December 31, 2012

Washington surprised by Greek extremism



The neo-Nazi attacks on minorities, the rising extremism, the connections between the state, the secret police and the church in defending the Greek national myth and the absurd refusal to let minorities call themselves as they like were some of the most serious accusations concerning the attitude of Greece toward the non-Greek communities living in the country. Their concerns were voiced at the public debate in Washington attended by representatives of the Macedonian, Turkish and Albanian ethnic communities in Greece. The present representatives of US organizations for protection of human rights and analytical centers listened in disbelief to the personal testimonies of persecuted Archimandrite Nikodim Tsarknias and the reports of the arrests of muftis in the Turkish-populated towns and villages of Greece, reports Cvetin Cilimanov, MIA's Washington-based correspondent.

"How is it possible for such a country to be an EU member state?" a representative of the Woodrow Wilson International Center wondered out loud.

Archimandrite Tsarknias recounted that many times he was taken into custody by the Greek police and driven by another service as far as possible from the Macedonian towns in Greece under the pressure of Greek politicians, the police and the clergy.

"I was continuously accused of being disobedient, of not being a good Greek and of being an autonomist and all of this even before Macedonia became independent and the "Macedonian issue" appeared. In Greece, in order to be a priest, even today, you need a certificate from the Greek police that you are 'a good Greek,' he said.
 washington-united-states-capitol-washington-d-c-dccap1
The United Macedonian Diaspora (UMD) hosted the event, which took place in its offices near the White House and at which representatives of the three ethnic communities discussed their joint action with the aim of improving minority rights in Greece.

Eugenia Natsulidu, a representative of UMD for Greece, gave a somber recount of the neo-Nazi political party Golden Dawn. "The rise of Golden Dawn and the neo-Nazi and fascist ideology has been groomed, led and promoted by the parts of the Greek society that want no changes in their country and who will lose their privileges if the country becomes truly democratic," she said.  She defined the Greek Orthodox Church as one of the social forces promoting Golden Dawn.

Representatives of the three ethnic communities in Greece also met in Washington with Suzan Johnson Cook, Ambassador at Large for International Religious Freedoms at the US Department of State.

We, the Albanians from Chameria, have old connections with Macedonians. Alexander is our shared, both Macedonian and Albanian, hero. He is neither Macedonian nor Greek, he is both Macedonian and Albanian, Sali Bollati, Secretary General of the Albanian-American Organization Chameria (AAOC), said at the conference in Washington. His testimonial about the expulsions from Greece when he was a child, after the end of World War II, the frequent internments in Albania, the countries of the Warsaw Pact, the exile to the USA and the recent bans on ethnic Albanians from Greece to enter the country resembled to a large extent the plight experienced by the ethnic Macedonians driven out of Greece. Chameria is a region in northwest Greece around the city of Preveza, populated by Albanians.

"Our Albanian government should be more like the Macedonian. Your government openly tells the Greeks - we are Macedonians. Your government is proud of its Macedonian descent and fights for it. Greece, which is a bankrupt country, on the other hand, is fighting to protect the Greek heritage in Albania and with German money pays salaries to Greeks living in the southern parts of Albania," Bollati said.

Macedonian Information Centre

ÇËSHTJA ÇAME NË OPTIKËN E KONVENTAVE NDËRKOMBËTARE

Nga Ahmet Mehmeti

Në kohën e sotme Greqia është shteti i vetëm në Europë që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia rreth 200.000- she shqiptare e dëbuar me dhunë e genocid nga trojet e veta etnike në Çamëri.
Para 60 vjetësh forcat më të errta të nacionalizmit grek të nxitura nga qeveria greke dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës gjeneralët Zerva e Plastira bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë muslimane shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine.

Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar mevrasje masive ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të minoritetit shqiptar në Greqi. Gjatë një periudhe 30 vjeçare çamët e pambrojtur ju nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare ku ju grabit toka dhe ju shpërnda kolonëve grekë të sjellë nga Azia e Vogël në vitet 20, ju mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut etj. Atyre që u thirrën në ushtri ju dhanë kazma duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesmarrjen e tyre në batalionet “ Çamëria “ e “ Ali Demi” ku morën pjesë mbi 1000 (një mijë) luftëtarë, dhe ranë mbi 70 dëshmorë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga vetë anëtarët grekë të të dy krahëve politikë si dhe nga misionet aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M. Woodhouse etj). Por të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në luftën çlirimtare nga autoritetet greke në fund të luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.

Për këtë në mënyrë absurde shteti grek mban de jure në fuqi ligjin e luftës Nr. 2636 / 1640 si dhe ligjet pjella të tij 4506/1966 e 1664/1998. Në kohën kur është dekretuar ligji i luftës me Shqipërinë çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar sesi Greqia shkel konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga ajo vetë. Greqia vazhdon të shkelë sot Konventën mbi Mosparashikimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Kjo Konventë rikujton rezolutat e Ansamblesë së Përgjithshme të OKB-së datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947 në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946 që konfirmon parimet e së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Statusi i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi si dhe rezolutat e dhjetorit 1966 nëpërmjet të cilave Ansambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë ku popullsisë myslimane ju grabitën pronat kurse popullsisë së krishtere i mohohet sot shkolla dhe gjuha amtare.
Në nenin 1 të kësaj Konvente theksohet se krimet e kuftës “ janë të paparashikueshme cilado data kur janë kryer”. Gjithashtu në pikën b të nenit 1 dënohen pa kufi kohor: “Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet ç’njerëzor…si dhe krimi i genocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948 për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të genocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer”.


Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri dispozitat e kësaj konvente kërkojnë të vihen në zbatim edhe ndaj përfaqësuesve të autoriteteve të shtetit që tolerojnë kryerjen e tyre , theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara të popullsisë çame në ditët e sotme. Në nenin 4 Konventa e detyron Greqinë të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 … si përsa u përket ndjekjeve ashtu edhe përsa i përket dënimit , atje ku mund të ekzistojë një parashikim, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet . Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashkrimit të krimeve të luftës shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr. 4 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë në kuadrin e strategjisë greke të Megali Idesë. Në pikën 1 dhe 3 të këtij protokolli theksohet “Askush nuk mund të
dëbohet , me anë të një mase individuale ose kolektive , nga territori i shtetit , shtetas i te cilit ai është “ dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit , shtetas i të cilit ai është”. Nga ana tjetër Greqia si antare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar Konventën Europiane të të drejtave të Njeriut e migjithatë ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj konvente thuhet: “ Çdo
person i akuzuar për një shkelje të ligjit prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. Në fakt pafajësia e çamëve është provuar ligjërishtnga Gjykata e Diktimit të Janinës me shkresën me numër protokolli 1837 datë 29 shtator 1976 dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.
Pra ka ardhur koha që për spastrimin etnik me dhunë të Çamërisë,Greqia të kërkojë falje publike për 2900 të vrarët, 2400 të vdekurit nga uria dhe semundjet gjatë spastrimit etnik, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të shkatërruara, për të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 60 vjet shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre dhe të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar. Shteti shqiptar krahas punës me fqinjën jugore të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuara evropiane dhe amerikane sesi i zbaton Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare e mos të merret me ato që janë të fundit, komisione qesharake pronash, që nuk zgjidhin asgjë pa rregulluar të parat.

www.cameriainstitute.org

December 25, 2012

Diplomacia shqiptaro-greke për çështjen çame


DIPLOMACIA SHQIPTARO-GREKE PER ÇESHTJEN ÇAME PER PERIUDHEN 1991 -1996

(Kumtesë historike)

Petrit BEGATI (Kasemi)

Ish Diplomat ne Drejtorinë e Ballkanit ne MJ dhe referent i marrëdhënieve shqiptaro-greke ne vitet 1992-1996.

