March 11, 2013

Projekti 200-vjeçar grek për aneksimin e Himarës


Koço Kokëdhima: Projekti 200-vjeçar grek për aneksimin e HimarësKoço Kokëdhima u rikthehet rrënjëve të të parëve. Jo rastësisht. Jo pa qëllim. Bën pemën gjenealogjike, kthehet shekuj prapa, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga Tërbaçi i Vlorës për tu ngulur në Qeparo. Një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman, për të mos dorëzuar fenë e krishterë. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Qeparo, buzë Jonit, mes shkëmbinjve, ullinjve, vendasve që i pranuan për tu bërë pjesë e tyrja. Djali i Qeparoit, kthehet tu japë përgjigje atyre pyetjeve të famshme, që po një tjetër djalë himarjot, Petro Marko i famshëm bënte dekada më parë: Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Ashtu edhe Kokëdhima që sot ka përgjigjet e veta. Ka bërë dhe bën biznesmenin, botuesin dhe kësaj radhe provokon duke bërë studiuesin: sjell ritet, zakonet, doket, lojrat, mërgimin dhe mërgimtarët, luftërat dhe luftëtarët, vende dhe ngjarje për të ngulur në mendje të të gjithëve: Himara ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht një tokë shqiptare. Në këtë intervistë për "Shekullin" Kokëdhima prek disa tema të nxehta të të shkuarës dhe të aktualitetit, rolin e arvanitasve, të kishës Ortodokse, të Hirësisë Janullatos dhe marrëdhënieve mes dy popujve fqinj, origjinën e diskutuar të Xhorxh Tenetit etj.

Si e di ti historinë e fshatit tënd?

Unë jam nga Qeparoi i Himarës. Në shkollë ne nuk mësonim shumë për krahinën, por prindërit na ushqyen me dashuri e përkushtim për atdheun dhe për fshatin tonë. Pavarësisht sa të lexuar ishin, ata na edukuan me respektin dhe besnikërinë më të lartë për gjakun, historinë dhe veprat e të parëve tanë. Vendi më domethënës në Qeparo është Qafa e Rrapit, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rrap. Në Qafë të Rrapit, në të shkuarën e afërt, luhej bixhoz çdo ditë me kohë të mirë, por sidomos të dielave. Burrat luanin Qamo, Prefa, Xëng, Xhol, Kocinë, Adisabeba, Ram, Poker e Tridhjetenjësh. Atje luhej edhe Pllakatoi, Tavlla, Dominoja, Gjyli, Shahu, Treci, Dama e Partaola. Por mbretëresha e lojërave dhe e Qafës së Rrapit për më shumë se një shekull mbeti Bollota. Bollota është një lojë me tridhjetë e dy letra, që u soll në fshat nga emigrantët e Qeparoit në Francë në shekullin e 19-të. Bollota luhet edhe në Kudhës e Himarë, por jo me rregullat dhe nderimin që ajo ka në Qafën e Rrapit! Kush zotëron më shumë Atu, ka edhe më shumë shanse ta fitojë dorën. Jorgo Dhrami ka shkruar e botuar edhe një rregullore të plotë të Bollotës së Qeparoit. Në përgjithësi, burrat e mirë të fshatit e luanin me karar lojën. Ka patur e ka edhe nga ata që u “tretën” në Bollotë, e sipër shishes së rakisë. Nën hijen e rrapit është mbajtur gjallë kujtesa dhe historia e krahinës dhe e fshatit përmes tregimeve të përditshme të pleqve të mirë e të ndritur të Qeparoit. Pleqtë e Qeparoit kanë kujtesë mahnitëse dhe janë të drejtë e të ndershëm. I kam të gjallë në kujtesën time: xha Bashon (Taso Rusha), Sollo Kolën, Kiço Todhrin, Janko Palin, Petro Xhuvelin, Sofo Kokën, Niko Lekën, Nane Savin, Polo Cakun, Vangjel e Niko Gjikondin, Petro Qesarin, Dhose Polon, Polo Kapetanin, Kleo Lanin, Miço Savën, Koço Lamin etj. Kur qe ftohtë në Qafë, pleqtë uleshin në diell nën Lekaj. Vetëm një “plak” mbaj mend me moshë të re, Petro Aleksin që humbi të dy sytë në ushtri dhe u bë pjesë e përhershme e “kuvendit” të pleqve. Këta burra të moçëm kishin një kod moral të shenjtë dhe parime të larta etike. Kur dikush i kërkonte të devijonte historinë, plaku i urtë Irakli Mërtiri përgjigjej, duke u drejtuar nga Rrapi: “O rrap i moçëm, ç’ke parë e dëgjuar për këtë çështje?!” 
Unë kam qenë qysh fëmijë i pasionuar për shkollën dhe për historitë e fshatit dhe krahinës së Himarës. Më duket se s’kam qenë kurrë fëmijë, kaq shumë i shoqëruar isha me pleqtë e ditur që tregonin të shkuarën. Kështu e di historinë e fshatit dhe të parëve të mi, nga gojëdhënat dhe dokumentet. Nëse në ato që ju tregoj do të gjeni ndonjë pasaktësi, ju lutem, të më falni dhe të më përcillni me besim se pasaktësitë e tregimeve të mia nuk e cenojnë aspak të vërtetën që po ju rrëfej.

 Cila është origjina dhe kombësia e bashkëfshatarëve tuaj?
Qeparoi në fund të shekullit të 15-të banohej nga një popullsi autoktone që fliste gjuhën shqipe. Kjo popullsi autoktone u zhvillua deri në ditët tona si mëhalla e Pecolatëve. Në mëhallën e Pecolatëve hyjnë: Martajt, Curajt, Gjokondajt, Recajt dhe Dhimëgjokajt. Në shekullin XVI në Qeparo u vendosën edhe ardhës të tjerë nga fshatra të tjera të Himarës apo krahinat e Shqipërisë për arsye nga më të ndryshmet, por që kryesisht lidheshin me faktin se Himara nuk kontrollohej nga Turqia dhe shërbente si strehë e atyre që përndiqeshin nga turqit, ose e atyre që donin të ruanin besimin e krishterë. Nëse një i ri ose e re nga Qeparoi do të dijë se ç’është gjaku i/e tij, të studiojë origjinën e mëhallës së tij. Përveç Pecolatëve në Qeparo janë edhe këto mëhalla: Mërtokaj, Rushatas, Gjikëbitaj, Ndregjinaj, Bogdanaj, Ballëguras, Bragjinas dhe Dhimëgjonas. Mëhalla e Mërtokajve përfshin Polajt, Malajt, Bramajt, Cakajt dhe Savajt. I pari i mëhallës së Mërtokajve ishte shqipfolës nga Progonati. Në Rushataj hyjnë Pecajt (janë shuar), Kocajt, Bocajt, Rushajt, Gjonajt dhe Katiajt. I pari i Rushatasve ishte një shqipfolës nga Zhulati dhe erdhi në Qeparo në shekullin XVI. Gjikëbitajt përfshijnë: Vjerajt, Markajt, Savajt, Kushtajt, Mërtirajt, Dushajt dhe Qirjaqajt. I pari i kësaj mëhalle ishte Bite Gjini. Bite Gjini, Ndre Gjini dhe Xharo Gjini qenë tre vëllezër nga Velça. Xharo Gjini u vendos në Borsh dhe prej tij nisi mëhalla e Xharogjinëve të Borshit, ndërsa Bite dhe Ndre Gjini u vendosën në Qeparo. Nga Ndreja rrodhi mëhalla e Ndregjineve ku përfshihen: Lekajt, Apostolajt (Kacajt), Dhimuçajt, Lanajt, Nikajt. I pari i Bogdanajve vjen nga Zhulati. Ai ishte shqipfolësi Nikë Zhulati. Në mëhallën e Bogdanajve bëjnë pjesë Polajt, Panajt, Shulajt (Zahajt) dhe Kostajt. Dhe tani të shpjegojmë Ballgurasit. I pari i tyre qe shqipfolës nga Ballguri i Korçës. Mëhalla e Ballgurasit fillon në shekullin e 16-të dhe përfshin Ballgurasit e sipërm, që janë: Karmenajt, Zhupajt, Dedajt, Vlashajt dhe Ballgurasit e poshtëm që janë Canajt, Kulumbajt, Todhrajt dhe Janjajt.

Po familja jote nga e ka origjinën?
Ne jemi Bragjinas. Në Bragjinas bëjnë pjesë Bragjinasit e sipërm ku hyjnë Aleksajt, Kokëdhimajt, Thanasajt, Zenajt dhe Nakajt; Bragjinasit e poshtëm ku hyjnë Spirogjikajt, Konomajt, Kapetanajt dhe Qeskajt; Bragjinasit e mesëm ose Papagjikajt ku hyjnë Lanajt, Kostëcalajt, Nacajt dhe Gjinajt. Mëhallën tonë e krijoi Papa Nika nga Tërbaçi. Papa Nika qe prift dhe nën presionin e islamizimit e la Tërbaçin dhe u vendos për disa vite në Kallarat. Më pas erdhi në Qeparo dhe shumë shpejt u mor vesh me burrat e tjerë të rëndësishëm dhe u vu në krye të fshatit. Ja si thotë një këngë e vjetër: Papa Nikë o mjekër Cjapi/ Do të të merretë fshati,/ Sa të kem Nikë Zhulanë,/ Kurrë s’ma mirrni dot fshatnë. Në mes të shekullit XIX drejtuesit e vilajetit kishin urdhëruar që mëhallët e zonës të shkruanin pemët gjenealogjike për të dokumentuar rrënjët e prejardhjes së tyre. Historinë e Bragjinasve dhe të fshatit të Qeparoit e shkroi Nikollaq Polimeri. Ai e plotësoi edhe pemën gjenealogjike të Bragjinasve. Nikollaq Polimeri jetoi në shekullin e 19-të. Në shekullin e 20-të pemën e Bragjinasve e plotësoi Minella Spirogjika. Ai vdiq para dy-tre vjetësh në Athinë, por e sollën dhe e varrosën në Qeparo. Spirogjika do të mbahet mend për kujtesën e tij të pashpjegueshme, pasi mund të riprodhonte e përshkruante ngjarje të ndodhura para 40 vjetësh me detaje e hollësi që të linte pa gojë! Dy vëllezër Bragjinas bënë dy fise, fisin e Kokëdhimajve dhe fisin e Kapajve. Dy vëllezërit i ndërtuan shtëpitë në një mur e themel të përbashkët, shtëpinë që ka sot Spiro Kokëdhima dhe shtëpinë që ka sot Dhimë Caku në qendër të fshatit. Kapajt nuk u shtuan. Kapajt e fundit qenë vëllezërit Kosta e Taso Kapaj që vdiqën më 1950 dhe 1954. Me vdekjen e tyre ky fis u shua. Unë kam emrin e Kostë Kapos ndërsa vëllai im i vogël, Anastasi, ka emrin e Taso Kapos, që ishte avokat me famë dhe që jetoi e punoi në Selanik. Vëllai im i mesëm, Aristidhi ka emrin e gjyshit nga babai. Babai im ishte një burrë i urtë e i ndershëm. Ai ishte i shquar për shpirtin e tij të madh e bujar, por edhe për rakinë dhe këngën polifonike, përmes së cilës ne mësuam e kënduam qindra histori të rëndësishme. Kur ishim të vegjël, me vëllezërit dhe motrën time mblidheshim shumë shpesh dhe këndonim rreth vatrës së zjarrit këngët që i këndonte im atë. Nëna ime është nga Markajt e Kudhësit. Ky i fundit është një fshat shqiptar sa mbahet mend e tregohet historia. Pavarësisht nga ky fakt, të dy vëllezërit e saj dhe dajot e mi i nënshkruan letrat e pensionit grek. Më vjen një ditë dajo Miço, një patriot e enverist i zjarrtë dhe një burrë aq i dashur e i shtrenjtë për mua, i cili më thotë se dua një mendje: “A t’i nënshkruaj letrat e grekut për pension se vetëm unë kam mbetur pa i nënshkruar në Kudhës?!” Më tha se do të nënshkruanin sikur ishin me kombësi greke, por nga kjo, me gjithë gruan do të përfitonin rreth 800 euro në muaj pension. I thashë të dëgjonte atë që kish nevojë: “Ti nuk i bën punë Kudhësit si i vetmi banor me kombësi shqiptare. Nënshkruaj kartërat e grekut se ty të bëjnë punë ato 800 euro! Motra jote e mëma ime nuk do t’i nënshkruajë sa të jetë jeta ato kartëra, kështu që kombësia jote si shqiptar do të ruhet në pasaportën e saj si vajza e Vangjelit dhe Lefterisë që të kanë pjellë edhe ty.” 

