εις την επιτροπήν και ένας αντιπρόσωπος της αγγλικής αποστολής . Ο τελευταίος θέλει λαμβάνει μέρος αν ζητηθεί από την ίδια την μειονότητα .
5. Η ιδία εργασία θα γίνη και δια την στρατιωτικήν οργάνωσιν.
6. Παρέχεται γενική αμνηστία εις όλους εκείνους οι οποίοι έχουν εργασθεί κακώς, τόσον εις τα πολιτικά ζητήματα, όσον και εις την ιδιωτικήν ζωήν, αποτελέσματα της διαφθοράς του φασισμού και του ατόπου σωβινισμού.
7. Αι δύο συνεργαζόμεναι οργανώσεις , ελληνική και αλβανκή εγγυώνται, διά το παρόν
και το μέλλον, την ζωήν, την τιμήν και την περιουσίαν των μειονοτικών λαών.
8. Η απόφασις αύτη θα γνωστοποιηθεί εις τους λαούς των δύο μειονοτήτων, εις την ελληνικήν και την αλβανικήν, και τίθεται από σήμερον εις εφαρμογήν. Θα γνωστοποιηθεί επίσης εις τας προϊσταμένας οργανώσεις .
9. Το καταστατικόν των αντιφασιστικών οργανώσεων των μειονοτήτων, θα περιλαμβάνη
διατάξεις περί ενεργού συμμετοχής εις τον αντιφασιστικόν αγώνα των λαών των μειονοτήτων, απαγορευομένης πάσης προπαγάνδας εκτός του αντιφασιστικού αγώνος , καθώς και σωβινιστικής τοιαύτης.
10. Ο τύπος και των δύο οργανώσεων θα βοηθήση την διαφώτισιν των λαών και των δύο μειονοτήτων εξυψώνοντάς τους πολιτικώς .

Διά το ΕΑΜ Αλβανίας Δια το ΕΑΜ Ελλάδος
Ρετζέπ Πλιάκο
Αλέξης Γιάνναρης
Δια το Κ.Κ. Αλβανίας
Τσέλνικα"

December 26, 2013

104 VJETORIT I DIELLIT- GJURMIME MBI LETËRSINË SHQIPE TEK «DIELLI»


Sevdai Kastrati*

Kam kënaqësi të veçantë që mund të marrë pjesë në këtë përvjetor të rëndësishëm: përvjetorin e njëqint të gazetës Dielli. E quajmë këtë përvjetor të rëndësishëm sepse është përvjetor i jashtëzakonshëm i gazetës me jetëgjatësinë më të madhe në gjuhën shqipe: ju përshëndes dhe ju falënderoj që më ftuat.

Kur flas për gazetën Dielli unë jam i vetëdijshëm se flas për njërën nga gazetat më të rëndësishme të botës shqiptare. Them kështu, sepse në gazetën Dielli janë botuar poezitë, prozat, dramat, polemikat, ligjërimet, kritikat letrare, gjuhësore dhe politike, letërkëmbimet, shkrimet historike që kanë të bëjnë për Shqipërinë në veçanti dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi prej krijuesve më të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Dielli është gazeta e parë që i kushton një rëndësi përkthimeve, duke sjellur në gjuhën shqipe disa nga veprat më të njohura të letërsisë botërore.

Pa dyshim, gazeta Dielli është bërë shkollë për shqiptarët e Amerikës, tribunë e lirë për shprehejen e mendimeve, mburojë për të drejtat kombëtare, i ka përkrahur dhe mbrojtur të shtypurit, e ka çmaskuar natyrën ballkanike dhe orientale të politikanëve shqiptarë (për këtë është ndaluar të futet në Shqipëri), i ka luftuar shtypësit dhe tiranët (hiq një periudhë të shkurtër kur vihet në shërbim të regjimive monarkiste dhe komuniste), e ka mbajtur të ndezur kandilin kombëtar shqiptar në Amerikë.

DSC_0009

Në këtë kumtesë dëshiroj të flas sot para jush mbi një vështrim të letërsisë shqipe te Dielli prej 1909 deri më 1971, pra rreth poezisë, prozës dhe dramaturgjisë.