Në historikun kohor te Çështjes Çame, periudha 1991-1996 përben një nga periudhat me shume rendësi për ketë çështje, sa tragjike por edhe te sakrifikuar deri me ketë çast, po te kemi parasysh se jemi ne një moment të një kthese te madhe te historisë botërore e diktuar nga shembja e perandorisë komuniste. Koha dhe ngjarjet mbas Luftës se Dyte Botërore kishin rrjedhur në dëm te shqiptarëve të Çamërisë në të dyja anët e kufirit.
Komuniteti ndërkombëtar kishte heshtur. Ne mënyrë të papërfillshme fuqitë vendimmarrëse evropiane heshtin gjate e mbas dëbimit te dhunshëm te shqiptareve mysliman te Çamërisë duke mbajtur pozicionin e veshit te shurdhër ndaj zërit te dhimbjes dhe kërkesave te artikuluara te kësaj popullate nga me te vjetrit te Evropës. Këtij qëndrimi i kishte ardhur ne ndihme gjithashtu edhe politika izoluese e regjimit komunist shqiptare, një regjim qe mbyste çdo përpjekje dhe nuk lejonte artikulimin e vazhdueshëm te zërit te çameve qe lëngonin si te gjithë shqiptaret nen këtë izolim. Shteti grek deri ne atë kohe po përjetonte dhe shijonte “qetësinë” dhe te “mirat”qe i afronin këto qëndrime duke bere llogaritë e saj dhe duke formuluar e
arshivuar çështjen si një çështje inekzistente.Por ja qe ngjarjet rrodhen ndryshe nga llogaritë e bëra dhe tashëm koha filloite punonte për Çamërinë.
Viti 1991 shënon fundin e heshtjes se madhe. Po dukej qartë se komunizmit po i vinte fundi fizik, pas një sundimi te gjate e shume me pasoja dhe për shqiptaret çam te dëbuar nga vatrat tyre. Ky regjim despotik i
detyruar po i linte vendin një regjimi te ri me demokratik. Popullata çame me inteligjencën e saj te përgjegjshme ne atë kohe e kapen ketë moment dhe me ane te një deklarate te afishuar ne 10 Janar 1991 njoftuan botërisht themelimin e Shoqërisë Çamëria e cila u miratua pak dite me vone duke u
zyrtarizuar si “Shoqëria Politike Atdhetare Çamëria”. Kështu kjo shoqëri dhe te tjera leva progresiste qe do ta pasojnë me vone, sollën një ndryshim te madh ne rishtrimin e te drejtave te mohuara te shqiptareve te Çamërisë, pra ridaljen ne drite te këtij problemi.
Me shume rendësi te madhe për fatet e se ardhmes ishte se si do te pozicionohej shteti i ri demokratik shqiptar dhe forcat e reja politike me liderët e rinj te tyre për trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke pas ardhje se tyre ne fuqi?. A do te vendoseshin me se fundi nga te dy vendet fqinj marrëdhëniet ne një shtrat normal duke respektuar vlerat e njeri tjetrit? Si do ta përballonin ketë problem me te gjithë kompleksitetin e saj?. A do ti jepej fund heshtjes misterioze e te pa falshme qe kishte demonstruar shteti shqiptar nga viti 1950-1990 për
te drejtat e bashkëkombësve çam? Si do te pozicionohej diplomacia e re shqiptare për zgjidhjen e çështjes se mbetur pezull te Çamërisë?.2
Çfarë ure do te ndërtonte shteti i ri demokratik me përfaqësuesit e popullatës shqiptare te Çamërisë mbas heshtjes se gjate e tragjike?.
Janë këto disa pyetje qe shtroheshin ne këtë moment te rendesishem te kësaj kthese te madhe për Çështjen Çame, dhe fatin e ardhmërisë se saj.
Po përpiqemi te sjellim ne ketë kumtese, ne mënyre te përmbledhur përgjigjen e tyre, me besimin se do te ndihmoj sa do pak ne artikulimin te këtij kapitulli te historikut te Çështjes Çame. Kane kaluar shume kohe dhe
shumica e këtyre përpjekjeve janë sipërfaqësisht te njohura ose pak te
ditura, Shpresoj se do te ndihmoj sadopak gjithashtu punën e analisteve tebmarrëdhënieve shqiptaro-greke ne te ardhmen për te bere vlerësimet e duhura te historikut te këtyre marrëdhënieve.
* * *
Me 1991-1992, ne daljet publike te liderit te Partisë se Pare Demokratike shënohet formulimi i ri dhe pozicionohet publikisht kjo force e re për Çështjen Çame. Sali Berisha deklaron se: “ Pakica greke ne Shqipëri, e grumbulluar ne shoqatën Omonia duhet te jete ure e afrimit me popullin grek, ashtu siç duhet te jete edhe pakica shqiptare ne Greqi, me shoqatën e saj Çamëria”... “Marrëveshjet e Helsinkit dhe
dokumentet përkatëse KSBE-se duhet te zgjidhin çështjen çame “Sipas Buletinit te ATSH).
Ne një intervistë me gazetaret date 23 mars 1992,
lideri demokrat përsëri deklaron se:“Çamet u dëbuan nga një qeveri jo demokratike dhe duhet tani te pranohen nga qeveri demokratike “(Nga TVSH).“....Problemi çam duhet te zgjidhet. Partia Demokratike do te insistoje pranë qeverise greke qe ky problem te zgjidhet sipas normave ndërkombëtare” (RD date 24 3. 1992). Deklarime këto te sakta e te shume mirëpritura qe sinjalizonin për një ringjallje te re dhe shume shpresedhense për shqiptaret e Çamërisë. Këto përbejnë edhe një sinjal te ri dhe një apel për një agjent te re dhe një ridimensionim te marrëdhënieve te
ardhshme me shtetin fqinj Greqinë.
Kryeministri grek Konstantin Micotaqise vjen me 13 janar te vitit1991
për here te pare vizitë zyrtare ne Shqipëri. Delegacioni i nivelit te larte grek vjen për te testuar politiken shqiptare ne adrese te saj ne prag te ndryshimeve te mëdha. SHPA “Çamëria” e sapo krijuar reagon me ane te një
letre duke ja prezantuar edhe ambasadës greke ne Tirane ne adrese te Kryeministrit Micotaqis, por dhe mikpritësit presidentit te asaj kohe Ramiz Alise. Çamëria me këtë rast riformuloj dhe beri prezente kërkesat e saj te pa ndryshuara, qe nga kongresi i pare i Shalësit, fundi i shtatorit 1944 dhe ai i
Dyte Çam ne Vlore shtator 1945, nëpërmjet Komitetit Antifashist Çam si përfaqësuese e vetme legjitime e popullatës çame ne atë kohe. Rikthimin apo riatdhesimin, Ripronesimin dhe Gëzimin e te gjitha te Drejtave
Njerëzore dhe qytetare ne vatrën e tyre.Ramiz Alia i pyetur nga një gazetar shqiptar para takimit nëse parashihej një
ngritje e Çështjes Çame nga Presidenti Alia, ai deklaroi për here te fundit te karjeres se tij se “Çështja Çame ekziston ne një mënyre te caktuar dhe do te zgjidhet ne një kohe te caktuar”. Pritej qe Ramiz Alia ta ngrinte këtë çështje por ai preferoi te heshte përsëri gjate bisedimeve zyrtare duke mos i dhëne me këtë rast një shkase Kryeministrit grek te prononcohej zyrtarisht.
Pra pushtetari me i larte i asaj kohe nuk dispononte me vullnet dhe kurajë
për te diskutuar me greket këtë problem duke e konceptuar apo faturuar atë ne një kohe abstrakte apo siç quhet ndryshe duke e faturuar ne kalandrat greke. Për fat te keq ky është një qëndrim e një ideologji konstante qe
vërehet lehte ne politiken zyrtare aktuale shqiptare ndaj Çështjes Çame te mbas vitit 1996.
Kryeministri Micotaqis, i ngacmuar vetëm nga gazetare shqiptar, ne kthim
nga vizita e tij e pare ne Shqipëri deklaron:“Problemi Çam nuk ekziston dhe për qeverinë greke konsiderohet i mbyllur”.Mbas kësaj Çamëria si një domosdoshmëri fillon te rivendos kontaktet e mohuara me institucionet dhe figurat me te larta politike ne Tirane.
Ne qershor te atij viti (1991) kemi vizitën e MJ shqiptar Muhamet Kapllani ne Korfuz ku pritet nga homologu i tij grek Samaras. Ne këtë takim si pa pritur për te dyja palët, Ministri shqiptar z.Kapllani shtron ne
tryezën e bisedime për here te pare zyrtarisht pas heshtjes se madhe, si problem qe ekziston ne marrëdhëniet dy paleshe shqiptaro-greke, “Çështjen Çame”. Ministri grek si i dal nga një gjumë i thellë i befasuar reagon dhe
bene si i paditur. Sipas pohimeve te z Kapllani ne te kohe, ajo dhe përfaqësuesit e saj nuk e prisnin një gjë te tillë mbasi ishte llogaritur si një çështje e mbyllur për diplomacinë greke. Me insistimin e ministrit te
Jashtëm shqiptar, ministri i Jashtëm grek Samaros detyrohet te deklaroi se:
“ Kjo çështje duhet studiuar ne thellësi ”. Gjykojmë sot se kjo përpjekje e z. Kapllani kaq e dobishme për interesat kombëtare te shqiptareve te Çamërisë, ka te bej me shume me predispozicionin e kurajën e tij si figurë
politike, se sa një vendim i qeverise apo i presidentit Alia te asaj kohe, te cilët siç u theksua edhe me sipër dogjën një rast te tillë gjate vizitës se
Kryeministrit grek Micotaqis ne Tirane. Ky veprim pasohet edhe me një tjetër qëndrim kurajoz, atë te ish zv.ministrit te Jashtëm, Mehill Marku, i cili duke replikuar me delegacionin grek ne punimet e një sesioni te OKB-se, pak muaj me vone, ju rikujton nderkombetarisht problemin çam për zgjidhje.
Viti me i frytshëm dhe për me mbare do te konsiderohet viti 1992, vit i cili do te betonoj bazamentin e një çështjeje te neperkembur dhe te mohuar brutalisht. Ky vit do te rezultonte si viti i ngjarjeve te mëdha për shqiptaret e Shqipërisë por edhe ata te Çamërisë.Me 22 mars 1992 vuloset fitorja e forcave demokratike shqiptare. Për here te pare ne historinë e Shqipërisë post komuniste vijnë ne pushtet forcat demokratike te udhëhequra nga Partia Demokratike si force kryesore me
lidershipin e saj Sali Berisha. E paharrueshme është ne këtë kohe deklarata e ish Ambasadorit Amerikan ne Tirane, z.Uilliam Rajerson, i cili shfaqi drejt përsedrejti interesin e SHBA për ardhjen ne fuqi te PD-s dhe forcave te reja demokratike ne pushtet ne Shqipëri. Zoti Rajerson duke vlerësuar momentin ne fushatën elektorale te zhvilluar deklaron nder te tjera dhe i bën thirrje qeverise dhe shtetit grek qe “t`u japin fund persekutimit politik te shqiptareve te Çamërisë dhe t`u njoh te drejtën e pronësisë...”. Por njëkohësisht kjo merret edhe si një mesazh orientimi për forcat e reja qe do te vinin se shpejti ne pushtet. Greqia zyrtare proteston dhe i kërkon Perfaqesise Amerikane ne Athine qe te distancohej nga kjo deklaratë e ambasadorit Rajerson ne Tirane. Por shteti i madh mbetet gjithmonë i madh dhe fillon te demonstroi kujdes për shqiptaret e vuajtur. Ky pozicionim përbenë pa me te voglin dyshim një eveniment te rrallë e me peshë te madhe për Çështjen Çame. Këtu kemi te bëjmë me riprononcimin për here te pare pas Luftës se Dyte Botërore te SHBA, e cila tregon kujdes dhe respekt për te drejtat e mohuara te çamëve duke u reshtuar kështu ne anën e këtyre te drejtave universale.
Qeveria e pare Demokratike shqiptare e sapo ardhur ne pushtet formulon ne programin e saj për politiken e jashtme edhe interesimin zyrtar për “Çështjen Çame”. Ne ketë program thuhej : “Politika e fqinjësisë se mire përben një dimension te një rëndësie te veçante dhe për këtë do t`i
kushtohet vëmendje zhvillimit te mëtejshëm te marrëdhënieve me Greqinë. Qeveria shqiptare do te vazhdoje te respektoje te gjitha te drejtat e minoritetit grek ne Shqipëri dhe do te ndërmarre hapat e nevojshme për zgjidhjen e problemit te popullsisë çame ne përputhje me dokumentet ndërkombëtare.”. Nga ky moment kemi një konturim dhe një klime te favorshme për ecurinë e “Çështjes Çame” ne rrugën e nisur dhe te pandalshme deri ne zgjidhjen përfundimtare te saj. Ne 3 maj te po këtij viti, pa rene akoma entuziazmi i fitores, fluturon me shpejtësi për ne Tirane përsëri Kryeministri grek K. Micotaqis. Kjo vizite e
shpejt ngjalli një interesim ne atë kohe, mbasi pritej te hidheshin hapat e një fryme dhe politike te re ne marrëdhëniet shqiptaro –greke me kaq shume probleme te mbetura nga e kaluara por dhe te diktuara edhe nga një element i ri, vërshimi i madh i emigracionit shqiptare ne Greqi. Priteshin nga kjo vizite pozicionime për te afruar zgjidhje konkrete dypalëshe, shume te interesuara si nga opinioni i te dy vendeve por dhe ai ndërkombëtar. Por edhe kjo vizite shërbeu për matje pulsi ku palët shprehën qëndrimet e tyre
se sa afruan zgjidhje te problemeve. Ajo qe është e rëndësishme te shënohet, është pritja me ane te një demonstrate masive për here te pare qe organizon popullata çame, demonstratë qe beri jehonë ne shtypin e vendit dhe te huaj.
Tirana zyrtare kaloi disa çaste tensioni dhe ankthi se mos ndodhte ndo një
incident. Çamet ndonëse nuk u lejuan ligjërisht ata te vendosur protestuan
ne mënyrë te qete e paqësore. Ne pankartat e tyre kërkohej vetëm njohje e të drejtave të mohuara. Kjo atmosferë elektrizoi si bisedimet dhe konferencën e shtypit ku gazetaret shqiptarë por edhe grek përqendruan te tere vëmendjen tek Çështja Çame. Kryeministri grek i vene para një presioni te gazetareve qe donin me çdo kusht prononcimin e tij për Çamërinë duke humbur qetësinë deklaron se:
“ Bëra te qarte ne te gjitha nivelet, deri tek Presidenti z.Berisha, se
Greqia nuk do te pranoi kthimin e tyre ne Greqi, për arsye te
ndryshme qe nuk mund t`i analizoj sot..... Politika jone mbështet tek
ligjet për kriminelet e luftës“. Ky konfirmim u parapri edhe ne shtypin grek te kohës ku veçojmë: „ Çështja çame nuk ekziston“....„Çështja është një prezantim i një pozite, qe nuk ka asnjë baze ne histori, ajo përfaqëson një çështje jo ekzistuese qe nuk i përket Greqisë“.
( Deklaratë e zedhenesit te MJ te Greqisë, z.Kalamidha. Gazeta Agony-28
mars 1992).
„Tirana nxorri nga varri një histori te vjetër qe ta përdori si mjet
presioni kundër Greqisë. Kultivojnë dhe paraqesin një problem qe nuk
ekziston me qellim qe te ekuilibrojnë presionin qe behet për shkak te
minoritetit grek ne Vorio Epir”. ( Gazta “Kathimerini”, 5 prill 1992).
Gjate bisedimeve zyrtare Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Meksi e
përmenden Çështjen Çame si një çështje qe ekziston dhe i kërkuan
Kryeministrit Micotaqis qe pala greke te dëshmonte një vullnet te mire për te afruar zgjidhjen e drejte te problemit. (Konferenca e shtypit Meksi-Micotaqis, 5 maj 1992). “Micotaqis u deklaron bashkëbisedueseve se: “ ekziston mundësia për njohjen e pronave dhe pasurive te tyre”. Pak kohe me vone te njëjtën gjë deklaron edhe zv.ministria greke Cuderu gjate një takimi pune me homologun shqiptar z.Starova ne Sarande si dhe ministri i Jashtëm grek K.Papulias ne te gjitha takimet e me vonshme me ministrin e Jashtëm shqiptar, z. A.Serreqi. Pra tashme me këto deklarime shteti dhe
diplomacia greke pranoi për ne ekzistencën e problemit çam, por kërkon trajtimin e një aspekti te vetëm te kësaj çështjeje.