Pra, sipas jush të gjitha mëhallat e Qeparoit janë me gjak shqiptar?
Nuk kemi shpjeguar akoma vetëm historinë e mëhallës së Dhimëgjonajve. Kjo u krijua nga Dhimë Gjoni. Ky ishte nga Kërshavëza e Korfuzit. Ai ishte peshkatar dhe vrau një person e ra në hasmëri në vendin e tij. Erdhi vetëm në Qeparo dhe u vendos në një shpellë buzë detit në Skalomë. Qysh në shekullin e 16-të, kur ka ndodhur kjo histori, edhe sot, shpella në fjalë quhet Shpella e Frëngut (shpella e të huajit). Dhimë Gjoni, me kalimin e kohës, u njoh me fshatin dhe fshati e pranoi dhe i dha nuse një vajze vendi, me te cilën bëri Gjon Dhimën. Dhe kështu nisi Mëhalla e Dhimëgjonasve me Gumajt, Qesarajt, Kokajt, Kondajt, Merxhanajt, Mëhillajt, Stamatajt. Nga Kokajt e kësaj mëhalle është edhe Xhorxh Teneti (Koka). Vetëm kjo mëhallë vjen nga martesa e një të huaji emigrant nga Korfuzi me një shqiptare. Të gjitha fiset dhe familjet e tjera të fshatit tonë janë shqiptare të pastër prej vendi, prej gjuhe e prej gjaku. Ish-gazetarja e “Shekulli”-t, Lindita Çela, në muajin gusht të vitit 2012 intervistoi Koço Kokën, por nuk i kuptoi mirë dhe i shkroi gabim shpjegimet dhe fjalët e tij për historinë e familjes së Xhorxh Tenetit. Koço Koka e shpjegoi historinë kështu siç është e vërteta. Historia dhe pema gjenealogjike e Dhimëgjonajve u shkrua nga Nine Guma, në fillim të shekullit të 20-të. Ai u vra në luftën italo-greke. Gjatë bombardimeve italiane ra një predhë në shtëpinë e tij dhe e vrau. Pas tij, pemën gjenealogjike të Dhimëgjonajve e ka plotësuar dhe vazhdon ta mirëmbajë edhe sot nipi i Nines, miku dhe bashkëfshatari im Vasil Guma. Nine Guma përmendet edhe sot për bletët e tij. Ai, në vitet ’30 kishte 200 koshere, që i mbante në Harcale.

 Po Himara e Dhërmiu a kanë banorë me origjinë greke?  
Para disa vitesh në një shkrim gazete, një djalë i Markaj nga Dhërmiu deklaronte pak a shumë se kishte gjak grek. Petro Marko, në librin “Retë dhe gurët” e ka shpjeguar me fakte të pakundërshtueshme origjinën shqiptare të fiseve të fshatit të tij. Në Himarë njerëzit që kanë udhëhequr idenë se “jemi grekë”, i përkasin fisit të Spiro Milos. Në bregdet e di i madh e i vogël se i pari i familjes së Spiro Milos erdhi nga Progonati dhe u vendos në Himarë rreth vitit 1640. Unë kam jetuar një vit në Progonat e Lekdush dhe e di mirë se ajo krahinë nuk ka folur kurrë një gjuhë tjetër veç shqipes. Edhe Bollano thotë se jemi grekë, por ai nuk e ka shpjeguar ndonjëherë se si janë gjendur grekët në Progonat, prej nga ka ardhur në Himarë familja e tij. E pyeta një herë një plak të fshatit tim se si e shpjegojnë “grekët e Progonatit” se pse është “zhdukur” gjuha dhe çdo gjurmë e kulturës greke atje?! Ai më tha se, “ata” (!) thonë se nën presionin turk u zhduk greqishtja dhe u zëvendësua nga shqipja!! Edhe në Qeparo, ku presioni turk ka qenë shumë më i dobët, është folur gjuha esperanto, por asnjëherë gjuha greke, edhe pse kishte shkolla e meshë në greqisht dhe shumë njerëz e dinin gjuhën greke. Në fshatrat e Himarës nuk jetojnë grekë. Atje jetojnë prej shekujsh shqiptarët që kanë shkuar dhe shkojnë në harmoni e miqësi me grekët. 
Këto ditë lexova ditarin e Edurd Lir-it, i cili udhëtoi në Shqipëri në vitin 1848. Nga ato që kish dëgjuar në Greqi, ai mendonte se në Himarë të gjithë duhej të ishin grekë. Kur ai erdhi në Himarë, u habit se nuk kishte asnjë grek. Në Himarë, sipas tij, jetonin vetëm shqiptarë. Midis Himarës dhe Qeparoit shtrihet Gjiri i Porto-Palermos (Panorama e Lashtë), ku sipas gojëdhënës u strehua Odisea, i cili kaloi shumë peripeci në shpellën e Spilesë ku banonte ciklopi Polifem. Në zonën tonë shumë njerëz mund të rrëfejnë këtë gojëdhënë që kërkon një nivel të mirë kulturor, por kurrë s’mund të dëgjosh prej tyre përrallën se Himara është Greqi. Të gjithë këtu e dinë se të thuash “jam grek” është një lloj pune. Edhe ata që thonë se janë grekë, e dinë mirë se nga vijnë e çfarë janë. Të thuash “jemi grekë” paguhet që prej kohës që u krijua shteti grek, gati 200 vjet më parë. Projekti grek për grekëzimin dhe aneksimin e Himarës na ka krijuar historikisht shumë telashe.
 A di ndonjë histori nga Qeparoi që ia vlen të tregohet rreth këtyre telasheve? 
 Do t’ju tregoj diçka për luftën e Lëkurësit që u zhvillua në mes të shekullit të 19-të për të zgjeruar kufijtë e Greqisë me territore të Himarës. Ushtria që luftonte për ne nën flamurin e Greqisë udhëhiqej nga komandant Jorgji Stefani. Jorgji Stefani ishte nga Qeparoi, bragjinas si dhe unë, por nga Papagjikajt. Ai fillimisht donte që të zbarkonte në Qeparo, por nuk e lejoi kapedan Sokrat Leka. Jorgji Stefani dhe ushtria e tij ishin mercenarë të paguar nga grekët. Paratë që pagoi Greqia për këtë luftë i ndanë Anastas Qëndro nga Piqerasi, Foto Gjika nga Qeparoi dhe Muslim Gjoleka nga Kuçi. Këta i ndanë florinjtë me gavetë, ishin shumë para. Sokrat Leka ishte patriot dhe burrë me autoritet. Ai ka bërë edhe kryetarin e vilajetit të shtatë fshatrave të Himarës, edhe anëtarin e Lidhjes së Prizrenit për Kazanë e Gusmarit. Në fund të bisedës, ku Jorgji Stefani i kërkoi Sokrat Lekës leje për të zbarkuar në Qeparo, ky i fundit i tha: “Mallkuar qoftë kjo bisedë që bëmë. Eja të shkundëm shollët që të dalim pa u gjynatartur” dhe hoqi shollat e i shkundi. Luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit në Lëkurës dhe shtatë djem nga Qeparoi u vranë nën flamurin grek. Luftën e humbi Greqia. Jorgji vdiq në Athinë me gradën kolonel xhandarmërie. Greqia fitoi pavarësinë gati 100 vjet para Shqipërisë dhe programoi helenizimin dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë, përfshi Himarën. Nën këtë strategji është punuar për të përhapur gjuhën e ndikimin grek në Himarë dhe gjithmonë janë financuar mercenarë të Megali Idhea-s. Mercenarët e Megali Idhea-s e përdornin si argument kryesor arsyetimin se, derisa Kurveleshi e Labërisa u bënë turke (përqafuan fenë islame), pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë që e lufton Turqinë ashtu si edhe ne? Këta mercenarë kanë shkaktuar shumë incidente, që janë paguar me gjak e sakrifica nga banoret e fshatrave tona nëpër vite.

Mund të na përshkruani ndonjë incident të tillë nga e shkuara?
Çdo fshat ka historitë e tij. Ishte koha e luftës italo-greke kur ndodhi kjo ngjarje që tregohet edhe sot në Qeparo. Fronti i luftës ishte në Gjivlash e në Policë, prona të fshatit tonë. Ushtria italiane u thye. Kur italianët po iknin, Babë Hoxha nga Qeparoi qëlloi nga pas shpine një ushtar dhe e vrau. Babë Hoxha qe njeri shumë i vrazhdë, kish marrë pjesë në çetat e Spiro Milos dhe ishte kontingjent i Megali Idhesë, që kryente ndonjë paudhësi sa herë hunda e tij ndiente se mund të nxirrte ndonjë përfitim. Për këtë vrasje gjithë fshati e dënoi. Fshatarët tanë e varrosën ushtarin nën Karmenaj. Babë Hoxha shkoi dhe iu mburr komandantit grek Petropulli. Edhe Petropulli e përbuzi dhe i tha: “Më vjen keq të harxhoj një plumb për një njeri pa vlerë si ti, sepse është poshtërsi të qëllosh pas shpine një ushtar që po ikën”. Komandanti italian, i cili donte të justifikonte humbjen, raportoi në mënyrë të gënjeshtërt se ishte ndodhur midis dy zjarresh; përpara me ushtrinë greke dhe prapa me popullin e fshatit tonë. Për këtë Qeparoi u bë shënjestër e bombardimeve italiane me artileri nga deti. U vranë shumë njerëz dhe u shkatërruan e dogjën shumë shtëpi. Fshati jetoi 5 muaj nëpër shpella. Edhe shtëpia e Kokëdhimajve u prish dhe Kokëdhimajt jetuan në Shpellë të Luces. Babë Hoxha u fsheh në një bodrum në Athinë. Kur do nisej nga Athina për t’u kthyer në fshat, Thoma Vogli takoi Babë Hoxhën. Ky i fundit iu lut që ta merrte në fshat dhe i kërkoi që t’i priste kokën e t’ia varroste në Qeparo nëse do të vdiste rrugës! Askush nuk pranoi ta sillte Babë Hoxhën as të gjallë, as të vdekur. Ai mbeti përjetë në dhe të huaj.

Kohët e fundit marrëdhëniet shqiptaro-greke janë tensionuar shpesh nga përfshirja e politikanëve dhe klerikëve në deklarata nacionaliste! Kush është komenti juaj?   
Fillimisht dua të them diçka për klerikët e Kishës Ortodokse. Kam një respekt e vlerësim të veçantë për Hirësinë e tij, burrin e ndritur Janullatos. Kam patur nderin dhe kënaqësinë ta pres edhe në shtëpinë time, para 20 vjetësh. Ai bëri shumë dhe ndofta sa askush tjetër për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në këto vite pas rënies së komunizmit. Por çdo shqiptar ka dy ndjeshmëri të forta në lidhje me fenë ortodokse! Së pari, shqiptarët duan të jenë të sigurt qartësisht se në Kishën Ortodokse të Shqipërisë kanë marrë zgjidhje qëllimet që çuan në themelimin e kishës autoqefale shqiptare, që në këtë kishë shërbesat bëhen në gjuhën shqipe dhe karrierat e hierarkive me kombësi shqiptare zhvillohen në mirëbesim të plotë. Kisha autoqefale e Shqipërisë duhet të rrisë një komunitet priftërinjsh me kombësi shqiptare dhe duhet t’i përkasë këtij komuniteti. Së dyti, qytetarët tanë duhet të besojnë plotësisht se kjo kishë nuk do t’u bjerë ndesh në asnjë rast aspiratave kombëtare e popullore të shqiptarëve për liri, mirëqeverisje, drejtësi e prosperitet. Është një surprizë e madhe dhe e pakëndshme që të dalë një hierark i lartë i kishës, siç lexova në shtyp përpara pak muajve për mitropolitin e Gjirokastrës, e të deklarojë se Himara është greke! Biem dakord që zoti nuk e ka thënë këtë gjë dhe në ungjill nuk është shkruar kështu! Nuk është e lejuar që klerikët e fesë të përzihen me sektet nacionaliste e shoviniste greke a shqiptare qofshin, që nuk i ndihmojnë popujt tanë të zgjidhin hallet e tyre të mëdha. Pavarësisht se këto çështje duhet të rregullohen me kushtetutë, unë dua të shpreh besimin tim se një burrë i lartë si Janullatosi e kupton se është sfida e tij të fitojë e ruajë dashurinë dhe besimin e shqiptarëve që e duan Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe respektojnë aspiratat e atyre që e themeluan këtë kishë. Madhështia e veprës së Janullatosit do të varet pikërisht nga fakti se sa shqiptare do të jetë, do të ndihet e besohet kisha që ai do të lërë pas. 
Është naive të besohet se mund të kenë të ardhme planet për aneksimin dhe grekëzimin e jugut të Shqipërisë apo copave të saj qoftë në tokë, qoftë në det. Shqipëria tani i ka kaluar ditët e saj më të këqija. Ajo ka miq e aleatë të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Europës, është anëtare e NATO-s dhe ka një popull të qartë që i njeh mirë miqtë e armiqtë, të mirat dhe të këqijat. Politikanët e të dy vendeve në qeveri apo në opozitë që u drejtohen ndjeshmërive shoviniste, nacionaliste e fashiste në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek, për të fituar vota apo çdo kapital tjetër politik, bëjnë gabime shumë të rënda dhe të pafalshme! Sjelljet gjoja nacionaliste të një qeverie që ka bërë shumë lëshime të panevojshme në dëm të interesave shqiptare dhe që dështoi t’i dhuronte një copë deti Greqisë, o Zot sa qesharake janë! Drejtuesit e Qeverisë tonë sillen si anëtarë të “Agimit të Artë shqiptar” me deklarata e aludime, medemek për pretendime ndaj Greqisë. Qeveria jonë është në të drejtën dhe përgjegjësinë e saj, të shfrytëzojë çdo mundësi për të shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë, që Greqia e mban akoma në fuqi! Ne jemi në të drejtën e Zotit të kushtëzojmë çdo zhvillim sinjifikativ të mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë me abrogimin e ligjit të luftës prej saj. Kjo do t’i lejonte çamët të kërkojnë e të marrin në rrugë ligjore shtëpitë dhe pasuritë e tyre të mohuara padrejtësisht nga shteti grek. 
Greqia u çlirua nga Turqia me gjakun dhe sakrificat e përbashkëta të grekëve e shqiptarëve arvanitas dhe normalisht do të ishte një shtet për grekët dhe arvanitasit. Kjo është një e vërtetë historike dhe s’ka asnjë problem ta themi sa herë të na pëlqejë e të jetë rasti. Qeveria greke e ka tradhtuar jo pak herë respektin që duhej të kishte për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo ka financuar programe nacional-shoviniste, siç ishte edhe programi për pensionet e shqiptareve të Epirit që u zhvillua këta 20 vjet. Unë e falënderoj shumë Qeverinë Greke që i dha këto pensione të çmuara për kohët e vështira që kaloi populli ynë, por nuk e nderoj aspak për qëllimet nga është frymëzuar dhe synon të arrijë me këtë program. Këto nuk i kanë penguar dy popujt tanë të jetojnë në dashuri e në paqe, të marrin e japin mes tyre, të lidhen në miqësi e në martesa dhe të punojnë së bashku. Ne kemi një komunitet të madh arvanitas historikë e shqiptarë të ditëve tona, që jetojnë e punojnë në Greqi në miqësi e harmoni me popullin grek, siç kemi në Shqipëri vëllezërit tanë minoritarë që jetojnë e punojnë bashkë me ne si një popull i vetëm e i bashkuar për të ndërtuar një Shqipëri e një jetë më të mirë për vete e për fëmijët tanë. Politikanët grekë e shqiptarë që kërkojnë të bëjnë pasuri duke prishur këtë atmosferë, bëjnë një krim të madh. Ata është mirë të ndjekin shembujt e mirë të burrave të shquar që nuk kanë munguar në të dy kombet tanë e që kanë punuar për ta përmirësuar lidhjen dhe miqësinë historike mes shqiptarëve e grekëve. Ne jemi dy popujt më të vjetër të Ballkanit dhe kemi jetuar si vëllezër e nuk kemi luftuar kurrë kundër njëri-tjetrit. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. 

