December 8, 2010

Çamёria e Cunguar

Rasim Bebo

     Gazeta “ILLYRIA” ёshtё atdheu qё i flet vetvehtes. Porsa e marim nё dorё fillon tё na shpërfaqet Atdheu nga faqja në faqe me njё mori ngjarjesh historike e aktuale, personalitetesh tё shquara tё kohёs sё shkuar dhe tё ditёve tё sotme, vende tё ndryshme me shqiptarёt qё janё tё shpёrndarё nё tё pesё kontinentet dhe pjesa mё e madhe i takon dy dekadave tё fundit. 
      Tё gjithёve kudo qё jemi na bashkon gjuha e ёmbёl shqipe. Vlen tё pёrshёndesim punonjёsit e saj tё pёrkushtuar: botuesi i zellshёm Vehbi Bajrami, editorin e aftё e tё palodhur Ruben Avxhiu, drejtuesin artistik Berat Gashi. Me shkrimet e tyre sa patriotike dhe atdhetare na e sjellin Atdheun mё afёr dhe kjo na bёn ta presim gazetёn me padurim. Megjithёse elektroteknika tё sjell informacionin mё tё shpejtё, prapё Gazetat “ILLYRIA dhe “DIELLI”mbetet shtypi mё i dashur i jonё. 
      Mendoj se vlen pёr tё theksuar se nё gazetёn “ILLYRIA” tё datёs 14 shtator tё 2009 ёshtё botuar artikulli nga Naun Prifti “Shpërngulja e popullsisё çame dhe historia e njё batalioni tё harruar”, nё f.36. Nё kёtё artikull pёr fat tё keq jepet harta e Çamёrisё sё cunguar dhe artikulli nuk pasqyron realitetin, kjo ёshtё temё tjetёr. Mё vonё mё datёn 1 Mars 2010 botohet artikulli nga Amos Dojaka “Çёshtja Çame pёrmes standarteve tё BE-së”, f. 19. Dojaka po ashtu jep njё hartё tё zvogёluar dhe pjesёn mё tё madhe tё saj e quan Greqi. Tё dyja kёto harta i mora nga gazeta dhe le tua lemё lexuesve tё japin mendimin e tyre.  
     Nё kёto dy harta pasqyrohet njё pjesё e vogёl e Çamёrisё perёndimore gjatё bregdetit Jon dhe e quajnë Greqi pjesёn mё tё madhe tё Çamёrisё duke pёrfshirё: Janinёn, Voshtinёn, Dodonёn, Konicёn, Artёn, Filipjadhën, Mecovёn, Grebenenё, Follorinёn, Kosturin.etj.etj.
   


 HARTA e Naum Priftit (1)


HARTA e Amos Dojakës. (2)

Prof. Selman Sheme citon se Sami Frashёri nё “Fjalorin e pergjithshёm tё historisё dhe gjeografisё” (Kamus ul - Alam), nё vitin 1889, krahina e Çamёrisё bënte pjesё nё vilajetin e Janinёs. Sikurse shihet nё hartën e Çamёrisё vilajeti ndahet nё katёr Sanxhake, i Janinёs, Thesprotisё, Prevezёs, dhe i Artёs, ka 19 kaza, 10 nahije, dhe 1597 fshatra”. (3) 

     Janina si pjesë e krahinёs sё Çamёrisё nё vitin 1913, kur u pushtua nga grekёt, ka patur njё sipёrfaqe prej 12500 km2 qytete dhe fshatra tё banuara me 200.000 shqiptarё tё besimit mysliman, pa llogaritur kёtu shqiptarёt e besimit tё krishterë. Po tё kemi parasysh rritjen e popullsisё pёr 90 vjetë nga viti 1913 deri sot ka arritur mbi 1.000.000 banorё. (4)

     Dijetari Erkhart Janinёn e quan “Kryeqyteti i fiseve çame... Kur dolla pёrballё limaneve tё Artёs shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashё tepelenёs”. Marksi shkruan: “Duke zotёruar Durrёsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet nё gjuhёn e lashtё ilire qё ben pjesё nё familjen e madhe tё gjuhёve indoeuropiane”. (5)

 
       Konventat  Ndёrkombёtare do t’i mbrojnё tё drejtat e popullsisë çame, ndaj nuk do tё jetё e largёt dita që, Janina, Mecova, Kosturi, Follorina, Filati, Gumenica, Parga, Preveza, Arta, Paramthia, Margëllëçi, etj do tё jenё pjesё e Çamёrisë. Shikoni hartёn e Çamёrisë tё botuar nё gazetёn “Illyria” date 2 dhjetor 2005. Mbi hartë shkruhet: “ÇAMЁRIA NORTHERN GREECE. Prof. Beqir Meta thote: “Nga pikpamja topografike, Epiri, qё ne e quajmё Çamёri dhe Shqipёria jugore, me qendёr Janinёn, formojnё njё tёrёsi tё pandashme tё pjesёs tjetёr tё vendit tonё...” (6)