Ndonëse Dielli në fillim ishte i përqëndruar kryesishit në përkthime të letërsisë botërore, si  tregime, novela, komedi të autorëve më të dëgjuar të Evropës dhe Amerikës e, që në fund të vitit parashikonte t’i botonte në një vëllim të veçantë. Edhe pse një botim i tillë s’u bë ndonjëherë.

Megjithëse letërsia shqipe ka një shtrirje të gjatë kohore te gazeta “Dielli”, ku poetë, prozatorë e dramaturgë i takojnë periudhave të ndryshme kohore: romantizmit, mes romantizmit, realizmit dhe simbolizmit, letërsisë sociale dhe letërsisë së sotme. Për dallim nga metoda e realizmit socialist që mbizotëronte në Shqipëri, letërsia shqipe në diasporë u zhvillua pa censurë e pa trysni politike.

Dy vjershat e para do të botohen në Dielli i përkasin vitit 1910, pra më 29 prill, në numrin e 57, Kënga e Abecesë prej Ali Maksutit  që demaskon propagandën për të shkruar gjuhën shqipe me alfabetin arab dhe vjersha kushtim  Shoqërisë «Mbarësi» të Luarasit prej Spiro Nini Luarsait. Në një shënim të Faik Konicës thuhet: DIELLI tha që në krye se nuk boton vjersha, dhe s’ka botuar gjer më sot. Po me që u dhamë fjalë ca pajtimtarëve, dalim nga regulla një herë dhe botojmë dy copë, të cilat kanë tri të mira që na i porositnë: 1) Flasin për të ngjara të ditës, dhe të tila vjersha boton ç’do gazetë politike (Frënq’ i quajnë këto les pièces de circonstance); 2) Janë të shkurta; 3) Kanë masë të dreqtë. Në marçim edhe të tjera vjersha që i mbushin këto të tri pika, ndofta munt të dalim prapë jashtë regullës.

Gjatë këtij viti do të botohen dy vjersha të tjera me frymë romantike, një nga këto është një vjershë portret që i kushtohet Faik Konicës.

Më 1912 botohet Kushtrimi – Ora e Shqypniis nga poeti kombëtar Gjergj Fishta, një vjershë profetike dhe  Kryengritja e Shqypniis prej Kambardhit (pseudonim i Risto Siliqit).

Vjersha e Fan S. Nolit Thomsoni dhe kuçedra do të botohet më 1915, si dhe vjershat e Ramiz Harxhit me pseudonimet Dullga dhe Top’ i Dullgës, Loni Logori, Kristo Floqi, Asdreni, Murat Toptani etj. Me ardhjen e Faik Konicës në Boston më 1921 gazeta Dielli bëhet vërtet një gazetë serioze dhe me një rëndësi të veçantë për letërsinë.

Derisa në kolonitë e tjera shqiptare do të vijnë duke u zvogëluar gjithënjë e më dukshëm numri i gazetave e i revistave, saqë edhe do të pushojnë fare, gazeta Dielli do të jetë e hapur për të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Evropë : Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej, Odise Paskali, Lame Kodra, Llambi Gjergo, arbëreshi Agostine Ribecco e të tjerë e, që do t’i botojnë krijimet e tyre poetike.

Një zë i veçantë në satirë është, pa dyshim, Merko Koroni. Është poet me dhunti krijuese, veçse i pa vënë re nga kritika letrare. Pothuajse të gjithë vjershat e tij janë të botuara në faqet e gazetës Dielli.

Një nga tingëllimat më të mira në letërsinë shqipe është Helena e Trojës i Faik Konicës. E shkruar më 1916 dhe e botuar më 1937, kur e shkroi ishte 41 vjeç e jo siç pohon Jup Kastrati 61 vjeç (Jup Kastrati: Faik Konica, New York, 1995, f. 426).

Në tingëllim tjetër i Faik Konicës është shkruar me 3 qershor 1938, me titullin Diplomati e, që ka satirë, sarkazmë, ironi dhe tallje.