Por siç do te pasojnë edhe me vone qëndrimet e shtetit te sotëm grek, shihet se diplomacia e tij e trembur nga realiteti dhe përgjegjësia ndërkombëtare ndaj gjenocidit qe kane ushtruar ndaj popullatës se pafajshme çame, hidhen ne sulm duke bere presione apo krijuar pështjellime ne planin dypalësh e me gjere. Diplomacia greke do te jetë tepër labile. Për ta njëherë Çështja Çame konsiderohet jo ekzistente, apo e mbyllur, një here tjetër qe mund te diskutohet vetëm aspekti i pronësisë, etj,etj. Qëndrime apo taktika c`ka do te vështirësoj trajtimin e problemit ne te ardhmen, por ne anën tjetër këto pozicionime implikojnë ne te njëjtën kohe edhe me keq shtetin e sotëm grek si bashkëfajtore ne fshehjen e krimit qe ka ndodhur.Një ngjarje e veçante ndodh për te mire te Çështjes Çame. Duke shfrytëzuar komunikimin personal te ish Kryetarit te pare te nderuar te SHPA “Çamëria “ Dr. Abaz Dojaka me Presidentin Sali Berisha (Tetor 1992), ai i kërkoi këtij te fundit qe te merrte ne konsideratë dhe inteligjencën çame për te dhëne kontribut ne rradhët e diplomacisë se re shqiptare qe po ristrukturohej. Për hire te se vërtetës z. Berisha e vlerëson këtë moment dhe nga 5 kandidaturat qe kërkoi MJ-me, përzgjodhën ish kryetarin e pare te Shoqërisë Çamëria për Tiranën- Petrit Kasemin. Gëzimi i z.Dojaka është i pa shlyer për mua kur me komunikoi se duhet te paraqitesha ne MJ për te filluar punën si diplomat i shtetit shqiptar. Ai e quajti një sukses te Çamërisë. Dhe koha dëshmoi se ai kishte te drejte dhe ishte largpamës.
Qenia e një diplomati me origjinë nga Çamëria si referent i Greqisë ne Drejtorinë Politike te Ballkanit, përgjegjës për marrëdhëniet shqiptaro-greke ne momentin kur po hidheshin bazat e një politike e diplomacie te re shqiptare, përben një rast apo shans historik qe koha po e sillte. Filozofia çame e anash kaluar dhe injoruar do te thoshte fjalën e vet te pazëvendësueshme ne ridimensionimin e marrëdhënieve shqiptaro- greke ne te mire te dy popujve. Çamëria dhe banoret e saj te lashte janë gur themeli i pazevendesueshem i këtyre marrëdhënieve mijëravjeçare dhe gur themeli qe nuk injorohet dot. Koha do te dëshmoj se marrëdhëniet shqiptaro-greke kishin dhe kane nevojë për ketë kontribut dhe këtë filozofi çame, si nje tregues i shkalles se emancipimit te ketyre marredhenieve. I thirrur ne audiencën e pare nga MJ ne atë kohe z. Alfred Serreqi, një mik i sinqertë dhe dashamires i Çështjes Çame, ai komunikon vendimin e Presidentit për emërimin tim si Kryekonsull ne Konsullatën e Përgjithshme qe po hapej ne Janine e qe do te mbulonte te gjithë Çamërinë. Ato çaste isha vërtet i shokuar dhe e pranova menjëherë duke falënderuar Presidentin e Republikës dhe Ministrin e Jashtëm për nderin qe po u bënte Çameve qe do te dërgonin një bir te saj konsull ne token e vet. Por ja qe gjerat nuk shkojnë aq lehte dhe kollaj siç mendonte pala shqiptare. Greqia u vu menjëherë ne lëvizje. Ndërkohe qe u ngarkua kjo përgjegjësi dhe po beja përgatitjet e duhura, po ato dite paraqitet një ish Deputet i PD-se ne MJ-me dhe deklaron dhe pretendoi se do te shkonte kryekonsull ne Janine. Te gjithë ne ngritëm supet, edhe zoti ministër qe nuk e pranoi një gjë te tillë. Por kjo figure “dublikatë” nuk shkoi ne këtë detyre, ndonëse zyrtarisht greket ja hapen rrugën duke mos dhënë aprovimin e lejes se qëndrimit apo agrementin diplomatit te ri me origjine nga Çamëria. “Refuzimi grek si person te padëshiruar ka te beje me origjinën e tij, dhe kjo ishte e pa pranueshme për ne”- deklaron pak kohe me vone zv.ministria e Jashtme greke Cuderu e pyetur për shkaqet e refuzimit nga homologu shqiptar z.Arian Starova, gjate një darke pune ne Athine. Për Ministrin e Jashtme te Shqipërisë dhe drejtuesin e saj ishte e pa precedent dhe e papranueshme. Natyrisht nuk duhej heshtur ne këtë rast, apo edhe ndaj dy tentativave te tjera mohimi greke ne adrese te diplomatit me origjinë çame, por u preferua me mire këshilla e zonjës Cuderu se është ne te mire te te dyja palëve qe te mbyllej e
te mos behej publike ky rast. Me këtë qëndrim Athina zyrtare dëshmonte se
ora e saj kishte mbetur ne kohen e labirinteve te errëta te saj ndaj shqiptareve te Çamërisë.
Ky pozicionim “non grata” i pa shpallur publikisht nuk ndikoj aspak ne
ecurinë dhe funksionimin normal te punës si specialist tashme i emëruar
për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Tani midis shtetit shqiptar dhe çështjes
Çame ishte vendosur një ure e munguar. Kjo periudhe deri ne largimin e
detyruar nga skena e diplomacisë shqiptare ne Mars te 1997-se, përben një
periudhe ngritje dhe ulje, tensione dhe përgjegjësi te mëdha ne përballimin e ngarkesave qe mbartin marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Ne mungese te një dosje te rregullt e dëmtuar rende nga heshtja 45 vjeçare, hap pas hapi dhe me këmbëngulje u arrit te përpilohet një dosje diplomatike me titull “Çështja Çame”. U formësua një qëndrim zyrtar ne politiken e jashtme te shtetit ne marrëdhënie me Greqinë duke u përballuar me te gjitha elementet perberes te këtyre marrëdhënieve te trashëguara nga e kaluara e tyre. U vu ne dispozicion një formulim precize dhe korrekt i trajtimit te çështjes çame mbi taktiken dhe strategjinë qe duhej ndjekur deri ne zgjidhjen përfundimtare e plotësuar kjo me dokumente te rëndësishme.
Ne muajin shkurt 1993, Ministri i Jashtëm z. Serreqi del me një formulim te saktë para gazetareve shqiptar te agjencive te ndryshme mbi çështjen çame madje duke e cilësuar tashme atë “....jo vetëm si tragjedi njerëzore por edhe ne territore”. Interviste dhe deklarata me elemente qe zgjuan vëmendjen e gazetareve te vendit dhe ata te akredituar ne Tirane. Ne ketë kohe kemi një kritikë te forte adresuar Greqisë nga SHBA. Ne Raportin vjetor te respektimit të të Drejtave të Njeriut në botë për vitin 1993, të Departamentit të Shtetit, në faqen 904 te këtij Raporti publikohet : “ Çamet, shqiptarë etnik te cilët kane qene dëbuar nga veriu i Greqisë ne fundin e viteve 1940 kane kërkuar rikthimin e shtetësisë se tyre greke dhe pasurive te konfiskuara ne atë kohe. Qeveria ka shprehur një gatishmëri për te diskutuar kompensimin e pasurive por nuk donë te njohe dhe te deklaroi pretendimin historik te shtetësisë”. Një efekt pozitiv pati dhe vizita e pare e imja një muaj me vone ne Athine dhe ne Çamëri. Pritej me interes se si do te reagonte Athina zyrtare për këtë vizite. Me përjashtim te vëzhgimit te rreptë te lëvizjeve si dhe përforcimit qe i behej Ambasadës sonë, gjë qe u demonstrua ne të tëra rastet kur diplomati çam mbrinte për vizitë pune në këtë përfaqësi, asgjë e re nuk ndodhi përveç një “kujdesi” për te mos patur asnjë incident qe u kuptua se grekeve nuk ju konvenonte me dhe bënin kujdes. Mbas kësaj vizite te pare te rëndësishme por dhe shume emocionale ne Çamëri ku pata rastin te prek për here te pare
atë toke te ndaluar dhe te shoh nga afër gjerat e te kuptoj se çfarë kishte ndodhur mbas largimit te dhunshëm te prindërve tanë, thirrem menjëherë te raportoj ne Kolegjium te MJ-me. Raportimi filloi me fjalët :”Çamëria është e gjalle”. Ky raportim i pari i këtij lloj pati një efekt tepër te madhe për Kolegjiumin e Ministrisë dhe ministrin z.Serreqi, po te kemi parasysh se diplomacia shqiptare kishte heshtur gjate dhe ndjente mungesën dhe nevojën e informacioneve reale e te sakta. Për ecurinë dhe hapat drejt një zgjidhje te pranueshme u ra dakord qe si taktike te përqendrohej fillimisht ne diskutim ne çështjen e pronave, si një e drejte universale e njeriut e mbrojtur nga konventat ndërkombëtare, mbasi këtu greket kishin dhëne dhe sinjale se mund te bisedohet. Kjo taktike e ndjekur solli qe problemi pak e nga pak te dëshmohej jo ashtu siç deklaronin greket por ashtu siç vet ata ne njëfarë mënyre po binin brenda dhe po dëshmonin si një problem ekzistues. Tashme Diplomacia shqiptare dalëngadalë po rikonturonte e poziciononte vetveten për Çështjen Çame dhe po përgatitej seriozisht për ballafaqimin e madh.
Nga përpjekjet serioze dhe qe sollën prurje te re ne ecurinë e afrimit te një zgjidhje te drejtë e te pranueshme, ne tere këtë periudhe te ngjeshur
vizitash dhe bisedimesh dypalëshe shqiptaro-greke, veçojmë: Ndihmësen dhe
përkujdesjen e qe ju tregua përfaqësueseve te SHPA “Çamëria” për te marre
pjese ne aktivitete ndërkombëtare si a jo e KSBE-se (Warshave 27.09-
15.10.1993). Pjesëmarrja dhe anëtarësimi ne UNPO ne Konferencën e Hagës
me 23-24 janar1995. Apo anëtarësimi ne FUEN, etj. Ne këto aktivitete
delegacioni çam beri një pune te lavdërueshme te finalizuar dhe ne rezoluta.
Takimi i krerëve te kësaj shoqërie ne Tirane me Komisionarin e Larte te
KSBE-se për Minoritetet M.Van der Stoel si një rast për te shprehur zërin e tyre para kësaj figure te larte Evropiane, si dhe një sere aktivitetesh te mëvonshme.
Kapja e momentit nga ana jone ( koha ku greket shpallen ne parlamentin e
tyre një rezolutë te “gjenocidit turk ndaj pontëve grek”) dhe ne bashkëpunim me Deputetin çam ne Parlamentin e pare pluralist, z. Abedin Elmazi dhe SHPA”Çamëria”, duke e formuluar këta te fundit si kërkesë nen kujdesin tone, beri te mundur qe Parlamenti shqiptar nen drejtimin e z. Pjeter Arbënori, ne një seance te veçante (maj 1994) te miratoi njëzëri datën e 27 Qershorit 1944, duke shpallur zyrtarisht ne Kalendarin Kombëtar si “ Dita e Gjenocidit te shqiptareve te Çamërisë nga shovinizmi Grek”. Kjo ishte një arritje dhe një shërbim i madhe respekti për viktimat e rena, duke e përjetësuar ketë date ne mënyrë te pashlyeshme ne kujtesën historike kombëtare te brezave te ardhshëm. Zv.ambasadori grek ne atë kohe, z.Tulupas protestoi menjëherë për ketë ngjarje por ai morri përgjigjen e merituar nga zv.ministri i Jashtëm, z.Starova i cili i tërhoqi vërejtjen diplomatit grek se “...është detyre e çdo vendi te respektoi dhe mbroje vlerat e veta historike e njerëzore”.Një kujdes dhe durim ne negociata me palën greke pati arritja e një marrëveshje me dëshire reciproke për hapjen e pikave te reja te kalimit ndërkufitar. Një nga tre pikat e reja insistohej nga pala shqiptare te planifikohej “Qafë-Bota” për te cilën greket nuk donin dhe hezitonin. Dhe kjo u realizua me këmbënguljen tone. Funksionimi normal i kësaj pike do te hapte përfundimisht portën e komunikimit me Çamërinë e fshehur dhe te izoluar. Por pa dyshim do te sillte dhe një lehtësi nga barrierat politike qe i privonin te dy popujt ne te dyja anët e kufirit për te komunikuar, përfshire këtu dhe perspektiven e zhvillimit te mëvonshëm ekonomiko-turistik me potencial te zonës. Gjate vizitës prezantuese me trevën e Çamërisë te kryekonsullit shqiptar ne Janinë, z. Eridan Imami, ku se bashku po vizitonim një fshat te bregut te Çamërisë, një ngjarje shume interesante dhe me shume mesazh na ndodhi.Kryeplaku i fshatit vetë i dytë mbasi u sigurua se nuk kishte te huaj, pra kolon greke, uroi mirëseardhjen ne shqip gati me sy te përlotur me këto fjale”. “mirëseardhet z. Konsull ne fshatin tone shqiptar, se dhe këtu Shqipëri është”. Një urim mirëseardhjeje shokues po qe fliste me shume se puna jone e një shekulli. Mbas kësaj kohe Çamëria filloi te vizitohej edhe nga diplomat e punonjës te tjerë te shtetit gjate vizitave
ne Greqi. Madje dhe si pushime funde jave ne Çamërinë e bukur me Volën
(Sybota) dhe Pargen, perla te Mesdheut.
* * *
Ajo qe duhet te jete konstante e pa zigzage dhe si tipar themelor i
marrëdhënieve shqiptaro-greke është dialogu bilateral dhe
bashkëpunimi për forcimin e vazhdueshëm te tyre. Ne realitet ne
sipërfaqe ato duken te mira dhe normale disa raste siç kemi dëgjuar te
deklarohet nga disa edhe si te “shkëlqyera”. Nga një vëzhgim i kujdeseshem
i historikut te këtyre marrëdhënieve do te konstatohet se këto marrëdhënie, për fat te keq te dy popujve fqinje, rezultojnë me zigzage te theksuara, me shume mosbesim se sa te sinqerta, me skena dhe acarime primitive. Në thellësi ato janë me gropa dhe hone te rrezikshme e akoma te pa mbyllura te cilat ne momente te caktuara nxjerrin mbi sipërfaqe sulfurin e tyre helmues.
Kur mendohej se po ecej për mbare ndodh një ngjarje nga me te rëndat dhe e
paprecedent ne marrëdhëniet shqiptaro- greke qe çojë ne acarimin dhe
bllokimin me te madhe te këtyre marrëdhënieve. Një bande greke e
armatosur futet ne brendësi të territorit shqiptar në Peshkëpi natën e 10
prillit 1994 dhe vret ushtaret ne gjumë. Ne këtë klime tensioni marrëdhëniet u tronditën thelle, padyshim qe kjo do te ndikonte edhe ne ecurinë e deritanishme te përpjekjeve për çështjen çame. Marrëdhëniet bien ne nivelin ma te ulet dhe pa asnjë kontakt vizitash dhe bisedimesh, vetëm shkëmbime notash dhe akuza te ndërsjella. Një përpjekje e sforcuar dypalëshe u zhvillua me takimin Serreqi-Papulias qe u mbajt me 3 maj 1994 ne ”Hotelin Eden au Lac”ne Zyrrih te Zvicrës, zgjedhur si vend asnjanës me qellim kapërcimin e krizës qe po shqetësonte shume komunitetin ndërkombëtar si dhe komunikimin normal të të dy vendeve.
Por edhe ne këtë klimë bisedimesh kur te dyja palët bënin thirrje për te
rivendosur besimin e dëmtuar çështja çame u rok përsëri si temë bisedimi,
çka do te shënoj atë qe mund te cilësohet nga ne me vone si uverturë e
“ballafaqimit shqiptaro- grek me Çështjen Çame ne nivel ekspertesh”.
Ministri Jashtëm grek z. Papulias u shpreh se “ Për problemin çam dua te bej një vërejtje......Dua te beje një diferencim historik. Populli shqiptar dhe minoriteti grek kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë kundër fashizmit dhe nazizmit. Kurse çamet bashkëpunuan me pushtuesit kundër çlirimit te Greqisë. Unë ketë e di mire se kam qene 14 vjeç dhe kam luftuar ne ato ane. Ekziston problemi i pronave dhe besoj se e mbani mend se kam thëne qe shërbimet e te dyja ministrive te Jashtme te studiojnë këtë problem”. Ministri i Jashtëm shqiptar, z. Serreqi kundërshton ketë opinion qe fyen çamet dhe e cilësoi si jo real, si një qëndrim qe nuk bazohet ne realitetin historik te se vërtetës se ngjarjeve. “ Nuk e ve ne dyshim se ashtu si ne radhët e grekeve- replikon z.Serreqi,..edhe midis çameve, te cilët gjithashtu luftuan kundra okupatoreve, ka pasur bashkëpunëtor. Dihet historia. Nga Greqia ikën ata qe bashkëpunuan me italianet dhe ata qe deshën te vendosnin komunizmin. Tani kane kaluar te paktën dy gjenerata, është absurde te ngulesh këmbë ne mënyrë te tillë, domethënë te përvetësosh teorinë e luftës se klasave te zhvilluar gjate regjimit komunist ne Shqipëri. Akuza nuk qëndron për te gjithë çamet, por edhe ne kohe ajo s`mund te zbatohet. Qëndrimi qe mban qeveria greke sot nuk mund te mbahet”. (Pjese e mbajtur shënim nga Proces verbal i bisedimeve). (Është vendi këtu te behet një paranteze: deklaratat e vitit 2008 te historianeve grek prezantuar ne Universitetin e Pantios ne Athine ku me fakte te bazuar nga dokumentet dhe filmime te kohes dëshmojnë falsitetin e qëndrimit zyrtar
