December 30, 2018

Një libër i çmuar në shërbim të Çështjes Kombëtar



Prof.dr. Eshref Ymeri

Më gëzon pa masë botimi i këtij libri i zotërisë së nderuar Sali Bollati, një intelektual i shquar atdhetar, i lindur në trevën e dashur të Çamërisë, pjesë e pandarë e trungut tonë amtar, por, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit shqiptar, e shkëputur me dhunë nga shovinizmi evropian për interesat e shovinizmit grekomadh. Libri lexohet me një kërshëri të jashtëzakonshme.
Bindja ime e plotë është se ky libër, pa mëdyshjen më të vogël, mund të vlerësohet si një “Enciklopedi e Çështjes Kombëtare të Çamërisë”. Autori i nderuar ka folur me gjuhën e fakteve, duke kaluar në “skaner” fatin tragjik të Çamërisë, i cili është pasojë e Tradhtisë së Madhe ndaj Kombit, tradhëti kjo që u mbrujt me shumë kujdes nga tradhtari me damkë dhe mercenari i regjur i grekosllavizmit Enver Hoxha, dhe, po me të njëjtin kujdes, u trashëgua nga pasuesit e tij, po kaq tradhtarë, në periudhën pas ndërrimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist, armik të betuar të Çështjes Kombëtare te Çamerise Shqiptare.
Autori e ka vënë shumë mirë në dukje se shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në ushtrimin e terrorit gjakatar dhe në kryerjen e masakrave të natyrës së inkuizicionit mesjetar kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë;në Shqipëri, në periudhën e sundimit komunist, kanë pasur si aleate mbeshtetjen besnike udhëheqjen antikombëtare komuniste, me në krye tradhtarin e regjur Enver Hoxha, kurse në periudhën e neokomunizmit që vazhdon deri në ditët tona, si aleate po kaq besnike, kanë mbarë klasën politike, me në krye tradhtarët e dy partive kryesore politike, dy shërbëtore këto me nam në shërbim të Athinës dhe të Beogradit që gëzojnë përkrahjen tërësore të brukselizmit.
Mendoj se ky libër është i nivelit akademik dhe, siç e përmenda më lart, mbart vlera enciklopedike të jashtëzakonshme njohëse. Ky libër, në të njëjtën kohe,sherben edhe si nje shuplake e fuqishme kunder tradhetise se rende te bandes komuniste te kriminelit E.Hoxha, te bandes neokomuniste sot ne pushtet si edhe kundër historiografisë zyrtare komuniste dhe neokomuniste për qëndrimin tradhtar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë.
Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.
Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internet it dhe ne shtypin ditor(kur lejohen nga pronaret), janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të families se tij
Libri është një bilancë i krijimtarisë së pasur publicistike të autorit, i cili Çështjen Kombëtare të Çamërisë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si yll karvani në formimin e vet të shkëlqyer si një intelektual nacionalist.
Artikujt e tij të shumtë, të botuar vite me radhë në faqet e internetit, ( dhe ne shtypin e dites kur lejohen nga pronaret);janë një kontribut i shquar në shërbim të Çështjes Kombëtare të Çamërisë. Atij i dridhet zemra dhe i ngjethet trupi nga skenat e llahtarshme të krimeve të egërsirave greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë, skena këto, të cilat, kur ishte fëmijë shtatë vjeç, i ka parë me sytë e vet se si ia vranë dhe ia masakruan egërsisht shtatë pjesëtarë të familjes së tij.
Ky libër me vlera të jashtëzakonshme njohëse hedh dritë në një mënyrë shumë të ndjeshme ndaj njërës prej tragjedive më të rënda që shovinizmi evropian i shkaktoi kombit shqiptar, me përkrahjen e gjithanshme që i dha shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm të interesave tona kombëtare. Krimet e rënda të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër popullsisë së trevës së Çamërisë në vitet 1944-1945, të cilat u kryen nën vëzhgimin e ushtarakëve anglezë, ishin skena përmbyllëse të krimit të shovinizmit evropianoperëndimor, pas vendimit të gjëmshëm që ai mori në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913.
Pas leximit të këtij libri, lexuesi me formim të admirueshëm Atdhetar vjen në një përfundim fort domethënës: per ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Tivari deri në Artë e Prevezë
Mendoj se zotëria Sali Bollati, si një Atdhetar i kultivuar dhe si një përfaqësues me dinjitet të lartë i kombit shqiptar, duhet falënderuar përzemërsisht për këtë libër mjaft të pasur me informacion për njërën nga trevat e shquara dhe mjaft të dashura të trungut tonë amtar, siç është Çamëria, një strehë e vërtetë kjo e perëndive pellazgoilire.
  • Me 16 tetor 2018, Shoqata Çameria ne Tirane dhe PDIU organizuan ne hotel Tirana promovimin e librit “Çameria -Krahina me Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare”, me autor z.Sali Bollati; nje nga te mbijetuarit e Genocidit shovinist grek ndaj Shqiptareve te Çamerise me 1944,sot me banim ne New York me pjesemarres te shumte nga te gjitha krahinat shqiptare