Në vitet ’40 ribotohen vjershat e Fan S. Nolit: Hymni i flamurit, Anës lumenjve të Babilonisë, Kënga e Kirenarit, Krishti me Kamçikun, Moisiu në mal, Rent, or Marathonomak, Shën Pjetri në Mangall si dhe krijimet e reja poetike Plak topall, dhe ashik dhe Sofokliu dhe Ferid Asllani nën pseudonimin Bajram Domsdova.

Në vitet 50 shquhen Constantina Christ dhe Stefan Thanasi. Ky i fundit s’ka shkruar shumë gjithsej 8 vjersha, por kjo s’do të thotë se nuk është poet. Në historinë e letërsisë përmenden si vjershtorë që kanë shkruar vetëm dy-tri vjersha, dhe nuk përmend fare të tjerë që kanë shkruar me qindra. Thuhet se, ka pasur vjershëtor që është pranuar si anëtarë në Akademinë Frënge vetëm për një vjershë, për një tingëllim, por ama të përsosur.

Stefan Thanasi i larguar nga Shqipëria para apo gjatë Luftës së Dytë Botërore në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, sigurisht si emigrant ekonomik, siç ishin pothuajse shumica dërmuese e Shqipërisë së Jugut ai do të shkruajë një nga vjershat më emocionuese për nënën me titullin Mëmës t’ime. Në të gjejmë gëzimin, hidhërimin dhe frikën e nënës për birin e saj që nga ditët e djepit e deri në ditët e mërgimit:

…Bir or bir i nënës, ti po më largohesh
Oh! buzët më dridhen, zëmra më coptohet

apo porosia e nënës:

Pa ty, bir i nënës, mbetem si e mjerë,
Mos harro të kthehesh, të të shoh dhe nj’ herë.

Kurse në vargjet pasuese poeti shpreh sesa e domosdoshme është prania e nënës në lumturinë e njeriut dhe sa e dhimbshme është mungesa e saj:

Malli më ka marë, mëma im’ e dashur,
Gjatë kësaj kohe si nuk paskam plasur?


Malli i nënës ishte plagë e hapur për një pjesë të madhe të shqiptarëve në Amerikë. Jo vetëm për ata emigrantë ekonomikë, por edhe për ata refugjatët politikë. Për këta të fundit edhe më keq, sepse nënat e tyre do ta kalojnë jetën në internime.

Shqiptarët e Amerikës deri para ardhjes së komunistëve në pushtet kishin lidhje pronësore me atdheun, por me mbylljen e Shqipërisë ata i shkëputën të gjitha lidhjet pronësore, ashtu sikur arbëreshët dikur, sado jo edhe lidhjet shpirtërore.


Në vitet 60 dhe 70 botohen poezitë e Fan S. Nolit, Arshi Pipës, Vex-it, Bardhit, Demo Labit, Agron Himariotit, Nick Kreshpanit, Bilal Xhaferit (i cili e lufton tiraninë komuniste), Nexhat Peshkëpia etj.
E rëndësishme është gazeta Dielli edhe se i përket botimit të poezive në dorëshkrim të Faik Konicës (gjithsej 5, Drit’ e shpirtit tim, Fitova moj zëmbër, Një të dashur kush ka gjetur prej tyre dy janë në anglishte In memory of a young girl dhe To a revolutionary leader) dhe të  Andon Zako Çajupit (gjithsej dy Hymni kombëtar, Faik Konica dhe një variant Hymni shqiptar). Ky i fundit do të shkruaj një himn, ashtu siç shkruanin pothuajse shumica e poetëve të Rilindjes Kombëtare. Ia dërgon për botim gazetës Dielli miku dhe bashkëfshatari i tij Sofakli Çapi. Vjersha Hymni kombëtar është e panjohur për lexuesit dhe studiuesit e Çajupit. Nuk është përfshirë në veprat e tij as në Prishtinë, e së fundi (në përgatitje të Jorgo Bulës) as në Tiranë.

E shkruar ndoshta më 1913-1914, të njëjtën kohë me vjershën Mbretit të Shqipërisë që është botuar në revistën Zgjimi të Korçës (1914, nr. 5, f. 232-235) ku  thuhet:

Mos u gëzo, moj Janinë,
Sot për sot jemi të ndarë;
Po Shqiptarët do vinë
Se s’lënë gjaknë pa marrë.