Historia
“Të moshuarit flasin greqisht, por qajnë dhe këndojnë shqip”
Ka qenë politika për greqizimin e Himarës ajo që e ka bërë këtë pjesë të Shqipërisë që ende sot të përflitet si tokë greke. Duke përfituar nga fakti se ajo ishte zonë e izoluar, sillogjet greke e shfrytëzuan për ta paraqitur si fortesë të Greqisë, thotë Koço Kokëdhima.
Zoti Kokëdhima, si shpjegohet që Dhërmiu, Himara dhe Palasa flasin gjuhën greke?
Në Qeparo nuk është folur kurrë greqisht, por tani, pas një emigracioni të gjatë shumica e të rinjve të sotëm nuk dinë më shqip! Sigurisht që kjo nuk mjafton për të thënë se këta janë grekë. Dhërmiu e Himara kanë gra të moshuara e plaka që nuk dinë shqip, por të vdekurit i qajnë në shqip dhe dasmat i këndojnë po ashtu në shqip, fjalët e urta i dinë e i tregojnë në shqip. Pas vdekjes së Skënderbeut, Himara jetoi për shekuj me radhë si krahinë autonome. Ajo, Himara e madhe, kishte 38 fshatra dhe ishte strehë për gjithë shqiptarët që kërkonin shpëtim nga Turqia. Por ai vend i varfër e shkëmbor nuk mund të mbante qindra mijë njerëz, prandaj dhe u bë eksodi i madh në Kalabri. Himara dërgoi mijëra burra të armatosur që sistemuan në Kalabri ata mijëra e mijëra të ikur me mjete të sajuara, të cilët i shpëtuan Kanalit të Otrantos dhe urisë e mungesës së strehës. Djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti e konsideroi Himarën si mbretëri të vetën, por ai nuk pati sukses. Kur ky i fundit u largua, garda e Skënderbeut ku bënin pjesë djemtë e zgjedhur të Himarës së madhe nuk u shpërnda, por u vendos në Gjilekë të Dhërmiut. Nga vdekja e Skënderbeut për tre shekuj me radhë në Himarë shërbyen misionarët bazilianë të dërguar nga papa e që punonin për t’i bërë ortodoksët e Himarës unitë, d.m.th. ortodoksë të papës dhe jo të patrikut të Stambollit. Në 1630-n misionarët bazilianë hapën shkollën e parë shqipe në Dhërmi për të trajnuar priftërinjtë. Me kohë e nën presionin turk, Himara e brendshme ku bënin pjesë Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u bë myslimane dhe u nda nga Himara e bregdetit, që mbeti e krishterë. Pas kësaj, sa herë Turqia ndërmerrte fushata ushtarake për ndëshkimin e himarjotëve, Himara e Dhërmiu nuk i çonin më fëmijët dhe pleqtë e plakat në thellësitë e Kurveleshit por në Gjirit e në Korfuz ku banonin grekë e sundonin venecianët e ku qëndronin me muaj e me vite. Prandaj himarjotët flasin greqisht si gjiritlinjtë e dhërminjasit si korfiotët. Himara dhe Suli ishin dy krahina autonome që luftuan gjithë jetën me Turqinë dhe nuk e njihnin as Greqinë e as Shqipërinë e humbur. Himara që nuk i paguante taksa Turqisë dhe nuk dërgonte nizamë jetoi e izoluar dhe në distancë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Këtë distancë e shfrytëzoi Greqia si të përshtatshme të punonte për ta aneksuar Himarën, ndërkohë që Sulin e greqizoi gradualisht. Shkollat në fshatrat ortodokse gjatë shekullit të 19-të u financuan nga fondet e Zhabës dhe shumë bamirës të tjerë që bënë para dhe i lanë pasuritë e tyre në bankat greke. Në këto shkolla mësohej greqisht. Qeveritë greke financuan sillogun vorio-epirot që merrej “me çlirimin” e Vorio-Epirit. Ato mbollën shumë strategji e ide për ta larguar Himarën nga Shqipëria e për ta bashkuar me Greqinë: një strategji ishte të bënte vend ideja ndër himarjotë se s’jemi as grekë e as shqiptarë; një tjetër e paraqiste Himarën si “krahinën më të lavdishme e më heroike greke” dhe shërbente si bazë për të përligjur privilegjimin e himarjotëve në përgjithësi dhe sidomos të njerëzve që kanë punuar për politikën e grekëzimit dhe aneksimit të Himarës në veçanti. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri nuk kanë gëzuar privilegje të veçanta në Greqi, siç kanë gëzuar himarjotët, të cilët nga ana tjetër kanë jetuar të lënë mënjanë e pa kujdes nga qeveritë e Shqipërisë në shumë periudha. Në këto rrethana politike e historike u përdor greqishtja nga shqiptarët e dy-tri fshatrave të Himarës bregdetare.

March 2, 2013

Kapodistria: Janina është e Shqipërisë

Shkruan: Prof. Sherif Delvina

Kapodistria, burrështeti, diplomat, ish-ministër i carit dhe më vonë kryetar i shtetit të parë grek pas shpalljes së pavarësisë, është edhe frymëzuesi i lakmisë për kufirin verior grek deri në Vjosë. Nën petkun e kërkesave greke për çlirimin kombëtar të atdheut, ai i paraqiste Evropës Perëndimore, të pushtuar nga romantizmi, si program maksimal të çlirimit kombëtar, Vjosën si kufi ideal të Greqisë në veri.

Luftën për pavarësi të Greqisë Kapodistria e bëri të njohur si ide fetare. Kufijtë e Greqisë i kërkonte sipas parimit greko-fetar: “Kush është ortodoks, është grek”. Në këtë luftë për çlirimin e Greqisë morën pjesë shumë elementë heterogjenë. Është fakt se 9/10 e heronjve të luftës për pavarësi të Greqisë qenë shqiptarë. Nga Petersburgu J. Kapodistria i shkruan një letër kontit Neselrodi, e cila mban datën 27 korrik 1827. Në këtë letër ai i lutet këtij konti që të ndërhyjë pranë carit për t’i plotësuar kërkesën e mëposhtme:
“Tregtarët e Janinës me banim në Moskë, në marrëveshje dhe së bashku me kolegët e tyre të Janinës, kërkonin që shumat e konsiderueshme të interesit të parave që ishin dhënë nga ata për mbajtjen e jetimoreve të Moskës dhe që shkonin prej vitesh në llogari të mbajtjes së shkollave greke të Janinës dhe të institucioneve publike të atyre anëve, të shkonin në ndihmë të revolucionit grek, sepse Janina ishte shkatërruar qysh prej vitit 1820 në luftën e Ali Pashës kundër turqve. Këto kapitale të dala nga ky interes kapin shumën e 200.000 rublave“.
Sipas një studimi të bërë në vitin 1989 nga historiani rus Filatov në arkivat e Moskës, del se në Moskë ndodhen rreth 500.000 dosje që flasin për ndihmën që i kishte dhënë Rusia cariste Greqisë në luftën e saj për çlirimin kombëtar. Është fakt i padiskutueshëm se Rusia i shpalli luftë Turqisë pasi u mor vesh me Austrinë, që, pasi ajo të fitonte luftën me Turqinë, t’i njihej pavarësia Greqisë si nga Rusia ashtu edhe nga Austria. Ajo i premtoi Austrisë se nuk do të kërkonte asnjë metër tokë të Perandorisë Osmane pas mbarimit të luftës.
Në atë letër Kapodistrias nuk kërkonte vetëm interesat e kapitaleve të tregtarëve të Janinës, por, duke kërkuar ato, ai nxiste carin të ndihmonte më tej vendin e tij.
Kryetari i ardhshëm i Greqisë në këtë letër shkruante siç mendonte: ai Janinën e quante pjesë të Shqipërisë. Kapodistrias ishte i bindur se Janina ishte shqiptare, prandaj këtë ia bëri të ditur edhe car Nikollës me anë të kontit Neselrod. Car Nikolla ishte i bindur se kolonitë e tij si Gjeorgjia, Turkmenistani etj. ishin joruse, por ato deklaroheshin nga car Nikolla si toka ruse. Sipas arsyetimit të car Nikollës edhe Epiri do të zaptohej nga Greqia në të ardhmen, siç kishte zaptuar Rusia kolonitë e saj që përmendëm më sipër. Sipas logjikës së Romanovëve, edhe Jan Kapodistria, që udhëhiqej nga logjika megaliideiste, besonte se Epiri ishte tokë shqiptare, por që do të bëhej në të ardhmen tokë greke. Ja, si shprehet ai në atë kohë për Janinën:
“Depuis plusiuers annèes des sommes considerables avaient ètè placées a fonds perdus dans l’hospice des enfants trouvés a Moscou, soit pour les frères Zosimas, soit par plusieurs autres grecs origineres commes eux de la ville de Janina en Albanie”. (Correspondance du Comte J. Capodistrias président de la Grèce, comprenant les lettres diplomatique, administratives et particulieres, écrites par lui depuis le 20 avril 1827 jusqu’ aus octobre 1831, publiées par les soins des fréres et E. Bitani un des ses secrétaires, Tome premier, Genève, Abraham Cherbuliez et C. Librairie Paris, f 168, 1839).
Po japim përkthimin e këtyre rreshtave: “Qysh prej shumë vjetësh fonde të konsiderueshme ishin vendosur si fonde të pakthyeshme për rritjen e fëmijëve të gjetur në Moskë, qoftë nga vëllezërit Zosima, qoftë prej shumë grekëve të tjerë me origjinë sikurse ata nga qyteti i Janinës në Shqipëri”.
Për Kapodistrian dhe diplomacinë ruse të kohës Janina ishte shqiptare. Janinën Kapodistria e quan qytet të Shqipërisë dhe këtë kërkon t’ia bëjë të ditur carit. Në këtë letër kuptojmë sa pa baza ishin pretendimet ruse që Epiri i përkiste Greqisë. Këtë rivendikim grek Rusia e carëve e mbrojti me ngulm në të gjitha konferencat ndërkombëtare ku mori pjesë.
Për përbërjen e popullsisë së Janinës në atë kohë po i referohemi një ushtaraku grek, major Qiriakut, konkretisht librit të tij “Theatre de la guerre en Grèce”, Paris, F. G. Levrault – editeur, 1829. Aty Qiriaku shprehet kështu për Janinën: “Popullsia e këtij qyteti përbëhet nga 40.000 vetë. Shumica e tyre janë muhamedanë, ndërsa popullsia e krishterë e Janinës është 2000 banorë”. Pjesa më e madhe e popullsisë së Janinës ishte shqiptare. Edhe mbiemrat e familjeve të tregtarëve janiniotë, që përmend Kapodistrias në vëllimin e parë të këtij libri, nuk janë grekë, por patronime shqiptare si Bubajt, Gargujt, Palajt, Mirashlit etj.
1. Bubë në mitologji është një qenie fantastike që, sipas paragjykimeve, përfytyrohej si përbindësh e gjarpër i madh me të cilin trembeshin zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, dordolecetj.
Kuptimi tjetër i patronimit bubë është vemie e rritur para se të shndërrohet në flutur, krimb, zakonisht me push; krimbalesh; krimb mëndafshi në ngjyrë të verdhë, rrëshqanor që ha (gjarpër, zhapi, etj.); morr i vogël; Krahinarizëm – push në rrobat e leshta, : bubat e velenxës.
2. Gargull në mitologji është zog; bregcë; shturë.
Gargull (ndajfolje): deri në buzë; plot e përplot; e mbushi gargull.
3. Palaj kështu thirren pasardhësit e Palit.
4. Mirashli, kështu thirren pasardhësit e Mirashit.
Kapodistria quan grekë të gjithë ata ish – banorë të ish – Bizantit që mbajnë fenë ortodokse. Për këtë mund t’i referohemi një pasazhi të nxjerrë nga letrat e botuara pas vdekjes së tij :
“La nation grecque se compose des hommes, qui depuis la conquête de Constantinopole n’ont pas cessé de proffesser la religion orthodoxe, de parler la langue de leurs péres et qui sont demeurés sous la juridiction spirituele ou temporrelle de leur église n’importe le pays quils habitent en Turquie.”
(Kombi grek përbëhet prej njerëzve, të cilët mbas pushtimit të Stambollit e kanë ruajtur fenë ortodokse, nuk kanë pushuar së foluri gjuhën e etërve të tyre, pa pyetur se në ç’vend të Turqisë jetojnë).
Sipas këtij përcaktimi të Kapodistrias ortodoksët shqiptarë i plotësonin kushtet e sipërthëna. Një pjesë e shqiptarëve kishin ruajtur fenë ortodokse, në shkollat e tyre mësonin greqisht, siç kishin mësuar etërit e tyre. Po kështu, këta shqiptarë ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, ndodheshin nën pushtimin shpirtëror dhe shekullor të Patrikanës së Konstandinopojës dhe bënin pjesë në Perandorinë Osmane. Duke u bazuar në mësimet e Jan Kapodistrias, edhe myslimanët e Shqipërisë së Jugut, po të konvertoheshin në fenë ortodokse, si dje edhe sot, do të bëheshin ose mund të bëhen vëllezër me grekët. Pra, po të kalonin “ylberin” shovinist, ata bëheshin automatikisht grekë! (Dimë nga mitologjia, se po të kalosh ylberin, mund të ndërrosh edhe gjininë.)
Në Shqipërinë e Jugut, shkolla greke ka pasur deri në Shkumbin vetëm për të krishterët. Shqipëria e Jugut ndodhej nën pushtetin shpirtëror fetar të Patrikanës së Stambollit. Sipas megaliidesë, myslimanët e Shqipërisë së Jugut, që dikur kanë qenë të krishterë ortodoksë, bënin dhe bëjnë pjesë në kombin grek, pra, janë grekë! Këto arsyetime që synojnë ndërrimin e detyruar të fesë, janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me zbatimin e të drejtave të njeriut në Greqi.
Ja, si shprehet një kritik i asaj kohe kur doli në dritë libri që përmbante letrat e Kryetarit Kapodistria: “Politika e shteteve nuk ka më mistere, bollëku i materialeve sot ushqen të vërtetën. Janë kujtimet – dëshmi të së vërtetës për çdo aktor të dramës së madhe të kombit. Kurse dokumentat zyrtare janë shtiza dhe mburoja në duart e luftëtarëve”.
Në letrat e Kapodistrias na jepen mendimet dhe emocionet më intime të asaj kohe. Këto janë shkruar nga e njëjta dorë nën influencën e situatave më kontradiktore. Në letrën e sipërthënë Jan Kapodistria projekton në mënyrë të pavullnetshme hijen e vet mbi objektet që e rrethojnë.
Ai në këtë letër na thotë që Janina është pjesë e pandarë e truallit shqiptar, dhe si megaliideist, për çudi, në intimitet na thotë të vërtetën, të vërtetën që megaliideistët e kanë armikun kryesor.
Në letrat e tij flet njeriu i brendshëm që thotë “Janina është e Shqipërisë”. Aty vrojtohen dhe analizohen të gjitha anët e të gjitha veprimet e administratës së tij. Në ato letra është shprehur edhe puna e tij e kryer para gjyqit të ndërgjegjes. Fjalët e letrës, që analizuam më sipër, kanë dalë nga thellësitë e zemrës së tij dhe, mbi të gjitha pasqyrojnë një të vërtetë historike të pa kundërshtueshme.