greke dhe hedhin drite mbi pafajësinë e çameve dhe pohojnë implikimet e minoritetit grek me pushtuesit kundra shqiptareve ).
Përsëri ministri Jashtëm shqiptar A.Serreqi ne fjalën e tij ne Sesionin e 49-te Asamblesë Përgjithshme te OKB-se me 5 Tetor 1994, flet dhe i bene thirrje qeverise greke te pranoi realitetin e Çështjes Çame. Delegacioni grek gjate ndërhyrjes ne fund te seancës reagon duke përdorur akuzat e saja bajate duke fajsuar përsëri çamet si kolaboracionist.
Megjithatë duhet te evidentohet se mbas këtyre përpjekjeve serioze shteti shqiptar detyrohet nga acarimi i marredhenive te zbut qëndrimin dhe te uli tonin politik për çështjen çame. Madje kjo u be e qarte e dukshme gjate vizitës se MJ grek Papulias ne Tirane ne Mars 1995, ku nuk u prek direkt
problemi por shkarazi, vetëm aspekti i pasurive. Mund te thuhet se kjo vizite, mbas një klime te acaruar, i shërbeu vetëm një shou diplomatik për te dëshmuar se palet kishin interes për dialog dhe ecuri te marrëdhënieve sesa problemeve ne detaje te cilat prisnin sinjalin për trajtim. Megjithatë e rëndësishme ishte se me ketë rast te dy ministrat udhëzuan ngritjen e Komisionit te Përbashkët dhe Nenkomisioneve perberse ne nivel ekspertesh për te shqyrtuar problemet midis dy vendeve, ndonëse për rastin e Çamërisë këtu nuk kishim te bënim thjeshtë vetëm me një çështje teknike.
Në 23-24 maj 1995, mbahet takimi i parë i Nënkomisionit për çështjet Konsullore dhe Juridike me agjent bisedimi “Pretendimet Pasurore nga të dy vendet dhe Regjimin e Vizave”. Në përbërje te delegacioneve ishin ekspertë te Ministrive te Jashtme dhe te ministrive përkatëse te Ekonomisë dhe Financave. Kur ne rend te bisedimeve erdhi trajtimi i pasurive dhe objekteve te kultit të shqiptarëve të Çamërisë, kryetarja e palës greke juriste e kësaj ministrie znj. Levadha, beri një shantazh duke i kërkuar homologut te saj shqiptar ne këto bisedime z. Q. Qirko se “...nuk do te bisedojmë për çamet këtu. Kjo çështje konsiderohet e mbyllur për ne dhe bëjmë mire te mos flasim se acarojmë marrëdhëniet”. Ky moment tepër delikat dhe qe binte ndesh me frymën e nisur te bisedimeve, me gjakftohtësi u kap nga ne dhe personalisht duke kërkuar fjalën i drejtohem delegacioneve me këto fjale; “Ne sot jemi mbledhur ne nivel te eksperteve me urdhër te dy ministrave tanë te Jashtëm për te shqyrtuar rast pas rasti ne parim pretendimet e palëve për pasuritë qe disponohen ne te dyja vendet, te konsideruar si “molla e ndaluar” përfshi dhe çështjen çame, por ja qe ne po merremi vesh shume mire dhe s`ka asnjë arsye perse te acarohen marrëdhëniet. Kjo qe deklaruat ju znj. Levadha bie ndesh me udhëzimin e ministrit tuaj te Jashtëm. Na thoni nëse ka ndryshuar qëndrim pala greke pra kemi sot një qëndrim te ri nga direktiva e dhëne nga dy ministrat tanë te Joshtëm, atëherë të ndërpresim bisedimet se këtu kemi te bëjmë me një pozicionim të ri zyrtar grek?”
Pala greke nuk e priste ketë lloj reagimi dhe u tërhoq duke preferuar heshtjen dhe te dëgjonte se sa te cilësohej si shkaktare e dështimit te bisedimit. “...Atëherë vazhdojmë pra me qe jemi ne rrugën e udhëzuar!. Pozicioni juaj i deri tanishëm është se ju çamet i konsideroni kriminel lufte dhe bashkëpunëtor te okupatorit dhe i keni dënuar për krime lufte. Nese na lejoni po ju bëjmë tre pyetje, pastaj po vazhdojmë diskutimin. Pyetja e pare: me c`ligj konkret ju i keni dënuar ata. Sa persona janë te dënuar nga ligji grek? dhe se treti: a është ne fuqi ai ligj qe ka dënuar ne atë kohe për krime qe pretendoni se i kane bere.?” E zëne si ne befasi kryetarja e eksperteve grek deklaron se “Janë
dënuar dhe janë marre 1100 vendime ne gjyqin e kolaboracionisteve organizuar ne atë kohe ndaj tyre. 1100 persona janë dënuar sipas ligjit grek për krimet e luftës dhe ai ligj është ne fuqi akoma....
Përsëriteni edhe njëherë i kërkuam sepse nuk e dëgjuam mire shifrën e te dënuarve, kemi te bëjmë me 1100 persona? (E bere me qellim qe te evidentohej qarte deklarata greke )”.
Po !- deklaroi ajo.Mbasi kishim kohe qe e prisnim ketë moment vijuam: “ E konsiderojmë deklaratën me te qarte greke te bere ne adrese te çameve me ane të së cilës dëshmohet pafajësia e tyre, për të cilën shteti shqiptar ka qënë i sigurtë që nga momenti i tragjedisë së tyre. Po leme mënjan për një moment 1100 personat qe ju i keni dënuar ne atë kohe. Ne po ju pyesim se çfarë do te behet me pasuritë e mbi 30 mijë çameve që rezultojnë ligjërisht pa asnjë dënim dhe faj?. Pala shqiptare i kërkon palës greke të rinjohë te drejtën e pasurive laike dhe fetare të kësaj popullate. Për këtë presim zgjidhjen. Për sa i përket te ashtuquajturve te 1100 te dënuarve, na gëzon fakti qe ju e keni ne fuqi ligjin, se pse po këto ligje dhe po ajo gjykatë qe ka akuzuar dhe dënuar ata i ka deklaruar me vone te pafajshëm. Pala shqiptare disponon një dokument te Gjykatës Diktimit te Janinës qe mban datën e 29 shtatorit 1976 me Nr.Prot.1837, ku kërkohet anullimi i tyre si te pa komunikuar dhe aspak ne fuqi sipas Nenit 549 te se drejtës Penale greke. Kur ligji grek e ka thëne me kohe fjalën e vet për pafajësi shtrojmë pyetjen, perse politika zyrtare greke e mbanë këtë fakt ne fuqi?
E shikoni se këtu nuk kemi te bëjmë me arsye objektive acarimi po duhet t`i bëjmë thirrje arsyes dhe vullnetit te mire për te zgjidhur edhe këtë problem te mbartur jo për fajin tone”. Pala greke pohoj si e “befasuar” se “nuk kishte dijeni si MJ-me për ketë dokument”. Ajo kërkoi qe t`i vihej “ne dispozicion” duke mbyllur diskutimin me këto fjalë: “Dua t`i them z. Kasemi ne se mendoni se ndaj një grupi njerëzish është bere padrejtësi drejtohuni Gjykatës Ndërkombëtare qe vendi im e njeh”.
Kolegjiumi i ministrisë sonë te Jashtme te nesërmen ne analizën ditore vlerësoi rezultatet e bisedimeve te fazës se pare te këtij Nenkomisioni duke evidentuar ne veçanti si sukses për çështjen e Çamërisë dhe duke vene theksin gjithashtu se me se fundi kemi te bëjmë me rrëzimin juridikisht te akuzave greke duke u hapur politikisht dhe ligjërisht drita jeshile për  ecurinë e metejshme te bisedimeve për zgjidhjen e problemit. Kolegjiumi udhëzoi për dokumentin qe kërkoi pala greke te njihej, ne se ata nuk e kërkonin përsëri, te paraqitej ne takimin e dyte nga ana jonë ne Athine ku do te trajtoheshin konkretisht çështjet e shtruara. Ditën e dyte te bisedimeve pala greke nuk e kërkoi.Gjate trajtimit te Regjimit te Vizave ne këto bisedime ju kërkua palës greke qe te lehtësonte edhe procedurën e dhënies se vizave për shtetasit shqiptar dhe ne veçanti u ngrit shqetësimi për mos pajisjen me viza te çameve për te vizituar si turist vatrat e tyre. Me këtë rast u paraqitën edhe fakte ku ambasada greke ne Tirane diskriminonte edhe nëpunësit shqiptare me origjinë çame ku u përmend rasti i Beqr Ademit dhe Musa Zenelit, te cilët nuk morën pjese ne aktivitete zyrtare ne Athine për shkak te mos pajisjes me vize hyrëse apo kthimit mbrapsh ne kufi, sapo identifikohej origjina ne Pasaportë. Apo injorimi i kërkesave te SHPA”Çamëria” për vizita kolektive te moshuarve ne vatrat e tyre ne Çamëri. U kërkua qe t`i jepej fund këtyre praktikave te dëmshme, për te cilat pala greke mbajti shënim. Kështu u mbyll dhe u trajtua problemi i pasurive çame ne takimin e pare. Pritej takimi i dyte ne Athine takim siç behet e ditur edhe sot ka 14 vjet qe nuk është mbajtur. Shtrojmë pyetjen : Kur problemi me i vështire u diskutua atëherë perse te dyja palët nuk kane realizuar një takim tjetër konkret?!!! Një moment tjetër për Çamërinë u shfaq gjate bisedimeve te eksperteve ne kuadër te takimit te pare te Nenkomisionit për çështjet e Kufirit dhe te Mbrojtjes, mbajtur ne Tirane me 6-7 qershor 1995.Ne fund te bisedimeve para formulimit te procesverbalit te rastit pala greke parashtroi një kërkese te papritur ne kuadër te këtij nenkomisioni. Ajo ringriti çështjen varreve te ushtareve grekë te renë gjate luftës me italianet brenda territorit shqiptar me 1941, (te ngritur me pare nga ana e saj gjate vizitës Papulias me 1987). U pretendua për 7800 te vrare për “ çlirimin e tokave shqiptare” siç u theksua dhe me këtë rast u kërkua vetëm ngritja e një memoriali përkujtimor ne Këlcyrë, duke kërkuar gjithashtu ndihmësen e palës shqiptare për te lehtësuar dhe nderuar kujtimin e tyre.
Edhe pala shqiptare menjëherë formuloi kërkesën e vet te ngjashme duke i kërkuar palës greke te ndihmoj palën shqiptare për ndërtimin e një varreze dhe një përmendoreje ne kujtim te partizaneve shqiptare te Çamërisë ne kuadër te EAM-ELAS-it, rene për çlirimin Greqisë. Ekspertet grek reaguan dhe nuk donin te pranonin këtë. Ngulen këmbë se nuk njihnin një rast te tille dhe nuk pranonin te firmosnin qe kjo kërkesë te përfshihej ne procesverbalin e bisedimeve.
Me kembegulje dhe me fakte u argumentua se kërkesa shqiptare nuk bënte fjale për individ apo rast sporadik siç tentuan ta minimizonin çështjen ekspertet ushtarak greke, por për pjesëmarrje aktive dhe ne formacione te rregullta luftarake greke te pranuara dhe te respektuara si formacione te Luftës Nacionalçlirimtare te popullit grek. Është fakt historik se vetëm ne Komandën e Divizionit te 8-te, Regjimenti i 15-te ELAS-t si ne rastin e Batalionit i quajtur “miks” (shqiptaro-grek) ne rradhët e te cilit kane luftuar mbi 500 partizane çamë, mbi gjakun e te cilëve qëndrimi zyrtar grek ka hedhur dhe vazhdon te hedhe balte dhe akuza fyese. Mbas një debati te gjate pala greke u vu përpara një alternative ose te pranonte reciprocitetin e ngjarjeve dhe respektimin e barabartë te tyre ose te hiqej dore nga parashtrimi i tyre ne ketë dokument. Proces verbali u firmos dhe pala greke angazhohet qe ne rast te miratimit zyrtar te një aksioni te tille do te krijoj lehtësirat e duhura eksperteve ushtarakë shqiptarë qe te grumbullojnë eshtrat e partizaneve çam brenda tokës greke ashtu si dhe pala shqiptare do te jepte një kontribut te kërkuar nga ushtaraket grek brenda tokës shqiptare. Sot pas 14 vejtësh behet e ditur se është nënshkruar dhe hapur rruga e një marrëveshjeje te re për ndërtimin e 2 apo 3 varrezave për ushtaret greke te rene ne Shqipëri dhe asnjë fjalë për një varreze për çamet ne token e tyre. Çka dëshmon se është ecur ne drejtim te kundërt. Por c`fare ka ndodhur qe është hequr dore nga kërkesat e formuluara dhe te nënshkruara nga te dyja palët me 7 qershor te 1995.? Perse nuk flitet për detyrimin grek te nënshkruar prej saj si detyrim human për te lejuar mbledhjen e eshtrave te partizaneve çamë dhe ndërtimin e një memoriali ne kujtim te tyre qe edhe familjet çame si ato greke t`i përkujtojnë ketë gjak te përbashkët te derdhur. Pa folur këtu për te rënët gjate gjenocidit si dhe varrezat e shkatërruara civile qe shteti grek mbanë përgjegjësi te rende. Përsëri shteti shqiptar i hynë në hak të drejtave të qytetareve të saj, shqiptareve te Çamërisë, mbasi këtu nuk kemi te bëjmë me një formulim te ri apo sforco diplomatike, por një detyrim te pranuar e firmosur nga te dyja palët 14 vjet me pare.
Mbas këtyre bisedimeve diplomacia greke përdor taktiken saj te suksesshme ndaj diplomacisë shqiptare. Zvarritje dhe heshtje për një kohe te gjate dhe kërkesa te menjëhershme ne momente kur shteti dhe diplomacia shqiptare ndodhet përpara një hapi te rendesishem ne procesin e integrimit te saj ndërkombëtar. Ne këtë moment greket lozin kartën e tyre presionin dhe kushtezimin për te arritur qëllimet duke e detyruar palën shqiptare te bej lëshime te mëdha dhe me pasoja për problemet e saja, madje dhe te heshtin si ne rastin e ecurisë se zgjidhjes se Çështjes Çame mbas 1996.
Pas një vakumi disa mujor për shkak edhe te vizitave te pakta për arsyet e theksuara me lart, përmendja e fundit e problemit çam është ne kuadër te bisedimeve midis dy Drejtorive politike qe mbulojnë Ballkanin te mbajtura ne Tirane me 6 shkurt 1996. Ne këtë takim te dyja palët benë një vlerësim te marrëdhënieve te deritanishme. Drejtori për Ballkanin, i ndjeri z.Eqerem Mete ( një atdhetar dhe dashamires i madh i çamëve), trajtoi edhe njëherë çështjen çame dhe rezultatet e takimit te pare te Nekomisionit Juridiko-Konsullor për ketë çështje. Përsëri avazi i vjetër. Drejtori grek ambasadori Filon deklaron se : “.. problemi konsiderohet i mbyllur për palën greke.”
Juristja e MJ-me greke znj. Levadha përsëri ne përbërje te delegacionit grek pohon se “...ka ligje qe e kane mbyllur ketë problem”- detaj qe kjo zonje nuk e parashtroi kur u diskutua ne nivel ekspertesh. Z.Mete tërhoqi vërejtjen se “...është e papranueshme për ne një dënim kolektive me ligje qe bien ndesh me realitetin.” Diplomatet e larte grek pohuan se “...ne Greqi nuk është bere dënim kolektiv i çameve por ka vetëm vendime gjyqësore.” Pra edhe para këtyre fakteve qe ata vet i pohojnë, diplomatet grek vazhdojnë te bëjnë lojë fjalësh dhe duke dëshmuar aspak seriozitet dhe duke marre pozën e një te forti para një vendi qe ja ka nevojën.
Te dyja palët nisur nga pozicionet e kundërta por dhe duke hasur ne një këmbëngulje te palës shqiptare për këtë çështje, ranë dakord përsëri qe te vazhdohej diskutimi ne nivel te eksperteve nisur ne Nenkomisionin Juridik dhe Konsullor. Po ky qëndrim u demonstrua edhe ne dy takimet Starova- Georgiu, si kryetar te Komisionit te Përbashkët shqiptaro-grek. Palët përdorin te njëjtat argumente.