Në vjershën Hymni kombetar Andon Zako Çajupi do të përkujtojë se kufijtë e 1913-ës kanë lënë jashtë shtetit shqiptar gjysmën e trojeve etnike:

Zot, kufit’ e Shqipërisë
Nukë janë tek u-shtuan,
Se armiqt’ e drejtësisë
Shumë vise zotuan.
Po me pahir nuk mbahen
Se nga Shqipëria s’ndahen;
Kur të vemi t’i shpëtojmë
Si dragonj do të luftojmë!

apo në vargjet pasuese:

Një meleun shqipëtarë
Sot ndënë zgjedhë rënkojnë,
Dhe na presin duke qarë,
T’u-vemi, që të shpëtojnë.

ndërsa për fqinjët tanë thotë:

Sot gjitonët s’na nderojnë
Shtiren sikur s’na peshojnë,
Po një ditë, çpejt a vonë,
Kur t’u-vemi, do të shonë!

dhe në fund jep kushtrimin:

Si lum’ i Vardarit
Gjaku le të rrjedhë!
Zverk’ i shqiptarit
Nuk duron zgjedhë.

Sa i përket prozës do të ndalem shkurtimisht në prozën e Faik Konicës. Proza E bija e mbretit edhe trëndafijtë «Dielli»,  1910, 4 shkurt, nr. 45, f. 1, pastaj prozën historike Jeta e Skënder Beut. Jup Kastrati pohon se është shkruar nga 8 gushti 1912 deri më 17 nëntor 1918 (Kastrati 1995). I të njëjtit mendim është edhe Nasho Jorgaqi (Konica, vepra V, 2001, f. 434). Ky është një shembull se si marrin të dhënat nga fjalët e të tjerëve, pa i parë shkrimet origjinale. Në të vërtetë është botuar në nëntë vazhdime nga 8 gushti – 17 tetor 1912. Dielli», Boston Mass, 1912, 8 gusht, nr. 161, f. 2, 3; 15 gusht, nr. 162, f. 2, 3; 22 gusht, nr. 163, f. 2, 3; 29 gusht, nr. 164, f. 2, 3; 5 vieshtë [shtator], nr. 165, f. 2, 3; 12 vieshtë [shtator], nr 166, f. 2; 19 vieshtë [shtator], nr. 167, f. 2; 26 vieshtë [shtator], nr. 168, f. 2; 17 vieshtë II [tetor], nr. 171, f. 2. Tregimi Katër pralla nga Zullulandi, prej të cilave është botuar vetëm një me titullin Një ambasadë e Zulluve në Paris  (11 mars 1922), ndonëse tregim për një popull tjetër, në të vërtetë ka të bëjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurse proza ese Shqipëra si u-duk është një vepër që duhet të lexohet dhe të rilexohet, sepse është shumë aktuale. Faik Konica kishte ndërmend të shkruante mbi zotrit e çifligjeve, dhe mbi ata njerës që i vënë rëndësi më tepër diplomës se sa zotësisë së njohurive.

Në Dielli janë botuar nga letërsia botërore romanet: Myshteret e Parisit (1920) prej Eugene Sue, i përkthyer prej Andon Frashërit; Kapedani i Jeniçerëve ose Skënderbeu (1922-1923) prej James M. Ludlow, i përkthyer prej A[ndon] S. Frashërit;  Arthyr Gordon Pym (1923-1924) prej Edgar Allan Poit;  Bota me 2000 A.D.(1930) prej Edward Ballamy, i përkthyer prej Aqile Tasit kurse nga letërsia shqipe dy romanet e Foqion Postolit Për mprojtjen e atdheut dhe Lulja e kujtimit; romani  i Faik Konicës Dr. Gjëlpëra zbulon rënjet e dramës së Mamurrasit (1924) si dhe fragmente të romanit Ra Berati  (1971) të Bilal Xhaferit.