February 24, 2013

Papa Kristo Negovani, gravura që tregon kronikën e vrasjes

http://vimeo.com/51486487

TIRANE - Në evokim të luftës për çlirim kombëtar me pushkë dhe penë, luftës për shkollën shqipe, përjetësimit të saj në libra, botime e shkrime, në rradhën e personaliteteve tona me përmasa kombëtare, padyshim që një vend nderi e respekti i takon figurës së shquar të shkrimtarit patriot e klerikut atdhetar, martirit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani. Origjinar nga zona e Kolonjës, Kristoja është lindur në verën e vitit 1875 në fshatin shqiptar të Negovanit, toponim ky të cilin Harallambi, babai i Papa Kristos e përdori si mbiemrin e famijes së tij. Në atë kohë, Negovani numëronte rreth 300 familje shqiptare, të shpërngulura nga fshati Plikat i Ersekës në vitin 1861. Gjatë viteve 1888 deri më 1891 Kristoja vazhdoi shkollën e mesme në Athinë. Por në vitin 1891, shovinistët grekë me anë kusarësh i vranë të atin, Harallambin, për ndjenjat e tij patriotike, duke i rrëmbyer edhe kursimet monetare të familjes. Kristoja u detyrua të lerë mësimet që ndiqte në Athinë dhe u kthye pranë familjes, mes gjëmës që i shkaktoi dora gjakatare dhe filloi të punojë si mësues i thjeshtë i gjuhës greke në fshatin Leskovec, që ndodhej në atë zonë. Pas një viti, më 1893 e shohim mësues të greqishtes në fshatin Bellkamen. Por të ardhurat ekonomike ishin tepër të pakta. Kështu, Kristoja vendos që të shkojë në qytetin Braila të Rumanisë në vitin 1894, me qëllim që të mësonte profesionin e drugdhendësit. Në këtë ambjent të ri, ku ndihej atmosfera e shoqërive shqiptare me karakter patriotik, Kristoja përqafoi idetë patriotike, u bë pjesë e shoqërisë së atjeshme të shqiptarëve “Shpresa” dhe u angazhua në veprimtaritë e saj. Duke studiuar me vëmendje zhvillimet aktuale politiko-shoqërore të kohës, u mendua që në propagandimin e gjuhës shqipe, një rol kryesor të luante edhe feja, përmes së cilës liturgjitë që deri atëhere mbaheshin në greqisht, të jepeshin në shqip. Me këtë detyrë të shenjtë dhe me mbrojtjen e Zotit, Kristoja kthehet në Negovan, ku u shugurua prift dhe filloi të lexojë ungjillin në shqip, të meshojë në gjuhën shqipe e të përhapë të shkruarit e shqipes. Viti 1897 shënon kthimin e tij në Negovan dhe vënien në jetë të detyrës patriotike. Njëkohësisht, për interesin patriotik të shqiptarëve dhe për mos rënien në sy të kishës greke, vazhdoi të punojë edhe si mësues i greqishtes. Gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të pakta orët kur Papa Kristoja jepte edhe mësimin e shqipes, në fëmijë e të rritur. Abetaret e gjuhës shqipe dhe librat e tjerë në shqip, të cilat ai i solli nga Rumania, i shpërndau në Negovan e Bellkamen, e deri në Follorinë e Kostur. Gjuha shqipe filloi të zinte rrënjë të shëndosha në këto zona falë punës së palodhur të Papa Kristos. Interesant është fakti që kleriku patriot në kthimin e tij nga Rumania, arriti të siguronte gërma latine me të cilat shtypeshin e botoheshin tekstet në shqip. Në mungesë të teksteve të shqipes, Papa Kristoja, në fletoret që përdornin nxënësit, shtypte dhe shumëfishonte mësimet. Kështu veproi ai edhe në përkthimin në shqip të pjesëve të Ungjillit, të cilat më pas i fliste në kishë.

Në aktivitetin e Papa Kristos për zhvillimin e shkollës dhe gjuhës shqipe shënohet edhe çelja e shkollës shqipe të natës në Negovan, ku numri i nxënësve nuk ishte më pak se 100.

Veprimtaria patriotike e patriotit shqiptar shqetësoi Mitropolitin e Kosturit, i cili në vitin 1899 e thirri në Kostur, ku pasi mohoi ekzistëncën e gjuhës shqipe, e kërcënoi klerikun atdhetar shqiptar se do e pushonte nga detyra e priftit dhe do e shkrishtëronte. Përgjigjja e shqiptarit Papa Kristo ishte: “Unë do të vazhdoj të punoj për gjuhën e nënës edhe nëse ju nuk do të më lejoni të jem prift. Do të vazhdoj të punoj për shkollën e gjuhën shqipe pasi ne jemi shqiptarë e jo grekë apo bullgarë.” Kjo është përplasja e parë me autoritetet e Mitropolisë greke, të cilat do të vazhdonin herë pas here deri sa hanxharët dhe sopatat do të realizonin pushimin e veprimtarisë patriotike të priftit shqiptar. Duke parë aktivitetin e tij në dobi të çështjes shqiptare, kundër Papa Kristos u vunë osmanët, qarqet shoviniste greke dhe Patrikana e Stambollit. Për t’i mbyllur gojën shqiptarit ata i prene fletë-arrestin Papa Kristos në nëntor të vitit 1904 në Manastir, ku kishte shkuar në hotel “Liria” për të marrë pjesë në një mbledhje me karakter patriotik. Pas burgosjes për dy muaj në burgjet e Janinës, Papa Kristo Negovani u kthye në fshatin e vet, ku vazhdoi rrugën e shenjtë që kishte nisur vite më parë.

papa kristo negovani, gravura
Ditën e 10 shkurtit të vitit 1905, ditën e kremtimit ortodoks të Shën Harallambit, kleriku atdhetar kendon në shqip Ungjillin në kishën e Negovanit. Në këtë ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë atdhetarë të Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se të dalë prej kishës, i është drejtuar shqiptarit me fjalët: “Mos të gjettë viti tjetër mes të gjallëve!”. Më datën 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan një artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhë” dhe ia dërgon gazetës shqipe “Drita” në Sofje, shkrim me të cilin uron shqiptarët për hyrjen e vitit të ri 1905. Të nesërmen, duke u gdhirë e diela e 12 shkurtit 1905, andartët grekë me ndihmën e kusarëve dhe të dërguarve të dhespotit, shkuan në Negovan. Në errësirën e natës, ashtu si shpirti i tyre, ata rrëmbyen nga shtëpia Papa Kriston, vëllain e tij Papa Theodhosin si dhe katër veprimtarë të tjerë, punëtorë të gjuhës shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrën në bregun në të dalë të Negovanit. Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhetarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së tij. Të njëjtin fat patën edhe të tjerët... Të mbuluar nga gjaku e të shqyer, këta dëshmorë të gjuhës sonë u lanë të dergjen mbi kodër, për t’u treguar të tjerëve se ky është fundi që andartët grekë u përgatitin punëtorëve të gjuhës shqipe. Dhe ky nuk është rasti i vetëm që na tregon historia. Petro Nini Luarasi, Papa Llambro Ballamaçi, Spiro Kosturi e shumë të tjerë janë dëshmorët e rënë martirë nga andartët grekë dhe veglat e tyre.


Papa Kristo Negovani në gjallje të vet arriti të botonte pesë libra në gjuhën shqipe. Pasqyra e plotë e librave të Papa Kristos, të cilat u botuan, për bëhet nga: “ Histori e Dhjatës së Vjetër”, Bukuresht 1899; “ Vjershë shkresëtoreja”, Sofje 1899; “ Hijejëtore istori”, Sofje 1903; “ Prishja e Hormovës”, Sofje 1903; “I vogli dhonat argjëndi”, Sofje 1904; “I drunjti kryq”, Sofje 1906; “Bënjatë të shënjtorëve dërgimtarë”, Sofje 1905; “Istori shkronja e Plikatit”, Selanik 1909; “Kryqi i margaritartë”, Korçë 1910.