Një ngjarje me rëndësi ku çështja çame mori një goditje të rëndë ( qe do t`i kushtojë 20 vjet me shumë vonese) ishte rasti historik i përpilimit për here te pare i Traktatit te Miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Tirana dhe Athina shprehen vullnetin e mire për te arritur një dokument te tille qe do te institucionalizonte dhe kodonte marrëdhëniet e dy vendeve fqinje për një periudhë 20 vjeçare. Ishte rasti me ideal qe te dy vendet me një fqinjësi te lashte te shfrytëzonin këtë moment duke formuluar një dokument te plote dhe sa me përfshirës te historikut te marrëdhënieve te tyre. Mungesa e sinqeritetit dhe fryma e një besimi te ndërsjellë e shfaqur ne tere procesin e dialogut bilateral, kishte nevoje dhe shtronte si domosdoshmëri për precizime politike zyrtare ne formë parimi te shprehura ne rastin e Traktatit te Miqësisë për t`u hapur rrugë zgjidhjeve. Por nuk ndodhi kështu. Pala greke e parashtroi një draft ku ajo po kërkonte t`u shmangej përgjegjësive si dhe ne disa pika ajo kishte formuluar interesa qe binin ndesh me realitetin historik te këtyre marrëdhënieve. Ishte me tepër një grumbull frazash standarte sikur kishim te bënim me një situatë midis dy vendeve te largëta.
Autoritetet e larta shqiptare te diktuar nga rrethanat dhe vështirësitë qe ajo po kalonte dhe aspak e përgatitur për te përballuar këtë moment për te sanksionuar dhe mbrojtur interesat e veta, dëshmojnë një ngutje dhe dobësi me pasoja për te ardhmen e interesave te popullit te vet. U pa e qarte se te dyja palët nuk donin te merrnin një përgjegjësi për çështjen çame dhe për te vene theksin ne realitetin e vërtete historik te marrëdhënieve. Shteti grek bënte çmos për te fshehur problemet. Politika vendimmarrëse shqiptare dëshmohet jo unike në qëndrime në këtë moment delikat duke e reduktuar Traktatin si një akt formal. E vetmja pike reale dhe me vlere afat gjate ishte përpilimi i Nenit 15 sipas variantit përfundimtar shqiptar, ku me shume mundim u sanksionua detyrimi për njohjen e te drejtave pasurore. Ky nen për hire te se vërtetës historike i është imponuar në minutën e fundit ambasadës greke ne Tirane ne ecejaket e saj për te sqaruar se c`fare kuptonte pala shqiptare me disa pika te draftit. Formulimi ynë nuk ishte pranuar nga pala greke deri ne ato momente por ishte sugjeruar një formulim grek i pa pranueshëm, por edhe i qëllimtë, qe nuk i përgjigjej realitetit te bllokimit te këtyre pasurive dhe e trajtonte jo si detyrim, por si mundësi te heqjes se pengesave ligjore brenda kuadrit ligjor te secilit vend. Vendosmëria e diplomateve shqiptare te Drejtorisë se Ballkanit beri qe te kemi sot një sanksionim te qarte për njohjen dhe zgjidhjen e te drejtave pasurore. Kjo vendosmëri ishte edhe një vlere shpëtimi për Çështjen Çame te anashkaluar e injoruar ne ketë dokument bazal. Dy dite me pas do te behej nënshkrimi nga dy ministrat e Jashtëm, me rastin e vizitës se presidentit te pare grek ne Shqipëri, z.Stefanopulos. Te dyja palët përpiluan dhe firmosen me datën 21 mars 1996 një Traktat Miqësie me tepër me përmbajtje konjukturale se sa shprehje e një dokumenti gjithëpërfshires te një miqësie te sinqertë ne te mire te dy vendeve dhe dy popujve.
Te dy presidentet ne bisedime heshtën dhe nuk formuluan asnjë fjale për te drejtat e shqiptareve te Çamërisë. Diçka e pazakontë do te mbahet mend nga kjo vizite e nivelit te larte ku me ketë rast nënshkruhet një eveniment historik midis dy vendeve, mungesa e një konference shtypi.
Mikpritësit bene shume kujdes dhe ju shmangen ballafaqimit me median e vendit dhe te huaj ne ketë rast. Mbas pak ditësh Presidenti asaj kohe z. Berisha i imponuar nga kureshtja e opinionit doli para medias. Ai e vlerësoi si arritje te traktatitNenin 15 te tij, ku çështja çame theksoi ai do te zgjidhej sipas këtij neni.Shtrojmë përsëri pyetjen ne qofte se nuk do te ishte këmbëngulur nga ata qe e kishin në dore draftin shqiptar në momentet e fundit për ta paraqitur duke e shpëtuar atë nga varianti grek, siç kërkohej me ngut qe te kalohej ne atë kohe, çfarë do tu thuhej shqiptareve qe prisnin ne mënyrë legjitime zgjidhje te problemeve te tyre?. Te gjitha forcat politike shqiptare pa përjashtim i referohen edhe sot vetëm këtij neni si arritje dhe si një çelës për zgjidhje.
Është vendi te pohojmë se popujt tanë shqiptaret dhe greket dhe çamet midis tyre nuk e meritonin një përmbajtje te tille te Traktatit te Miqësisë midis dy vendeve. Koha po dëshmon se përmbajtja e këtij Traktati nuk i ndihmoi palët ne asnjë zgjidhje konkrete.