Sa i përket dramaturgjisë është botuar më  1911-1912 drama Fe dhe kombësi  prej Kristo Floqit, dramë me 4 akte dhe 4 pamje; XOXA, ZOI M.: Kurora shqiptare (1923) prej Zoi M. Xoxa, dramë me pesë akte, Tri njolla të mërgimit (1935) prej Nelo Drizari, dramë me një punë dhe një pamje. Ëndrat e punëmirës dhe shpresat e shoshës (1935) prej Hito Sadikut, si dhe Për mbrojtjen e atdheut (1957-1958) prej Peter R. Priftit.  Dramë me tre akte. (Bazuar në novelën “Për mprojtjen e atdheut” prej F. Postolit).  Komeditë Tregëtari i Vlorës(1909-1910) prej Chamfortit, komedi në një akt dhe në prozë. E adaptoj shqip Faik be’ Konitsa; Martesa me pahir (1910) prej Molierit, komedi në një akt dhe në prozë. E adaptoj shqip F. S. N.; Dhëndër me pahir  dhe Merre t’a marrim (1912) prej K. Floqit, komedi me një pamje.

Pra siç shihet në gazetën Dielli botohen veprat e krijuesve më të shquar të saj, si Faik Konica dhe Fan S. Noli e që kanë një ndikim të madh në letërsinë shqipe.

Në fund do të doja të përfundoj duke përmendur dialogun e Fan S. Nolit me një minstër të qeverisë komuniste për dërgimin e trupit të Faik Konicës në Shqipëri: «Dërgojeni po deshtë, po trupi i tij do të dalë përpara Gjykatores së Popullit që të gjykohet në bëri mirë apo keq për Shqipërinë» thotë ministri dhe përgjigjia e Fan S. Nolit: «Po, zoti ministër, i vdekuri s’ka gojë që të mbrojë veten përpara gjykatores!»

*Kumtesë e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të gazetës Dielli, qershor 2009

December 21, 2013

Chameria Deserves Justice NOW!


                                                                                                     Credit : Parallelozero

 Over 35,000 men, women, and children were expelled from Chameria and nearly 5,000 innocent civilian Albanians were massively murdered by Greek Nazi general Napoleon Zervas  in 1944-1945.  At the meetings in Tehran (1943), Yalta (1945) and Potsdam (1945), the three major wartime powers, the United Kingdom, United States, and the Soviet Union, agreed on the format of punishment for those responsible for war crimes during World War II. The legal basis for the Nuremberg trials was established by the London Charter, which was agreed upon by the four so-called Great Powers on 8 August 1945, and which restricted the trial to "punishment of the major war criminals of the European Axis countries". The Nuremberg trials initiated a movement for the prompt establishment of a permanent international criminal court, eventually leading over fifty years later to the adoption of the Statute of the International Criminal Court. This movement was brought about because during the trials, there were conflicting court methods between the German court system and the U.S. court system.Some 200 German war crimes defendants were tried at Nuremberg, and 1,600 others were tried under the traditional channels of military justice. The legal basis for the jurisdiction of the court was that defined by the Instrument of Surrender of Germany. The court was limited to violations of the laws of war, it did not have jurisdiction over crimes that took place before the outbreak of war on 1 September 1939. Greek politicians still claim today that these individuals were collaborators of the Nazi regime and deserved to be massacred and expelled. Greek government today denies Chams ever existed and its citizens were thus silenced by the totalitarian and longstanding theocratic regimes. After the Marshall Plan, the United States policies and programs implied and supposed that Greece would be an important ally and a stable democracy in the Mediterranean basin. With the Schengen visa liberalization program put in place a few years ago, many Chams optimistically believed they would have the opportunity to visit their ancestral lands and resettle in their properties. They were wrong. Many of them were stopped and abused at the border checkpoints and their passports were often torn by Greek customs agents. The Greek Consulate in Tirana has consistently denied issuing entry visas to Albanians born in Greece, so the latter are denied the right to put a bouquet of flowers on top of their ancestors who are buried there, in their thousand-year old lands. Unfortunately, Greece does not allow the latter to freely speak in their mother language, Albanian, in public. They have no right to register as Albanians and are not recognized as a minority. Evidently, these acts are fundamental human rights abuses based on the principles of freedom of movement and those of property rights.
                                                        Children refugees from Chameria Expelled by Greece in 1944