Shumë shkrime të tjera të Papa Kristos janë botuar në shtypin e kohës, sidomos në numrat e përvitshëm të revistës “Kalendari Kombëtar”, gjithashtu edhe në organe të tjera shtypi. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij u dogj pas bastisjes që bënë andartët grekë në kohën kur kryen ekzekutimin e tij më 1905. Ndërsa shumë të tjera kanë humbur në Bukuresht dhe në Sofje, ku u dërguan për t’u botuar. Këto mungesa përbëjnë një boshllëk nën dritën e trajtimit të veprës laike ose jo të Papa Kristo Negovanit. Gjithashtu, sipas botimeve të kohës kuptojmë që ka përkthyer e përshtatur në shqip fabula nga La Fonteni dhe Ezopi, të cilat i ka ndërtuar në strukturën e dialogut me rimë.

Edhe pse i nderuar me titullin “Mësues i Popullit” figura e atdhetarit Papa Kristo Negovani sot përndiqet nga një heshtje e nënvlerësim, duke mos u përmendur emri i tij nëpër shkrime apo studime, duke mos iu kushtuar kësaj figure të shquar asnjë kronikë televizive apo në shtypin e shkruar apo vepër përkujtimore. Dhe si për ta çuar deri në fund këtë mëri të çuditshme ndaj tij, ende sot, në ish-fshatin Negovan, sot të greqizuar, eshtrat e martirit të gjuhës shqipe nuk kanë asnjë shenjë dalluese, përveç një kryqi të vjetër guri e të thyer, kryq i cili iu vendos varrit të tij që në vitin 1905. Asnjë shënim identifikues nuk ndodhet sot në vendin ku prehet Papa Kristoja ndërsa në shtëpinë e tij të rrafshuar, sot është vendosur si për injorim një kosh hedhurinash nga ana e komunës Flamuria, emri i sotëm i Negovanit. Një apel vjen nga të gjithë intelektualët e ditëve të sotme, të Korçës dhe Shqipërisë që eshtrat e dëshmorit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani të vendosen në Shqipëri, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, pse jo në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Korçës, në parcelën e patriotëve të Rilindjes Kombëtare, vend ku kleriku patriot doemos që do të prehet i qetë pranë bashkëluftëtarëve të çështjes, së cilës ai i fali gjithçka, për Shqipërinë që luftoi dhe u përpoq aq shumë, deri në grahmat e fundit të jetës.

Shkrimi u publikua ne suplementin RILINDASI, 9 shkurt 2013

February 14, 2013

Mazower Warns Greece On Golden Dawn


Mazower
One of the premier writers of Greek history, Britain’s Mark Mazower, told an audience at the American College of Greece that the government is seriously underestimating the threat of the neo-Nazi Golden party becoming a mainstream political force.

Golden Dawn, which got just 0.29 percent of the vote in 2009, won 6.7 percent and 18 seats in Parliament in last year’s elections and has risen as high as 14 percent in some polls, and now ranks third among Greece’s political parties in voter support.

The party’s platform is vehemently anti-immigrant and its members have been accused of beating immigrants, and it also espouses anti-Semitic, jingoistic and ultra-religious ideas, including prosecution of people accused of blasphemy against God or the Greek Orthodox Church.

Speaking during a lecture on Greece’s political extremes, Mazower drew parallels between the Greek far right party and the Nationalist Socialist (Nazi) party of the 1930′s, the newspaper Kathimerini reported. “There is commonality of approach,” he said of the two parties stressing their emphasis on biological racism and violent street tactics that sets them apart from other European nationalist movements.

Golden Dawn officials vehemently deny any Nazi affiliation saying they are Greek nationalists and that they have nothing to do with Hitler or Mussolini although the have displayed Mein Kampf in their headquarters, use an ancient Greek Swastika-like meander as a symbol and give the Heil Hitler salute.

“Any right-wing party worth its salt is keen to stress its nationalist credentials,” said the 55-year-old Mazower, an expert on Greece and the Balkans who teaches history at Columbia University in New York. Among his acclaimed works is Inside Hiter’s Greece, a harrowing story of the brutal Nazi occupation so fiercely resisted by many Greeks, but whose ideas have now been latched onto by Golden Dawn.

Greece’s brutal financial crisis has catapulted Golden Dawn, for years at the fringes of domestic politics, into the spotlight. A recent opinion poll put the party’s support at 11.5 percent, compared to the 7 percent that it garnered in June’s election. This puts the party, which currently holds 18 seats in the 300-member House, in third place behind conservative coalition leader New Democracy and leftist opposition SYRIZA.

Reports of deadly attacks against immigrants by alleged supporters of Golden Dawn and its open endorsement of the country’s 1967-1974 oppressive military dictatorship have not dented its appeal among voters in a country where national self-understanding has to a significant degree been shaped by the fight against the Nazis and opposition to the junta, Kathimerini noted.

Mazower, who has written a number of books on 20th century Greek and European history, said Greece’s political class has failed to assume culpability or accept even a symbolic share of the burden that the population has had to shoulder as a result of the painful bailout agreements. Nevertheless, he said, Greeks must not turn their back on the democratic legacy of the post-1974 era.

“People need to defend the achievement of the metapolitefsi,” he said of what is widely regarded as the longest period of democratic stability in the country’s modern history. However, he said, they should try to remedy the system’s failings starting with “the credibility of the political class.”

Mazower was critical of the Greek left that he said “never made a mental break from the image of revolution,” but didn’t equate  far right violence with that of the far left and anarchists, who have taken to planting bombs and robbing banks.  “Some say all forms of lawlessness are equally dangerous. I disagree,” said Mazower. He said leftists movements haven’t threatened Greek democracy in the way Golden Dawn has.

He said historical attempts to underline the “fundamental kinship” between fascism and communism – bringing them both under the label of “totalitatarianism” – are flawed. “The totalitarianism thesis has been abandoned for very good reason,” he said criticizing recent attempts by conservative politicians in Greece to revive the debate in a bid to score political points against SYRIZA. He didn’t fault SYRIZA despite its implicit support of violence.

Instead of going after anarchist-run squats in Athens he said are of little political importance, he said the ruling New Democracy Conservatives of Prime Minister Antonis Samaras should go after Golden Dawn, Mazower said referring to recent police raids on several abandoned buildings in Athens. “Unfortunately the Greek state does not seem to realize the urgency of the situation,” he said. Samaras has not denounced Golden Dawn’s actions and has taken to copying their anti-immigrant stance in what critics said was a transparent attempt to gain their voters.

GreekReporter.com

February 9, 2013

The March for Chameria


The Balkan Peninsula is ethnically and linguistically one of the most complex areas of the world. Within the last two decades, the world community was alerted many times about the repression of the various ethnic minorities in the Balkans as it was the case with Bosnians and Kosovar Albanians in the 1990’s. Although each minority’s circumstances may take different forms in Greece, there is one common characteristic to all of them, conflict, persecution and assimilation. Greek policies of assimilation continue to be used against its Albanian, Vlach, Macedonian, Turkish, Pomak, and Roma minorities. This assimilation of minorities in Greece has not fully been addressed by researchers and analysts. Albanians of Greece are mainly Orthodox Christians or Muslims by religion. Ever since the mid-twentieth century, Greece pursued a sophisticated assimilation policy against Albanians, also known as Arvanites, by alleging that they are Greeks, and denied their ethnic, cultural, and linguistic rights. Chams are considered to be "Achilles heel" according to analysts since they would create a significant precedent balancing Greece's stability. 


Marshimi Çam - The Chams' March

Ethnic Albanians in Greece today exist into three groupings: Orthodox Albanians or Arvanites, Cham Albanians, and Albanian nationals as post-communist period economic migrants. Every year thousands of Albanian people who originate from the ancient region of Chameria, the birthplace of Pyrrhus, march near the border checkpoint between Albania and Greece to commemorate their plight and suffering, and honor their ancestors who where ethnically cleansed by the Greek Nazi collaborators of Napoleon Zervas. After a mass expulsion of over 35,000 men, women, and children, and Greek crimes against nearly 5,000 innocent civilian Albanians, Greek politicians still claim today that these individuals were collaborators of the Nazi regime and deserved to be massacred and expelled. The Greek government today denies Chams ever existed and its citizens were thus silenced by the totalitarian and longstanding theocratic regimes. After the Marshall Plan, the United States policies and programs implied and supposed that Greece would be an important ally and a stable democracy in the Mediterranean basin. With the Schengen visa liberalization program put in place a few years ago, many Chams optimistically believed they would have the opportunity to visit their ancestral lands and resettle in their properties. They were wrong. Many of them were stopped and abused at the border checkpoints and their passports were often torn by Greek customs agents. The Greek Consulate in Tirana has always denied issuing entry visas to Albanians born in Greece, so the latter are denied the right to put a bouquet of flowers on top of their ancestors who are buried there, in their thousand-year old lands. Unfortunately, Greece does not allow the latter to freely speak in their mother language, Albanian, in public. They have no right to register as Albanians and are not recognized as a minority. Evidently, these acts are fundamental human rights abuses based on the principles of freedom of movement and those of property rights.   

Who are the Arvanites?
Albanians of Greece are primarily autochthonous populations. Also, due to many continuous Albanian migrations and population movements in the Middle Ages, there now exist a substantial Albanian ethnic presence within Greece’s political borders. According to the Arvanite League of Greece, today exist nearly 420.000 Arvanitika-Albanian speakers in Greece in Attica, Boeotia, Southern Euboea and Peloponnese. These estimates however do not include the Albanian speakers of regions of Thrace and Epirus. In most Cham villages, people older than 40 speak Albanian only at home. In a visit in 2010, our representatives met a lot of individuals and locals were moved to tears as they conversed in Albanian and asked for more frequent exchanges. To illustrate, the Plaka district in central Athens near Acropolis was the Albanian quarter of the city with its own law courts utilizing the Albanian language. Giorgos Margaritis points out in his book "Unwanted Compatriots: Chams and Jews" (2005) that while Christian Orthodox Albanians were constant targets of Hellenization (a form of forceful assimilation), Muslim Albanians and Jews on the other hand, were either exterminated or expelled from their ancestral lands by the Greek government and its military.

Who are the Chams?
Chams or Thyamides/Chamides are an ethnic subgroup of the Albanian nation  residing in the geographic area near the Bistrica river, all the way to the Cham villages (Tsamohoria/Τσαμοχορια) of Preveza and they number 300,000-500,000 people. They are known to be industrious, entrepreneurial, peaceful and honest people who throughout the centuries have set up trade and merchant centers in the coastal areas beginning from Patra, Gumenica, Vlora, all the way to Durrës and Lezha. This advantage made Chams become significant economic, cultural and political actors in the Byzantine, Ottoman, Greek, and Albanian societies. The city of Janina, today Ioannina, was officially Southern Albania's capital for nearly 200 years until 1913. February 1913 marks the 100th anniversary of Janina's occupation from Greece and Chams mourn to this day with the folk poem "Në male përmbi Sajadhë - Over Sayada's mountains". Chams are considered to be "Achilles heel" according to analysts since they would create a significant precedent balancing Greece's stability or existence.
Chams marching near Qafe Bote in 2012

Albanians also have a strong collective memory that is not reinforced through educational and social systems instilling hate in children who eventually grow up to be confused, hateful, and blind nationalists. Similarly, the young Golden Dawn followers today are simply reacting to the globalization phenomena of migration, free trade economies, by using Albanians as their easy prey. Chams have coexisted with other groups for many years in Greece, Albania, and elsewhere and this shows that Greek society is capable of hosting/treating non-Greek groups with respect and dignity. Setting aside the terror and oppression against Albanians and Arvanites in  Greece, Chams nevertheless positively recollect celebrating important Christian and Muslim holidays among themselves including the Aromanians/Vlachs.

Roots of the Greek Extremism
Greek extremism is ingrained in the Modern Greek state and this has directly affected the Cham Albanians and Albanians of Greece in general. Extremism of the Golden Dawn party type is popular today in Greece because a significant number of Greek citizens depend on the public sector (i.e. local government, army, police, and secret services). Therefore it can be inferred that is not embraced simply as a reaction to the migrants or minorities but also as a function of their immediate interests in not "diversifying" the labor marketplace. Greek society has shown that it needs migrants and minorities to feed the economic prosperity but also it needs their cultures to showcase the fictional “Greek” elements of these cultures.

The inhuman treatment of minorities is not reflective of a democratic European country which in its educational system, funded by European Union funds, still absurdly emphasizes that its spiritual capital in Istanbul, Turkey, is Greece's capital. Following this chauvinistic byzantine logic, since 1991 the Greek Orthodox Church has established deep roots into Albania and hence violated the self-determination of the Albanian Autocephalous Orthodox Church. Analysts argue that this was done to leverage their position and use the Greek-speaking Vlach population near the Chameria region as an argument to cover-up of the crimes perpetrated by the Greek Army near the end of WWII. As Greek historian Thanos Veremis asserts, the educational system was primarily an instrument of the Greek Church to homogenize minority population masses. This tool however, failed in creating divergences and a full-scale assimilation, because these minorities learned Greek in school but still spoke their mother tongues at home and that reinforced their non-Greek identity. History shows us how Greek Bishop Dorotheos in the mid-1940s directly planned the massive attack on the Cham population with the departing Nazi army.