    Mëso z. Naum Prifti se Gjeneral Ernesto Tellini u vra pёr Çamёrinё. “Ai synonte tё shtrinte vijёn e kufirit Mecovё, Janinё, dhe nёpёr zallin e lumit Kalama, duke lenё kёshtu brenda kufirit tё shtetit shqiptar tёrё Çamёrinё Veriore me Filatin dhe masivin malor nё lindje tё tij, Shtungarё-Murganё-Vigeё, masiv qё kishte nё vete Janinёn, Korfuzin dhe tёrё ujdhezat pranё tij. Nё kushte tё tylla pushtetarёve tё shtetit grek u mbeteshin dy rrugё: Ja tё linin Janinёn, Korfuzin e ujdhesat jonike nё mёshirёn e shtetit shqiptare, ja nё kembim tё masivit nё fjalё t’i kthenin kёtij shteti Çamёrinё e mesme e jugore, deri nё gjirin e Prevezёs. Por grekёt fshehur dhe pabesisht organizuan pritёn 8 km. pёrtej Kakavjes nё vendin e quajtur Xhepe. Mё 27 gusht 1923 vranё gjeneral Telinin me katёr shoqёruesit e tij. Grekёt si tё pabesё vrasjen ua hodhёn shqiptarёve. Prefekti i Gjirokastrёs (ish kryetari i Vatres) vatrani Kolë Tromara kapi vrasёsit grekë duke e vёrtetuar se kryetari i tyre kishte orёn prej floriri tё gjeneral Telinit, atёhere grekёt e morёn pёrsipёr atё vrasje makabёr dhe zbatuan kёrkesat njё për njё të qeverisë italjane tё diktuara nga kryeministri Benito Musolini. (7) “Tradhëtia e Esad Pashë Janinёs, bёri kapitullimin e shpejtё tё garnizonit tё fuqishёm tё Janinёs, (pёr dy dite, 4-5 mars 1913), la nё duart tё grekёve, Shqipёrisё sё Jugut iu shkёput e gjithё Çamёria” (8). Fjala Çamёri nёn kupton tё gjithё pjesёn e Epirit qё lёngon nёn Greqi pёr afёr njё shekulli. Sot mё shumё se kurrё ka ardhur koha qё kёto troje tё marra padrejtёsisht tё quhen pjesё e Çamёrisë dhe tё bashkohen me tokёn mёmё “Shqipёri”.

Central Greece and Euboea, - ose Greqia e vjeter (palo Eladha)
     Kjo hartë e riprodhuar nga origjinali i marrë nga enciklopedia Amerikane volumi i 13 f. 377 botimi 1828 korigjimi në vitin 1971 tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë më 1826 me kufi që kalon në jug të Epirit, të Thesalisë dhe në very te Eubea. Prof. Hasan Kalleshi, shkruan: “Vilajeti i Janinës nuk iu bashkangjit Greqisë duhet lavdëruar Abedin Pashën”. Nga viti 1826 deri në vitin 1913; greku nuk mundi të zgjerohej në veri në territorin e Epirit, Thesalisë, dhe të Maqedhonisë, falë ministrit të jashtëm të Perandorisë Turke, Çamit Abedin Pashë Dino. Konferenca e Londrës, padrejtesisht zvogëloi Shqipërinë nga 115 mijë km2 në 28 mijë km2.

Ismail Qemali, ka deklaruar për këmbën e katërt të Ballkanit,

dhe kjo është Shqipëria Etnike.


1.  Naum Prifti gazeta “Illyria”, “Shpёrngulja e popullsisё came...” 14-9-2009, f. 36.
2.  Amos Dojaka gazeta “Illyria” “Çёshtja çame pёrmes...”, 26-2-2010, f. 19.
3.  Prof. Selman Sheme gazeta Çamёria, “Gjeohapёsira”, qershor 2003, f. 5.
4. “Janina kryeqendra e Shqipёrisё Jugut – Çamërisë” dhjetor 2003, f. 10.
5.  Isuf Bajrami gazeta “Illyria’ “Trojet reale tё Shqipёrisё...”, 29-11-2004, f. 66.
6.  Beqir Meta “Tragjedia Çame”, bot. 2007, f. 94 7.  Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare...” bot. 2000, f.59.
8.  Përparim Rexhepi “Përpjekjet e dështuara…” Gazeta Illyria 3-12-2007- f.49.

No comments:

Post a Comment