December 2012, the PDIU (Party for Justice Integration & Unity) party presented a draft resolution to be passed before the Albanian parliament in the spring of 2013. This document was disgracefully rejected in 2004. Now the resolution mainly aims to reactivate the Treaty of Friendship between Albania and Greece and abolish the Law of War Decree between Greece and Albania No.2636/1940 and 2637/1940 respectively which are still active legislation. This document also calls for the establishment of bilateral ad-hoc committees to jointly work on resolving the Cham issue. Other areas that this document charges the Albanian MFA, Ministry of Education and Science and Greek government to work on the recognition of the minority status, the erection of two monuments in Paramithi and Filat to recognize the loss of innocent women, children, and elderly who were massacred by Greek Army units, with the proper conveyance of this tragic events in school textbooks. Charging the relevant diplomatic corps with resolving the issue is another important element of this document. The Albanian American Organization Chameria (AAOC) fully supports this important resolution.

Fotografi shqiptar që dokumentoi historinë dëbimit të çamëve nga Greqia

Shkrim i përshtatur për rastin e 100 vjetorit të lindjes, të Jani Ristanit, njërit prej fotografëve më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar

Nga Qerim Vrioni

100 vite më parë, më 16 djetor 1913, lindi në fshatin Lliar të Zagorisë, Jani Ristani, një nga fotografët më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar. Ai dallohet për veprimtari të gjatë dhe të shumëllojshme, por duke veçuar atë dokumentare dhe historike.

Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, në moshën 14 vjeçare, ai shkon në Turqi (Stamboll), ku kishte të atin dhe gjyshin të cilët jetonin me një dyqan të vogël. Aty, zagoritin e ri shpejt e tërhoqi fotografimi. Në këtë fushë u ndihmua nga një mjeshtër turk deri sa më vonë arriti të hapte edhe një studio private fotografie. Puna në të i “shpërveshi mëngët” për të përvehtësuar fotografinë si mjeshtëri teknike, por edhe si veprimtari kulturore. Fotografon jo vetëm banorët për foto nostalgjie, por edhe ngjarje të ndryshme politike e shoqërore. Kështu, më 1931 realizon një foto të “Miss Turqia”, e cila u botua në gazetën e madhe “Xhumhyrjet, dhe në 1932 udhëheqësin e madh turk, Mustafa Qemali, gjera që e ngazëllyen dhe e nxitën mjaft djaloshin nga Shqipëria. Po atë vit, 1932,. Jani fotografon 28 Nëntorin, “Ditën e Flamurit” në konsullatën shqiptare të Stambollit, foto që disa ditë më pas u botuan nga gazeta “Demokratia” e Gjirokastrës, duke shënuar kësisoj “takimin” e parë të tij me shtypin shqiptar. Ndërkohë, fotografi i ri realizon edhe mjaft shkrepje për kënaqësi vetjake, portrete shokësh, peizazhe të Stambollit, çka e shtytën të ishte më kërkues i të bukurës në fotografi.