* * *
Sa rrokem ne hapësirën e kësaj kumtese te gjitha këto përpjekje dhe arritje u realizuan për një kohe mjafte te shkurtër 1992-1996. Mund te behej edhe me shume, por duke gjykuar sot ato janë disa hapa vendimtare te hedhura qe trasojnë drejte rrugën dhe do te lehtësojnë zgjidhjen e dëshiruar. Janë faktor te tjerë vendimmarrës qe hyjnë ne loje dhe ngadalësojnë ose penguan arritjen e rezultateve konkrete, qe ne momente ndoshta deçizive anashkaluan dhe mendimin dhe institucionin e Ministrisë se Jashtme dhe eksperteve te saj. U takon atyre qe ishin ne instancën me te larte te shtetit shqiptar te sqarojnë perse u be një kthim mbrapa ne Programin e Qeverise, pak para dhe mbas firmosjes së Traktatit të Miqësisë me Greqinë.
Pavarësisht nga kjo, çështjet qe u shtruan me kurajë e profesionalizëm në ketë periudhë duhet të ishin çuar përpara drejte bisedimeve të radhës.
Viti i mbrapsht i 1997 i dha një goditje të rëndë edhe Çështjes Çame. Do te duhet akoma kohe dhe energji për të riparuar gabimet fatale ne politiken e jashtme dhe te brendshme me 1997 dhe se fundmi për te sjelle atë gjendje dhe atë kurajë e seriozitet profesional te diplomacisë shqiptare ne raport me vendin fqinje Greqinë, tipare te viteve 1992-1996.