Unfortunately today, the less extreme, moderate and reasonable voices of Greek intellectuals and civil society are still to weak to be heard in a cacophony complete with accusations against Germany, the West, conspiracy theories, and imperialistic plans to disintegrate Greece...

What Do Chams Want? 
It has been shown that since 1991, Chams sought justice, dignity, and an acceptable resolution to the Cham issue. Chams still demand the return to their properties, homes, and citizenship which have been rejected, denied and blocked by Greek government since 1945. Today elderly Chams born in cities like Ajdonat/Paramithia, Filat/Filiates, Gumenica, Preveza and Margëlliç/Margariti are not allowed to visit their homes and properties. Today we observe that the border checkpoint are irrelevant even though the borders drawn in 1913 by the British philhellenes did not match the ethnic demographic realities, with Albanians living far beyond Albania's "Londonian" borders. Positive solutions and change in Greece will be the resettlement of Chams in Chameria, the compensation for their confiscated properties, the double citizenship for those that apply, the opening of Albanian schools for historically inhabited Albanian areas of Chameria like Arta, Preveza, and Albanian speaking areas in Atica, Livadhi, Korinth, Thrace etc.


                          Chams marching in New York City in the 2012 Albanian Roots Parade

Do Chams Seek Border Changes?
No, a border change may prove to be irrelevant or even detrimental to all Europeans. Although decades have passed since the terrible Cham genocide, this march symbolizes the courage, vitality, and determination of Albanian people, whether they are from Kosova, Tetova, Tuzi, Tirana or Konispoli. Subsequently, the Cham issue is not a local, or regional issue, it is a European issue.  It is believed that the total wealth of the Chams in real estate properties and investments surpasses 1 billion dollars. With the integration of Albania into the European Union, it is believed that borders will be less significant, allowing people to freely move and exchange their cultures, and strengthen the markets and economic development. Europe has benefited and will benefit from a strong Albanian presence in the Balkans which is composed of a young, intelligent, motivated and diligent workforce.

Cham Albanian Efforts
In December 2012, the PDIU (Party for Justice Integration & Unity) party presented a draft resolution to be passed before the Albanian parliament in the spring of 2013. This document was disgracefully rejected in 2004. Now the resolution mainly aims to reactivate the Treaty of Friendship between Albania and Greece and abolish the Law of War Decree between Greece and Albania No.2636/1940 and 2637/1940 respectively which are still active legislation. This document also calls for the establishment of bilateral ad-hoc committees to jointly work on resolving the Cham issue. Other areas that this document charges the Albanian MFA, Ministry of Education and Science and Greek government to work on the recognition of the minority status, the erection of two monuments in Paramithi and Filat to recognize the loss of innocent women, children, and elderly who were massacred by Greek Army units, with the proper conveyance of this tragic events in school textbooks. Charging the relevant diplomatic corps with resolving the issue is another important element of this document. The Albanian American Organization Chameria (AAOC) fully supports this important initiative by PDIU and has been providing full support for this resolution.

The Chams' march is a consequence of the last Balkan wounds that are still open due to the active Greek and Serbian nationalistic campaigns against non-Greek and non-Serbian peoples in the 19th and 20th centuries. If the Chameria resolution does not get passed, the Cham problem may land “in the hands of nationalists” and the path to resolution may take the same form as it did with Kosova. Subsequently we may also see that the Albanian element in Macedonia and Presheva igniting a new conflict inevitably further spilling into Chameria. Most importantly, the march symbolizes the demographic reality that Greece has to accept. Although 3 million Arvanites where silenced in the past century for various causes, 1 million Albanians, who emigrated to Greece after the 1990's have inevitably become a conscious Albanian part of the backbone of the ever-changing Greek nation.

Coincidentally, the ancient location where the march ends is called "Qafa e Botës" meaning the mountain-pass of the earth. Perhaps this place name hints that it is the gateway to the breathtaking Cham landscape. Chameria's impressive landscape did not even escape Lord Byron's poetry and penmanship. As a romantic poet, he writes about the same qualities that many Cham Albanians still possess today.

Finally, Chams could serve as the bright optimistic nexus between Greek and Albanian relations otherwise the Cham march will repeat in 2013 and annually until the issue is resolved by Greece..

February 8, 2013

La Grecia con la complicità della Civiltà Europea nega spudoratamente l’esistenza storica del popolo arbëresh


Reagojnë ashpër arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës ekstremiste greke. “Greqia, me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian, mohon paturpësisht ekzistencën historike të popullit arbëresh.”

Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro*

Këto ditë, përmes mediave, informohem se qeveria greke, përveçse e përqendruar në synimin për të zgjidhur çështjen e saj ekonomike, e fundosur tashmë në karakatina të errëta dhe shpellare, me anë të një parlamentari të ekstremit të djathtë, me tone dhe pikëpamje të thartuara, vazhdon e patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë arbërore, ndryshe e njohur si arbëreshe, bashkërisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të lavdishme. E gjitha kjo tendencë të bind që të mendosh negativisht për rolin që luan entiteti shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë mbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europiane, përfshi edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.

Epirus, hodie vulgo Albania - Epirus today known as Albania. Auctore J. Laurenbergio c. 1649

Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi shtet që nuk njeh minoritetet gjuhësore që ekzistojnë në atë territor për më shumë se gjashtë shekuj: arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me dinjitet ekstrem.

Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia daton në fund të 1200-s dhe në fillim të 1300-s, e megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epirote, të tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Në lidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana Komnena (1083-1150), e cila në veprën e saj “Alessiade” e identifikon këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon se ata janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë mbret.

Në vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshëm të Greqisë bizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk ka ekzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluar tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis, Arkadias, Mores dhe të Thrakës.

Popullata shqiptare, krenare për origjinën e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke, kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet që rezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio, 1270-1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia, në More, në Lakoni, në Negroponte ose ndryshe Eubea dhe në Thesali, ishin të mirëpopulluara me shqiptarë, të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.

Nga kjo dëshmi është e qartë se popullata shqiptare e vendosur në Greqi rreth shekullit XIII, nga një entitet nomad ishte transformuar në një entitet sedentar, duke u kujdesur për tokën dhe bagëtinë në një mënyrë më racionale.
Parga Albanians c. 1907

Për shkak të ngjarjeve historike të shekujve XV dhe XVI, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshëm i imperializmit osman, shumë familje arbërore/arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë, ku dhe ekzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fat e që mbeti në Greqi, luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftërave për pavarësinë e vendit në çerekun e parë të shekullit XIX. Në këtë kontekst duhet të përmendim personazhet heroike, si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenia e anijeve Bubulina e shumë të tjerë.
Shqiptar i shekullit 19. Joseph Cartwright Ein Albaner

Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disa nga faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasave ndoshta injoranti, deputeti grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermes ose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo! Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom i arrogancës e i budallallëkut të pakujdesshëm.

Komuniteti Europian, si garantues i qytetërimit të Kontinentit të Lashtë, po mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë arvanitase. Më 16 shtator të 1969-s, arbëreshi i Kalabrisë, Papas Antonio Bellushi, bashkërisht me studiues të rinj europianë, do të raportojnë rezultatet e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuese të shtetit grek përkundrejt pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi, po sjellim në vijim kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:

1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk ekziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk ekzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare. Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh. i autorit: ky është paradoks, ekziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;

2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe, sepse ajo nuk ekziston në territorin grek”;

4) Qëndrimi i gazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësore në Greqi si arvanitasit, vllahët, pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.

Kontraditat dhe arroganca e qeverisë greke dhe e parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicave etnike, duhet të jetë një tematikë që Bashkimi Europian duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm, pasi, e ashtuquajtura Europë e civilizuar deri tani i ka vendosur qëllimisht në Erebo (sh.p.: bota e përtejme).

Gjithçka mund të injorohet, por jo historia!

[Linku i artikullit në gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/02/la-grecia-con-la-complicita-della.html ]

(Me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)

*Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka-Ëngjëlli.

February 2, 2013

Lumo Skëndo për Sulin dhe suljotët


Enver Kushi - Gazeta Shqiptare

Vite më parë, në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare pata fatin të shfletoja revistën
“Diturija”, themelues i së cilës është Mid’hat Frashëri. Ditë dhe javë të tëra u njoha me një nga botimet më serioze dhe më të kulturuara të botimeve shqiptare të gati një shekulli. E megjithatë, ndonëse kam lexuar dhe rilexuar edhe librat “Udhëtarët e huaj në Shqipëri” (gjer në fund të shek XIX), të Lumo Skëndos apo Mid’hat Frashëri. Ministër Fuqiplotë Athinë (1923- 1926), përgatitur falë punës pasionante të Prof Dr Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, mendoj se akoma lexuesi shqiptar nuk ka të plotë veprën e Mid’hat Frashërit. Dhe jo vetëm të tij, por edhe të disa personaliteteve të tjera , që u anatemuan për gati 50 vite të diktaturës komuniste. Brezi im u rrit dhe u shkollua me këtë frymë mohimi apo vlerësimi dhe gjykimi të skajshëm ideologjik të shumë syresh. Nga ana tjetër unë kam edhe një ndjeshmëri tjetër apo detyrim ndaj personalitetit të Mid’hat Frashëri, që lidhet me Çamërinë, rrënjët e të parëve të mi. Çamëria, me historinë, kulturën, trashëgiminë, por edhe me dramën e saj, është pjesë e veprimtarisë krijuese shkencore dhe diplomatike të tij. Krahina e të parëve të mi është njëkohësisht një nga brengat e mëdha të Mid’hat Frashërit. Bindesh për këtë pot ë lexosh librin “Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë Athinë (1923- 1926). E them me bindje se që nga momenti që ai shkeli në tokën greke me detyrën e re (28 shkurt 1923) e deri sa dha dorëheqjen në muajt e parë të vitit 1926, në mbrojtjen e çështjes çame dhe përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka bërë atë që nuk e kanë bërë të gjithë ambasadorët shqiptarë që nga viti 1926 e deri më sot. Kjo sepse ai kishte një epërsi që nuk e kanë pasur pasardhësit e tij: kulturën e gjerë, njohjen e shkëlqyer të historisë dhe kulturës së madhe të Greqisë si dhe kurajën për të thënë të vërtetat dhe demaskuar synimet e politikës shovene të shtetit grek.
Çamëria, popullsia e saj martire e të shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes, i janë dhe do t’i jenë mirënjohës Mid’hat Frashërit. Të gjitha këto mendime dhe vlerësime modeste për veprimtarinë e Mid’hat Frashërit, më erdhën ndërmend këto ditë, kur rilexova një nga rrëfimet më të bukura e të ndjera, por edhe aktuale të tij, “Suljotët”. Rrëfimi në fjalë (unë do ta quaj reportazh të shkurtër, ndoshta skicë, siç e përcakton Prof Dr Emil Lafe), është përfshirë në librin e Lumo Skëndos (pseudonimi i Mid’hat Frashërit) “Hi dhe Shpuzë”, botuar në vitin 1915, në shtypshkronjën “Mbrodhësia” të Kristo Luarasit në Sofje. Vepra është botuar në vitin 1995 me të njëjtën emër dhe përgatitur, nga prof Nasho Jorgaqi.
Skica “Suljotët”, sipas shënimit të vënë në fund të saj, është shkruar më 30 qershor 1912 , në Zafranboll. Sipas të dhënave që jep autori që në fillim të skicës, Zafranbolli është një qytet në Anadoll, i humbur në një gropë “dhe plot konopë tani në verë”. Me penelata të shpejta, frazë të saktë dhe lakonizëm të admirueshëm (duket se është shkruar me një frymë), autori shpalos një dramë të tërë: zhbërjen e një prej viseve më epike të Shqipërisë dhe banorëve të saj: Sulit dhe suljotëve. Nuk kemi përshkrim të betejave apo heroizmit të suljotëve as të vrarë. As të plagosur. As vaje apo kuje të nënave suljote. E megjithatë lexuesi ndjen në thellësi, si gjëmime të largëta bubullimash apo dallgë detrash, ulërima.
Qindra kilometra larg Sulit, në Anadollin e largët, shfaqet befas trupi dhe shpirti i plagosur në zhbërje i Sulit: vajzat e vogla të shkollës greke të qytetit Zafranboll këndojnë e kërcejnë vallen e famshme të Zallongut, jo në gjuhën shqipe, jo në dialektin çam të të suljotëve, por në gjuhën greke. Autori befasohet, pastaj …. “zemra ime përnjëherë më ngushtohet dhe mejtime të hidhura më sulen në mendje”. Lumo Skëndo hesht vetëm një çast, për të rikujtuar vizitën e tij në Sul në vitin 1909, ku “një helm i madh më pritte: atje pashë një të keqe, një mëkat që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku, jo shqiptarëria, por edhe shqipja ka zënë të harrohet”.
Rrëfenja ose më saktë skica “Suljotët” që botojmë dhe që njihet pak ose aspak nga lexuesi shqiptar të vë në mendime dhe të trondit me të vërtetat që kumton.
…Njëqind vite pas rrugëtimit të Mid’hat Frashërit në viset mitike të Sulit, pata fatin të rrugëtoj edhe unë atje. Nuk do ta harroj kurrë këtë rrugëtim nga më emocionuesit, por edhe nga më të dhimbshmit që kam bërë. Atje heroizmi i dikurshëm, qëndresa, këngët, vallet, kishin formën e gurit. Edhe zërat njerëzor dukej sikur kishin ngrirë. Braktisja këtu ishte uluritëse. Shtëpi të braktisura gjysmë të rrënuara ose të rrënuara. Puse. Muret e një kështjelle në bregun përballë Sulit dhe hone të frikshme. Dhe ndërsa vështroja këtë peizazh si në fillimbotë, befas më erdhi ndërmend kujtesa popullore çame për Sulin, këngët për suljoten e bukur, vallja e Zallongut, kënga për Marko Boçarin ose Marko Çamërinë, siç thuhet në këngët çame.… M’u kujtua edhe skica “Suljotët” e Lumo Skëndos (Mid’hat Frashërit) dhe m’u bë sikur dëgjova zërin e tij: “ …. Atje pashë një të keqe, një mëkat që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku jo shqiptaria, po edhe shqipja ka zënë të harrohet.” Ishte i vetmi zë në atë shurdhëri dhe shkretim me emrin Sul.