Në vitin 1934, Jani Ristani kthehet në Shqipëri për të kryer shërbimin ushtarak e, pas përfundimit të tij, vendoset në Tiranë, ku bashkë me kushërin e tij,Vasil Ristani, më 1936, hapin një studio fotografie në “Bulevardin Zogu I”. Emri i saj ishte mjaft interesant, “Shtëpi për Arte Fotografike”, por edhe puna që bëhej në të ishte me kërkesa të mëdha. Më pas ajo u quajt “Foto Studio Ristani” (Jani dhe Vasil), atje filluan të shkojnë për shkëmbim mendimesh edhe shumë të shkolluar në Perëndim. Gjithashtu përmendim se Jani Ristani në këtë kohë filloi bashkëpunim të rregullt me disa organe shtypi si “Diana”, “Donika”, Drita”, “Java” etj. Vet Jani, do kujtonte vonë-vonë, ndër të tjera, fjalët që i thoshte shpesh patrioti dhe intelektuali i shquar, Mit’hat Frashëri :”Ta dish Jani, kjo punë që po bën ka vlera historike për Shqipërinë”. Dhe vërtetë ashtu do të ishte, por një pjesë e madhe të fotografive ku paraqitej Mbreti Zog (për një kohë ka qënë dhe fotograf zyrtar i Oborit Mbretëror) dhe armiqë të regjimit komunist, u zhdukën nga vet Jani, para se të zhdukej edhe ai vet. Kështu ai vet shprehet vitet e fundit në një gazetë :”Kam djegur me dhjetra foto e libra të ndaluar, mes tyre edhe disa nga fotot e Zogut. S’doja t’i hapja bela vetes. Ai regjim nuk të falte…” (Gazeta “55”, 19.04.2003). Kjo na kujton prishjen e “nudove të tij të bukura nga Skulptori i madh, Janaq Paço për të shmangur rrezikun e persekutimit nga diktatura komuniste. E, s’janë këto shembujt e vetëm të prishjes së krijimtarisë nga vet autorët. Dukuri e dhimbshme dhe me pasoja për kulturën tonë kombëtare.
Aparati të tij nuk i kanë shpëtuar ngjarje të tilla si sjellja në vend e eshtrave të Naim Frashërit (1937), përurimi i Mauzoleut të Nënës Mbretëreshë (1937) dhe Bankës Kombëtare në Tiranë (1938), Martesa e Mbretit Zog, çelje rrugësh dhe institucionesh të reja etj. Dhe vlerësimet për punën e tij nuk vonojnë. Kështu më 1939, Jani Ristani është nderuar me “Diplomë Nderi” në “Fiera dell Levante” të Barit (Itali) ku u paraqit në përbërje të pavionit të artizanatit shqiptar.


Në nëntor 1944, Jani dhe Vasil Ristani, së bashku me Filip Viton, fotografuan luftën e Tiranës, sidomos qytetin pas largimit të trupave gjermane, ndër to dhe fotoja me sheshin “Skënderbe”(Xhamija, Sahati dhe Pallati Kaceli). Në atë fotografi, Jani ka inkuadruar edhe një re të madhe të bardhë në sfond, ndoshta për të simbolizuar “ditët e bardha” që do të vinin paskëtaj, iluzion që u shua shpejt.
Më 1945, me sugjerimin e një oficereje angleze fotografon çamët (e shpërngulur egërsisht prej trojeve të tyre nga shovinistët grekë), në kampin e Kavajës si dhe Kongresin e tyre që u mbajt në Vlorë, foto me vlera të mëdhaja dokumentare. Dy vjet më vonë punësohet në Minstrinë e Punëve Botore (ndërtim-komunale), ku krijon dhe laboratorin fotografik, por duke udhëtuar anë e mbanë vendit për të fotografuar objektet në rindërtim e ndërtim. Kjo e ndihmon që më 1948, të hapi ekspozitën e parë vetjake në mjediset e kësaj Minstrie. Veprimtaria e tij fotografike në kantieret e shumta të ndërtimit e ka pasuruar mjaft fondin vetjak të Janit, por sot pjesa më e madhe e tyre ndodhen të shpërndara në disa institucione shtetërore arkivore, herë-herë edhe pa emrin e autorit të tyre.

Për t’u shënuar është fakti se Jani Ristani është autor i fotografisë së parë me ngjyra në vend dhe që i përket vizitës së Presidentit të Vietnamit, Ho Shi Min, në Tiranë më 1957. Po ashtu duhet cekur këtu pjesëmarrja e tij në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Bifota” në Gjermani (1965), ku u nderua edhe me Diplomë Nderi, në Bashkimin Sovjetik (1961), Hungari (1962), Rumani (1963). Në këto konkurse ai përfaqësohej kryesisht me foto dokumentare, por nuk ishte vetëm ky lëm që lëvronte. Jani ka realizuar edhe foto-etyde me emra të tillë si, “Coroditje”, “Thethi”, “Liri e kufizuar”, “Eklipsi i diellit”, “Katundari”, “Mësuesja e gjuhës”, të cilat tejçojnë edhe kumte të ndryshme socio-filozofike.

