December 18, 2017

Albanians of Morea - Peloponnese


SHQIPËTARVET TË MORES!

O, Shqipëtarët e Mores,
Drit e fshehur prapa res,
Ju ndër grekërat ku rrini
Nam e nderë më nkë kini,
Dhe zakonet ju ndërrojen,
Gjak e gjuh ju shkatërrojen.
Atë folën gluh Kanari,
Miauli, Boçari e Sturnari;
Atë folën Kondurioti,
Karaskaqi e Varnaqoti,
E Xhavela e Griva e tjerë,
Të pa-mundurit ksifterë;
Edhe e folën gra të para,
Mosko e Dhespo të pa-klara,
E shpirt-madhia Bobolinë,
Se u-Ien gjith nka gjaku jinë.

O, Shqiptarët e Mores!
Më të fortit të kodhes,
Për me Grekërat kit ishin
Posi vllezër, në tru kishin,
Për lirin me ata luftuam,
Na nka Turqit i shpëtuam,
Derdhëm gjakun më të mirë,
Te gjith jeta bëm mizire,
Forën Turqvet i shuajtim,
Për ata rezik nkë ruajtim;
E të lënët pran na vun,
Mbë nj'an gjithve e nkë na zun,
As te kënka e burrëris,
Muarën hjen e mundësis,
Vet e muartin edhe thanë:
"Arbëresh mbi dhe nkë janë !

O, Shqiptarët e Mores !
Zoq të rritur jasht foles,
Rrini kat, po tue pritur,
Atë herë të ndepitur,
Aqë të lipur mot e monë,
Të në thresnjë mëma jonë;
Të na thet: ,,O bijt' e mi !
Të shpërisur ndë shqeni,
Ndë mes t'jerëvet te jeta,
Paçit embër ju rrameta,
Paçit embërin të ruar,
Edhe jasht të pa-harruar,
Si edhe juve ndër të huaj,
Nkë harrova mëma juaj.
Shpejt, o bij të shtrejtit t'im !
Ju përes te gjiri jim,
Anankasi, fluturoni,
Gjith atë çë riet kujtoni!"

Kush një shkluh, kush ka një thik,
Shpejt mbi Tyrkun, qen të lik,
U-lëshofshit si petrit,
Edhe u krefshit te një dit "!

Xhuzeppe Sqiro.

(Sofje 1900)

Bërës i kësaj vjersheje Zoti Xh. Sqiro është nga Shqiptarët e Italisë , lindurë në Piana-dei-Albanesi, në Siqeli. Zoti Sqiro është vjershëtor, të cilit gjuha jonë i detyron shumë të bukura, ka bërë „Rapsodie Albanese'' shtypurë 1887 në Palermë, prapë n'ato mot nxori ca numëra të një fletoreje shqipe „Arbri i ri" bashkëpunuarë me Zotin F. Stasi Petta, me 1891 nxori një librë në vjershë te bukura „Milo e Hajdhe", me 1897 „Këngat e Luftësë" plot zjar e shkreptimë, dhe tani afrë një Iibrë tjatrë në vjershë ,,Te dheu i huaj".

Këtu vjershëtori memëdhetar, qërton Shqipëtarët e Moresë që rrinë pa ndjenjë kombiare, dhe jane tue humbur gjuhën e tyre dhe kombësinë, dhe fjalët e fundit të vjershëtorit kërkojnë ndihme nga njëgjakësit tanë që janë në Greqi e jo nga Grekërit vetë se na duketë punë që s’bëhetë, të afëruarët e Shqipëtarëvet ne Greqia, sado që Grekërit e dëshërojnë këtë punë, na e kanë me dhelpëri, pas zakonit të tyre. (Lumo Skëndo)


No comments:

Post a Comment