LIBRI ÇAMËRIA: Krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare


Tirane - U promovua libri "Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare", i autorit Sali Bollati
 



Organizata Çamëria në Washington DC në kuadër të Human Rights Day



Dhjetor 2018 

Fushata e Organizatës Çamëria në kuadër të Human Rights Day

Pas nje sere takimesh zyrtare me veprimtare te disapores në New York u denoncuan krimet greke e komuniste ndaj komunitetit çam dhe diasporës shqiptare në Amerikë.





-Në Washington me stafin e Zërit të Amerikës, pas marrëveshjes për mbledhjen e rrëfimeve të ish të përndjekjurve politikë në SHBA nga Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit

- Tek Departmenti Amerikan i Shtetit për të bërë të ditur qëndrimet tona rreth çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të Çamërisë.





December 29, 2018

Përplasje mes shqiptarëve dhe grekëve në Nju Jork


10 Dhjetor 2018 në një nga lagjet me prani të dy komuniteteve shqiptare e greke, Bay Ridge në Brooklyn, në organizimin e shoqatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, u mbajt një protestë paqësore kundër nderimit të Kostandinos Kacifas. Protesta ndodhi përballë qendrës kulturore Federata “Laconian” (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit, dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork dhe do të nderonte Kostandinos Kacifën, i vrarë më 28 tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës.
Në protestë morën pjesë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kushte të një të ftohti polar minus 10 gradë celsius, raporton IllyriaPress.
Ajo nisi me këngën patriotike “Shqipëri o Nëna Ime” dhe ishte mjaft paqësore, duke u mbajtur në distancën e vendosur nga forcat e ruajtjes së rendit nga NYPD, sipas rregullave të përcaktuara për lejen e protestave ne qytetin e Nju Jorkut.
Mes tensioneve të mëdha, u desh shtimi i numrit te forcave të policisë dhe “barrikada” mes të dy grupeve.
  

Anëtarë të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kësaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek, dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë dhe shanin shqiptarët si terroristë. Ndërsa 35-vjeçarin e vrarë në përpjekje me Policinë e shtetit shqiptar e cilësuan hero që sipas tyre ra për atdheun e tij.
Shqiptarët mbanin në duar flamuj amerikan e shqiptar, ndërsa këndonin këngë patriotike e thërrisnin “USA USA USA – Shqipëri Etnike – Shqipëri Etnike. Dënoni Terroristin – Dënoni Terroristin – Çamëria Çamëria” dhe trup për ju që nderoni dhe mbroni një terrorist, i cili ka qëlluar me armë automatike kundra Policisë së Shtetit”.


Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parulla provokuese, ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit, dhe më zë të lart thërrisnin :  “Konstantinos Kacifas, u vra se ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek, jugu i Shqipërisë është Greqi. Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame – Harrojeni Çamërinë”.

Esad Gjonbalaj, nga Vuthaj një veprimtar i dalluar i komunitetit, tha se ky veprim është tepër provokues për ne shqiptarët. “Prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propagandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri, i cili qëlloi me breshëri ndaj Policisë së shtetit shqiptar, dhe që duhet shpallur terrorist edhe kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet “hero”. Trup për ju”, thirri ai.
Ndërkohë, kreu i Rrënjëve Shqiptare Marko Kepi tha se Konstantinos Kacifas, sipas raportit zyrtar të policisë është thënë se është vrarë pasi ka qëlluar drejt policisë dhe në çdo vend të botës ky akt dënohet, por ja që një organizatë greko-amerikane, që mbahet e taksat e këtij vendi, i del sot në mbrojtje mandej për paturpësi edhe e nderon atë si një “hero”. Ai tha se kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë.
“Federata e Shoqërive Lakonike, duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qarqet e ndryshme ekstremiste greke, ose për gjenocidin e çamëve, e jo të dalin e të mbrojnë e nderojnë ata që po vrasin çdo ditë nga një shqiptar. Të dënohen ata që kanë kryer siç dihet dhe një gjenocid kundër popullit të pafajshëm shqiptar të Çamërisë dhe jo të mblidhen në Amerikë vendin kampion të lirisë e demokracisë të nderojnë këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik edhe jetën e forcave të ruajtjes së rendit”, tha ai.
/TOP CHANNEL