Ndërkohë, ai bashkëpunonte me organet e shtypit të atëhershëm, veçanërisht me gazetën “Bashkimi” dhe revistën “Ylli”, por edhe me Muzeun Arkeologjik, me Ministrinë e Bujqësisë (sektori i propagandës), me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë etj. Për të realizuar fotografi me nivel të lartë, ai ishte abonuar edhe në shtypin e specializuar të fotografisë jashtë shtetit, organe të cilat vinin me shumë vështirësi, por që “përpiheshin” menjëherë sapo i binin në dorë. Në këto vite, iu vu rëndësi e madhe kopertinave të revistave, për këtë fotografi i njohur, Petrit Kumi dhe koleg i tij, shprehet për të :”Asokohe eksperimentuesi më i madh në këtë fushë ishte Jani Ristani” (Revista “Spektër”, korrik 2005) Duke pasur bagazh të madh praktik, por edhe njohuri të gjera teorike, Jani pati guximin të shkruaj edhe një libër teorik për fotografinë me titullin “Fotografia Art” që mbeti i pabotuar për arsye ekonomike e, po për të njëtat shkaqe ngeli pa parë dritën e shtypit edhe albumi i tij fotografik “Butrinti” me foto të qendrës së njohur arkeologjike. Ndoshta një ditë do të jenë në duartë e dashamirëve të fotografisë këto krijime të mjeshtrit Jani Ristani. Atëherë brezat do t’a vlerësojmë edhe më tepër atë që gjithë jetën e tij ja kushtoi fotografisë, por edhe duke lënë në të shumë punime të vlefshme, dokumentare dhe historike. Të dy këto vepra ndodhen në ruajtje tek e bija, Maria, e cila natyrisht i mban si gjera të shenjta. Gjithashtu ai është autor i albumit të madh historiko-dokumentar për ndërtime që përfshin periudhën 1945-1965, i rëndësishëm sidomos për Arkivin Shtetëror të Ndërtimit. Shumë foto të tij janë të shpërndara në institucione të ndryshme qëndrore, disa herë pa emrin e autorit, të tjera zhdukur nga “specialistë” ngaqë brenda tyre ishte dhe ndonjë “armik”. Sot është vështirë të mbledhësh gjithë krijimtarinë e Jani Ristanit në një album, por përbën edhe një detyrim të shoqërisë për këtë fotograf që për gjashtëdhjetë vjet nuk e hoqi aparatin nga dora.

Në vitet e fundit të jetës ai pati një gëzim të veçantë, më 1998, fotografit plak dhe fisnik, iu festua 85-vjetori i lindjes nga Ambasada Turke në Tiranë, për shkak të lidhjeve të hershmë të tij me Turqinë.
Puna e gjatë dhe e madhe e Jani Ristanit në fushë të fotografisë, veçanërisht në atë dokumentare dhe historike, por të shoqëruar përherë me merakun e artistit, përbën një kontribut të shquar për fotografinë shqiptare. Prej kohës kur filloi fotografimin, vitet ’30, e deri në fund të jetës (15 maj 2005), për atë çdo ditë dhe javë ishte e lidhur ngusht me fotografinë. Kështu që 93 vjet i plotësoi jo duke “shtyrë” ditët, por duke “i mbushur” me diçka nga fotografia.. E, pjesa më e madhe e fotografive të Jani Ristanit, do t’ju hyjnë në punë edhe brezave të ardhmë, duke e bërë kështu punën e tij të vlefshme dhe emrin e tij të paharruar.

Burime:
1. Ristani Maria-Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe- Tiranë, 2004
2. Gazeta “55”-“Jani Ristani, legjenda e gjallë e fotografisë shqiptare”–19 prill 2003
3. Gazeta shqiptare- “Jani Ristani, njeriu që ngjyrosi fotot shqiptare”–14 maj 2002
4. Arkivi Fotografik i Familjes Jani Ristani
5. Arkivi Shtetëror i Ndërtimit
6. Gazeta “Ballkan”-“Fotografia, nga Marubi te Fusha”—25 nëntor 2003
7. Gazeta “Korrieri”-“Iku dhe Ristani, “Gjyshi i fotografisë shqiptare”—21 maj 2005
8. Revista “Spektër”—“Fotografia në kufi të dy epokave”-korrik 2005