Sul, vjeshtë e parë 2011

Suljote
Lumo Skëndo
(Mid’hat Frashëri)

Kam një javë këtu në Zafranboll, në këtë qytet të Anadollit, të humbur në gropë, të nxehtë dhe plot konupe tani në verë. Lumtërisht kam fatnë të gjej një ndënjtje të mirë me një kopsht të bukur rreth e rrotull në këtë mëhallë të krishterë, që njerëzia – ngaqë të dy fetë s’piqenë dot – e shikojnë si një pshat veçan dhe e quajnë Keran- Qoj. Nga penxheret shoh dy vargje malesh të ndarë me një grykë, atë që kam përpara të xveshur dhe gurishte, me anë të djathtë male të zez tërë drurë, pyje të thellë. Nga penxherja tjatër shoh majën e kishës Shënt Stefan, Aja Theodhora e moçme, e cila dhe mbase i ep emërin e qytetit (Theodhorian Polin – Zafranboll).
Kajmekami, miku im z. Kadri Përmeti, më tha që dje se do të vemi në shkollë greqisht të çupavet, të ndodhemi në provimet e tyre, dhe me gëzim e pranova ftimin e tij….
Në sallë të shkollës janë radhitur nja tridhje të çupa, në rreshtat e para; prapa tyre janë djemtë, në mes të tyre disa gjashtë apo shtatë vjeç, po dhe dymbëdhjetë e trembëdhjetë. Provimet rrjedhin mi dhe shkronjë, gjuhë tyrqisht, frëngjisht, orthografi ; nxënësit përsëriten përpara pllakës së zezë dhe kushdo prej të ftuarvet ka të drejtë të pyesë.
Unë po vë re. “Çupat që kam përpara janë të krehura mirë, të kujdesura, të veshura të gjitha me një mënyrë: rroba të bardha me kordhela të kaltërta: ngjyrat e Greqisë! Edhe më vjen keq për këto çupa, për këta djem dhe për mëmat e atërit e tyre që janë radhitur afrë murit, më të djathtë e më të mëngjër, më vjen keq për këtë njerëzi pa kombësi, pa gjuhë: flasin vetëm tyrqisht, janë fjesht anadollakë, s’di njeriu nga çkombësi janë, dhe duan të rrëfehen grekër! S’kanë as hisori, as kujtime të moçme, as nonjë ndjenjë të tanishme, dhe duan të ngushëllohen me një shtet të vogël atje poshtë, me Greqinë e largët, se ashtu ua do feja, ashtu u ka thënë kasha dhe dhaskali. Edhe vërtet më vjen keq si për jetimë, si për djem pa mëmë, pa baba, pa shtëpi, dhe them: kur s’janë gjësend, dobare le të thonë që janë grekër.


Po dal! Çupat tani më s’po pyeten, kanë zënë e kërcejnë. Ç’është kjo valle, kjo këngë e njohur? “Lamtumirë o jetë e ëmbël…. Suljotka ! … “në gjuhë greqisht.
Këng e Sulit! Këng e shqipëtarkavet, këng e vendit tim edhe krahërori më fryhet, zemra më mallohet, më vjen dhe mua t’ia dredh një herë , a t’ia marr me to.
Këng e Sulit ! Po shoh ato shqipëtarka trimëresha, ato gra zemër luaneshe, vallen e tyre mi shkëmpt, varur mi rripët, një valle vdekjeje, një zë i qiellit dhe i varrit.! Ushtarët e Ali Tepelenës po afrohen, po sulen, po gratë këndojnë, dridhen, të zëna prej dore, dhe ay vark më çdo grimë humbet nga një shpirt, edhe një nga një gratë lëshohen poshtë shkëmbit, hidhën në greminë, në skëterrë, në gojë të vdekjes që ikapërcen një nga një. Edhe vdesin me këngë në gojë, pa u dredhur zemra e tyre.!
Më mirë vdekje e lirë se sa turp dhe robëri, na fjala e këtyre shqipëtarkave, e sulotkave me kujtim të pavdirshëm, që i apin një emër të përmotshëm kombit tonë, që trimëri e tyre do të inspirojë gjithnjë poetët e gjithë kombevet ! Suljotët, një grusht njerëz, që kanë mbushur me famën e tyre faqet më të shkëlqyera të historisë së tanishme, që kanë lënë kujtime trimërie të paharruar!
Edhe e ndjeva veten time fatore të jem nga kjo racë, nga ky popull, nga ky dhe, nga këta shkëmbinj që nxjerrin të tillë njerëz, të tilla gra. Edhe krahërori m’u fry edhe një herë duke dëgjuar këtë këngë, këta emra, duke parë këtë valle këtu në këtë qytet të Anadollit.
Po pse zemra ime përnjëherë më ngushtohet dhe mejtime të hidhur më sulen në mendje? A është pse këta suljotë kanë derdhur gjakun e tyre kaq të famshëm për një çështje të huaj, për një komp që s’ish i tyre? – Jo, s’është ky mejtim që më hidhëron kështu, se e di, e kam ditur, dhe gjithë bota e di që dhe këta shqiptarë, si kaq të tjerë, si edhe Sina Pasha, a Qypruliu, a Mehmed Aliu, kanë shërbyer një kauzë jo të tyren!
Ajo që më hidhëron është Suli i sotmë.
Ku je, o Sul? N’ato rripat e tua ata njerëz trima a e kanë akoma atë zemër trime, a e dinë që janë shqiptarë, që gjaku shqiptar rreh në rrembat dhe në zemrat e tyre ?
Tre vjet po bëhen, kur qeshë në Shqipëri vajçë nga Llura në Llakë të Lelovës, në këtë copë të Sulit. Po sa një helm i madh më pritte: atje pashë një të keqe,një mëkatë që s’rrëfehet, atje pashë fshatra ku, jo shqipëtarëria, po dhe shqipja ka zënë të harrohet ! Si tani po e shoh atë djalë mi mur të Papadhates, kur m’u përgjigj greqisht fjalës shqipe.- Kush të tha që të mos dish shqip, or bir? – O dhaskalos, më tha djaloshi, pa ditur se ç’të vërtetë të helmshime po thosh!
Ah ,jo! E kuptoj që këta anadollakë të gjorë, këta jetimë të varfër të thonë se janë grekër. Po ne, ne shqiptarët, me kujtime, me histori të shkëlqyer, me fytyra dhe emër të ndershëm, ne të themi se jemi grekër, këtë s’ma pret dot mendja!
Edhe nuk di, në duhet të kem një cmir të vdekshim për atë “ o dhaskalos” , apo në duhet të më vijë keq për atë djalosh edhe për prindët e tij?

Zafranboll, 30 qershor 1912.

Këngët kështjellare…


Katedra e muzikologjisë së Bonit, (Gjermania Perëndimore) studentёve të Fakultetit të muzikologjisë para se të merrnin dipllomën duhej të zbulonin se cili popull i ka kënduar këngët kështjellare. Për këtë eksplorim duhet të shkonin në Europën Jugore dhe në Ballkan. Në maj të vitit 1955, vinë nga Greqia dhe trokasin në pikën kufitare në Kakavie. Shteti i mirë priti dhe u vuri dy muzikantë për shoqërimin e tyre, Ramadan Sokolin dhe Pjetër Gaçin. Grupimi i rreth 40 studentëve me profesorë të muzikës, të gjuhës dhe inxhinjerë të aparaturave të inçizimit. Mësuesi Çam Neim Dalipi, kur u informua për qëllimin e grupit i shoqëroi për në vendbanimet e çamëve, në Ujë të Ftohët në Vlorë, në Babicë, në Fier, Rogozhinë, Durrës dhe Tiranë. Kudo ku shkuan dëgjuan këngë solo dhe polifonike me mosha dhe gjini të ndryshme, maj – gusht 1955. Mbas një pune sistematike inçizuese dhe komunikuese me Bonin, vendosën se ky popull i ka kënduar këngët kështjellare.

Mbas pesë vjetëve, në fillim të vitit 1960, në Bibliotekën Kombëtare ishin ekspozuar dy volume në gjuhën gjermane me titull: “Die Albanische kultur mit Tschamische gesange” “Kultura Shqiptare me këngët çame”. Por këto dy librat ishin tej rezervimit dhe futur në bodrum dhe nuk i nxorrën jashtë. Në fillim te vitit 1990 më ranë në dorë të dy volumet. Botova një artikull te gazeta “Vatra çame” dhe një artikull më vonë e botoi Ramadan Sokoli. Në mos gabohem prapë keto dy vepra kanë zënë bodrumin. Kjo është një temë tjetër, vetëm për një prezantim.

Përhapja dhe fama që morrën këngët kështjellare nga Ballkani në Europë, mbi 400 kalorës luftëtarë çamë të udhëhequr nga çami Mërkur Bua Shpata. Ata kanë qëndruar në kështjellat e Europës për më se 60 vjet (1496-1560), si kapedanë të tjerë me luftëtarë kalorës, në kohë të ndryshme. Si në kështjellat e Spanjës, Francës, Gjermanisë, Venedikut dhe Vatikanit të Papës etj. Në këto kështjella kanë kënduar, vajtuar dhe valltuar me këngë dhe valle Çame, kanë mbrojtur në luftëra me besnikëri dhe trimëri si luftëtarë këta kalorsa mercenarë.

Në historinë Europiane Mërkur Bua njihej si një nga luftëtarët më të famshëm, i cili morri gradën “gjeneral” të kavalerisë franceze të mbretit Ludovik XII. Madje në dokumentat Venedikase, ai cilësohej “Magnifico conte Mercuri Bua” apo “Dominus Mercurio Bua”. Nga të parët kronistë të vjetër është italiani Marini Sanudo, i cili përshkruan prestigjin e këtij luftëtari. “Një këngëtar i asaj kohe i kushton një poemë, ku e quan “Pasardhës i Pirros” “Kapedan” dhe e njëson me “Akil Ajadën dhe Aleksandrin e Madh”. (A. Kola “Arvanitasit”, f.241).
Mërkur Bua Shpata (1478-1542)

Bëmat dhe personaliteti i tij fillojnë të çfaqen, si udhëheqës i madh i forcave kalorësiake dhe si një nga trimat mercenarë që nuk i bënte përshtypje që kalonte nga një vend në tjetrin. Në vitin 1496, ai u ndesh me fiorentinasit, të cilët kishin sulmuar dhe marrë Pizën. Mërkuri, sëbashku me luftëtarët shqiptarë prej 400 kalorësish, në aleancë me venecianët, goditen fiorentinasit dhe del fitimtar mbi ta, në fushën e Akropolit. Një tjetër betejë, që shtoi edhe më tej interesin ndaj këtij personaliteti ushtarak, ishte beteja që u zhvillua në vitin 1497 kundër mbretit Karli i VIII-të Francës në Lombardi. Edhe në këtë betejë, Mërkur Bua, me trimat e tij Çamë, tregoi një aftësi të shkëlqyer strategjike.

Në vitin 1498 në Francë vdes mbreti Karl i VIII-të dhe në fron ngjitet Ludoviku i XII. Ky përgatiti focat dhe risulmon dhe pushton Milanon. Mërkur Bua, i ngarkuar për të goditur forcat pushtuese, ndeshet me të dhe i thyen francezët dhe largohen nga qyteti. Më pas Mërkur Bua çliron Pavian, Bicevanon, Navarën nga forcat franceze.

Në vitin 1502 mbreti Ludovik i XII u bë sundimtari Lombardisë dhe lidhi aleancë me markezin e Mantovës. Forcat e bashkuara të kësaj aleance, këtë vit, u ndeshën me spanjollët, përkrah kësaj aleance u bashkua edhe Mërkur Bua me 400 kalorësit e tij, i shtirë nga miqësia që kishte me markezin e Matovës, megjithse pak kohë më parë ishte ndeshur me francezët. Veprimet luftarake të Merkur Buas në fushën e luftimeve e befasuan dhe e mahnitën mbretin e Francës. Entuziazmuar nga fitoria që i dhuroi ky aleat në betejë kundra spanjollëve, monarku francez i dha titullin e kontit dhe gradën e gjeneralit, gjithashtu ai u bë komandanti i kavalerisë franceze që përbëhej nga 6000 kalorës.

