January 21, 2018

BISEDIME "MIQËSORE" PËR SHITJEN E SHQIPËRISË

Prej disa ditësh në një qoshe të Korçës Atdhetare Shqiptare; atje kur para disa vjetësh ish konsull I Greqise (I veshur si kapobandë), bërtiste me zë të çjerrur se Korça qenka pjesë e Greqisë; na qenka mbledhur Ministri Bushati me ate të Greqise për biseda "miqësore" të zgjidhjes së çështjeve të përbashkëta.

Ish ministri i jashtëm Paskal Milo nënvizon me zë të lartë sot "Nuk mendoj se do të zgjidhet jo e jo, çështja çame”,
Dua të sqaroj se faktikisht  se ÇAMËRIA SHQIPTARE QËNDRON SI PROBLEM I MADH  MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE JO SI "çështje çame" siç e shprehin edhe disa politikanë e deputetë "nacionalista" në Shqipërinë e sotme.
 
ÇAMËRIA që nga lashtësia eshtë KRAHINË që ka folur 'GLUHËN E ËMBËL SHQIPE-si GLUHË PERËNDIE -SHKRUANTE I MADHI NAIM FRASHËRI!
 
Shqiptarët e Çamërisë si të besimit musulman ose krishterë nëpërmjet  gjuhës së përbashkët kanë ndihmuar njeri tjetrin si vëllezër.
 
Pronjatët e Paramithisë kanë qenë Vëllamë me Çamët Boçarenj të Sulit. Ata së bashku me Çaparente e Margëlliçit si edhe Shqiptarët e tjerë të quajtur Arvanitas ishin mbi 90 përqind të udhëhëqsave të Kryengritjes kundër forcave osmane në krijimin e shtetit grek. Edhe Udhëheqësi i revolucionit Ipsilanti  I vlerësoi si Vëllezër.
Por fatëkeqësisht shoqërite fetare të krijuara apostafat edhe nga Rusët menduan të krijojnë një shtet të krishterë duke zhdukur të gjithë ata që nuk ishin ortodoks Dhe me anë të teorisë "Megalidea", filluan zhdukjen e Shqiptarëve Jahudinjëve e tjerë.
 
Me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlnit me 1878, fuqitë e mëdha Europiane, fillimisht ja dhanë Krahinen Shqiptare të Çamërisë Greqisë. Por Shqiptarët Atdhetarë me Mbledhjen e Prizrenit dhe pastaj me Degen e saj tëShqipërisë Jugore në Prevezë të kryesuar nga  Abedin Dino,vendosën me Mençuri, Vendosmëri dhe Trimëri të Bashkuar se Krahina e Çamërisë është SHQIPTARE dhe u pregatitën te Luftojnë me armë për Mbrojtjen e sajë. Kështu Kongresi i Berlinit u tërhoq.
 
 
Por grekët në vazhdim të Megalidesë shoviniste filluan greqëzimin e Çamërisë duke hapur shkolla greke (veprim që e pasoi me përkushtim edhe mohuesi iVepres se Madhe të Fan Nolit, Janullatosi) Megjithëse Peshkopi i Paramithisë kishte përkthyer Ungjillin në gjuhën Shqipe më 1877; peshkopi po i Paramithisë Neofiti; lëshon Urdhërin me 1910 që vajzat e krishtera të rregjistrohen në shkollat greke që kur të behen nëna t'ju flasin fëmijëve greqisht e jo Shqip.
Dhe ky antishqiptarizëm u vu në veprim të plotë me pushtimin e Çamërisë Shqiptare deri me masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te Shqiptarëve të Çamërisë më 1944-1945.
Pra Krahinës Shqiptare  ju hoqën shqiptarët musulmanë duke ju mohuar Shqiptarëve Çamë të krishterë te gjitha te drejtat njerëzore si gjuha etj.
Dhe këtu duhet kuptuar gjenerali nazifashist Zerva që i shkruan nje bashkëvrasësi K.Danit :" Duhet të jemi krenarë qe vramë e debuam Shqiptarët dhe ju mundësuam malësorve tanë të zbresin në fushat pjellore dhe ti gëzojnë ato".
 
Pra atyre qe e quajnë "çështje çame" le të kuptojnë se KRAHINA SHQIPTARE E ÇAMERISE ESHTE KRAHINA KRENARE E PASUR E BUKUR, BUZË DETIT JON që i kanë ngritur statujën e gjeneralit famëkeq Zerva për veprën e pastrimit etnik te Çamërisë Shqiptare vepër që vazhdon ende sot për të greqëzuar edhe pjesën tjeter jugore te Shqiperisë
 
Më 2005  mijëra Shqiptarë të Çamërisë në protestë dhe Përkujtimin e Çamërve të masakruar e të dëbuar me dhunë në Kllogjer. Me ngritjen e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në Parlamentin Shqiptar u zgjodhën 5 Deputet Çamë. Nën drejtimin e Shpëtim Idrizit  Komuna e Konispolit, ose si ishte zyrtarizuar nën Mbretin Zog- Nënprefektura e Çamërisë nuk ju bashkua Dropullit  "minoritar"Me këtë Vepër Atdhetare ju ndalua grekëve të mernin me autobuza fëmijët e Konispolit duke i çuar përditë në Filat në shkollat greke?!
 
Dhe jo për to çuditur, si "shpërblim" Ilir Meta kur shkon në Athinë për këshilla tek grekët, grumbullon pranë vehtes Dhullot me sorollopët duke e "harruar"Nën Kryetarin e Kuvendit z. Shpëtim Idrizin që grekët të mos keqkuptoheshin me "këshillat" që do i drejtonin Metës "Miqësorët" grekë duke paguar "nacionalistat demokratë" te Tiranës me zgjedhjet e fundit arritën ta eliminojnë PARTINË ÇAME siç e quajnë ata.
 
Dhe kjo ndodh për fatëkeqësine e sotme Shqiptare politikanët "shqiptarë" që nga Berisha puthadori, Rama i dorëzoi Kyçin  e artë të Tiranës dhe xhuxhi Meta i dha shtetësinë antishqiptarit më të madh janullatosit vazhdojnë bisedimet "miqësore" që përveç "harrimit të ÇAMËRISË SHQIPTARE, TI FALIN DETIN, TOKAT PËR VARREZAT E USHTARËVE PUSHTUES, hapjen e shkollave greke edhe atje ku nuk ka asnjë grek.
 
PRA "MIQËSI E VËRTETË" DUKE QENË NË GJENDJE LUFTE PREJ 78 VJETËSH DHE NJËKOHËSISHT EDHE ANËTARË NË NATO!
 
ABSURDITET MË TË MADH NUK BESOJ SE GJENDET NË BOTË!!
 
VETËM MOS HARRONI SE EDHE NE BIBËL SHKRUHET MBASI I JEP DORËN GREKUT, NUMËRO GISHTAT"!
 
Tamam siç ka deklaruar ish Drejtori i CIA-s Jorgos Tenet :"NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTA TË  LINDUR"