Si konkluzion:
Çështja Çame vjen ne ditët tona aspak si produkt i popullit te pafajshëm dhe te pambrojtur shqiptar te Çamërisë. Ajo vjen si rezultat i kahershëm i politikes zyrtare te shtetit grek dhe strategjive gjeopolitike te mbrapshta ndërkombëtare. Politika këto me pasoja te renda ne marrëdhëniet historikemidis dy vendeve dhe dy popujve fqinje. Ajo vjen gjithashtu si rezultat i një qëndrimi absurd te deritanishëm te qeverive greke por edhe atyre shqiptare për ta administruar dhe përballuar pa pasione e me realizëm koston politike te zgjidhjes se këtij problemi. Është momenti për reflektime te mëdha si nga shteti i sotëm grek por dhe ai shqiptar. Është momenti qe te merren vendime te guximshme dhe te flaket çdo paragjykim për t`u dhëne fund dilemave dhe përpëlitjeve shpirtërore te dy popujve tanë. Te paret dhe te fundit qe duhet te thonë fjalën dhe marrin vendime për zgjidhjen e drejte te Çështjes Çame është popullata shqiptare e Çamërisë me udheheqiesit legjitim te saj.
Shteti Grek dhe ai Shqiptare duhet te konsiderohen si partner ne rrugën e zgjidhjes duke ju kërkuar pa u ndalur te plotësojnë detyrimin e tyre. SHBA dhe BE janë miqtë dhe aletet tanë me te mire strategjik për arritjen e qëllimit final, kthimin me te drejta te plota ne vatrat stërgjyshore. Ky duhet te jetë mesazhi ynë. Kjo është filozofia Çame.