Mbreti i Francës, mbas ndeshjeve dhe fitoreve të bujshme mbi spanjollët, e ftoi Mërkur Buan në Paris. Për nder të tij, ai organizoi një pritje madhështore ku mbas fjalimeve të zjarrta kushtuar bëmave të këtij heroi, e mbushi atë me dhurata të shumta…

Në vitin 1506, shkon për të ndihmuar Papën e Romës në luftë kundër Venedikut që i kishte pushtuar Bolonjën. Në betejën që u zhvillua në afërsi të qyteti të Bolonjës, Merkur Bua doli fitimtar. Papa në shënjë mirënjohje për këtë nder kaq të madh që i bëri Bua, i dhuroi një brez të artë dhe 1000 flori dhe e bekoi me dorën e tij.

Në territoret italiane të Gjenovës ngritën krye për të larguar trupat pushtuese franceze. Ludoviku i XII niset bashkë me njësitë e shqiptarëve të Merkur Buas. Sipas kronikave ushtarake të kohës thuhet që, luftëtarët e Merkurit asgjësuan në fush betejë rreth 2000 ushtarë, plagosen 1000 të tjerë dhe zuri rob 500, të cilët i dërgoi në kampin e francezëve, ku i priste vetë mbreti Ludovik. Kapedani shqiptar u prit me entuziazëm të madh nga mbreti… Prapë luftë, prapë fitore në kështjellën e Gjenovës. Ludoviku i XII-të e emëroi komandant të qytetit të Gjenovës Mërkur Buan…

Është e njohur historikisht se në vitin 1509, një numur princash dhe mbretërish europianë e italianë lidhën një aleancë ushtarake kundër Republikës Veneciane. Nën këtë aleancë përfshiheshin: forcat gjermane të perandorit Maksimilian, ato franceze të mbretit Ludovik XII-të, të Papa Julit të III-të e tj. Këta synonin dobësimin dhe nënshtrimin e kësaj fuqie të madhe detare. Goditjen e parë e dhanë forcat franceze me 500 kalorësit e Merkur Buas. Në ndeshjen me forcat e Merkurit në afërsi të lumit Ada, forcat veneciane u thyen keq dhe u tërhoqën në panik. Figura e Merkur Buas si strateg mori famë në tërë Europën. Perandori i gjermanisë Maksimilian, e ftoi Mërkur Buan me kalorësit e tij për të nënshtruar kundërshtarët e tij të rrezikshëm. Mbasi mësoi nga Perandori objeksionet ushtarake, Mërkuri u nis për në Flandër, për t’u ndeshur me kalorësin Karlo Edmond, i cili kishte pushtuar dukatin e Geltherit. Merkur Bua mundi të thyej kundërshtarët dhe kthehet fitimtarë. Mbas kësaj zhvilloi betejën e dytë në Dukatin e Bavarisë kundër kontit Baladino si pushtues i kësaj ane, Bua triumfoi. Maksimiliani i befasuar dhe i entuziazmuar së tepërmi për këto dy fitore njëra pas tjetrës të Mark Buas, organizoi një pritje dhe ceremoni madhështore i dha tituj, dhurata, pare (1000 flori), i veshi me dorën e tij pelerinën e qindisur me ar, i fali feude, e shpalli gjeneral të parë. (Dodona, bot 2008, f.120).

Mërkur Bua në momente emocionale takohet me gjeneralin venecian Bartolemeo Albiano, rikujtojnë të kaluarën e tyre, Atdheun, gjakun e përbashkët dhe në përfundim, Merkur Bua bie dakord të kthehet në shërbim të venecianëve përsëri.

Lajmi i rikthimit të Buas me njësitë e tij në shërbim të venecianëve ngjalli gëzim dhe entuziazëm të papërshkrueshëm. Senati me vendim të veçantë e ftoi atë zyrtarisht si hero dhe falenderoi njëkohësisht gjeneralin Albiano “që i riktheu Republikes një forcë të tyllë si Merkur Bua”.

Merkur Bua zhvilloi shumë beteja dhe fitore, vdiq në vitin 1560 në qytetin Trevizos. Në epitafin perkujtimor janw tw gdhendur: “Mercurio Bua comiti e principibus Peleponnesi Equtium ducteri qui gallisin arragonezos dimicantibs saepius lisden e regnoneapoleos e jectis prostatis pisanis libertate donatis”. Ndërsa memorialin e varrit të tij e punoi për dy vjet skulptori i njohur Antonio Lombardi.

Kur luftëtarët e tij çam nuk ishin mbi kuaj kalorës, ata qëndronin në kështjella duke kënduar këngë vajtimi kështjellare dhe duke valltuar vallen çame.

Në radhët e njerëzve të shpatës mund të renditen një numur i madh luftëtarësh dhe personalitetesh bashkëkohës të Merkur Buas, të mëparshëm apo të mëvonshëm.

Po renditim ngjarje të besnikërisë, të trimërisë të valles dhe të vajtimit, të flijimit burrëror pa nënshtrim ndaj armikut duke preferuar vdekjen pa mëdyshje se sa skllavërimin. Ketu është burimi i këngëve kështjellare.
Janina view from the castle, Beresford 1855

Komandanti çam nga Konispoli Haxhi Mehmet Dalani me 800 kalorësit e tij, luftoi për çlirimin e Kretës, në betejën me turqit, në maj të vitit 1828. Në përpjekje para kështjellës, vritet komandanti legjendar Haxhi Dalani, luftëtarët e tij mohuan ftesën për dorëzim e falje. Luftuan duke kënduar këngët kështjellare dhe hidhnin vallen e fundit konispolate të Osman Takes. Për këtë betejë shkrimtari grek Niko Kazanzaqi shkruan romanin historik “Ja vdekje ja liri”.

Studjuesi anglez Henri Holland i cili vizitoi vendin tonë në kohën e Ali Pashë Tepelenës shkruan: “Në një darkë në kështjellën e Artës qëndronin në dhomë, na tërhoqi vëmëndjen tingujt që vinin nga dhoma tjetër e kështjellës. Brenda në të gjetëm rreth 12-13 luftëtarë shqiptarë. Një luftëtar na qerasi me verë me kafe dhe me nargjile duhani.

Mbas pak filloi përsëri muzika! Dy luftëtarë çamë filluan të këndonin këngë popullore në gjuhën e tyre të shoqëruar nga një violine, një fyell dhe një def. Këngët e tyre ishin të natyrës së luftës! Shpesh dy zëra të këngëtarëve zbuteshin dhe nga variante të veçante bashkoheshin në një linjë të vetme, harmonike dhe muzikore, me tone herë të shtruara dhe herë të egërsuara…duke i dhënë tone ashpërsie dhe frike, muzikës.

Më pas luftëtarët u ngriten dhe filluan një valle shqiptare (çame) e cila ishte më shumë ekspresive. Ajo u ekzekutua nga një valltar i vetëm, ndërsa defi dhe fyelli shoqëronin lëvizjet e tij. Valltari hidhte pas flokët e tij të gjatë që turfullonin, mbyllte sytë dhe pa ndalur për dhjetë minuta rresht ai mori tërë pozicionet dinamike dhe të pa imagjinueshme që mund të shohë njeriu. Shpesh kthente fytyrën e tij në njërën anë në profil, pastaj binte në gjunjë për pak sekonda, rrutullohej fluturimthi, pastaj kryqëzonte duart me forcë rreth kokës se tij. (I. Koçollari, “Arvanitët”, f. 199).

Dora D’Istria thotë: “Gratë marshuan mbi Zallongun, fshat i vendosur në një farë largësie nga rruga e Sulit për në Luro (në Çamëri), duke parë që mbrojtësit e tyre vonuan dhe rreziku u afrua, u mblodhën rreth 60 vetë mbi një shkëmb të rëpire, që zotëronte një humnerë në fund të së cilës një përua coptohej nën shkëmbinj të e thepisur. Shumica ishin nëna dhe vajza të reja. Vendimi nuk zgjati shumë! Pasi i puthwn për të fundit herë fëmijtë e tyre, Ato u zunë për dore dhe, duke kënduar nje himn vajtues, u hodhen pa asnjë mëdyshje në humnerë, ku gjetën vdekjen… më e ëmbël se skllavëria. (“Rinia”, f. 43).

At Fishta shkruan:“Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun , “veshë e mathë e m’ armë shterngue – thue se krushq po duen me shkue”, rreshtohen më nji lundër në grykë të Bunës dhe nisen për Vraninë… Në darkë, ku marrin pjesë heronjt e Vraninës. Oso Kukës i lidhet buka. Han sa me thanë, lan dueret, del m’anesh e pështetet bri votrës. Duhani ia lehtson mendimet. Hieja e dekës, qi n’anderr i u gja se i dha zjarr barutit te xhebehanes, s’i hiqet mendsh…

“Ah kadale, Nikollë, t’ vraftë Zoti! / Pse ktu i thonë Oso baroti: / Se s’ ke pa shqiptar me sy, / Se djegë vehten edhe ty!” / Edhe zjarrë i dha barotit, / Aman, falë i kjofshim Zotit, / Kur ka dhanun zjarrë barotit, / Se ç’ a dridhë Vranina e shkretë! / Se ç’ a hjedhe kulla perpjetë! / Se edhe L’qeni ç’ ka gjimue / M’ kala t’ Shkoders tuj ushtue! / Qepra, tjeglla, gur e trena: / Hi e tym e flake shkndija, / ‘Shi mje m’ Viri i hodh duhija … Kjani, kjani oj Zana, kjani / N’ato maje, ku ju hani, / N’ ato kroje, ku ju pini, / N’ ato hije, ku ju rrini, / N’ato valle, ku vallzoni, / Kjani e lott mos i pushoni, / Perse tash, ehu! n’ ata curra / Kan me mbete, ehu! njata burra, / Me aq kujdes qi i kini rritun, / N’ armë e n’ luftë qi i patët vaditun: / Qi edhe vete i kini msue / Me msy anmikun pa u frigue…”, (“Lahuta…”, bot. 1997, f. 24, 67, 88.)

Kështjella e Rongut, është nga e djathta e rrugës që kalon nga Preveza për në Janinë, ne kilometrin 32 lartësohet një kodër e bukur në këmbët e së cilës rrjedh Lumi i Lurit. Epishkopi kreshnik T’imzot Josifi, më 10 prill 1826 në pushtimin e Mesollongjit prej turqve, duke parë rrezikun prej tyre shumë familje vine në kështjellë për t’u siguruar, shumica ishin gra dhe fëmijë. Mbas luftimeve të përgjakshme me mbrojtёsit e kështjellës, që u flijuan. Turqit u futën në kështjellë dhe filluan masakrën kundra familjarëve dhe përmbysjen e çdo gjëje. Atëhere Imzot Josifi vendosi më mirë i vdekur duke kënduar sesa të presish vdekjen nga hanxhari turkut dhe kështu i vuri zjarrin depos së municjonit dhe e hodhi në erë me gjithë pushtuesit turq. (Albert Kotini, “Çamëria denoncon”, f. 135).

Vallja e Osman Takës, këcehej dhe këndohej në çdo kështjellë. Është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementët çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por mbrenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i u bien veglave muzikore.

Osmani arriti të bëhej një nga krerët e rëndësishëm në kryengritjen anti osmane. U kap dhe u burgos në burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathësisë, dhe zhdërvjelltësisë, bëri që vajza e valiut gati të rrëzohej nga dritarja. Dokumentat arkivore të Janinës bëjnë të ditur, me kërkesën e të shoqes së Valiut, Osmanit i falet jeta. Valltari i përkryer Taip Madani thotë: Në Festivalin Folklorik në Girokastër në vitit 1973, ai ka marrë çmimin “Laureat i Festivalit”.

Zonja Nexhmije Zaimi, Gazetaria e parë shqiptare në “CNN” dhe “Zërin e Amerikës” “Mbretëresha e pa kurorëzuar e shqiptarëve”: “Kur përfunduam intrvistën, në Jordani mbreti, Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror, madje vuri në dukje se kishte rezervuar një suprizë për mua, ndërsa zbrisnim shkallët e pallati, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roje të gjatë të veshur me uniformë ceremoniale. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht” i thashë “Jo shqip”, -më tha ai, duke ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, -më tha ai. Këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”? -e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roje, Mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima.

Kjo është fryma e përhapjes në pellgun e Mesdheut dhe në Europë te shpërdarë në për kështjella të djemëve Çamë si mercenarë, që kanë kënduar këngë vajtimi dhe nuk janë dorëzuar kundërshtarit, duke pritur vdekjen me këngë kështjellare. Kështu që grupi i muzikologjisë gjermane i gjeti te pasardhësit e tyre çame në Shqipëri, që trashëgonin bres pas brezi këngët kështjellare. Ata i vunë vulën e një studimi shkencor, që këto këngë i ka kënduar populli çam i Vilajetit të Janinës shqiptare.

Rasim Bebo - Çikago Jenar 2013.