Çamëria pret zgjidhje!!!.

Ju faleminderit!

Tirane me 28 shkurt 2009

December 24, 2012

The Cham Albanians of Greece: a Documentary History

Robert Elsie and Bejtullah Destani

The Cham Albanians of Greece: a Documentary History

ISBN  978-1-780760-00-1

I.B. Tauris in association with the Centre for Albanian Studies, London 2013

xliv + 455 pp.


This volume brings together for the first time in English a large number of historical documents on Chameria and the Albanian Chams as an ethnic minority in Greece in order to provide a better understanding of their history and of the Cham issue. The documents, including many from the archives of the British Foreign Office, have been ordered chronologically and are grouped around with three significant turning points in Cham history: (1) Chameria from the Ottoman Empire to Albanian Independence and the First World War, (2) Chameria after the Treaty of Lausanne in 1923, and (3) Chameria in the Second World War and Thereafter. This book thus endeavours to cast light on a neglected chapter of southern Balkan history, sorrowful as it may still be to some readers and irritating as it may still be to others.



Table of Contents
Introduction
Maps
Chameria from the Ottoman Empire to Albanian Independence and the First World War
Chameria after the Treaty of Lausanne in 1923
Chameria in the Second World War and Thereafter
Biographical Notes on Some Prominent Figures Referred to in the Documents
Glossary of Place Names
Bibliography
Index

http://www.elsie.de/en/books/b65.html

NJË VIZITË ÇAMËRISË SIME


(Nga shqetësimi në dhimbje, nga dhimbja në shpresë …)

U nisa herët nga Kosturi,
... në Çamëri, ëndërra më shpuri,
thash, po ndalem në Margëlliç,
kam ca vëllëzër e kam ca miq!

Mendova, do më presin Çaparët,
siç e kanë adet shqiptarët,
por, gjeta të përmbysaura magje,
rrafsh me tokë, kulmet mbi pragje!

Ah, medet, ç´pashë o Hyji im,
zemra u mbush zeher, pelim,
n´dëshprim, nisa këngën në gjuhë Nëne,
këngës m´i erdhi një erë gjëme!

Mora rrugën për në Janinë,
desha t´vizitoj Pashanë, Alinë,
pyeta se ku e ka Kalanë,
a do shoh Vasiliqinë, Pashanë?!

Shkova në Oborr t´Lavdisë,
ai që i bëri tërmet Perandorisë,
kot qesh nisur dhe kot shkova,
Ali Pashanë dot s´e takova!

Nuk dëgjova asnjë fjalë shqipe,
në Kështjellën përballë Liqeni,
gjurmëve t´kohës Ilirike,
tash n´greqisht iu shkrua refreni!

Ndjeva dhimbje n´krahëror,
rrënjët e mia ishin zh´bërë,
një Copë Lavdi e Trungut Arbëror,
ishte prerë keq me gërshërë!



Ah, mendova unë i ngrati,
të marr rrugën kah Filati,
po dhe atje, sytë çfarë më panë,
derdha lot për atë copë Vatan!

Ishin ndërruar emra, gjuhë, çka mos...
nuk tymonte më Oxhak në Shqip,
s´di ku mbeti gjithë ai Epos,
i Trungut tim t´lashtë Ilirik?!

Koka më vlonte, gjaku ndezë,
mora rrugën për në Prevezë,
ndoshta aty do gjejë Picarët,
Kollokotronët apo Çaparët?!

Kisha hy n´mendime t´thella,
kur, para m´del Kiço Xhavella,
me një ngërdheshje në ironi,
m´thot: Mirë se erdhe në Greqi!

Ah, i thëm, o farë e shitur,
ti për rrënjët, kurrë s´ke ditur,
po ta kisha Markon gjallë,
ty e Karaiskaq do ju kish kallë!

Mu mbush zemra plot maraz,
thash, t´kërkoj Tahir Abaz,
s´gjeta Tahir e as ushtri,
po ku i le o Nënë Çamëri?!

E shkretë përpara më doli Arta,
tashmë të gjitha i kisha t´qarta,
nuk pashë dot as Bubulinë,
rrafsh me tokë i bënë shtëpinë!

Loti i vakët më shkoi përfaqe,
s´flitej shqip më n´ato konaqe,
ku janë çamët, kah i shpuan,
s´ka djepa as varre, vallë kah shkuan?!

Spashë më n´shqip tabela as targa,
si e vdekur më dukej Parga,
n´Gumenicë e n´Paramithi,
nuk i vinte më erë Çamëri!

Ev! Thash po iki për në shtëpi,
para më doli një djalë i ri,
më buzëqeshi ashtu qeltas,
dy tri fjalë mi tha krejt fshehtas:

- Xhaxhi, të qoftë rruga e mbarë,
t´falemnderit për këtë vizitë,
mos harro, edhe ne jem shqiptarë,
që s´guxuam të t´flasim shqip!

Kujdes t´lutem, po t´përcjellin,
ca langonjë që i vrau zezona,
frikë e ankth duan të mbjellin,
që t´mohojmë ne rrënjët tona!

Pasha Nderin e Bubulinës,
pasha trimërinë e Marko Boçarit,
kurrë në gjunj s´i bie Athinës,
se jam Nip i Ahmet Çaparit!

Ma thonë emrin: Marko Pirro,
kështu dëshironin t´partë e mi,
babai, ndjesë pastë, më tha: Biro,
Çamëria është Shqipëri!

Eh, i thash, xhaxhai të pastë,
tash po kthehem me t´reja shpresa,
s´jeni vetëm, do jemi t´gjithë bashkë,
se përndryshe, do na vret Besa!!!

Me sy hapur po ëndërroja,
për Çamërinë dhe çamët e mi,
nga dhimbja n´shpirtë, po lotoja,
a do vi ajo ditë, o Nënë Shqipëri?!

Mentor Thaqi VS., 22.09.2011